ShowBiz

E pabesueshme sa vjeç mbush sot Elsa e ‘Pallatit 176’

Ajo mbahet mend dhe nuk do te harrohet kurre per rolin e saj si Elsa në komedinë e famshme shqiptare “Pallati 176”.

Eva Alikaj feston sot ditëlindjen dhe mbush plot 57 vjeç, edhe pse të gjithë e kujtojnë si ajo vajza e re lozonjare në rolin e Elsës.

Eva Alika është një emër i madh dhe kontributi i saj në kinematografinë shqiptare nuk është i pakët sidomos në vitet ’80.

Eva Alikaj lindi në Tiranë më 25 prill 1961. Kur ishte vetëm 21 vjeç, fitoi Kupën si Aktorja më e mirë e Festivalit V të Filmit Artistik Shqiptar, me filmin “Njeriu i mirë” (1982). Një vit më pas, u diplomua për aktore në Akademinë e Arteve të Tiranës dhe iu bashkua trupës së Teatrit Kombëtar.

E pabesueshme sa vjeç mbush sot Elsa e ‘Pallatit 176’ Read More »

Historia e birësimit të Blendi Fevziut, kush janë prindërit e gazetarit (Foto)

Për Blendi Fevziun dihet që një pjesë e konsiderueshme e pasurisë i vjen nga pronat e familjes, por pak dihej për historinë e tij familjare. Mediat kanë shkruar mbi këtë histori që gazetari nuk e ka fshehur, edhe pse për publikun nuk është shumë e njohur.

Në të vërtetë, kjo histori është përmendur edhe vite më parë, kur janë marrë vendimet e trashëgimisë së pasurisë nga Ali Fevziu te Blendi Fevziu dhe motra e tij, Nevis.

Ali Fevziu ka qenë daja i mamasë së Blendit dhe Nevisit.

Gazetari ka lindur në familjen Bregasi në Lushnjë, por në moshën 14-vjeçare, sipas shkrimeve të ndryshme në media, është birësuar nga Ali Fevziu dhe ka ndryshuar mbiemrin në Fevziu.

Në të vërtetë, në testamentin e publikuar në media, Ali Fevziu shkruante që nuk ishte martuar, nuk kishte fëmijë të lindur dhe të birësuar, por e kishte rritur si djalin e tij, Blendi Fevziun. Ai deklaronte që ia linte trashëgim të gjithë pasurinë e tij, fëmijëve të mbesës, Blendit dhe Nevisit.

Sipas këtij testamenti, Blendi nuk ka qenë i birësuar, por kuptohet që mbiemrin e ka ndryshuar duke lënë mbiemrin e familjes Bregasi dhe duke marrë mbiemrin e dajës së mamasë, Fevziu.

Ndërkaq pronat e trashëguara nga Ali Fevziu, i përkasin familjes Toptani. Ali Fevziu është nip i familjes së njohur tiranase të Toptanëve.

Ai është djali i Niagjar Toptanit, vajzës së Refik Bej Toptanit, nga vijnë dhe pasuritë dhe pronat, që tashmë trashëgohen pjesërisht nga Blendi Fevziu.

Çudi që mes librave të tij historikë mungon një për Esat Pashë Toptanin, edhe pse sigurisht ky personazh i rëndësishëm i historisë shqiptare përmendet në librat e Blendi Fevziut, siç është “100 vjet” kushtuar 100 viteve të shtetit shqiptar, që nga pavarësia e 1912-ës.

Historia e birësimit të Blendi Fevziut, kush janë prindërit e gazetarit (Foto) Read More »

Krimineli më seksi në botë mbështet këtë reper shqiptar, shikoni çfarë thotë për këngën e tij

Jeremy Meeks është bërë i njohur si ‘krimineli më i bukur në botë’.

Fotografia e tij gjatë kohës që ndodhej në burg u bë virale në internet dhe kur rifitoi lirinë ai përfundoi në pasarelat e modës.

Së fundmi, ‘krimineli më i bukur në botë’ na ka befasuar duke mbështetur këngën e reperit shqiptar ‘Capital T’, ‘Across the World’ në bashkëpunim me reperët e huaj Cliqme dhe Koach2.0.

Në video e publikuar nga reperi Cliqme ai i bën thirrje fansave që të dëgjojnë këngën e publikuar më 29 mars.

javascript:;

Krimineli më seksi në botë mbështet këtë reper shqiptar, shikoni çfarë thotë për këngën e tij Read More »

Rudina Magjistari nuk i ka rezistuar dot më, publikon foton e burrit të saj bukurosh duke u stërvitur në palestër

Gjithmonë e rezervuar, Rudina Magjistari publikon foton e rrallë të bashkëshortit

Rudina Magjistari tashmë prej disa vitesh është në një bashkëjetesë të lumtur me sportistin shqiptar, Xhavit Bajrami.

Ata janë prindër të një vajze, por nuk dalin shumë shpesh në media së bashku.

Ajo gjithmonë kujdeset t’i mbajë larg syrit të kamerave bashkëshortin dhe vajzën por këtë herë ka publikuar një foto të tijën teksa stërvitet në palestër.

Mos harrojmë faktin që ai është një kampion i njohur i kick-boxing ku sporti është një nga angazhimet dhe pasionet e tij më të mëdha.

Jo vetëm pse ka lidhur aspektin profesional me të, por sepse të ushtruarit në palestër është edhe një motivim i mirë për të nisur ditën me shumë energji.

