ShowBiz

Sinan Hoxha nuk i mban lotët në emision, kur rrëfen që familja e tij kishte pasur vetëm …

Sinan Hoxha, këngëtari i dashur për publikun ka qenë i ftuar befasi në programin Dua të të bëj të lumtur për familjen e Zenunit dhe Bukuries.

Gjithmonë nëpër daljet e tij publike, Sinani ka treguar se është një njeri i thjeshtë dhe me zemër të madhe. Edhe gjatë emisionit, ai dëshmoi se është ndër të paktët artistë që publiku e do edhe e vlerëson.

Arbana Osmani e kishte ftuar në program, sepse historia e fëmijëve të kësaj familjeje ngjasonte me historinë e tij, por edhe për faktin se ai ishte i preferuari i anëtarëve të asaj familjeje. Sinani rrëfeu se edhe ai ishte përballur me varfërinë në një moshë shumë të vogël dhe se më mire se ai nuk mund t’i kuptonte askush.

Madje kur tregoi që familja e tij kishte pasur vetëm dy jorganë dhe dy pjata nuk arriti t’i përmbante lotët.

“Kemi qenë një familje shumë e varfër, por Zoti është i madh dhe nuk harron. Mirëpo përveç Zotit ka dhe njerëz tepër të mirë të cilët na kanë ndihmuar. Edhe ty nuk do të të lëmë vetëm”, ishin fjalët me të cilat Sinani iu drejtua Amardës.

Për t’i ardhur sadopak në ndihmë familjes ai i dhuroi një lavatriçe dhe një shumë të konsiderueshme parash. Dhurata tjetër e këngëtarit ishte për vajzat e familjes që kur të martoheshin fustanin e nusërisë do ta kishin dhuratë prej biznesit të bashkëshortes së tij, Andrra Destani.

Sinani është shembulli më i mirë për fëmijët e kësaj familjeje, por edhe të shumë familjeve të tjera që përditë përballen me skamjen dhe varfërinë. Ai ka treguar se mjafton që të luftosh për ëndrrën tënde dhe një ditë suksesi do të vijë.

“Qëllimi i një artisti është që të bëjë publikun për vete. Ne artistët duhet gjithmonë të jemi me këmbë në tokë, ne jetojmë në Shqipëri dhe duhet të bëjmë muzikë për shqiptarët”, ka thënë këngëtari në fund.

Sinan Hoxha nuk i mban lotët në emision, kur rrëfen që familja e tij kishte pasur vetëm … Read More »

Marina Vjollca u jep fund thashethemeve për shtatzëni

Ditë më parë kanë qarkulluar lajme për një shtatzëni të mundshme të Marina Vjollcës.

E gjithë kjo pasi prezantuesja seksi nuk shfaqej shpesh në publikimin e imazheve në rrjete socialet.

Mirëpo nëpërmjet një fotografie të publikuar së fundmi ajo ua ka mbyllur të gjithëve gojën, duke hedhur poshtë lajmet për një shtatzëni të mundshme.

Në foton e postuar Marina shihet e veshur me një fustan të ngushtë edhe në pjesën e barku.

Kujtojmë se ajo po shijon çdo moment të jetës bashkëshortore me Getoar Selimin.

 

Marina Vjollca u jep fund thashethemeve për shtatzëni Read More »

Moderatorja shqiptare shpërthen kundër medias: Pagesat e gazetarëve mediocre, nuk rikthehem më kurrë

Nuk kanë qenë aspak të rralla diskutimet nëse gazetarët në vendin tonë paguhen aq sa duhet apo jo.

Alba Çobaj, ish-banore e Big Brother Albania dhe ish-moderatore e MAD Tv ishte e ftuar këtë javë në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës.

E pyetur për largimin nga media, Çobaj tregoi: “U shkëputa se nuk paguhem aq sa duhet, një. Nuk vlerësohem aq sa dua, dy. Deri sa t’i kem të dyja këto, nuk rikthehem në media”.

