ShowBiz

Foto/ Çmimi marramendës: Ja sa ka kushtuar veshja e Xhensilës tek festa e ditëlindjes

Ditën e djeshme këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj festoi 25-vjetorin e lindjes me një festë përrallore që mblodhi familjarët, miqtë e të afërmit e saj.

Xhensila kishte zgjedhur një fustan blu, i dizenjuar me figura i cili i tregonte barkun e rrumbullakosur.

Këtë fustan lozonjar këngëtarja e kishte shoqëruar me një palë taka gri me xixa.

E gjithë veshja e Xhensilës ka kushtuar 1091 euro. Faqja “whattheywearin” ka zbuluar se fustani kushton 616 euro ndërsa takat kushtojnë 475 euro.

Foto/ Çmimi marramendës: Ja sa ka kushtuar veshja e Xhensilës tek festa e ditëlindjes Read More »

Olti Curri sulmon emisionin e Alketa Vejsiut: Ju ndyjmë mendjen fëmijëve

Është bërë e zakonshme në vendin tonë që emisionet të mos vendosin filtra, as për praninë e fëmijëve apo kthimin e tyre në personazhe.

Duke marrë shkas nga pyetjet që bëjnë në emisionin ‘’Piter Pan” të Alketa Vejsiut, blogeri Olti Curri ka reaguar ashpër. Ai thotë se fëmijët e moshave 4-10 vjeçare nuk kanë pse të bëjnë pyetje që lidhen me paratë.

Curri shkruan se sa më shumë i ndyjmë mendjen fëmijëve me terma të tilla aq më llum do të jetë dhe e ardhmja e tyre.

Reagimi:

Ne qofte pyetje e mesuar femijeve nga skenaristet, eshte turp profesional.
Ne qofte pyetje e mesuar nga vete prinderit e femijeve eshte turp personal.
Ne te dyja rastet eshte deshtim njerezor i atyre njerezve qe ne qofshin me komplekse apo te frustruar personalisht ndaj punes, arritjes, shkelqimit apo suksesit profesional apo personal te dikujt nuk duhet ta transmetojne tek femijet. Ata (te pranishem ne keto formate) jane ne nje moshe 4-10 vjeç ku paraja duhet te jete ne kufinjte e subjektives, te njihet si mjet por jo si qellim.
Femija nuk ka dhe ne nje shoqeri civile nuk ka çfare i duhet burimi i parave, menyra e fituar kur perballe ka artiste kengetare prezantues apo çfaredo lloj profesionisti. Femijet vete kane nje perceptim qe me pak leke blihen pak gjera me shume leke blihen shume gjera, kaq.
Sa me shume i ndyjme mendjen e femijes me keto terma, aq me llum do jete e ardhmja e tyre.
Skenariste, organizatore, prinder…duket qe pyetja mbi leket e Agneses dhe Ledines ishte nje kureshtje e semure, zili apo thashatjemnaje e juja.
Nuk e di ku leshin e Currit jane keto shoqata psikologesh qe jane gati te protestojne apo shfaqen publikisht me shpejt per nje film vizatimor japonez sesa per kete “vrasje” qe po i behet ne ekran femijeve…!

Olti Curri sulmon emisionin e Alketa Vejsiut: Ju ndyjmë mendjen fëmijëve Read More »

Shakohoxha tregon momentin më të vështirë që ka përjetuar në jetë: Kam qëndruar 5 ditë pa ngrënë e pa gjumë… (foto)

Komentatori Dritan Shakohoxha ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” në Tv Klan.

I marrë në pyetje nga fëmijët ndër të tjera Shakohoxha tregoi edhe momentet e tij të vështira në jetë. Shako deklaroi se ka qenë vetëm 23-vjeç, kur ka ardhur në jetë djali i tij i parë.

Ndërsa theksoi se momenti më i vështirë i jetës së tij ka qenë kur djali i tij i madh pësoi një aksident.