Rudina Magjistari nuk i ka rezistuar dot më, publikon foton e burrit të saj bukurosh duke u stërvitur në palestër Read More »

Shikoni Vera Grabockën kur ishte vetëm 19 vjeçe

Regjisorja e njohur Vera Grabocka edhe pse nuk shfaqet shumë në ekrane televizive, emri i saj përmendet gjithandej nëpër media.

Ajo ka dhënë kontribut të madh për televizionin, por edhe për kinematografinë pasi jo të gjithë e dinë që kur Grabocka ishte 19 vjeçe ka luajtur në një film shqiptar.

“Montatorja” është një prodhim i vitit 1970 ku producentja luan rolin e mikeshës së ngushtë të personazhit kryesor me emrin Hëna e cila dëshiron të bëhet montatore.

Në një fragment të filmit, Grabocka shfaqet me një shami në kokë ndërsa në një pjesë tjetër me flokët e zeza të kapura bisht.

Shikoni Vera Grabockën kur ishte vetëm 19 vjeçe Read More »

Gazetarja e njohur shqiptare mesazh shoqes së ngushtë: Burrin ta dua shumë

Gazetarja Dasara Karaiskaj sot ka surprizuar shoqen e saj të ngushtë Ornela Gaçe përmes një videomesazhi në studion e “Rudina”, në Tv Klan.

Teksaqë Gaçe po fliste për miqësinë me Karaiskajn në ekran u shfaq videomesazhi, ku ajo i bënte publikisht disa kërkesa shoqes së saj dhe me humor i tha: Edhe burrin ta dua shumë Ornela, e di ti.

“Mendove se do të ndahesha unë ë? Unë kam 15 vjet që nuk të ndahem, nuk do të ndahesha as tek Rudina. Më kanë thënë të bëj një përshëndetje, por nuk e kam për ty e kam për Vivin, e cila po na ndjek në këto momente. Vivi të dua shumë. Edhe burrin ta dua shumë Ornela, e di ti.

Po të bëj edhe një kërkesë publike: A ka mundësi të mos jesh aq nevrike të lutem. Ul pak nervat dhe impulsivitetin, por zemrën tënde të madhe mos e ndrysho kurrë. Do të të dua gjithmonë”, tha Karaiskaj në mesazhin e saj.

Gazetarja e njohur shqiptare mesazh shoqes së ngushtë: Burrin ta dua shumë Read More »

Gazetarja tregon hapur: Burrin doja t’ia bëja shoqes, por e mora vetë…

E drejtpërdrejtë ka qënë gazetarja Ornela Gaçe në rrëfimin e saj për bashkëshortin dhe familjen e saj. E ftuar në studion e Rudina Magjistarit, ajo ka rrëfyer momentet të njohjes së bashkëshortit duke thënë se në fakt ka dashur t’ia bëjë shoqes së saj, por më pas e ka marrë vetë.

Ornela Gaçe është e martuar në vitin 2006 me Rezeart Kadija, ndërsa kanë edhe një vajzë që quhet Vivian.

“Unë e nis ditën në mënyrë të çuditshme. E çoj vajzën vetë në shkollë dhe kam zgjedhur vetë ta bëj këtë. Bëj një cirk të jashtëzakonshëm. Por, çdo ditë në orën 17:00 unë jam në shtëpi, sepse vajza dhe bashkëshorti kanë nevojë për mua. Unë jam martuar në vitin 2006 dhe në 2011-ën ka ardhur në jetë Vivian.

Dasma jonë ka qenë e çmendur. Kam bërë edhe ritin e heqjes së “shiritit” nga këmba ime në dasmë. Ishte një moment i çmendur dhe gjithë fisi më shikonte dhe thonin: Po kjo çfarë po bën tani? Nxorri gjithë atë pjesë të këmbës aty… Por, shoqëria më ka bërë gjithë dasmën dhe do të mbahet mend gjatë.

Unë me Rezeartin jemi njohur nëpërmjet një shokut tim të ngushtë. Kur shoqja ime kishte dasmën mua më duhej një partner dhe ky tha të shoqëroj unë. Unë kisha menduar që Rezeartin t’ia bëja shoqes time të ngushtë dhe se kisha menduar se mund të ishte burri im dhe kur e pashë që u tregua i gatshëm të më shoqeronte në dasmë fillova ta shoh ndryshe”, tregoi gazetarja

Gazetarja tregon hapur: Burrin doja t’ia bëja shoqes, por e mora vetë… Read More »

Van Damme e ‘çmend’ Serbinë, vihet në rolin e shqiptarit shkatërron bandën serbe

Filip Shala është emri i aktorit të njohur Jean Claude Van Damme në filmin e tij të fundit.
“Kill’em All” tregon historinë e një shqiptari, i cili kërkon hakmarrje për babanë e tij, të cilin e kishin vrarë serbët gjatë luftës për arsye të shkrimeve të tij si gazetar.

Ndërsa, pas shumë vitesh shqiptari Filip Shala, hyn në bandën serbe vetëm që të jetë më afër vrasësve të të atit.


Kur koha në film kthehet disa vite pas, dhe shqiptari paraqitet siç ishte fëmijë, duke u larguar nga nëna e tij, ai thërret në gjuhen shqipe “nanë” duke e përsëritur disa herë këtë fjalë.
Filmi “Kill’em All” është shfaqur në kinematë botërore para disa muajve, dhe është pritur mirë nga publiku.


Ndërsa, në film kanë qenë pjesë edhe aktorë tjerë të njohur si Maria Counchita Alonso e Peter Stormare.

Van Damme e ‘çmend’ Serbinë, vihet në rolin e shqiptarit shkatërron bandën serbe Read More »