Prej afro një viti ajo ka braktisur Shqipërinë për Spanjën.
Po flasim për ish-moderatoren e disa programeve televizive në “Top Channel”, Ornela Bregu.
Ornela prej gati një viti është vendosur në Spanjë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj.
Ornela ka ndarë me miqtë e saj në Instagram disa imazhe nga jeta e saj e re në Spanjë. Nga pamjet e publikuara shihet një ambient tepër luksoz që me shumë mundësi është shtëpia e re e moderatores së njohur.
E rrethuar me pemë, me një pishinë personale dhe me mikun saj më të mirë, qenin Alfa, Ornela shfaqet në momente relaksi.
Largimi i motrës së Majlinda Bregut nga Shqipëri fillimisht u komentua se ishte vetëm për pushime, por shumë shpejt u kuptua se moderatorja do të rrinte më gjatë.
Mësohet se arsyeja e këtij largimi lidhej me fëmijët e saj, të cilët nisën studimet në Spanjë.
Nuk dihet nëse ata e kanë braktisur përfundimisht Shqipërinë, por nga pamjet që postojnë në rrjetet sociale duket se familja po kalon një periudhë të lumtur.
Sopranoja e njohur shqiptare, e cila e ndan jetën mes Tiranës dhe Sofjes, vendosi të rrëfente historinë e saj të dashurisë.
Ramona Tullumani tregoi sot në emisionin “Rreze Dielli” si u njoh me bashkëshortin e saj, gazetarin Elton Metaj.
Ndoshta nuk do ta mendonit, por ishte “Facebook”-u që lidhi dy njerëzit me profesione të ndryshme. Pasi u bënë miq në median sociale, gazetari e ftoi Ramonën që të takoheshin.
Ajo u shpreh se Elton Metaj ndjek çdo shfaqje të saj, ku shoqërohet edhe nga djali i tyre 5-vjeçar, Boris.
“Njohja jonë është bërë në “Facebook”. Unë si ajo këngëtarja e Operës, kisha shumë shokë gazetarë dhe aty publikoja shfaqjet më të fundit. Eltoni si gazetar, në atë kohë drejtor informacioni, më kërkon që të pimë një kafe bashkë.
Në fillim të lidhjes kemi pasur goxha mospërputhje, sepse unë isha shumë e llastuar, ndërsa ai shumë strikt.
Unë jam këngëtare opera, por për relaks dëgjoj shumë emisione politike dhe kur jam me Eltonin bëj muhabet politik që të më çlodhet truri.
Eltonit i pëlqen muzika klasike. Ai nuk ka qenë i pasionuar pas Operës, por nuk mungon kurrë në shfaqjet e mia. Është bërë pjesë e angazhimit dhe është non-stop i pranishëm, i kujdesshëm. Duhet për një artist që të ketë në krah një person që ta adhurojë në këtë lloj forme”, tha sopranoja Ramona Tullumani në emision.
Pak ditë më parë moderatori i njohur Turjan Hyska u përfol në media se së shpejti do të ndërronte televizionin ku punon aktualisht, ‘Vizion plus-in’, duke kaluar në ‘Tv Klan’. Madje ai u fotografua ne ambjentet e ‘Klanit’ duke biseduar me pronarin e televizionit, Aleksander Frangajn.
Ky lajm u mohua nga Turi, pasi sipas tij asgjë që flitej nuk ishte e vërtetë. Megjithatë, burime për gazetën ‘Express’ thanë se tashmë kontrata e re e punes ështe firmosur. Së shpejti Turjan Hyskën do ta shohim në televizionin e ri ‘Klan Plus’, ku do të marrë postin e drejtorit Ekzekutiv të Televizionit.
Bëhet e ditur se moderatori gjithashtu do të ‘rrëmbejë’ nga ‘Vizion Plus’ emisionin e tij të humorit, ‘Apartamentin 2XL’, për ta zhvendosur në ‘Klan’, së bashku me aktorët Julian Deda, Albano Bogdo etj. Detajet se në cilën datë dhe orë do të nisë emisioni i humorit në Klan, priten të zbulohen në vazhdimësi.
