ShowBiz

Moda: Në pranverë lulëzon e kuqja

Pasi e kishim kombinuar gjatë dimrit, ngjyra e pasionit është konfirmuar sërish super e modës, sidomos në hijet e saj më të gjalla

Ne e donim atë gjatë gjithë dimrit dhe madje e kemi veshur edhe në këmbët tona, në çizme: pranvera që sapo erdhi e konfirmon atë si një ngjyrë super të modës dhe pa të cilën nuk mund të bëjmë: është e kuqja, sidomos në nuancat e saj më të ndritura dhe energjike, një simbol i pasionit dhe vitalitetit. Mund të vishet vetëm ose mund të kombinohet me ngjyra të tjera, me ngjyrën rozë në veçanti.

Kompania Pantone ka treguar se e kuqja, ‘Cherry Tomato’ (nëse doni ngjyrën ekzakt do të jetë nuanca e shënuar me kodin 17-1563) është një nga hijet e modës të sezonit të bukur 2018. Kjo është një ngjyrë e kuqe intensive dhe energjike: siç e thotë tashmë emri i saj, është në mes tonit të ndritshëm të domates dhe të qershisë, dhe sigurisht duke e veshur atë, nuk mund të mos vihemi re. Kjo ngjyrë u rri mirë si bruneve edhe biondeve: rrit ngrohtësinë e ngjyrës mesdhetare, tipike për ata me flokë të errët, por gjithashtu rrit shkëlqimin e ngjyrave të lehta.

Me një look totalisht në të kuqe, si ai i propozuar për shembull nga Versace, sigurisht që bini shumë në sy, por mund ta thyeni veshjen duke e përzier të kuqen me ngjyra të ndryshme. Një kombinim tipik i sezonit veror të pranverës 2018 është me ngjyrën rozë, sidomos në nuancat e saj më të gjalla. Gjithmonë klasike është përzierja me të zezën, siç është propozuar nga Giorgio Armani, ose përdoret si një element në stampime. Për të eksperimentuar, ka edhe hije të errët, siç është propozuar nga Roberto Cavalli dhe Etro.

Moda: Në pranverë lulëzon e kuqja Read More »

I fiksuar pas jetës luksoze, çfarë bën sot ish-bashkëshorti i Bleonës

Bleona Qerreti vazhdon akoma të jetë single, dhe madje sic e ka shprehur në kërkim të mashkullit perfekt. Bleona është një nga femrat më të bukura dhe më guximtare në botën e showbizit shqiptar por pavarësisht kësaj ajo akoma nuk e ka gjetur princin e kaltër.

Bleona e fshehu për disa kohë divorcin e para viteve me Gani Bardhin, derisa më në fund e publikoi duke thënë se ajo dhe ish-burri kishin mbetur miq të mirë.

Gjatë martesës me Bleonën, biznesmeni nga Kosova u bë një personazh tejet i lakuar në mediat shqiptare, e po aq i komentuar edhe pas ndarjes nga këngëtarja. Megjithatë, vetëm dy vjet pas ndarjes Gani Bardhi u fejua me një amerikane 40-vjeçare, me të cilën vazhdon të jetë edhe sot.

Bardhi i është përkushtuar pasionit të tij për makinat, ndërsa thuhet se prej kohësh ka nisur bashkëjetesën, ndërsa është në prag të martesës me partneren e re.

I fiksuar pas jetës luksoze, çfarë bën sot ish-bashkëshorti i Bleonës Read More »

Kuksianja e vogël që po “çmend” shqiptarët i bën Encës atë që askush nuk e priste …!

The Voice Kids” vijon të mbajë gozhduar para ekranit shqiptarët.

Dje ishin konkurrentët e skuadrës së Miriamit ata të cilët kanë kënduar përgjatë natës, por preferuara e publikut duket se është Danjela.

Danjela fitoi mori zemrën e publikut me historinë e saj. Danjela është një vajzë e cila jeton në një nga fshatet e Kukësit dhe ka ardhur në Voice për t’u kënaqur. Kaq ka mjaftuar që të marri vëmendjen e të gjithve.

Gjatë performancës së saj dje, Ledion Liço e pyeti si ndihej që ia kishte kaluar edhe performancës së Encës në Voice me klikime, por vogëlushja thjesht buzëqeshi.

Me një kërkim në Youtube vumë re se Danjela ka arritur të ketë 1 milion e 100 mijë klikime ndërkohë që performanca e Encës përpara disa vitesh ka diku më shumë se 800 mijë.

13-vjeçarja nga Kukësi është kthyer tashmë në fenomen kjo jo vetëm për zërin unik dhe talentin në të kënduar, por edhe për jetën shumë ndryshe nga bashkëmoshatarët që bën Danjela.

Danjela jeton me gjyshen, motrat dhe vëllain e vogël në Kukës, ndërsa në fundjavë ajo shkon në fshat te prindërit për t’i ndihmuar.

E ftuar në “Top Show”, Daniela u shpreh se i pëlqen shumë të këndojë, po ëndërron të bëhet veterinere. “Më pëlqen shumë muzika, por dua të bëhem veterinere që të shëroj kafshët”, u shpreh Daniela ndërsa tregoi dashurinë për kafshët.

E më tej teksa foli për vëllanë e saj të vogël me nevoja të veçanta Daniela u përlot.

13-vjeçarja rrëfeu mes lotësh dëshirën që ka për të ndihmuar vëllanë, duke u shprehur se:

Dëshira ime është që të ndihmoj vëllain tim që është me sidromën Dawn dhe ai të përmirësohet. Në Kukës nuk ka shumë shërbime. Por falenderoj zotin që ai është te kopshti i fëmijëve”.

