ShowBiz

Fotot e Ornela Vorpsit me bikini. Ja burri i saj. Takimi i fundit me motrën, Laura

Së fundmi ajo është kryefjala e lajmeve rozë.

Ornela Vorpsi, e cila prej vitesh jeton jashtë, arriti të marrë një protagonizëm impresionues me rikthimin e saj në Shqipëri.

Ornela tërhoqi më shumë vëmendjen, nuk ishte ekspozita e saj, sesa deklaratën e guximshme se ajo ishte e dashuruar me Edi Ramën, asokohe pedagogu i saj.

or4

Sot ish-i dashuri i saj platonik, është kryeministër i vendit, prandaj ky pohim ngjalli shumë reagime. Kundërshtarët e Ramës e komentuan këtë deklaratë si diçka të sponsorizuar, si një qokë që po i bëhej Kryeministrit. Por ne sot duam të fokusohemi te dy aspekte të tjera të jetës së Vorpsit, marrëdhënia e saj me motrën, Laura Vorpsi, dikur zëdhënëse e Partisë Demokratike dhe jeta e saj private.

or5

Në një intervistë dhënë për Fevziun, Ornela u shpreh kështu për Laurën: “Për momentin i kam ndërprerë raportet me të, sepse kemi etika të ndryshme, dëshira të ndryshme dhe ndiej se s’kemi se çfarë të ndajmë me njëra-tjetrën.

Unë jam njeri që kam nevojë për shkëmbim të thellë dhe të vërtetë dhe kur nuk e kam, njeriu nuk më intereson, qoftë edhe motër. Dhe kam zgjedhur të mos kem raporte me të”.

Fotot e Ornela Vorpsit me bikini. Ja burri i saj. Takimi i fundit me motrën, Laura Read More »

Vlonjati i qan hallin Aldos: O vëlla, si ia bën që në mëngjes…? Merr përgjigjen që nuk e priste

Një teleshikues ka bere nje telefonate aspak te zakontë në emisionin “Aldo Morning Show”.

Ka qene një djale nga Vlora i cili i ka qarë hallin drejtuesit të emisionit, Aldon Lipes, duke e pyetur me ngulm disa herë se si ia bën që zgjohet çdo ditë aq herët.

Biseda mes tyre:

Vlonjati: Si zgjohesh kaq herët ditë për ditë mo vlla?

Aldoni: Herët në krahasim me kë?

Vlonjati: Herët me të tjerët, me mëngjesin…

Aldoni: Po pse herët, është ora 8 pa 20 mo vëlla…

Vlonjati: Po ti nuk zgjohesh tani, ti del në 6 nga shtëpia, si ia bën?

Aldoni: Pse bëj keq vëlla?

E për të gjithë ata që pyesin se si ia bëjnë djemtë dhe vajzat që zgjohen aq herët për të dalë në transmetim live, në emisionet e mëngjesit, tashmë përgjigjen e dini: u është bërë rutinë, e ndoshta, s’u bën përshtypje aspak.

Vlonjati i qan hallin Aldos: O vëlla, si ia bën që në mëngjes…? Merr përgjigjen që nuk e priste Read More »

Shpërthen keq Stresi, premton se do marrë armët kundër Qeverisë

I ftuar në Zonë e Lirë mbremjen e sotme ishte edhe reperi Stresi për të promovuar klipin e tij më të ri “GTA”.

Duke folur për çështjen e arrestimit të tij para pak ditëve, ku thuhej se u kap me armë e kokainë në një lokal, ai tha se nuk është e vërtetë pasi armët ishin lodër dhe sasia e pakët sipas tij që u gjet nuk i përkiste atij.

Ai mendon se mbajtja e tij në paraburgim për 3 ditë ishte me prapavijë politike.

Ai bëri akuza të forta ndaj qeverisë dhe tha se “ky shtet e do më armë e jo me vezë”.

Shpërthen keq Stresi, premton se do marrë armët kundër Qeverisë Read More »

Albani feston ditëlindjen,dedikimi i Miriamit dhe Amelit do t’ju emocionojë

lban Skënderaj dhe Miriam Cani janë padyshim një nga çiftet më të preferuar të publikut, shumë të komentuar në showbiz duke qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes së mediave.

Dashurinë që kanë për njëri-tjetrin, Miriami e Albani e kanë shprehur gjithmonë edhe në këngët e tyre, edhe në postime të shumta në ‘Instagram’. Ditën e sotme këngëtari ka festuar ditëlindjen dhe bashkëshortja e tij Miriami, ka vendosur ta urojë atë publikisht në ‘Instagram’ dhe ti shprehë dashurinë që ajo dhe e bija kanë për Albanin.

