ShowBiz

Albi Nako përsërit historinë, pas Klaudia Pepës, me balerinën 21 vjet më të re

Një ndër divorcet më të bujshme të vitit që lamë pas, ishte pikërisht ajo e koreografit të njohur Albi Nako me ish-balerinën e trupës së tij, Klaudia Pepën. Por ndarja e tyre nuk u pasua me sherre e konflikte siç ndodh me çiftet zakonisht, pasi në një lidhje direkte në emisionin “Rudina”, ajo e përshëndeti me një mesazh duke e etiketuar si vëllain e madh, që i merr mendim dhe këshillohet për çdo gjë, edhe tani që janë ndarë. Sesa e vërtetë është kjo, nuk dihet, pasi çdo herë që Klaudia vjen në Tiranë, e shohim të takojë çdo mik apo koleg që ka lënë këtu, por kurrë Albin. E këto ditë prilli, Klaudia ka lënë Italinë për pak ditë, ku mes ish-bashkëpunëtorëve takoi showman-in e njohur Ardit Gjebrean, ndërkohë që Albi ndodhet në Bruksel me vajzën, që konsiderohet zëvendësuesja e Klaudias në trupën e baletit dhe jetën e tij private, Alba Hoxhën, 21 vite më të re se ai.

Ata shihen kudo bashkë dhe duket se Albi ka gjetur mënyrën për ta mbajtur në televizion, si prezantuese e rubrikës së motit në “Tv Klan”, këtë periudhë që trupa e baletit është shpërbërë, pasi televizioni nuk ka ndonjë spektakël ku ata të jenë pjesë e produksionit. Por ata shihen kudo bashkë jo vetëm në ambientet e televizionit, por edhe jashtë tij. Dëshmi e këtij fakti u bënë disa foto e video të publikuara nga një klinikë dentare, ku ata shfaqeshin shumë afër njëri-tjetrit si çift i vërtetë.

Burime pranë tyre kanë folur se ata në një farë mënyre e kanë pranuar lidhjen e tyre dhe ka shumë gjasa që marrëdhënia që kanë krijuar, shumë shpejt të shkojë drejt zyrtarizmit.

Alba Hoxha rrëfen 5 vitet me Albi Nakon: Nuk i pëlqeja, në fillim donte të më largonte nga puna
Ishim mësuar ta shihnim si balerinë të emisionit investigativ “Stop” në televizionin “Klan”, ndërsa tashmë do ta shohim çdo ditë duke na dhënë parashikimin e motit, projekt të cilin Alba tregoi pak javë më parë se i është besuar asaj. E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, Alba ka treguar se ka qenë pikërisht koreografi Albi Nako ai, i cili e kishte propozuar për këtë punë të re.
albi-alba-1
Por përpara kësaj, Alba pranon se në fillimet e saj si pjesë e trupës së koreografit të njohur, Albi nuk ishte edhe aq optimist për balerinën. Por, siç thotë edhe Alba, ndonëse me një fillim jo të mirë, me punë dhe ambicie ajo arriti të bëhej një ndër balerinat më të mira të trupës së Albi Nakos në televizionin “Klan”. “Kam vite që investoj në balet, plot 12 vite, kam pesë vite e gjysmë në trupën e Albi Nakos. Në “Klan” jam futur me audicion. Të them të drejtën nuk kam qenë mirë dhe Albi pas tri ditësh donte të më hiqte, më thoshte: “Ti je një dru i pagdhendur, trupi jot është si stekë rrënoje, fytyra jote si jastëk paje”. U demoralizova, por me punë dhe ambicie erdha këtu ku jam sot”, tregon Alba.

Ndërsa, sa i përket sfidës së saj të re, ajo e përshkruan atë mjaft të bukur dhe emocionuese, por shton se kurrë nuk do të heqë dorë nga baleti, profesion të cilin e konsideron edhe “dashurinë e parë” të saj: “Prezantimi i motit është një sfidë e re, të cilën e kam marrë me shumë dëshirë dhe do të jap më të mirën. Nuk mund të them që jam në notën maksimale, por po përpiqem shumë që të bëj më të mirën. Ky program është një sfidë, me të cilën unë jam duke punuar fort dhe besoj se do të kem një të ardhme të sigurt. Baletin nuk do ta lë, është dashuria ime e parë, nuk mund ta lë dot. Do jem gjithmonë e përkushtuar me baletin, do marr pjesë edhe nëpër spektakle në vijim”. Kjo deklaratë e saj dëshmoi faktin se tashmë ajo dhe Albi janë në partneritet edhe jashtë profesionit, pasi mënyra si shprehet, lë të nënkuptohen shumë gjëra.
Deklarata e Albi Nakos kur ishte ende i martuar: Alba po ecën në gjurmët e Klaudias
Për balerinën e trupës së tij, Albi Nako ka folur në ekran që në vitin 2016, kur ishte ende i martuar më Klaudia Pepën, por jetonin martesë në distancë, pasi ajo vazhdoi karrierën e pavarur, pas largimit nga televizioni “Mediaset” dhe spektakli “Amici”. Si anëtar jurie në panelin e “Dance with me”, pas një prej perfomancave të Albës, ai u shpreh se ajo kishte bërë përparime me punën e saj dhe se po ecte në gjurmët e Klaudia Pepës.