Iva Mera, vajza e aktorit të mirënjohur të humorit, Behar Mera, tregoi në studion e “Pasdite në Top Channel” se babai i saj nuk donte që ajo të ishte pjesë e botës së spektaklit.
“Deri në moshën 19 vjeç nuk donte që të hyja në botën e artit, por më pas e pa që ishte diçka që nuk e ndalte dot dhe nuk refuzoi më, por u bë mësuesi im. Në vitet e fundit, më në fund e kam bërë që të nxjerrë një fjalë të mirë nga goja për mua. Më parë, sapo mbaroja emisionet, kishte vetëm kritika”, u shpreh Iva, e cila aktualisht është e angazhuar me emisionin “Më i miri në vend”, në DigitAlb.
“Është projekt i imi, jam autore dhe jam e lumtur që është pritur mirë. Është format televiziv që ka një audiencë të zgjedhur, që kërkon të dijë historinë dhe të mësojë mbi zanatet e vjetra. +Është një format me histori, personazhe dhe garë”, shpjegon Iva Mera.
Ish-zëdhënësja e klubit të futbollit Tirana tregoi edhe planet që ka për këtë emision.
“Është në sezonin e dytë. Zanatet e vjetra kanë një kufi, por për të mbushur puntatat po mendojmë që të fusim edhe zanate të reja. Herën e fundit kishim tatuatorët”, tha Iva Mera./TCh/
Kur shikon personazhin tënd të preferuar shqiptar në televizion apo revista, është paska e vështirë të besosh se ato kanë qenë njerëz, që bënin punë të zakonshme. Por edhe yjet më të mëdha duhet që ta nisin nga diku për të arritur në majë të karrierës!
Pavarësisht se je kameriere, kasiere apo një shitës, shanset janë që të paktën një nga imazhet e famshme ka bërë të njëjtën punë të lodhshme dikur, si ty sot.
Morali i historisë? Mund të jeni mërzitur nga puna juaj në “fast-food”, por nuk e dini kurrë se çfarë mundësish do t’ju ofrohen, kështu që jini në fokusuar në ëndrrat e tuaja, sepse talenti juaj do t’ju shpërblejë një ditë.
Labinot Gashi – Kamerier
Sot është një nga moderatorët më të njohur në Kosovë, por Labinot Gashi dikur ka punuar si kamerier. Ai ka rrëfyer se paguhej mirë për shkak të bakshisheve që u linin.
Gjiko – Kamarier dhe stomatolog
Sipas DJ Blunt, reperi shqiptar Gjiko dikur ka qenë kamerier dhe bënte sanduiçë me proshutë. Në studion e emisionit “Xing me Ermalin”, Gjiko u pyet në lidhje me këtë çështje dhe deklaroi:
“Jo sanduiçë nuk kam shitur, por mund të ta bëj një sanduiç shumë të mirë pa problem!”.
Gjithashtu ai ka përfunduar studimet për Stomatologji.
Genta Ismajli – Kasiere
Këngëtarja shqiptare Genta Ismajli ka treguar se puna e saj e parë kur jetonte në Amerikë ka qenë kasiere.
“Kur mbusha 16 vjeçe, fillova punën time të parë. Isha kasiere në Amerikë tek një dyqan. Por më vonë më larguan nga puna”, tregoi këngëtarja për “Xing me Ermalin”.
Erion Veliaj – Shitës fiqsh
Kryebashkiaku u kujtoi banorëve te zona e Pazarit të Ri në dhjetor të 2017-s, kohën kur ai ishte i vogël dhe shiste fiq në treg. Ai e përdori historinë e tij me fiqtë, për të theksuar se secili, pavarësisht të kaluarës, mund të arrijë gjithçka nëse punon.
“Për të gjithë ata që kanë shitur tek Pazari i Ri në vitet ’92,’93,’94, e mbajnë mend atë çunin që shiste fiq. Kështu që në qoftë se njëri që shiste fiq tek Pazari i Ri bëhet kryetar Bashkie, çdo kalama i qytetit tonë mund të bëhet kryetar Bashkie, deputet, President, Presidente. Unë besoj fort që nëse ne rrisim një qytet me dashuri, ne mund ta kemi qytetin e ëndrrave tona”, tha Erion Veliaj.
