ShowBiz

E pyesin se kush është mashkulli më seksi i estradës, Greta Koçi habit me përgjigjen e saj

Greta Koçi së fundmi ka dhënë një intervistë për “1 kafe me Labin”, ku ka zbuluar shumë të pathëna nga karriera por edhe jeta private. Ndërkohë gjatë intervistës ka folur edhe për Genc Prelvukaj, këngëtarin kosovar me të cilin Eni Koçi përflitet se është në një lidhje.

Gretës iu kërkua të rëndiste 3 meshkujt më seksi të estradës dhe të parin ajo tha Genc Prelvukajn.

E pyetur mbi gjërat që vlerëson më shumë tek Genci, Greta u përgjigj: “Ne kalojmë shumë kohë me Gencin. Është djalë i mirë, s’ka djalë më të mirë, është shumë korrekt dhe profesionist sepse ne në pjesën më të madhe të kohës flasim për punë, për muzikë dhe është shumë i prerë”.

Kujtojmë që Greta dhe Genci kanë bashkëpunuar për hitin “Nuk ka dashni”.

E pyesin se kush është mashkulli më seksi i estradës, Greta Koçi habit me përgjigjen e saj Read More »

E quajtën trashaluqe! Reagon seksbomba me trupin më perfekt në botë, i lë të gjithë pa fjalë (Foto)

Ka qenë seks-simboli i Anglisë për më shumë se 20 vite dhe Kelly Brook thotë se trupi i saj është aktualisht më i mirë se kurrë.

Edhe pse e ka nisur karrierën në moshën 16-vjeçare, ajo është ende shumë e kërkuar sot, edhe pse 38 vjeç. Është gjithashtu më e mbushur dhe më e lumtur.

“Kur plakesh, e kupton që pamja e jashtme nuk është gjëja më e rëndësishme. Sigurisht që kujdesem për veten dhe nuk e lë pas dore, por nuk mundohem të konkurroj një 20-vjeçare. Takoj shumë femra të bukura me trup fantastik, por ato janë gjithë kohën te doktori duke marrë botoks ose duke bërë tatuzhe. Duan gjithmonë të ndryshojnë dhe nuk janë të lumtura me atë që kanë. Unë tani jam më e lumtur me trupin tim, sesa kur isha e re”, u shpreh Brook për “The Sun”.

E quajtën trashaluqe! Reagon seksbomba me trupin më perfekt në botë, i lë të gjithë pa fjalë (Foto) Read More »

Foto/ Shtatzënë në moshën 50-vjeçare, këngëtarja shqiptare i jep lajmin bashkëshortit live.Ja si reagon ai

Ditën e djeshme në emisionin “1 kafe me Labin”, ka qenë i ftuar një prej këngëtarëve të njohur të publikut shqiptar, Naim Abazi. Naimi prej vitesh është i martuar me këngëtaren e mirënjohur Mihrije Braha, dhe nga martesa e tyre kanë një djalë, Platorin.

Të dielën, Mihrija i solli bashkëshortit një letër surprizë në studio, të cilën Naimi duhet ta lexonte me zë. “Para dy ditësh kuptova se Platori do të bëhet me vëlla, dhe ti do të bëhesh baba.”- shkruante ajo.

Këngëtari mbeti i surprizuar nga ky lajm, të cilin nuk e priste aspak. “Është shumë interesante sepse e kemi biseduar dhe kemi thënë s’mundet,- shprehet Naimi- është e jashtëzakonshme, nuk mund ta përshkruaj. Nuk e di a e din Platori? Spo vij dot në vete.” .

Pas reagimit entuziast të këngëtarit, prezantuesi i emisionit, Labi, i ka treguar se ishte data 1 prill dhe ky ishte një rreng i bërë për të. Naimi ka filluar të qesh i befasuar dhe me shaka shtoi: “Po ju zbuluat diçka tjetër, që unë me Mihrijen e kemi biseduar këtë. Ma keni borxh të dy.”

Foto/ Shtatzënë në moshën 50-vjeçare, këngëtarja shqiptare i jep lajmin bashkëshortit live.Ja si reagon ai Read More »

‘Në kurthin e Piter Pan’ Manjola Nallbani tregon arsyen pse nuk del foto me bashkëshortin

E ftuar përballë fëmijëve në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’ ka qenë këngëtarja e njohur Manjola Nallbani.

Këngëtarja e njohur shfaqet gjithmonë në super formë dhe e kuruar deri në detaj në rrjetet sociale, por jetën e saj private  e ka mbajtur gjithmonë larg vëmendjes mediatike. Madje pak kush e di se kush është bashkëshorti i saj.

Fëmijët kuriozë e kanë pyetur dhe për këtë fakt.

“Njerëzit frymëzohen nga ne, nga muzika jonë. Ndërkohe që bashkëshorti im Sokoli, ka një profesion tjetër, është gjykatës dhe nuk i pëlqen vëmendja e tillë, e rrjeteve sociale”,- është shprehur Manjola për pyetjen se pse nuk bën foto me bashkëshortin e saj.

‘Në kurthin e Piter Pan’ Manjola Nallbani tregon arsyen pse nuk del foto me bashkëshortin Read More »

Fevziu tregon pengun me vajzën e madhe dhe porositë e vazhdueshme që i jep

Nga studio e Rudina Magjistarit, moderatori njohur Blendi  Fevziu ka zbuluar disa detaje që nuk diheshin për raportin e tij me dy vajzat, pengjet dhe përkujdesjen e veçantë si prind.