“Në media liria është pak utopi. Mendohet, pretendohet dhe shitet sikur ka liri, por nuk është kështu. Po të ishte kështu, unë do të vazhdoja të isha nëpër media, por liria të jepet me tollon”, – ka përfunduar Alba.

Moderatorja shqiptare shpërthen kundër medias: Pagesat e gazetarëve mediocre, nuk rikthehem më kurrë Read More »

“A e donte burri jot nusen të virgjër?”/ Kejvina vë në siklet Almedën, ajo i jep përgjigjen që s’e priste

Modelja dhe aktorja e njohur shqiptare Almeda Abazi, që e shohim së fundmi nën moderimin e “Dancing with the Stars”, ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në Xing me Ermalin.

Almeda është martuar me aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman dhe ka folur shumë rreth martesës me të.

Velina e Ermalit, Kejvina Kthjella i ka bërë një pyetje krejt papritur Almedës.

Ajo ka vënë në siklet ish-misin duke e pyetur nëse edhe bashkëshorti i saj e kishte dashur gruan të virgjër, ndërsa Abazi u përgjigj se Tolgahan ka qenë i dashuri i saj i parë.

Biseda:

Kejvina Kthella: Thonë që burrat turq janë me namuz dhe i duan nuset e virgjëra. A e donte edhe Tolgahan nusen të virgjër?

Almeda Abazi: Kjo është një gjë shumë personale që nuk do të doja t’i jepja përgjigje, por i dashuri im i parë, tamam-tamam, është Tolgahan.

“A e donte burri jot nusen të virgjër?”/ Kejvina vë në siklet Almedën, ajo i jep përgjigjen që s’e priste Read More »

Alketa Vejsiu kapet “mat”, na paska gënjyer aq lezetshëm saqë s’na kishte shkuar mendja fare (Foto)

Na e hodhe bukur Alketa! Ajo është një ndër moderatoret më të mira shqiptare, shumë e dashur për publikun dhe prej vitesh e kemi parë në televizion të drejtojë emisione të ndryshme.

 

E kemi parë shpesh herë mjaft të kuruar deri në detja dhe me shumë stil, por para pak ditësh ajo befasoi kur ndryshoi pamjen pasi preu flokët, si rrallë herë. Por duhet ta pranojmë që na u duk shumë bukur kur shfaq me flokë të shkurtra.

Por RevistaWho.com e ka fotografuar prezantuesen ditën e sotme në një prej lokaleve të kryeqytetin, ku shihet me flokë të gjata, të kapura bisht.

Ndërkohë që shijonte një kafe nën shoqërinë e këngëtares Eli Fara, e veshur sportive, dukeshin qartë flokët e gjata bjonde. Alketa duket se i ka shumë merak flokët e gjata dhe nuk e ka marrë guximin t’i presë. Pra ato që shohim në ekran janë paruke apo i janë rritur flokët shpejt? Po të shohim me vëmendje fotot që prezantuesja ka publikuar nga momentet e provave, pasi u shfaq në transmetim me pamjen e re, dallohen qartë se flokët vazhdon t’i ketë të gjata.

Alketa Vejsiu kapet “mat”, na paska gënjyer aq lezetshëm saqë s’na kishte shkuar mendja fare (Foto) Read More »

Tronditet media shqiptare, prezantuesja e njohur tregon ngacmimet seksuale nga drejtori i TV ku punonte

Prezantuesja e njohur Roza Lati e futar në “Thumb”, ka treguar sot një histori të saj personale kur punonte në një televizion shqiptar, ku ka pasur ngacmime seksuale nga eprorët.

A ka ngacmime seksuale në shoubizin shqiptar?

Po mi ka pafund.

Je ndierë ti e shantazhuar?

Po mi, ja po them një shembull meqë nuk jam më dhe meqë Agon Channel nuk ekziston më. Drejtori artistik që ishte në atë televizion, ishte italian dhe kur më pa mua në fillim kur vajta për audicion, më pa që ja bëra kameras “hajde këtu hajde”, e trajtova si qen, dhe më tha mua: “Je një bishë e TV, të dua menjëherë këtu”.