Kuksianja e vogël që po “çmend” shqiptarët i bën Encës atë që askush nuk e priste …! Read More »

E ofendoi rëndë, Noizy godet me grushta ndjekësin e tij

Me siguri rastet e rralla që e kemi parë reperin e famshëm Noizy të godasë me grusht dikë, kanë qenë videot nga ndeshjet e tij të rrugës para shumë vitesh, kur reperi jetonte në Londër. Duket se ai e ka lënë pas atë jetë, duke iu përkushtuar së fundmi totalisht muzikës.

Megjithatë, ditën e sotme ka qarkulluar nëpër rrjete sociale një video e turbullt e një zënke. Në video thuhet se është reperi Noizy dhe disa djem në një lokal të panjohur me drita të zbehta.

Mesa duket ata kanë pasur një konflikt mes tyre, ku kuptohet se njëri prej djemve e ka ofenduar rëndë atë. Reperi ka shkuar personalisht aty ku ndodhej djali në fjalë dhe ‘i ka marrë hak’.

Noizy e godet disa herë djalin dhe më pas e lë të largohet nga ai.
Ndërkohë një nga djemtë e pranishëm e nxit reperin t’a ndalojë konfliktin.

E ofendoi rëndë, Noizy godet me grushta ndjekësin e tij Read More »

Rrëzimet e VIP-ave shqiptarë në skenë, do shkriheni së qeshuri

Ndodh shpesh që personazhet publikë të përballen me incidente të vogla të cilat ndonjëherë kthehen edhe në situata të sikletshme.

Shumë prej personazheve publikë shqiptarë, qoftë nga politika apo muzika janë përballur me situata të tilla. Një ndër këto personazhe ka qenë edhe këngëtarja Genta Ismaili e cila është rrëzuar gjatë një performance live.

Këngëtarja ka rënë mbrapsht ndërsa kërcente, por e ftuar në “Xing me Ermalin” tregoi se e ka kaluar këtë duke vijuar kërcimin dhe duke e bërë edhe rrëzimin si pjesë të performancës.

Përmes një inserti, emisioni “Xing me Ermalin” ka përmbledhur rrezimet e bujshme nga skena të personazheve si Enca, Bes Kallaku, Aurela Hoxha apo edhe politikanes Grida Duma.

Rrëzimet e VIP-ave shqiptarë në skenë, do shkriheni së qeshuri Read More »

Video/ Elvana Gjata sapo publikoi këngën e re, ky hit do t’ju shoqërojë gjatë gjithë verës

Ashtu siç e kishte paralajmëruar, këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka publikuar ditën e sotme këngën e saj më të re.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, Elvana ka lajmëruar fansat e saj se këngën mund ta gjeni në kanalin e “Youtube”. Projekti i ri vjen në një bashkëpunim me reperin amerikan TY Dolla $ign.

Ndryshe nga klipet e saj të mëparshëm ky është një projekt shumë ndryshe që vjen i punuar nga një producent amerikan, Poo Bear.

Ndërkohë fansat shqiptarë të Kosovës i kanë vënë në dukje Elvanës se kënga e saj nuk mund të hapet në Kosovë.

Pas komenteve të fansave ka reaguar edhe Elvana nëpërmjet një postimi në “Instagram” ku sqaron se ky problem do të zgjidhet shumë shpejt.

Video/ Elvana Gjata sapo publikoi këngën e re, ky hit do t’ju shoqërojë gjatë gjithë verës Read More »

Është 56 vjeç, por këngëtarja shqiptare pozon si të ishte një vajzë e re (foto)

Hitet “Vëlla e motër”, “Bijat”, “Ende e dua”, menjëherë ju kujtojnë këngëtaren e mirënjohur shqiptare, Shyhrete Behluli e cila prej vitesh është pjesë e skenës shqiptare duke i dhuruar publikut këngë që dëgjohen kudo e nga kushdo.

Shyhrete është 56 vjeç, e martuar e me fëmijë, por sërish ka pamjen e një vajze të re. Këtë e vërteton foto e postuar pak më parë nga ajo.

Me flokët bjonde me onde, me një buzëqeshje që e bën t’i qeshin edhe sytë, këngëtarja pozon para kamerës.

Shyhrete ka marrë qindra komplimenta në ‘Instagram’ ku shumë i shkruajnë se ajo nuk do plaket kurrë.

Është 56 vjeç, por këngëtarja shqiptare pozon si të ishte një vajzë e re (foto) Read More »

I dha fund marrëdhënies treshe, modelja e njohur ka një mesazh për Alessian: Kush ka ikur… (foto)

Egla Harxhi është modelja shqiptare e cila bëri bujë të madhe për shkak të marrëdhënies treshe me Jarl Alexandre de Basseville dhe një vajzë nga Ballkani të quajtur Alessia.

Edhe tani që Egla është nënë e një fëmije, jeta e saj private sjell gjithmonë diskutime të zjarrta në opinionin publik.

Ndërkohë ka pak kohë që ajo i ka dhënë fund raportit me Alessian. Por pas ndarjes Egla ka dhe dy fjalë për t’i thënë.

“Shumë njerëz kanë ardhur dhe kanë ikur dhe ka qenë gjithmonë mirë pasi kanë mbushur disa hapësira që ishin për njerëzit e mirë. Është një eksperiencë e çuditshme ku ata të cilët më kanë lënë mua gjithmonë kanë lënë hapësira për njerëz me cilësi më të mirë”, shkruan modelja në rrjetet sociale.

I dha fund marrëdhënies treshe, modelja e njohur ka një mesazh për Alessian: Kush ka ikur… (foto) Read More »