ShowBiz

Nëntë muaj shtrirë pas aksidentit, Vlonjati rrëfen vendimin që ka marrë

Arjon Muça njihet si model dhe prezantues në radio, por dhe si një ish banor i Big Brother Albania. Kohët e fundit ai ka rrëfyer një histori të jetës së tij, lidhur me një aksident që ka pësuar dhe që e detyroi të rrinte 9 muaj shtrirë në krevat. E gjitha kjo përveç dhimbjeve i dha edhe pasoja në shëndet.

‘’Para aksidentit kalova një periudhë stresuese dhe të vështirë. Nga stresi nisa të bëja shumë palestër aq sa pësova një dëmtim shumë të rëndë në këmbë, dhe mu deshën 9 muaj të tërë për të ecur normalisht, pasi pata një ndërhyrje krirugjikale për këtë problem. Kam qenë gjatë gjithë kohës shtrirë, kur nisa të rikuperohesha (sërish me paterica), bëra një udhëtim në Vienë për të takuar të dashurën, i shoqëruar edhe aty me familjarë, për arsye shëndetësore. Rashë në një gjendje pasive, haja ushqim kalorik, dhe shtova nga 73 kg në 100 kg,’’ tha Arjoni I ftuar në emisionin ‘Rudina’ në Tv Klan.

Por tashmë Arjoni është shëruar, ka rikuperuar forcat, dhe ka vendosur të mbaj një regjim të rreptë ushqimor për të rënë nga pesha e tepërt që mori. Arjoni thotë se po punon shumë me vete, dhe motivohet nga miqtë e tij në Instagram për të rënë nga pesha, dhe se kjo po e ndihmon pa masë. Ai e ka treguar këtë ndodhi të vetes për të motivuar të gjithë të tjerët që kanë nevojë të bien nga pesha.

Duke folur paksa për dietën ushqimore Arjoni tha: ‘’Po ndjek një dietë bazike nga një personal-trainer italian. Pjatat e vakteve janë të ndryshme dhe shumë të varfra me ushqime. Për shembull kryesisht në mëngjes ha, 3 vezë, të bardhat e vezës, një banane, dhe suplemente në çdo vakt; në drekë konsumoj, fileto pule, dhe sallatë me pak oriz; ose perime të ziera; darka duhet të jetë shumë e varfër, me një sallate mikse ose asgjë fare. Ushqimet ndryshojn pak nga dita në ditë, me ndonjë frut plus ose minus; ose 50 gram fruta të thata. Gjithashty konsumoj ujë, çaj, jeshil; kafe. Bashkë me dietën në fjalë, bëj dhe shumë palestër,’’ tregoi Arjoni.

Nëntë muaj shtrirë pas aksidentit, Vlonjati rrëfen vendimin që ka marrë Read More »

“Me Edi Ramën isha e dashuruar, por ai nuk më ka dashur!”

Shkrimtarja Ornela Vorpsi ka ardhur në Shqipëri.

E ftuar në takimet Letërsia dhe Qyteti, përballë dy gazetareve Alda Bardhyli dhe Beti Njuma, Vorpsi ka treguar rrugëtimin e saj nga Akademia e Arteve Brera në Itali, drejt Parisit ku sot jeton me bashkëshortin dhe vajzën.

“Shqipëria që kam jetuar me nënën time, ishte një vend i vështirë. Ishte e rëndësishme të tregoja atë periudhë. Një Shqipëri, lakuriqe. Me librin e parë, kam plagosur edhe familjen time, “Vendi që nuk vdes kurrë”. Nuk kisha ndërmend të shkruaja por më erdhi kaq organike në italisht” u shpreh Vorpsi.

E njohur për lidhjen me kryeministrin Edi Rama ajo është shprehur se e ka adhuruar atë herët që kur ai ishte thjesht një profesor në Akademinë e Arteve.