Kjo deklaratë e tij u nënkuptua nga kolegët e tyre, duke qenë se ende pa u deklaruar divorci në dhjetor të vitit 2016, Albi festoi ditëlindjen me Albën në krahun e tij të djathtë. Në foton ku po darkonte me trupën, ndihet që mes tij dhe Albës ekzistonte një afrimitet, ndryshe nga ai me balerinat e tjera. Duket se po përsëritet historia e tij me Klaudian, të cilën po ashtu e ka njohur në paskuintat e televizionit “Klan” dhe më pas vendosën të martoheshin live në programin e “E diela shqiptare”.
Martesa e tyre zgjati 4 vjet, deri kur koreografi i njohur, pas një viti thashethemesh, theu heshtjen në emisionin “Rudina”, ku rrëfeu divorcin nga balerina Klaudia Pepa. Po si nisi historia e Albit me Klaudian, nxënësen e babait të tij të njohur, Llaqi Nako, në fillim, e që më pas u bë balerina e trupës dhe partnerja në skenë e në jetë e Albit? Të gjithë e kujtojnë për herë të parë si partneren e Albi Nakos në klipin e tangos me titull “Dashurisë”, ku gjithçka, lloji i kërcimit, interpretimi, muzika, atmosfera e kostumet e balerinëve, i kushtoheshin kësaj ndjenje.

Videoja me muzikë të Flori Mumajesit dhe regji të Ardit Roshit, sillte një kërcim pasionant të çiftit të veshur me ngjyrën e kuqe të dashurisë. Pas këtij klipi nuk vonoi shumë dhe ata dolën hapur si të dashuruar, duke u kthyer në një dyshe të pandashme në televizionin “Klan”.

Albi Nako përsërit historinë, pas Klaudia Pepës, me balerinën 21 vjet më të re Read More »

Këngëtari i njohur: Gruaja më thotë shko ku të duash vetëm hajde në darkë dhe sill paratë

Me duetin e fundit me Mateos Frrokun goditi në shenjë, por këngëtari popullor Bujar Qamili nuk e mohon se preferon më shumë duetet me këngëtaret.

I pyetur nëse bashkëpunime të tilla i kanë sjellë xhelozira në çift, Qamili tha në “BOOM”.

“Më thonë a bëhet xheloze gruaja? Mua gjithmonë me gruan më ngatërrojnë. Gruan e kam artiste, nuk do me dit gjë hiç. Vetë më thotë: Shko nga të duash vetëm hajde në darkë dhe silli paratë në shtëpi”, u shpreh Bujar Qamili per gruan e tij.

Këngëtari i njohur: Gruaja më thotë shko ku të duash vetëm hajde në darkë dhe sill paratë Read More »

Një ndër femrat më të sukseshme dhe të pasura të Shqipërisë, por nuk do ta besoni dot se me çfarë shkon në punë Alketa Vejsiu

Ajo është një prej moderatoreve më të njohura të televizionit shqiptar dhe padyshim, një ndër më të suksesshmet. Alketa Vejsiu e ka nisur karrierën e saj që fëmijë dhe vazhdon të mos i ndahet televizionit.

Pavarësisht sukseseve të saj, ajo vazhdon të qëndrojë një njeri i thjeshtë. Këtë gjë moderatorja e ka treguar nëpërmjet një postimi në profilin e saj në ‘Instagram’.

Ajo ka publikuar një foto ku e shohim të veshur sportive, tërësisht në të bardha, ndërkohë që qëndron mbi biçikletë.
“Në punë me bicikletë.”- ka shkruar krahas fotos Alketa.

Një ndër femrat më të sukseshme dhe të pasura të Shqipërisë, por nuk do ta besoni dot se me çfarë shkon në punë Alketa Vejsiu Read More »

Elhaida Dani plot ëmbëlsi nga Moska, këngëtarja publikon një foto nga ‘Sheshi i kuq’

Elhaida Dani është pa dyshim një nga këngëtaret shqiptare më të mira.

Këngëtarja që famën e mori në Itali, duket që po shijon ditë relaksi në Moskë të Rusisë nga edhe ka postuar një fotografi.

Në këtë imazh të shpërndarë në llogarinë e saj Instagram, Elhaida duket plot ëmbëlsi, ndërsa sigurisht veshjen ia ka përshtatur edhe kohës që mbizotëron në këtë vend ndonëse jemi në stinën e pranverës.
elha

Elhaida Dani plot ëmbëlsi nga Moska, këngëtarja publikon një foto nga ‘Sheshi i kuq’ Read More »

“Hante pulë më pilaf”, Konomi: Si më hodhi në gjyq Soni

Një histori e vjetër sapo doli nga arkivat e revistave. Arjan Konomi, ish-drejtor i Revistës Shqip, tregoi te Rudina një episod që i kishte ndodhur me Soni Malaj. Diçka kishte dëgjuar Rudina për atë kohë dhe e pyeti se ç`kishte ngjarë.

