ShowBiz

Nuk do ta besoni sa shumë është rritur Mia, vajza e Rudina Magjistarit

Në tetor të vitit 2015, Rudina Magjistari u bë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë një vajzë me emrin Mia që e mbushi plot lumturi atë dhe bashkëshortin, Xhavit Bajrami.

Në tërë këto vite, Rudina është kujdesur që vajzës mos t’ja tregojë kurrë fytyrën në publik, siç zgjedhin të bëjnë shumë të personazhe të famshëm.

Kështu ka vepruar moderatorja edhe mbrëmjen e sotme kur ka postuar një foto të Mias, nuk ja ka treguar fytyrën, por nuk ka si të mos vihet re fakti që vogëlushja është rritur shumë.

Ajo shihet duke luajtur në rërë teksa Rudina shkruan se ajo për të është jugu, veriu, lindja e perëndimi ndërsa në një postim tjetër tregon hijen e saj në breg të detit dhe shkruan “Nga jugu me dashuri”.

Nuk do ta besoni sa shumë është rritur Mia, vajza e Rudina Magjistarit Read More »

Trondit prezantuesja e njohur: Disa kolege të miat bëjnë gjëra që…

Ajo është një nga prezantueset më të njohura italiane. Bëhet fjalë për Maria De Filippin, e cila në emisionin ‘Che tempo che fa’, ka treguar nder te tjera për vështirësitë që ka kaluar pas atentatit të bërë në 14 maj 1993 në Romë.

Makina në të cilën po udhëtonte ajo bashkë me të shoqin gazetarin Maurizio Costanzo ka shpërthyer për shkak të një bombe.

“Unë ju nënshtrova hipnozës sepse nuk mund të flija më dhe i premtova babait tim se nuk do të shkoj në makinë me Maurizio.
M’u desh kohë të kthehesha në normalitet. Të gjitha makinat që shihja, më dukeshin sikur kishin bomba.

I kërkova Maurizios të mos merrej me artikujt që lidheshin me mafian dhe për disa kohë ai e pezulloi hetimin.

Që nga ajo kohë s’kam folur më për atë ngjarje të rëndë..”, thotë prezantuesja.

Madje ne nje tjeter rrefim, ajo ka thene se ka disa kolege te saj qe bejne gjera “qe une kurre nuk do ti beja”.

Trondit prezantuesja e njohur: Disa kolege të miat bëjnë gjëra që… Read More »

Xhensila feston ditëlindjen, urimi emocionues i Bes Kallakut

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj feston sot ditëlindjen.

Në 25-vjetorin e saj të lindjes, nuk mund të mungonte urimi i bashkëshortit të saj Bes Kallaku.

Aktori i humorit i ka postuar një dedikim emocionues në Instagram.

“Urime ditëlindjen e bukura, e mira, e ëmbla, ditët e mia, jeta dhe familja ime që pres. Të dua”-shkruan Besi.

Xhensila dhe Bes Kallaku vetëm pak javë më parë konfimuan lajmin se janë në pritje të një fëmije.

Këngëtarja ka lënë të nënkuptohet se do të sjellë në jetë një vajzë.

Xhensila feston ditëlindjen, urimi emocionues i Bes Kallakut Read More »

“Kam një vit pa bërë seks”, shpërthen këngëtarja e njohur (Foto)

Është një nga këngëtaret më të dashura në SHBA, por Kerry Katona duket se ka vendosur të rikthehet më fuqishëm se kurrë.

Mamaja e pesë fëmijëve, këngëtarja është në formë të mirë se kurrë më parë, falë një regjimi të stërvitur ushtrimor dhe ka hedhur poshtë marrëdhëniet jo të shëndosha për t’u përqendruar tek vetja.

Kerry Katona është paraqitur me të brendshme sexy në një studio xhirimesh në Londër.

“Ndihem si Sharon Stone,” thotë ajo me të qeshur, duke drejtuar duart flokët e saj bjonde

“Kam një vit pa bërë seks”, shpërthen këngëtarja e njohur (Foto) Read More »

Eni Çobani nuk i mban dot lotët në studio: Ju lutem, këtë jua thotë një vajzë që i mungon…

Emocione të forta ka dhuruar këtë të dielë rubrika “Shihemi në Gjyq”.

Sot në këtë rubrikë ishin protagonistë babë e bijë, të cilët ndodheshin në konflikt për shkak të një prone.