“Unë Edin e kam takuar në moshën 18 vjeç në Institutin e Arteve. Vija nga një familje që babain ma futën në burg, dhe pa vdekur Enver Hoxha, nuk më lejohej të ndiqja Akademinë e Arteve. Pas vdekjes së tij, nisa studimet aty ku doja. Dhe u gjenda në Akademi, kur Edi ishte pedagog. Ishte vetëm 22 vjeç, dhe ishte aq i aftë, sa e kishin mbajtur në Katedër. Edi, ishte dukshëm në distancë të jashtëzakonshme me ç’të ofronte Shqipëria atëkohë. Ndoshta i kishte edhe mundësitë. Por sido që të jetë. Ai kishte karizmën, sharmin dhe kishte lexuar jashtë mase. Për mua, humnera mes Edit dhe profesorëve të tjerë ishte e madhe”, u shpreh Vorpsi, duke shtuar se “me Edin, isha e dashuruar në mënyrë platonike”.

”Ai nuk më ka dashur. Si njeri, për mua, ka qenë një gjeni”, u shpreh Vorpsi duke treguar kohët kur Rama jetonte në Paris ku kishte magjepsur të gjithë me elokuencën e kulturën e tij.

Sot shkrimtarja prezanton ekspozitën e saj të parë personale Providencë në COD në kryeministri nën kurimin e Genti Gjikolës.

Ornela, mike e vjetër e Edi Ramës pret që të jetë ai përkthyesi i saj. Edi ia ka premtuar

“Me Edi Ramën isha e dashuruar, por ai nuk më ka dashur!” Read More »

Bebe Rexha goditet nga vëllai, bëri veprimin ‘e pahijshëm’

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha ka treguar për të gjithë reagimin e vëllait kur ajo performon twerk.

Ndërsa kishte vënë muzikën në sfond, ajo po e filmonte vëllain duke kërcyer. Në momentin e fundit, e drejtoi kamerën nga pasqyra për të filmuar veten ndërsa bënte lëvizjet provokuese të kërcimit tëerk.

Duket se ky veprim e ka nevrikosur vëllain e saj që mori një jastëk për ta goditur. Të dy po qëndronin në shtëpi dhe kishin vënë muzikë kur ndodhi momenti, të cilin Bebe e ka publikuar në Instastory. Edhe pse jashtë Shqipërisë, mbrojtja që kanë vëllezërit e motrat me njëri-tjetrin është tepër e përhapur.

Bebe Rexha goditet nga vëllai, bëri veprimin ‘e pahijshëm’ Read More »

Dy bimë shpallen “gjinekologet” më të mira. Fatmirësisht, ndodhen që të dyja në Shqipëri dhe japin efekt në 3-18 muaj

Manteli i zonjës, bima që forcon mitrën dhe shmang abortin, ideale për të mbetur shtatzanë. Terapia me Konopicë për të lindur fëmijë, jep efekt brenda 3-18 muaj
Dy bimë shpallen “gjinekologet” më të mira.

Dhe fatmirësisht, ndodhen që të dyja në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Mantelin e Zonjës dhe Konopicën, të dyja këto bimë të studiuara tashmë shkencërisht që kanë shanse reale që, nëse i konsumoni, rrisni në maksimum shanset për të mbetur shtatzanë.

Le të njihemi me secilën prej tyre…
MANTELI I ZONJËS
Image result for Alchemilla vulgaris

Shkencëtarët e kanë zbuluar para disa muajsh këtë bimë ideale tejet të mirë për përmirësimin e problemeve gjinekologjike.

Manteli i Zonjës (Alchemilla vulgaris), ka veti të përsosura shëndetësore, e veçanërisht në lidhje me shëndetin gjinekologjik.

Sipas Johan Kincora, mjek alternativ i famshëm zvicerian, i cili merret me studimin e bimëve, thotë se 30 për qind e problemeve gjenekologjike mund të shmangen vetëm duke konsumuar çajin e Mantelit të Zonjës.