Blendi është një nga personat aktivë në rrjetet sociale dhe detajet nga jeta e tij si baba nuk i ka kuryer.

Me Mishel, vajzën e madhe, pengu i tij më i madh ka qenë koha, të cilën nuk e ka pasur aq shumë të favorshme sa e ka me Alis, vajzën e vogël. Por edhe atësinë në periudha të ndryshme dhe relativisht të largëta nga njëra-tjetra, e ka shijuar në mënyra të ndryshme. Me Mishelin, i fokusuar në të tjera gjëra, me Alis, më i mësuar, është fokusuar në të tjera. Siç ka rrëfyer ai edhe në intervistat e fundit, Alis është në momentin e saj më të bukur, të luajë me gjithçka, të pyesë për gjithçka dhe të ketë të gjithë vëmendjen e botës.

Po Mishel? Me të raporti është ndryshe. Natyrisht, ka kaluar prej kohësh nga baba e bijë në shokë. Mishel është pothuajse 16-vjeçare dhe prej vitesh e shoqëron të atin në udhëtimet më të largëta. Por Blendi, gjithsesi, si të gjithë baballarët në botë, nuk del dot nga hija e atit.

I ftuar sot në “Rudina”, për të rrëfyer më shumë për pasionin e tij të njohur, udhëtimet, Blendi u ndal pak edhe te raporti me të bijat. Siç tha ai, Alis nuk është bërë akoma pjesë e udhëtimeve të largëta, ndërsa Mishel, që kur ishte 10 vjeç, e ka shoqëruar. Edhe pse është një adoleshente dhe e rritur tashmë, Blendi nuk i harron porositë për kujdes në çdo gjë që bën apo edhe kërkesën e llogarisë “ku ishe?”, një nga pyetjet më të urryera të çdo brezi të ri.

Me siguri, edhe ai vet e kujton njëlloj merakun e prindërve të tij, prandaj pranon që mbetet gjithmonë konflikt brezash: “Mishel është gati 16 vjeç dhe unë e gjej veten duke i thënë ‘ki kujdes kur kalon rrugën’. Imagjinoni pak. Unë, 12 vjeç kam jetuar vetëm, e kam nisur jetën vetëm. Ajo është 16 dhe në një botë më të hapur”, – thotë Blendi duke shtuar se, megjithatë, prindërit do të jenë gjithmonë kështu – sado të rritur të jenë fëmijët, do t’i shikojnë gjithmonë si fëmijë. Ndërsa këta të fundit, asnjëherë nuk do ta kuptojnë merakun e tyre, derisa të bëhen vetë prindër.

Fevziu tregon pengun me vajzën e madhe dhe porositë e vazhdueshme që i jep Read More »

Transformohet Alekta Vejsiu, bën ndryshimin e guximshëm (Foto)

Moderatorja e njohur e ekranit Alketa Vejsiu ka vendosur të ndryshojë pamje.

Moderatorja e emisionit më të fundit ‘Në kurthin e Piter Pan’ do të shfaqet krejt ndryshe.

Ajo ka hequr dorë nga flokët e gjata dhe tashmë shfaqet me një prerje më moderne.

Duhet thënë që ky është një ndryshim i guximshëm, pasi Alketa nuk njihet si një nga femrat që i pëlqen të eksperimentojë me pamjen e saj.

Transformohet Alekta Vejsiu, bën ndryshimin e guximshëm (Foto) Read More »

Foto/ Nipi i ish-diktatorit, Ermal Hoxha lufton për liri, këngëtarja i jep zemër me këtë dedikim

Pak ditë më parë nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, i dënuar me 6.8 vite burg për përfshirjen në laboratorin e kokainës në Xibrakë, kërkoi të shpallej i pafajshëm, duke i bërë rekurs vendimit të Apelit të Krimeve të Rënda në Gjykatën e Lartë.

E ndërsa gjykata pritet të vendosë për fatin e tij, e paduruar dhe tejet nostalgjike shfaqet bashkëshortja e tij, këngëtarja Rezarta Shkurta.

“Gjysma ime më e mirë,”-ka shkruar Rezarta krahas fotos. Gjatë kësaj kohe ajo ka publikuar në rrjete sociale shumë foto dhe video me bashkëshortin e saj.

Nuk dimë nëse kjo që ajo bën është një mënyrë për t’i dhënë zemër, deri sa ai të njihet me vendimin e gjykatës, apo thjesht nostalgji.

Foto/ Nipi i ish-diktatorit, Ermal Hoxha lufton për liri, këngëtarja i jep zemër me këtë dedikim Read More »

Bashkëshorti ka ditëlindjen, shihni tortën speciale që i bën Silva Gunbardhi (Foto)

Silva Gunbardhi dhe Dafi janë një prej çifteve të njohur të showbizit shqiptar. Rreth një vit më parë Silva solli në jetë fëmijën e tyre të parë, Dalvin.

Ditën e sotme, nëpërmjet një postimi në profilin e saj në ‘Instagram’, këngëtarja ka treguar se bashkëshorti i saj ka ditëlindjen, të cilin edhe e ka uruar. “Gëzuar ditëlindjen !”- shkruan Silva në foton e publikuar.

Gjithashtu këngëtarja ka postuar edhe disa foto me një tortë shumè të bukur në Instastory.“Babi Dafi edhe 100”, shkruan torta, ndërkohë qe shohim që ëmbëlsira është e rrethuar me 500-e euro, që mendohet se janë të ngrënshme.

torta

Untitled-1silva

Bashkëshorti ka ditëlindjen, shihni tortën speciale që i bën Silva Gunbardhi (Foto) Read More »