Maja – Punonte në fabrikë
Këngëtarja e njohur ka kujtuar në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli” kohën kur ajo ka emigruar në Gjermani, ku në moshë fare të vogël ajo është përballur me shumë vështirësi.
“Shkova për shkollë dhe aty më adoptoi një zonjë në Gjermani, edhe pse isha mbi moshë, mbi 18 vjeçe. Fillova duke punuar, duke pastruar, në fabrikë në teatër etj. Puna më e vështirë që kam bërë ka qenë në fabrikë. Ishte punë monotone. Më mirë të jem në mal të mbledh çaj, sesa të bëj një punë monotone. Kam punuar 2 muaj aty”, rrëfeu këngëtarja e njohur.
Dua Lipa – Kameriere
Këngëtarja me origjinë shqiptare foli për “SPIN Magazine” për një periudhë të vështirë, në të cilën i është dashur të punojë për të siguruar para, për të bërë muzikë.
“Isha kameriere në një restorant meksikan dhe për më tepër nuk më pëlqen fare ushqimi i tyre. Aty të gjithë ishin të dehur dhe më ngacmonin me lloj-lloj fjalësh”, tha Lipa.
Noizy – Përleshje në rrugë
Pasi u zhvendos në Londër me familjen, në moshën e adoleshencës, Noizy nisi që të ishte pjesë e përleshjeve të rrugës, në lagjen ku Noizy jetonte “South East WooldWhich”. Ai ishte shumë i suksesshëm dhe dilte gjithnjë fitimtar.
Sinan Hoxha – Furrxhi
Sinan Hoxha është kthyer në artistin e dashur dhe të suksesshëm, por në fillimet e tij, puna që bënte, s’kishte aspak lidhje me skenën. Ai ka zbuluar se dikur zotëronte një furrë buke: “Kam punuar furrxhi, bëja bukë”.
Gent Haziz – Në ndërtim
Aktori i humorit dhe moderatori Gent Hazizi zbuloi në emisionin “6 ditë pa Ermalin” në 2016-s për të kaluarën e tij në emigrim. Ai foli me shumë sinqeritet se ka bërë punë të ndryshme, përfshirë edhe ndërtimin.
Ai ka deklaruar se ndërkohë që punonte në ndërtim e ka gjetur kohën edhe për të realizuar pasionin e tij, duke performuar çdo të premte dhe të shtunë, pa pagesë në lokale, në Itali, “Stand Up”.
Albano Bogdo – Kamerier
Aktori i humorit të “Apartament 2 XL”, Albano Bogdo tregoi në maj të 2016-s rrugëtimin e tij drejt famës. Si u bë nga kamerier në një personazh publik me më shumë se 100 mijë fansa.
“Po ju them një sekret. Para 5 vjetësh nuk më njihte askush dhe ëndërroja një ditë të bëhesha aktor i famshëm. Në FB kisha 120 miq dhe femrat nuk ma pranonin kërkesën për shoqëri (as shoqet e klasës). Punoja kamarier ose banakier ku të mundja dhe lekët mezi më dilnin për kafe dhe për cigare. Sot, mu bënë 100 mijë like në “fanpage”. E di që në botën që jetojmë nuk janë asgjë…ka këngëtare në Shqipëri që kaq i bëjnë në ditë, por për mua është shumë domethënëse, SEPSE nuk kam blerë asnjë. Janë të gjithë njerëz të vërtetë…”, shkroi ai në “Facebook”.
Hetem Ramadani – Çoban
Biznesmeni shqiptar, Hetem Ramadani i habiti të gjithë kur zbuloi në mars të këtij viti, se puna e parë që ka bërë ka qenë çoban.
“Meqe babai im ka qenë një ndër tregtarët më të mëdhenj në ish-Jugosllavi, u merrte me shitje-blerje të qingjave, dhenve, kafshëve. Unë kam qenë bari ose çoban, kjo ka qenë puna e parë, por e bëja pa para. Kam kullotur deri në 10 mijë qingja, dele në livadhet e Drenicës”, tregoi biznesmeni në emisionin “Xing me Ermalin”.