Kjo bimë gjendet edhe në Shqipëri (ngjan me kolzën), ndaj pyesni herbalistët e zonës ku banoni, për t’ju ndihmuar që ta gjeni atë, ose mund ta blini të gatshme.

Është me gjethe të rrumbullakëta me ngjyrë jeshile të errët, ndërsa lulet i ka shumë të shpeshta dhe fort të vogla, në ngjyrë të verdhë.

Për qëllime mjekësore, ju duhet t’i mblidhni gjethet dhe lulet.

Gjethet mund të kultivohen gjatë pranverës dhe më e mira është të korren në periudhën korrik-gusht.

Gjethet mund të mblidhen gjithashtu pas shpërthimit, por në këtë rast humbasin disa prej vetive të tyre shëruese.

Manteli i Zonjës përmban flavonoide, acid organik, tannina, acid salycik dhe një thesar të vërtetë të vitaminës C.

Kjo përbërje ka një shije biter-i, për shkak të përmbajtjes së taninës.

Taninat, gjithashtu vlerësohen edhe për fuqi të mëdha anti-inflamatore dhe anti-bakteriale.

Është një përbërje ideale për gratë shtatzëna.

Gjithsesi një sasi e madhe e vetive të saj shëruese nuk janë zbuluar akoma.

KURË PËR FERTILITETIN:
Manteli i Zonjës është ilaçi më i mirë për trajtimin e infertilitetit.

Ajo vepron si një rregullator i shkëlqyer i hormoneve.

Progresteroni stimulon rritjen dhe rregullimin e ciklit menstrual, që është jashtëzakonisht i rëndësishëm gjatë përpjekjes për të mbetur shtatzënë.

Manteli i Zonjës forcon muret e mitrës dhe kështu të mbron nga dështimi (aborti i pavullnetshëm) dhe ndihmon për mbajtjen e vezoreve polycistike dhe për largimin e cisteve të padëshiruara.

Eshtë gjithashtu e vlefshme për gratë që sapo kanë lindur, duke përfshirë edhe ato gra që po rikuperojnë trupin nga lindja e vështirë dhe ato që ndjejnë “boshllëqe” në stomak.

Ndihmon gjithashtu me PMS *sindromi premenstrual) dhe menopauzën.

Në shtesë të përfitimeve të mësipërme, Manteli i Zonjës mund të ndihmojë për fibroidet, cistet, endometriozën dhe lehtësimin e simptomave menstruale dhe ato të menopauzës.

Ky çaj është me shumë përfitime për gratë që kanë menstruacione të rënda dhe të dhimbshme, pasi bima që e prodhon është e bollshme në taninë dhe astrigentë, të cilët normalizojnë rrjedhjet e gjakut.

Kur kombinohet me bimën e Qeses së Bariut (anglisht: Shepherd’s Purse plant, latinisht: Capsella bursa-pastoris, Family: N.O. Cruciferae), Manteli i Zonjës bëhet një nga ilaçet më të fuqishme për të gjitha sëmundjet gjinekologjike.

Theksojmë këtu, se edhe bima e Qeses së Bariut është jashtëzakonisht e gjendshme në Shqipëri, në çdo cep të saj.

Bëhet fjalë për një barishte që ne e kemi konsideruar gjithnjë “të keqe”, është e hollë dhe paksa e gjatë, me lule të vockla të bardha, ndërsa mund ta identifikoni lehtë për shkak të gjetheve të vogla në formë zemre.

Ashtu si Manteli i Zonjës, edhe kjo bimë zakonisht është shkulur nga arrat ose lëndinat, si bimë të këqija, kur në fakt vlerat curative të tyre janë të jashtëzakonshme.
PËRDORIMI I MANTELIT TË ZONJËS:
Larja me Mantelin e Zonjës shplarja e vaginës dhe tamponët mund të trajtojnë me efektivitet erën e keqe, kruarjet, sekrecionet vaginale, vaginitetin bakterial dhe infeksione të tjera vaginale.

Thjesht zhyteni tamponin në lëngun e Mantelit të Zonjës dhe përdoreni si dizifektues rreth vaginës dhe nga brenda.