“Momenti ndoshta më i vështirë i jetës ka qenë kur Frenkli, djali im i madh, pati një akident dhe u vra në kokë. Na u krijua ideja se do të ndodhte ndonjë gjë shumë e keqe. Thonë shpesh se njeriu mund të qendrojë pa gjumë – ne kemi qëndruar 5 ditë pa gjumë dhe pa ngrënë, por Zoti është i madh. Gjithçka kaloi…” – tha Shakohoxha i emocionuar

Shakohoxha tregon momentin më të vështirë që ka përjetuar në jetë: Kam qëndruar 5 ditë pa ngrënë e pa gjumë… (foto) Read More »

Si më sheh nga aty sipër? Çiftet e showbiz-it shqiptar që kanë diferencë të theksuar në gjatësi

Ndodh shpesh të shohim çifte që kanë diferencë të madhe në gjatësi midis tyre, një detaj ky që herë pas herë komentohet nga të tjerët, por që nuk ndikon aspak në ecurinë e raportit apo të marrëdhënies së tyre.

Thonë se dashuria është e verbër dhe aq më tepër për disa centimetra më shumë apo më pak në gjatësinë midis partnerëve. Ato janë thjesht numra që nuk e cënojnë aspak ndjenjën dhe afeksionin e një çifti.

Më poshtë po ju sjellim një listë me çiftet më të njohur të showbiz-it shqiptar që kanë diferencë të theksuar në gjatësi.

Rudina Magjistari dhe Xhavit Bajrami

Enada Hoxha dhe Gerd Vaso

Aurela Basha dhe Lulëzim Basha

Bieta Sulo dhe Alban Dudushi

Anila Beko dhe Ardit Gjebrea

Vera Grabocka dhe Timo Flloko

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj

Linda Rama dhe Edi Rama

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman

Elia Zaharia dhe Leka Zogu

Ajola Xoxa dhe Erion Veliaj

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha

Liri Berisha dhe Sali Berisha

Nora Klosi dhe Blendi Kolosi

Rudina Xhunga dhe Dritan Hila

Arjana Fullani dhe Ardian Fullani

Si më sheh nga aty sipër? Çiftet e showbiz-it shqiptar që kanë diferencë të theksuar në gjatësi Read More »

Ilda Bejleri kujton kohën e errët të komunizmit: Gjyshi im u dënua për një letër, askush nuk kërkon falje

Ditën e djeshme në emisionin “Opinion” u transmetua dokumentari “Fëmijët e Diktaturës” për të gjithë personat që kanë vuajtur internimin dhe burgimin në kohën e komunizmit në Shqipëri. Dihej që ky emision do të shkaktonte reagime duke qenë se ka pasur një numër shumë të madh shqiptarësh që janë prekur nga kjo gjë.

Një ndër ta është dhe moderatorja Ilda Bejleri. Ajo ka treguar për të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’ se gjyshi i saj ka vuajtur dënimin në burg vetëm për shkak të një letre. “Fëmijët e Diktaturës. Më e keqja është se asnjë nuk kërkon falje! Askush nuk i kërkoi as gjyshit tim… Pas rënies së bustit pashë për herë të parë gjyshin tim, i cili kaloi shumë vite në burg, vetëm për shkak të një ‘letre’ që kishte ardhur nga familjarët e tij nga Gjakova!”, – ka shkruar Ilda.

Më tej ajo ka shtuar se kjo ishte me të vërtetë një mizori e shqiptarëve për shqiptarët. Dhe më pas Ilda ka publikuar edhe një fotografi të gjyshit të saj dhe ka treguar se vetëm përpara 27 vitesh gjyshi doli nga burgu, pasi u dënua vetëm pse ishte gjakovar.

Ilda Bejleri kujton kohën e errët të komunizmit: Gjyshi im u dënua për një letër, askush nuk kërkon falje Read More »

Parodistët e Vlorës në një rrëfim special, tregojnë si u krijua grupi (Video)

Ata janë personazhe që na kanë dhuruar emocione dhe të qeshura pafund me interpretimet e tyre.

Paroditë e tyre janë duartrokitur shumë dhe ende mbeten në memorien e publikut shqiptarë.