“Te jesh i suksesshem ne profesion eshte arritje e madhe por jo sekreti i lumturise.
Te jesh i suksesshem si NJERI dhe ne familje eshte bekimi i vertete ne jete.
Ti ke ditur gjithmone t’i japesh gjithçkaje rendesine e vete.
Gezuar ditelindjen jeta ime.
Ameli dhe une do te te duam perjetesisht dhe asgje s’do kishte kuptim pa ty.” – ka shkruar Miriam në foton e Albanit që ka publikuar në profilin e saj.

Albani feston ditëlindjen,dedikimi i Miriamit dhe Amelit do t’ju emocionojë Read More »

Djalë apo vajzë? Modelja e famshme shqiptare ngatërron dynjanë me postimin e saj

Modelja e famshme shqiptare, e njohur nderkombetarisht, Emina Cunmulaj është në javët e fundit të shtatzanisë së dytë.

Edhe pse poston shpesh momente nga perditshmeria e saj, ka qenë gjithnjë e heshtur përsa i përket gjinisë së fëmijës që po pret.

Dje, Emina ka postuar një foto me tullumbace ngjyrë violet, ku ka shkruar se po feston javët e fundit të shtatzanisë.

Të gjithë fansat e saj kanë menduar se ngjyra violet e tullumbaceve tregon se ajo është në pritje të një vajze dhe ka pasur lum komentesh urimi.

Por, Emina as këtë herë nuk ka treguar asgjë për gjininë e bebit, duke ngatërruar edhe më shumë ndjekësit. Ajo ka shkruar se tullumbacet janë të festës së ditëlindjes së vajzës së saj të madhe, Ella.

Ngelet të presim derisa modelja të lindë për të mësuar nëse do t’i bëjë vëlla apo motër Ellës.

Djalë apo vajzë? Modelja e famshme shqiptare ngatërron dynjanë me postimin e saj Read More »

Albana Osmani nxjerr gjoksin sheshit, por fansat e bëjnë për ujë të ftohtë

Le të flasin “gojët e liga” Albana.

Moderatorja e njohur, prej vitesh në Top Channel, Albana Osmani shfaqet mjaft seksi në një fotografi të postuar së fundmi në rrjetet sociale. Ajo ka ndarë një foto ku shfaqet me një dekolte të zbuluar dhe ku ekspozon gjoksin e saj. Linjat e Albana Osmanit janë vërtetë për tu lavdëruar dhe me të vërtetë i ka mahnitur të gjithë në Instagram. Me një trup perfekt, ajo ka se çfarë të tregojë me krenari për miqtë dhe ndjekësit e saj.

Por përveç komenteve të shumta pozitive ku i thonë fjalët më të bukura, nuk mund të mungonin edhe kritikët, të cilët i thonë që është zhveshur dhe i ka dalë gjoksi në shesh…edhe pse me disa gabime drejtshkrimore.

Albana Osmani nxjerr gjoksin sheshit, por fansat e bëjnë për ujë të ftohtë Read More »

Eli Fara i publikon Marinës foton që nuk do të donte: Të dyja duke puthur…

Këngëtarja e njohur shqiptare Eli Fara dhe vajza e saj Marina ndajnë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën dhe në çdo dalje publike duken si motra më shumë sesa si nënë e bijë.

Të dyja seksi, të kuruara deri në detaj dhe me një bukuri gjenetike që të gjithë e xhelozojmë.

Eli, nuk e fsheh asnjëherë krenarinë që ka për vajzën e saj. Sot nëpërmjet një postimi në Instagram Eli ka treguar dashurinë e madhe që ka për të bijën.

“Mamushka ime e vogël. Jeta ime!”, shkruan Eli në një foto ku shfaqet duke u puthur me të bijën.

Marina është në një moshë shumë të vogël në këtë foto, shumë ndryshe nga ajo që është sot, por përsëri na tregoi se gjithmonë ka qenë simpatike.

Eli Fara i publikon Marinës foton që nuk do të donte: Të dyja duke puthur… Read More »

Salsano Rrapi emocionon të gjithë: Shikoni si ja shpreh dashurinë dhe ndjenjat publikisht aktores së njohur

Ndërkohë Salsano Rrapi në videomesazhin e tij falenderoi bashkëshorten duke thënë për të fjalët më të mira.

“Më kërkuan të them dy fjalë për vajzat që ke ftuar sot në studio. Unë i njoh ato vajza.

Erjona të falenderoj shumë që ke sjellë dy vajzat në jetë, sigurisht me kontributin tim. Je një vajzë e shkëlqyer dhe shoqe shumë e mirë, je aktore shumë e mirë dhe nënë shumë e mirë.

Të kërkoj falje për ndonjë gjë ku mund të kem gabur, por unë të them që kursin se si të rrisësh një fëmijë e kam filluar dhe pazaret i bëra”, tha Rrapi në videomesazhin e tij.

Salsano Rrapi emocionon të gjithë: Shikoni si ja shpreh dashurinë dhe ndjenjat publikisht aktores së njohur Read More »