Referuar studimeve më të fundit, Manteli i Zonjës vepron kundër bakteries së stafilokokut, i cili është shumë i rezistueshëm ndaj antibiotikut.

Shkencëtarët japonezë kanë zbuluar që agrimonin, një substancë e gjetur në bimë, mund gjithashtu të mbrojë nga kanceri i gjoksit.

Ekspertët e shëndetit sugjerojnë që kjo bimë ka fuqi potente anti-virale, gjithashtu.

Këto përfshijnë edhe virusin njerëzor papilloma (HPV).

Manteli i Zonjës ka një fushë të gjerë përdorimi në përfitim të shëndetit, përveç atyre që përmendëm më sipër.

Këto përfshijnë rrjedhjet e gjakut, pickimet e insekteve, të përzierat (sakëlldimi) dhe të vjellat, ekzemat dhe dermatitet, dhimbjet e fytit, diarretë e lehta, veçanërisht tek fëmijët e vegjël, çerma dhe reumatizma, hemorroidet, ulçera, etj.

PËR FORCIM MITRE, PARANDALIM ABORTI:
Futni një lugë çaji nga bima e grimcuar e Mantelit të Zonjës në një filxhan me ujë të nxehtë dhe lëreni aty për 5-10 minuta.

Gjithmonë pijeni me gllënjka dhe pini minimumi 2 filxhanë në ditë.
SHPËLARJA VAGINALE:
Shtoni 30-50 gr bimë të tharë (pa rrënjë) në 1 litër ujë.

Përdoreni këtë çaj për të shpëlarë vaginën (dush vaginal) ose si një klizmë, nëse ju keni probleme të brendshme.
BANJË MANTELIN E ZONJËS:
Zijini 200 gram me Mantelin e Zonjës, të tharë, ose të freskët në 3 litra ujë dhe hidheni në një vaskë të mbushur me ujë.

Qëndroni në ujë për 10–20 minuta.
TERAPIA ME KONOPICË
Quhet Vitex agnus -castus L., e cila në shqip njihet me emrin Konopica.

Kjo është një shkurre 3-4 metra e lartë, që lulet i çel në ngjyrë vjollcë, rritet në shtretërit e lumenjve e buzë tyre dhe në ligatina detare të zonave ku toka mban ujë.

Ndryshe quhet si “bima e femrave”, pasi përdoret kundër infertilitetit, kundër çrregullimeve të ciklit menstrual, por edhe për qetësimin e dhimbjeve të kokës, të syrit, trajtimin e lëkurës në raste plagësh apo pickime, etj.

Konopica konsiderohet si afrodiziak, për shkak të nivelit të lartë të progresteronit që përmban.

Në Europë dhe Azi është shumë e rrallë, aq sa vetëm Shqipëria dhe Maroku e kanë me shumicë.

Në shtetet e tjera gjendet shumë rrallë, ose edhe nuk gjendet fare.
PËR TË MBETUR SHTATZANË:
Kjo bimë është përdorur me mijëra vite për të përmirësuar sistemin riprodhues të femrës, por gjithashtu edhe të meshkujve.

Sot përdorimi i kësaj bime është i lidhur ngushtë me përmirësimin e Fertilitetit apo aftësisë së femrës për të mbetur shtatzënë.

Konopica apo Vitexi është vërtetuar shkencërisht për këtë aftësi në pjellori.

Madje, në Gjermani është kryer një studim masiv me mijëra gra të moshave të ndryshme dhe rezultatet kanë qenë befasuese, të cilat kanë dëshmuar aftësinë e mrekullueshme të kësaj bime në përmirësimin e hormoneve, për fertilitetin e femrës.

Por ajo çfarë është më interesante, është se në fakt kjo bimë nuk përmban fare hormone, por ndihmon organizmin në prodhimin e hormonit “lutenize hormon”, që është përgjegjës për ovulimin e femrës, i cili më tej ndihmon prodhimin e hormonit të njohur si Progresteron.