Me kalimin e kohës ky mua filloi më shifte, duket eprori që cfarë ka dhe më shkruan në FB, një poezi në anglisht dhe unë i kthej përgjigje : po bëj sikur nuk e kam lexuar.

Të nesërmen unë shkoj në punë normal, qetë, skur skishte ndodhur asgjë. Po nga ajo përgjigje mua ai më kthente mbrapsht cdo regjistrim, cdo xhirim, dhe unë për ti treguar atij se sa e aftë jam, ndonëse kisha rënë dakort për tu paguar për 1 emision, unë mora përsipër edhe 3 të tjera , bëra 4 emisione që t’ja thyeja turinjtë atij që shife talentin tim.

Tronditet media shqiptare, prezantuesja e njohur tregon ngacmimet seksuale nga drejtori i TV ku punonte Read More »

Bleona Qereti mban premtimin: Nxjerr emrat e politikanëve që i kanë kërkuar…!

Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti, e cila di gjithmonë se si të tërheqë vëmendjen. E pasi doli topless në tapetin e kuq, ajo publikoi edhe këngën më të re “Wicked Love”.

Bleona është rikthyer sërish dhe këtë herë mesa duket me një super projekt që konsiston në lancimin e një libri autobiografi ku këngëtarja do të rrëfejë detaje të padëgjuara më parë nga jeta e saj.

“Shumë krenare dhe e lumtur që do të njoftoj se libri për jetën time për të cilin ju të gjithë keni pritur aq gjatë, është më në fund në rrugën e tij”, shkruan ajo.

E më tej këngëtarja është shprehur se ka ardhur koha që ti japë fund të gjitha perceptimeve të rreme për të gjitha aspektet e jetës së saj dhe të tregojë anën e saj të historisë.

“Arma më e mirë që kam në jetën time është e vërteta. Ky libër shpjegon se çfarë do të thotë të thuash Jo dhe të marrësh një Jo si përgjigje”, shprehet Bleona duke na kujtuar kështu premtimin e saj se do të publikoj emrat e rëndësishëm ku përfshihen edhe politikanë të cilët kanë pasur flirte me këngëtaren.

Bleona Qereti mban premtimin: Nxjerr emrat e politikanëve që i kanë kërkuar…! Read More »

“Ija ime, nuk ta uroj dot ditëlindjen…”, mesazhi rrëqethës i Besit për Ijen

Aktori i njohur i humorit, aq i dashur për publikun, njihet për lidhjen e ngushtë që ka me gjyshen e tij, Ijen, e cila sot feston ditëlindjen.

Besi i ka bërë një urim mjaft prekës në Instagram, ku shkruan:

Ija ime, nuk ta uroj dot ditlindjen duke te thene “edhe 100” sepse do ishte e pamundur. Vec do te te them 1000 falenderime qe mke rrit, 1000 falenderime qe gatuan buken me te shijshme ne bote, 1000 falenderime qe per cdo bekim qe mke dhene, per cdo rrenje domateje qe kemi mbjell bashk, per djathin, gjalpin, recelin, mullagat, zambaket e kurorat me lule dele mbi koke.

Edhe ne paste njeri qe mka mesuar te jem vetvetja edhe i natyrshem, ajo je ti. 1000 falenderime qe jeten e sheh vetem me ngjyra, pozitivitet edhe u tregove te gjitheve qe “robi plaket kur don vet”.

Zemra jote eshte tempull dashurie per femijet dhe te gjith niperit e mbesat. Ti puth duart o Ije. Te duam shum. Edhe lavdi Zotit qe do jetosh diten te shohesh femijen tim, e ta vesh ne gjume “fli se gjumin ta ruan Ija” sikur mua dikur

“Ija ime, nuk ta uroj dot ditëlindjen…”, mesazhi rrëqethës i Besit për Ijen Read More »