”Kur unë drejtoja Revistën Shqip i kërkova Soni Malajt të ishte pjesë e kopertinës së revistës. Ajo fillimisht pranoi, pastaj më kërkoi para. Ndërkohë që në Shqipëri gjërat nuk funksionon kështu. Ne kemi nxjerrë Elsa Lilën me vajzën në vaskë dhe veç kënaqësisë smori asgjë tjetër. Unë i thashë Sonit se smund t`ia jepja nga xhepi, se i punësuar isha dhe se botuesi nuk e praktikonte këtë gjë me askënd. Pastaj nuk pranoi. Pas kësaj ne bëmë një shkrim bazuar në një intervistë tjetër që ajo kishte dhënë, ishte koha kur ishte njohur me balerinin (Mirkon). Kapëm një batutë që kishte thënë se hante pulë me pilaf me të dashurin dhe kujtuam disa nga lidhjet që kishte pasur, ato publiket. Ajo na hodhi në gjyq, por e humbi. Përgjegjësinë e mora unë meqë isha drejtuesi, por lajmin e bëri gazetarja dhe përgjegjës ishte botuesi. Gjithsesi unë ia thashë Sonit që pak kohë më vonë do jetë një i dashur tjetër dhe kështu ndodhi”, tha Arjan Konomi.

“Hante pulë më pilaf”, Konomi: Si më hodhi në gjyq Soni Read More »

Blerim Destani po feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi sot aktori i njohur

Sot është ditë e veçantë për të. Aktori shqiptar por fama e të cilit ka kaluar kufijtë ku flitet shqip, Blerim Destani po feson ditëlindjen.

Ai është bërë 37 vjeçar dhe padyshim që nuk kanë munguar as urimet për të.

Në Instastory, aktori ka hedhur një foto të tij ku shihet duke mbajtur një ‘emoji’ me ëmbëlsirë të cilës ia ka lënë shkrimin “mendo një dëshirë”. Për Blerimin urojmë edhe shumë vite tjera.

Image

Blerim Destani po feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi sot aktori i njohur Read More »

Foto/ Pas lajmeve që qarkulluan dje Rita dhe Roza Lati shpërthejnë: “O sa u kënaqa, kemi sens humori përtej mediokritetit…”

Moderatorja e njohur e emisionit “Why Not”, Roza Lati dje e nisi ditën me një kërcënim nga e ëma, Rita Lati.

Pas deklaratave të Rozës në Instagram se po mendonte që së shpejti të bënte një tatuazh të ri, aktorja e njohur me shaka e kërcënoi duke i thënë se nëse do të bënte një gjë të tillë, ajo do ta mohonte si fëmijë.

 

“Kuptimi i gjes. Mos do bësh ndonjë zhgaravin tjetër të kam mohuuu, s’kam fëmi mendohu mirë. Viiz”, i shkruan Rita të bijës.

Mesazhi i Ritës, të cilën Roza e postoi në Instastory dje bëri xhiron e rrjetit dhe të gjitha mediat shkruan se aktorja e njohur mohon të bijën. Menjëherë pas këtyre lajmeve ka ardhur reagimi i Rozës, e cila nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ tregon marrëdhënien e veçantë që ka me të ëmën.

“O mamo qenkan mbush portalet që do më mohosh si fëmi… Nxehet…shpërthen…acarohet Rita.. Unë dhe Rita kemi sens humori përtej mediokritetit..”, shkruan Roza në postimin e saj në Instastory duke iu kundërpërgjigjur të gjitha portaleve për shkrimet ku thuhej se ajo mohohej nga e  ëma.

Pas këtyre lajmeve nuk ka munguar as një reagim nga ana e aktores së njohur, e cila jo vetëm që i ka dhënë lejë Rozës të bëj një tatuazh të ri, por me humor ka thënë se e dëshiron edhe ajo një të tillë.

“O sa u kënaqa me këto portalet, bëj çfarë të të dojë kokrra e qejfi mam dhe më lër një orar  se do e bëj një zhgaravin edhe unë”, i ka shkruar Rita, Rozës pas lajmeve ku thuhej se ajo e mohonte si fëmijë.

Foto/ Pas lajmeve që qarkulluan dje Rita dhe Roza Lati shpërthejnë: “O sa u kënaqa, kemi sens humori përtej mediokritetit…” Read More »

Zbulohet piktura e rrallë e Edi Ramës e vitit 1987 (foto)

Kjo është një pikturë e rrallë e realizuar në mur në qytetin e Lushnjës e bërë në vitin 1987.

Përmes ngjyrave të errëta, ish-piktori Edi Rama, tashmë kryeministër i Shqipërisë, përmes ngjyrave të tij ka shprehur luftën e fortë të popullit në zonën e Myzeqenë.

Edi Rama, i lindur më 4 korrik 1964 është politikan, publicist dhe piktor shqiptar, Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe kryeministër i Shqipërisë.

Edi Rama është i biri i Skulptorit të Popullit Kristaq Rama, skulptor i mirënjohur.

Zbulohet piktura e rrallë e Edi Ramës e vitit 1987 (foto) Read More »