ShowBiz

Kush është krimineli i zemrës? Rikthehet Fifi me këngë rap

Pas disa baladave, këngëtarja e njohur shqiptare, Fifi që u shfaq fillimisht në muzikë me tekste rap do të rikthehet përsëri me një të tillë.

Në një intervistë për Pop Culture ka treguar se kënga do titullohet Krimineli i Zemrës dhe një pjesë e tekstit është “Veten pse pe nal me m’dasht mu?”

Kënga do jetë në bashkëpunim me disa vajza, një prej të cilave është violinistja Albana Leka. Ende nuk ka punuar për klipin por e pret me padurim publikimin e kësaj kënge.

Gjithashtu u fol për intervistën për ‘Why Not’ nga Roza Lati që u komentua gjatë kushti i meshkujve për tu dobësuar, gjë që ajo nuk e ka zbatuar asnjëherë.

Pavarësisht kësaj tregoi se ka nisur një dietë të dobësohet prej një problemi në palcën kurrizore.

Kush është krimineli i zemrës? Rikthehet Fifi me këngë rap Read More »

Propozimi i Shkëlzenit paska qenë si në përralla. Armina ka të drejtë të besojë në ëndrra

Megjithëse mund të marrin të gjitha deklaratat e dashurisë dhe fjalët më të ëmbla të botës nga i dashuri i tyre, vajzat kanë një fiksim të madh të gjitha – atë propozimin e ulur në gjunjë nga partneri i tyre dhe “A do të martohesh me mua?”.

Kush thotë se nuk e ka ëndërruar kurrë këtë moment, me siguri, nuk thotë të vërtetën.

Edhe Armina Mevlani është një prej atyre vajzave ëndërrimtare që ka pasur fatin ta shijojë ëndrrën në realitet. Propozimin për martesë, blogerja e njohur e ka marrë në një vend shumë special dhe shumë romantik, në liqenin e Como-s në Itali.

Prej vitesh, Armina dhe Shkëlzeni këtu kanë edhe një stol të vetin, aty ku kanë lidhur kujtimet vit pas viti dhe aty ku e ushqyen dashurinë e tyre, shkruan “Class”.

Sonte, e ftuar në “Piter Pan”, Armina rrëfeu edhe për momentin magjik, ditën më të bukur të jetës:“Më ka ndodhur siç e kam ëndëruar, prandaj ju them se duhet të besoni në përralla. Propozimin e kam marrë në një vend shumë special. Ne kemi shkuar gjithmonë në një vend, në Como. Zeni e kishte lënë unazën te ballkoni i liqenit. Kemi edhe një stol aty ku rrimë gjithmonë bashkë. Pasi ma dha unazën, më tha: “Do të doja ta kaloja jetën me ty”.

Si mund të ndihesh pas kësaj?

“U emocionova, nuk e prisja… Ishte dita më e bukur e jetës sime” – tha Armina pas këtij propozimi.

-640-0-5ad503cc0f6b2

Propozimi i Shkëlzenit paska qenë si në përralla. Armina ka të drejtë të besojë në ëndrra Read More »

Mashkulli i parë shqiptar që deklaroi publikisht prirjet e tij homoseksuale, Klodi i Big Brother shfaqet përkrah të një ndër meshkujve më të njohur shqiptarë

Ju kujtohet Klodi i “Big Brother 3”, mashkulli i parë shqiptar që deklaroi publikisht prirjet e tij homoseksuale?

Djali nga Lezha u shndërrua në një fenomen në vendin tonë, jo vetëm për përpjekjet që të ndryshonte mentalitetin shqiptar, por edhe për faktin se pjesëmarrja e tij në këtë realityshoë u shoqërua me shumë protesta, replika e kundërshti.

Po ku është sot Klodi dhe ç’ka ndodhur me jetën e tij? Ish-konkurrenti i edicionit të tretë të “Big Brother” vazhdon jetën në Itali, punën si menaxher club-esh dhe festat me femra dhe meshkuj “hot”.

Por mbrëmjen e kaluar ai është shfaqur në shoqërinë e ish-kapitenit të Kombëtares Shqiptare, Lorik Canës. Të dy ata ishin të pranishëm në Stadiumin Olimpico të Romës, për të parë derbin e kryeqytetit italian midis Lazios dhe Romës.

Është Loriku ai që ka publikuar një foto në instastory me Klodian Çelën, ish-banorin e Big Brother.

Mashkulli i parë shqiptar që deklaroi publikisht prirjet e tij homoseksuale, Klodi i Big Brother shfaqet përkrah të një ndër meshkujve më të njohur shqiptarë Read More »

E ftojnë në emision, aktorja e njohur shqiptare i befason të gjithë, ja si paraqitet

Egla Ceno është një ndër aktoret më të njohura shqiptare. Ajo ka interpretuar karaktere të ndryshme gjatë karrierës së saj, por spikati edhe më shumë në rolin e bashkëshortes së Elvis Pupës, në “M’Fal Për shprehjen”. Ajo ishte sot e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan ku ndryshe nga shumë të ftuar të tjerë ajo kishte zgjedhur të vinte e zbathur duke i habitur te gjithë.

