ShowBiz

U qa se nuk ishte e pasur, por si e justifikon jahtin, luksin dhe paratë Silva Gunbardhi

Besoj se të gjithë e keni dëgjuar të paktën një herë këngën e cila u ndërkombëtarizua brenda një kohe shumë të shkurtër dhe na bëri krenar të gjithëve. Mesa duket këngëtarja e cila ishte pjesë e kësaj kënge, Silva edhe pas gjithë kësaj fame, akoma ankohet se nuk ka para, por jeta e saj e luksit dëshmon krejt të kundërtën… të paktën këtë na ka lënë të kuptojmë nga fotot që poston nëpër rrjetet sociale.

Ka kaluar vetëm pak kohë nga deklarata e saj se në fakt nuk kishte lekë as të bëntë një operacion në sy ndaj e kishte shtyrë.

Por mesa duket këngëtarja bie pak në kontradiktë sepse postimet e saj në Instagram tregojnë sesa jetë lukzose bën ajo.

Fotot nëpër jahte apo në pushime nuk kanë të mbaruar në Instagramin e Silvës. Madje këngëtarja e tregon luksin edhe me udhëtimet nëpër botë, dhe këtë herë është shfaqur në Milano.

U qa se nuk ishte e pasur, por si e justifikon jahtin, luksin dhe paratë Silva Gunbardhi Read More »

Lidhja treshe, revoltohet modelja: Keni dy gramë tru? Shqipëria ka nevojë për vizion

Modelja Egla Harxhi është revoltuar ndaj zërave kundër bashkjetesës treshe me Aleksandrin dhe një femër tjetër në Libofshë.

Ajo është përplasur me moderatoren Dajana Shabani e cila ka dalë kundër kësaj marrëdhënie.

Harxhi tha: “Nuk ka asgjë të keqe të jesh kundra diçkaje, por kur ke arsye dhe ke argumente. Fjalori i limituar dhe injoranca e shoqërisë së sotme është e frikshme. Një moderatore që askush nuk e njeh, përpiqet të përbaltë me fjalorin e saj të limituar diçka të cilën nuk e kupton dhe nuk e njeh.

Është e njohur që nga fillimet e civilizimit njerëzor që raca njerëzore atë që nuk e njeh dhe nuk e kupton, e përbalt.

Do e pyesja këtë vajzë të shkretë se çfarë ka bërë në jetën e saj, çfarë ka bërë ajo përpara se të gjykojë të tjerët?

Shqipëria ka nevojë për vizion dhe njerëz të cilët mund të investojnë, jo për njerëz të paditur.

Nuk habitem që ky vend është në këtë gjendje, sepse njerëz të shkretë si puna e saj që nuk kuptojnë asgjë, nuk kanë pikën e kulturës dhe kanë dy gram tru në kokë, kanë të drejtën e votës.

Përsa i përket, bëjmë apo jo ne fëmijë, nuk është për atë të vendosë, ndaj mos të na tregojë se çfarë duhet të bëjmë.

I them të shohë punën e saj dhe i them se je vetëm një moderatore në një provincë të vogël dhe rëndësia jote është inekzistente.

Kur të arrish 1 të 1000000-ën e asaj që Ale ka arritur të bëjë në jetë, mund të flasësh e t’i përmendësh emrin!”

Lidhja treshe, revoltohet modelja: Keni dy gramë tru? Shqipëria ka nevojë për vizion Read More »

Aurela Gaçe këndon gjithë natën me zinxhir hapur, reagimi i saj do t’ju lerë pa fjalë

Aurela Gaçe është një ndër këngëtaret më energjike të skenës shqiptare.

Ajo është shumë e hapur me publikun dhe reagimi i saj është aq i drejtpërdrejtë sa edhe në momentet më të sikletshme di të veprojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Pikërisht një situatë e tillë i ka ndodhur së fundmi gjatë një performance live, ku papritur ka vënë re se zinxhiri i saj i pantallonave ishte i hapur.

Pa kompleks fare, në moment, në sy të të gjithëve e ka mbyllur zinxhirin, ka vazhduar performancën po aq energjike sa në fillim dhe për më tepër këtë skenë e ka ndarë edhe me miqtë e saj në Instagram.

“O çun ke lënë qepenin hapur. Kushedi ç’ka bërë mbas skene ky çuni rrugaç”, shkruan sipër video-s ku shfaqet duke mbyllur zinxhirin dhe duke i shkrirë të gjithë së qeshuri.
Nëpërmjet një postimi të dytë në Instastory, Aurela na ka treguar se si ka vijuar performanca e saj: “Mbas kapjes mat”.

Aurela Gaçe këndon gjithë natën me zinxhir hapur, reagimi i saj do t’ju lerë pa fjalë Read More »

Ilir Meta dhe paratë e tij të vjedhura sponsor të Bes Kallakut

Është përfolur gjatë në media largimi i dyshes së njohur të humorit, Bes Kallaku dhe Erion Isai nga “Portokalli” ashtu siç po shkruhet çdo ditë në media se çfarë do të bëjnë ata tani.

Pas largimit nga programi i humorit dyshen simpatike të aktorëve e pamë krah Ardit Gjebreas, ku prezantuan Kënga Magjike 2017-të ( madje Erioni u angazhua edhe me skenarin e këtij spektakli).

Dhe duket se ky ishte një ogur i mirë për ta pasi thuhet se ata do të realizojnë një program humori nën logon e Tv Klan.

Besi është pronar restoranti, një kopleksi kalçetosh dhe shtëpitë e banimit super luksoze.