Shkencërisht është vërtetuar se Konopica/Vitexi përmirëson ciklin e çrregulluar, parandalon dukshëm dështimet spontane (abortet), duke stimuluar prodhimin e progresteronit (shumica e aborteve ndodhin për shkak të nivelit të ulët të progresteronit).

Duke qenë se stabilizon ciklin menstrual pas përfundimit të tabletave kontraceptive, përdoret për të parandaluar edhe cistet e vezoreve etj.

Duke patur parasysh që nuk përmban hormone natyrale, duhet të përdoret për një kohë më të gjatë dhe efektet e saj vërehen më së miri pas 3 muajve të përdorimit.

Për të arritur efektin maksimal të rritjes së fertilitetit, mund të përdoret prej 3 deri në 18 muaj.

Pini çaj nga lulet apo farat e kësaj bime, lahuni me ujin ku më parë keni vluar gjethe apo lule të saj, kombinoni me ushqimet e duhura dhe kështu ju i keni rikthyer vetes me 80 përqind shanset për të mbetur shtatzanë.

Dy bimë shpallen “gjinekologet” më të mira. Fatmirësisht, ndodhen që të dyja në Shqipëri dhe japin efekt në 3-18 muaj Read More »

Soda e Bukës, produkti i vetëm që mund të zgjidhë ÇDO problem me lëkurën. Duhet vetëm ta përdorni në këtë mënyrë!

Soda e bukës vepron si një acid ose bazë. Në këtë mënyrë soda e bukës mund të ndihmojë në neutralizimin e pH të lëkurës e cila është një nga shkaqet kryesore e shfaqjes së akneve.Soda e bukës pikërisht ndihmon në eliminimin e yndyrës së tepërt ku kjo e fundit shkakton pikat e zeza në fytyrën tuaj. Soda e bukës ka dhe veti antiflamatore dhe antiseptike të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e pikave të zeza.

Kur soda e bukës përzihet me ujë krijohet një pastë e hollë e cila ndihmon për të pastruar fytyrën, eliminuar yndyrën dhe rrëzuar qelizat e vdekura të lëkurës së fytyrës.

Megjithatë duhet pasur kujdes nëse keni një lëkurë të fytyrës të ndjeshme e cila mund të acarohet pas aplikimit në të me sodën e bukës.

Këshillohet që përpara se këtë mase ta aplikoni ne lëkurën e fytyrës, ta aplikoni me pare në një pjesë të vogël te këmbës suaj dhe nëse shikoni qe nuk keni asnjë efekt anësor mund të vazhdoni të aplikoni në lëkurën e fytyrës.
Trajtimi me sode buke

Përzieni dy luge sode buke me dy lugë ujë për të formuar një pastë homogjene. Pastro dhe thaj fytyrën dhe më pas aplikoni pastën e përgatitur më sipër mbi pikat e zeza. Nëse njëra nga pikat e zeza është hapur mund të ndjeni pak djegie. Lere trajtimin të veprojë për 15 minuta me pas shpëlaje. Disa persona e lënë që soda e bukës të veprojë gjatë gjithë natës por kjo mund të shkaktojë tharje të lëkurës suaj.

Maske fytyre me sodë buke

2 lugë sodë buke
2 lugë ujë
1 lugë çaji leng limoni.

Pastroni dhe thani lëkurën e më pas aplikoni maskën me sodë në fytyrë. Mund të ndieni pak djegie. Lëreni qe maska të veprorë për 10 deri në 15 minuta, me pas shpëlajeni më ujë të ngrohtë. Lëkura juaj mund të skuqet pak megjithatë mos u shqetësoni sepse kjo skuqje e lehte kalon shpejt.