“Një aktore nuk mund të na surprizonte më bukur se kaq”, tha moderatorja Rudina Magjistari pasi pa aktoren të futej e zbathur në studio. Ndërkohë aktorja tha se kishte menduar të vishte taka, por kishte ndryshuar mendje dhe kishte preferuar të vinte ndryshe.

Egla

egrlaa

zbathttt-768x433

“Po vrisja mendjen të vishja një palë taka, por të kam parë gjithnjë në televizor dhe je “kilometrike” dhe thashë: Sado që të vesh taka prapë… dhe erdha zbathur”, tha aktorja./tvklan

E ftojnë në emision, aktorja e njohur shqiptare i befason të gjithë, ja si paraqitet Read More »

Rrëzimi tek “Kënga Magjike”, incident apo pjesë e skenarit? Besi tregon çfarë ndodhi

Në pjesën e dytë të këtij sezoni tek “Për drekë me mua”, personazhet do të drekonin në shtëpinë e aktorit të njohur të humorit Erjon Isai. Edhe këtë puntatë nuk kanë munguar batutat dhe humori në garë, pjesë e së cilës janë moderatorja Arjola Shehu, aktorët Bes Kallaku dhe Erjon Isai.

Gjatë drekës në shtëpinë e Isait, dietologia Blerina Bombaj pyet Besin nëse momenti kur ai u rrëzua nga takat te “Kënga Magjike” ishte pjesë e skenarit apo thjesht një incident.

“Jo, rashë vetë, çfarë skenari. Ishim me taka shumë të larta” – tha Besi duke kujtuar atë moment. Moderatorja Arjola Shehu, e cila ishte pjesë e moderimit të Këngës Magjike, tha se për atë skenë ata kishin përgatitur edhe koreografi, por nuk e realizuan dot, se ishin me taka shumë të larta.

Skena që shkaktoi të qeshura pa fund në publik nxori nga skenari edhe vetë Arditin, i cili siç treguan dy aktorët, po i dilnin lot nga sytë të qeshurat.

Rrëzimi tek “Kënga Magjike”, incident apo pjesë e skenarit? Besi tregon çfarë ndodhi Read More »

Nuk dinë ku jam!” Spikeri i njohur i lajmeve i habit të gjithë

Padyshim që ai është një ikonat e moderimit të edicioneve të lajmeve.

Ama që prej largimit nga Top Channel ai nuk është vënë shumë re nëpër televizione.

Bëhet fjalë për spikerin Dhimitër Gjoka, i cili me anë të një postimi ka treguar se do të rikthehet përsëri për publikun shqiptar.

Dhimitër Gjoka ka thënë se ai do të moderojë çdo ditë një emision të quajtur ‘Revista Televizive’ në Radio Televizionin Shqiptar, një emision që siç duket nuk e ka larguar gazetarin nga fokusi i tij prej shumë vitesh tashmë, lajmet e ditës.

“Për gjithë miqtë që më pyesin shpesh se në kë ekran jam? Nëse doni lajmin e duhur, çdo ditë në Revistën Televizive në orën 20.00 në RTSH”, ka shkruar Gjoka duke e shoqëruar statusin me një foto nga studioja e re.

 

Foto/ “Nuk dinë ku jam!” Spikeri i njohur i lajmeve i habit të gjithë

Nuk dinë ku jam!” Spikeri i njohur i lajmeve i habit të gjithë Read More »

Rudina Magjistari bie “pre” e tundimit, shikoni çfarë bën moderatorja…

Ajo është një nga ikonat e ekranit shqiptar.

Sëfundmi Rudina Magjistari nuk i ka rrezistuar tundimit.

Këtë fundjavë temperaturat kanë filluar të ndryshojnë duke shtuar më tepër dëshirën për pushimet verore.

E mesa duket ndër të parat personazhe publike që nuk i  ka rrezistuar dëshirës është pikërisht Rudina.

Fundjava e saj i dedikohet totalisht familjes dhe spesh ndan momente nga më specialet.

‘Freskët por qejf,’ ka shkruar Rudina në postimin e  saj ku duket të provojë ujin e detit.

Rudina Magjistari bie “pre” e tundimit, shikoni çfarë bën moderatorja… Read More »

Drini Zeqo jep lajmin e ëmbël: Ka ardhur momenti të bëhem baba

I ftuar sot në “Thumb” ishte prezantuesi shumë i njohur dhe shumë i dashur nga të gjithë Drini Zeqo i cili si rrallëherë foli edhe për jetën private.

Drini tregoi se momentalisht nuk është në një lidhje dhe as në një flirt, por po shijon një eksperiencë të re.

Mirëpo gjatë intervistës prezantuesi i habiti të gjithë kur u shpreh se dëshiron të bëhet baba.

“Ka ardhur momenti të bëhem baba. Eshte moment qe vjen në jetë, me moshën”, u shpreh Drini, pa u zgjatur më shumë tek kjo pjesë.

Drini Zeqo jep lajmin e ëmbël: Ka ardhur momenti të bëhem baba Read More »