Bëhet fjalë për Parodistët e Vlorës, aktorët Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Muhamet Lika. Ata ishin sot të ftuar në studion “Rudina”, në Tv Klan, ku rrëfyen se si u bënë bashkë të katër aktorët.

“Është një histori e hershme, unë me Afrimin kemi filluar fillimisht me estradat amatore. Ne patëm fatin e madh që na ftuan aktorë të mëdhenj dhe bëmë “gol”, na pritën mirë. Në ’78 ka filluar edhe Mane Lumani dhe Muhamet Lika. Parodinë ne e kemi të trashëguar, ka qenë një grup para nesh që e kanë lëvruar këtë gjini. Parodia do edhe vokal dhe ne të katërt kemi patur vesh dhe zë”, tha Hamo./tvklan

Parodistët e Vlorës në një rrëfim special, tregojnë si u krijua grupi (Video) Read More »

‘Ku i gjen lekët që bën pushime luksoze?’ Ja si përgjigjet Ledina…

E ftuara e tretë e mbrëmjes së djeshme  në Kurthin e Piter Panit ishte këngëtarja Ledina Çelo. E gjendur përballë fëmijëve, Ledina zbuloi disa prej sekreteve të saj me fëmijët, pyetjet që i bëjnë ata më shpesh, kohën që kalon me ta, por edhe rastet kur ndonjëherë ata e vënë në siklet – si fëmijët e Piter Panit.

Mbrëmjen e djeshme, e ardhur enkas nga Gjermania, këngëtarja ndau me publikun disa rrëfime për familjen dhe fëmijët e saj. Ajo tha se, si të gjithë fëmijët, edhe Erlisi, djali i saj, i ka bërë pyetjen “Si bëhen fëmijët?” dhe, edhe pse në moshë ende të vogël, ajo është përpjekur t’i shpjegojë se në barkun e nënës është një shtëpizë me mure që mban brenda beben që rritet e ushqehet: “Këtë pyetje ma ka bërë edhe djali im. Çdo fëmijë ia bën këtë pyetje mamit. Aty tek barku i mamit ka një shtëpizë me mure. Kur mami dhe babi duhen shumë, puthen dhe përqafohen, krijohet një qelizë që rritet, rritet derisa bëhet bebi që pastaj lind”, – tregoi Ledina

Por u zu ngushtë edhe nga një pyetje tjetër e tyre. Fotot në Instagramin e Ledinës u kanë rënë në sy të gjithëve. Nga pushimet në vende të ndryshme të botës, nga deti, nga mali, në borë e në shi, fotot e artistes janë nga më të bukurat: “Ku i gjen gjithe ato lekë ti që bën pushime aq të bukura?” – ishte goditja tjetër për Ledinën: “Ne punojmë shumë. Unë dhe burri im kemi një kompani me 500 punonjës. Unë mbaj kontabilitetin e familjes sime… Punë, punë natë e ditë” – tha Ledina duke u dhënë mesazh fëmijëve që edhe ata të studiojnë dhe të punojnë shumë, në mënyrë që të arrijnë gjërat që duan në jetë.

‘Ku i gjen lekët që bën pushime luksoze?’ Ja si përgjigjet Ledina… Read More »

Shikoni sa simpatike është e dashura e aktorit Gazmend Paja

Prej disa kohësh, aktori i njohur Gaz Paja është duke shijuar një histori të bukur dashurie me një vajzë bjonde.

Vetë Paja, nuk ka dashur të jap shumë detaje rreth bukuroshes që i ka rrëmbyer zemrën, por në një intervistë për emisionin “Wake up”, ai e cilësoi atë si “E bukura e dheut”.

Politiko.al mëson se e dashura e aktorit quhet Ira Seferi dhe ka përfunduar studimet Bachelor në Universitetin Aleksandër Moisiu në Durrës.

Disa ditë më parë, çifti u fotografua në një nga pub-et e Tiranës teksa shkëmbenin përqafime e puthje pasionante mes tyre.

Shikoni sa simpatike është e dashura e aktorit Gazmend Paja Read More »