Brunilda nuk fliste prej 1 viti e gjysmë me të atin, Qerimin, pasi ka dhënë një shumë të konsiderueshme parash për të zgjidhur problemin me pronën e tyre, por prej 10 vitesh nuk është zgjidhur asgjë dhe nipi i Qerimit, Kadriu vazhdon të ketë pronë brenda pronës së tyre.

E pas shumë diskutimesh e debatesh, në fund të seancës së ndërmjetësimit juristja Eni Çobani rrëfeu se është prekur shumë nga kjo çështje, pasi gjatë takimeve që ka kryer paraprakisht me Qerimin, ai ka qenë me lot në sy dhe i mërzitur nga sjellja e të bijës.

Ajo i kërkoi Brunildës t’i rikthejë të atit buzëqeshjen, pasi kjo është më e rëndësishme nga prona.

“Besoj se përqafimin tënd e pret prej kohësh. Do t’ja japësh mundësinë sot Qerimit të ndihet ngrohtë në krahët e vajzës?

Dashuria për prindin është e pazëvendësueshme. Këtë ta thotë një vajzë që i mungon pafund babai i saj. Kështu që ju lutem gëzoni çdo moment me prindërit tuaj sepse janë të pazëvendësueshëm!”, u shpreh Eni Çobani, duke emocionuar me këtë mesazh të gjithë të pranishmit në studio.

Eni Çobani nuk i mban dot lotët në studio: Ju lutem, këtë jua thotë një vajzë që i mungon… Read More »

Olta Gixhari godet sërish, i tërbon të gjithë (foto)

Kohët e fundit aktoren bukuroshe Olta Gixhari e kemi parë në sete të ndryshme fotografike.

Më të fundit ajo e ka publikuar gjatë këtyre ditëve ku shfaqet mjaft seksi si gjithmonë. Këtë herë e shohim teksa pozon e  veshur me një “body” të zi më sensuale se asnjëherë.

Nuk dihet çfarë po përgatit Olta, por setet e saj duken vërtetë joshëse.

Olta Gixhari godet sërish, i tërbon të gjithë (foto) Read More »

Landi tregon pishmanin më të madh që kishte me Dr. Florin

Të gjithë e rikujtojmë grupin aq të dashur për publikun “West Side Family”.

Madje kujtojmë se humbja e Dr. Florit ishte një humbje e madhe jo vetëm për të afërmit por edhe për fansat e tij.

Pak kohë para se Dr. Flori të ndahej nga jeta u përfol se në WSF kishte ndodhur një përçarje, lidhur me këtë Landi është pyetur rreth 4 vjet më pas në emisionin “Thumb” në Abc News.
“Pishmani më i madh është që dr. Flori nuk është më!

Kjo është një hapësirë që nuk do mbushet kurrë, nuk kemi patur ndarje por sepse në fund dr. Flori kishte disa projekte të vetat që do ti zhvillonte, ndër këta ka qenë edhe “Beso”.- ka treguar ai

Landi tregon pishmanin më të madh që kishte me Dr. Florin Read More »

Ndarja nga Renato Mekolli, flet për herë të parë Ori Nebijaj (video)

Raporti mes Ori Nebijaj dhe Renato Mekollit, sidomos pas shkëputjes së mardhënies se tyre si bashkëpuntorë në një nga restorantet e Tiranës u kthye në vëmendjen e mediave rozë. E ftuar në programin “Një kat më lart” të moderatorit Ermal Peçi, Ori tregoi realisht çfarë ndodhi mes tyre.

Mjaftoi një telefonatë në studio, të cilën Ori e mbylli ndërsa Ermali ndërhyri me shaka “Më duket se i shkruan Renato, mos fol për mua te Ermali” teksa Ori tha “nuk më shkruan dot mua ai”. Kaq mjaftoi që Ermali ta pyes nëse i ka bërë ‘block’ edhe në telefon.

“Nuk jam nga ato që bëj ‘block’. Ishim miq, bëmë një biznes bashkë. Mediat tentuan që në fillim ti jepnin ngjyrime rozë, pa sens. Biznesi është biznes, janë prishur edhe vëllezër, edhe miq. Unë s’flas dot keq. Unë vendosa të mos jem më. U bënë shumë rrethana bashkë, u lodha”.
A ka pasur mes tyre një sherr, siç u shkruajt online? A janë ndërprerë plotësisht raportet mes tyre? Ori nuk ka asgjë për të fshehur ndaj tregon më shumë rreth kësaj teme. Zbuloni përgjigjet e saj pas minutës së 8-të nga intervista në videon e mëposhtme.

Ndarja nga Renato Mekolli, flet për herë të parë Ori Nebijaj (video) Read More »