Soda e bukës si pastrues për lëkurën tuaj 1.Përzieni 2 luge sode me 2 lugë ujë dhe një majë luge lëng limoni. Acidi nitrik që përmban limoni vepron si esfoliant dhe ndihmon në tharjen e akneve. 2. Lageni fytyrën tuaj me ujë të ngrohtë dhe aplikoni pastën mbi lëkurë. Masazhojeni pastën në lëkurën tuaj me kujdes në mënyrë rrethore. Evitoni masazhimin me forcë ne lëkurën tuaj. 3.Hiqeni maskën me ujë të ngrohtë dhe nje peshqir të butë. Më pas do të shikoni që fytyra juaj do të shkëlqeje. Pas kësaj aplikoni dhe një krem hidratues mbi lëkurën e fytyrës suaj.

Banjë me sodë buke

Në qoftë se keni AKNE dhe mbi shpatulla apo në pjesën e gjoksit mund të aplikoni banjën me sodë buke. 1.Hidhni gjysmë tasi me sodë buke në vaskën tuaj të mbushur me ujë (mos përdorni asnjë lloj tjetër shkume) dhe me pas përzieni me dorë për të krijuar një masë homogjene 2.Futuni në vaskën tuaj pas bërjes së dushit dhe qëndroni aty për 10-15 minuta. Shpëlahuni në dush pas banjës. Soda e bukës do ndihmojë në ndalimin e krijimit të akneve duke minimizuar në këtë mënyrë dhe pikat e zeza në shpatulla, gjoks apo në çdo pjese tjetër të trupit që mund të rrezikohet nga aknet.

Soda e Bukës, produkti i vetëm që mund të zgjidhë ÇDO problem me lëkurën. Duhet vetëm ta përdorni në këtë mënyrë! Read More »

Samanta Karavella prezanton motrën, ngjashmëria mes tyre është e frikshme (foto)

Këngëtarja Samanta Karavella ka habitur ndjekësit, kur “zbuloi” fytyrën e motrës së saj Sephora. Ka qenë kjo mënyra që Samanta pazgjedhur për të na e prezantuar atë.

Kjo se, motrat Karavella po ngjajnë aq shumë saqë duket se janë binjake.

I vetmi detaj që i dallon ato është ngjyra e flokëve pasi Sephora është bionde! Sido që të jetë, të dy duken shumë të bukura.

Image

Samanta Karavella prezanton motrën, ngjashmëria mes tyre është e frikshme (foto) Read More »

Valbona Mema, ”gocë instagrami” (foto)

Edhe pse ka kohë që nuk ka publikuar projekte të reja muzikore, Valbona Mema mbetet një prej këngëtarëve më të mira të muzikës popullore.

Ajo ka treguar se po kujdeset shumë për format e saj. Në disa postime në Instagram, Valbona shfaqet në liqenin e Tiranës duke vrapuar për të mbajtur trupin në formë.

Ndryshe nga shumë vite më parë, këngëtarja e muzikës popullore është dobësuar dhe ka shtuar disa tatuazhe në trup. Transformimi është pritur mjaft mirë nga publiku, i cili i bën komente tepër pozitive.

Valbona Mema, ”gocë instagrami” (foto) Read More »

Aktorja e famshme Matilda Makoçi më sportive se asnjëherë në rrugët e Tiranës, shikoni se kush e shoqëron atë (foto)

E cilësuar si një nga aktoret ikonë të kinematografisë shqiptare Matilda Makoçi është parë në rrugët e Tiranës më në formë se kurrë.

Ish-bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama është fotografuar duke biseduar me një mikeshën e saj në rrugët e kryeqytetit. Aktoren e shumë roleve e shohim të veshur sportive në fotot e publikuara nga Gazeta shqiptare.

E pamë t’i rikthehej skenës pas 25-vjetësh pak kohë më parë. Dhe mesa duket kjo skenë e madhe shqiptare i kishte munguar shumë.

Nuk dihet nëse Makoçi do t’i rikthehet më teatrit me ndonjë projekt të ri.

Aktorja e famshme Matilda Makoçi më sportive se asnjëherë në rrugët e Tiranës, shikoni se kush e shoqëron atë (foto) Read More »