Agron Llakaj – Në ndërtim dhe minierë
Ai ka nisur të punonte kur ishte vetëm 13 vjeç, jo në televizion. Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj, ka punuar kur ishte shumë i ri në ndërtim dhe më pas në minierën e qymyrgurit në Memaliaj.
Ermal Mamaqi – Shitës cigaresh
Në një intervistë prekëse për Arjan Çanin, Ermal Mamaqi ka rrëfyer fëmijërinë e vështirë. Ai ka zbuluar se pas pezullimit nga puna të së ëmës, Ermali, vetëm 12 vjeç, është detyruar të punojë si shitës cigaresh në rrugë.
Andrra Destani – Modele
Para se të bëhej bashkëshortja e këngëtarit Sinan Hoxha dhe biznesmenë e një dyqani, Andrra ishte modele. Profesion të cilin e la për t’iu përkushtuar lidhjes dhe më pas familjes.
Bleona Qerreti, tronditi politiken kur njoftoi disa kohe me pare se do te shkruante nje liber ku do te tregonte edhe me emra personat VIP qe ia kishin “lypur”.
Këngëtarja shqiptare qe di gjithmonë se si të tërheqë vëmendjen, duket se eshte shume prane botimit te ketij libri.
Ajo është rikthyer sërish dhe këtë herë mesa duket me një super projekt që konsiston në lancimin e një libri autobiografik ku këngëtarja do të rrëfejë detaje të padëgjuara më parë nga jeta e saj.
“Shumë krenare dhe e lumtur që do të njoftoj se libri për jetën time për të cilin ju të gjithë keni pritur aq gjatë, është më në fund në rrugën e tij”, shkruan ajo.
Më tej këngëtarja është shprehur se ka ardhur koha që ti japë fund të gjitha perceptimeve të rreme për të gjitha aspektet e jetës së saj dhe të tregojë anën e saj të historisë.
“Arma më e mirë që kam në jetën time është e vërteta. Ky libër shpjegon se çfarë do të thotë të thuash Jo dhe të marrësh një Jo si përgjigje”, shprehet Bleona duke na kujtuar kështu premtimin e saj se do të publikoj emrat e rëndësishëm ku përfshihen edhe politikanë të cilët kanë pasur flirte me këngëtaren.
Elsa Lila është një nga këngëtaret më të talentuara në Shqipëri. Prej disa kohësh ajo po qëndron larg skenës, mirëpo jo larg vëmendjes së mediave.
Së fundmi Elsa është bërë pjesë e një problemi në lidhje me të drejtat e autorit, pasi akuzohet se këngëtarja ka kryer një vjedhje.
Kompozitori Genti Lako ka thënë se artistja ka vjedhur këngën “Buzët më ishin tharë”, e cila është produksion i Lakos, i kënduar në formën origjinale nga Eranda Libohova.
“Miqtë e mi, mbas ‘Zonja dhe zotërinj’ që më vodhën në Serbi pa të drejta, ma vodhën dhe këtë këngë. Nuk i kam dhënë leje ta këndojë. Turp që e merr pa leje. As me vdek s’po na lejnë rehat!”- ka shkruar kompozitori i famshëm.
Sipas Lakos, ripërpunimi i këngës më versionin italian nga artisti Piero Fabrizi, ishte bërë pa lejen e tij dhe kjo gjë e ka revoltuar autorin e këngës, i cili ka reaguar në rrjetet sociale.
I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Në kurthin e Piter Pan” ishte aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Agron Llakaj i cili u intervistua nga të vegjëlit.
Agroni foli për bashkëshorten e tij Konstandina, martesën me të cilën e përshkroi si një fluturim.
I pyetur nëse zihet me bashkëshorten, Agroni tha me të qeshur: “Ne bërtasim, ulërasim dhe në fund të sherrit dal unë nga shtëpia”.
“Martesa jonë i ngjan një fluturimi, i gjatë me turbulenca. E rëndësishme është qe jemi bashkë, gëzojmë këtë familje ndërkohë po presim dhe një nip. Unë me të vërtet jam investitori kryesor por Konstandina ka meritën e padiskutueshme e kësaj familjeje”, u shpreh aktori.