Afrimiteti me krerët e LSI-së, Monikën dhe Ilirin që njihen si dyshja më e korruptuar e vendit nxisin dyshimet rreth pasurisë së aktorit.

 

Ilir Meta dhe paratë e tij të vjedhura sponsor të Bes Kallakut Read More »

Emri i Bes Kallakut i përfshirë edhe në skandalin e “Gulf”, reagon për herë të parë

Edhe aktori i humorit pretendon se është një ndër personat e mashtruar nga “Gulf”.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale ai ka shkruar se do ta ndjekë në rrugë ligjore, pasi është i dëmtuar në këtë mes, dhe skandalin me këtë kompani e ka mësuar vetëm përmes mediave.

Postimi i plote:

Sqarim. Ju bej me dije se kisha rene dakord qe unë te isha imazhi i kompanisë Gulf për një kohe prej 7 muajsh duke filluar nga muaji Dhjetor.

Gjate këtyre ditëve e kam marre vesh vetëm nëpërmjet medias për falimentimin e kësaj kompanie.
Nisur nga dëshira dhe keqdashja e disa portaleve qe lidhin figurën time kur njësoj si te gjithë te dëmtuarit edhe un jam pjese e këtij dëmtimi te imazhit tim moral dhe ekonomik.

Me vjen keq për çdo kënd te dëmtuar dhe te mashtruar nga përdorimi i imazhit tim. Mirkuptoj këdo. Gjithashtu edhe un do ndjek rrugën ligjore. Zoti ju rujt.

Emri i Bes Kallakut i përfshirë edhe në skandalin e “Gulf”, reagon për herë të parë Read More »

U “zhduk” pas largimit të papritur nga Top Channel, Adi Krasta ka diccka për të thënë

Ai është një nga prezantuesit më të mirë në Shqipëri, por ccuditërisht nuk prezanton në asnjë televizion. Adi Krasta u largua nga Top Channel pak kohë më parë, për arsye që ende nuk dihen. Së fundi ai ka reaguar në lidhje me raportin e DASH, ku media cilësohet në një pjesë të mirë si e kapur nga politika dhe korrupsioni. Ai shkruan se ne nuk na duhet një raport për të kuptuar që media nuk është në ditët e saj më të mira. Krasta shkon më tej teksa shtron pyetjen se ku është reagimi i pjesës më të shëndetshme të publikut.

‘’Nuk duhet raporti i Departamentit te Shtetit per te kuptuar e konfirmuar se media e mire ne vendin tim ia ka lene vendin medias se dobet e te kapur. Pyetja ime eshte: Ku eshte reagimi i pjeses se mencur e te shendeteshme te publikut? Ky reagim mungon!”, shkruan Krasta.

Ndërkohë në raportin e DASH për mediat thuhej: Media e pavarur ishte aktive dhe shprehu një larmi të gjerë pikëpamjesh, megjithëse pati disa përpjekje për të ushtruar presion të drejtpërdrejtë dhe indirekt politik e ekonomik ndaj saj, përfshirë kërcënime dhe dhunë ndaj gazetarëve që punonin për histori investigative për krimin dhe korrupsionin”.

Po ashtu, “presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve e ndrydhën medien e pavarur të shkruar” dhe problem mbeti autocensura.

U “zhduk” pas largimit të papritur nga Top Channel, Adi Krasta ka diccka për të thënë Read More »

Shihni shtëpinë super luksoze të Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajit

Aktori i humorit, Bes Kallaku dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj jetojnë në një shtëpi lukzose në zonën e Gjirit të Lalëzit, ku gjithashtu kanë shtëpi dhe shumë politikanë të njohur si Ilir Meta apo vajza e Sali Berishës.

Të dy janë mjaft të suksesshëm në karrierat e tyre, dhe sigurisht që fitimet janë të shumta. Pak kohë më parë Besi dhe Xhensila blenë një shtëpi të re, por së fundmi kanë dalë edhe fotot nga kompleksi turistik që kanë te Gjiri i Lalëzit.

Aktori i humorit i ftoi miqtë e tij VIP në këtë kompleks, ku bashkë me Blerina Bombajn, Arjola Shehun dhe Erion Isain regjistruan një emision që më pas u transmetua te “E diela shqiptare”.

Një shtëpi pothuajse me ngjyrë të bardhë, dhe sigurisht mjaft luksoze, ishte ajo çfarë pamë nga transmetimet ku shfaqej kompleksi i Besit dhe Xhensilës.

Shihni shtëpinë super luksoze të Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajit Read More »

Stresi sfidon policinë

Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, është reperi më i ndjekur nga të rinjtë, kryesisht nga adoleshentët, të cilët preferojnë dhe frekuentojnë klubet ku Stresi performon zakonisht. Reperi njihet për natyrën e tij rebele dhe impulsive, pasi shpesh herë e kemi parë në situata konfliktuale. Kësaj here ai ka sfiduar sërish hapur policinë.

I ftuar në Shkodër për të mbajtur koncert në një prej klubeve të njohur të natës në këtë qytet, reperi problematik, ka bërë një thirrje publikë në profilin e tij në rrjetet sociale, ku shkruan:

Apel tanë shokëve e dashamirëve shkodranë të na e binë nji cingare bar se marum…

Ndërsa pas disa minutash, ai ka publikuar një tjetër video, ku thotë:

Faleminderit shumë të gjithë që u munduat me e sjellë, por e gjetëm. Faleminderit shumë, shumë.

Ju kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Stresi u arrestua nga policia në një prej lokaleve të Tiranës, ku sipas policisë iu kap edhe një sasi e vogël droge.

Stresi sfidon policinë Read More »