ShowBiz

Kush është ‘peshku i madh’ që u vetdorëzua tek ambasadori Lu

“Aktori i Portokalli-së”, Rezart Veleshnja, i veshur nën petkun e rolit të Sali Berishës, ka publikuar një foto teksa shihet në krah të ambasadorit Donald Lu.

“Se ti e ke celsin e prangave!!! Ne portokalli kete te djele ambasadori Donald Lu!”, shkruan ai në diçiturën e kësaj fotoje komike, ndërsa Lu shihet duke qeshur, teska Rezi “i është dorëzuar”.

Pritet të shohim transmetimit e së dielës për të ndjekur skeçin që kanë përgatitur këtë javë, ndërsa situata politike mbetet “e nxehtë”.

Kush është ‘peshku i madh’ që u vetdorëzua tek ambasadori Lu Read More »

Postoi foto me simbolin e shqiponjës, grekët kërkojnë heqjen e shtetësisë për Eleni Foureira-s

Duket se një foto e postuar nga Eugent Bushpepa teksa shfaqej në krah të Eleni Foureira-s duke bërë simbolin e Shqiponjës, (ndërsa vetë ajo nuk e bëri publike në llogaritë e rrjeteve sociale), ka ngjallur një debat të fortë në mediat greke.

Pas disa postimeve të bëra në rrjetet sociale të disa gazetarëve grekë, të cilët akuzonin Elenin se kishte fyer Greqinë me këtë simbol dhe se nuk duhej kurrsesi ta kishte bërë, duke shkuar me tej dhe duke shkruar që duhet ‘t’i hiqet shtetësia greke dhe të ikte në Shqipëri dhe të bëjë të gjithë zogjtë fluturues, jo vetëm shqiponjën’, është kthyer edhe në temën e ditën në emisionet e mëngjesit në kanalet kryesore.

“U bë nami edhe në rrjete sociale por edhe në bisedat mes shoqërive, pas fotos që Eleni bëri me përfaqësuesin e Shqipërisë në Eurovizion, dhe si përfundim nuk e kuptuam, ishte një simbol që përfaqësonte “Shqipërinë e madhe” apo ishte thjeshtë simbol i flamurit shqiptar?”, e nis bisedën një ndër gazetarët e emisionit të mëngjesit në “ANT1”.

Ndërkohë, një tjetër gazetar, i cili ndër të tjera shprehet se nuk ka asgjë me shqiptarët, duke i cilësuar si njerëz ‘të pëlqyer’ e se ka shumë miqësi nga Shqipëria, shprehet:

“Eleni duket se nuk e ka bërë qëllimisht dhe nuk e ka kuptuar se çfarë ka bërë, çfarë kuptimi ka kjo gjë. Nuk ka asgjë të keqe në këtë foto, por për Greqinë, për fat të keq kjo shenjë për grekët është shenjë e “Shqipërisë së Madhe” dhe për këtë është keqkuptuar kaq shumë”.

“Eleni nuk duhej ta bënte, ka bërë gabim, dhe të paktën duhej të kërkonte falje pas kësaj që ka bërë”, shprehet një tjetër gazetare.

Ndërkohe debati edhe në këtë studio është ndarë, teka disa nga gazetarët e kanë justifikuar Elenin, duke thënë se nuk e ka pasur për qëllim të nënkuptoj asgjë që provokon grekët, ndërsa të tjerë shprehen se ajo duhej ta dinte mirë se disa gjëra, pikërisht në Eurovizion që ka ndikim politik, nuk duhen bërë.

Nga ana tjetër Eleni ka bërë një reagim në rrjete sociale ku shprehet:

”Muzika është për të bashkuar dhe jo për ndarë njerëz, e prandaj jam këtu, nuk kam asnjë lidhje me gjithë këto çështje nacionaliste që disa njerëz më kanë akuzuar. Unë e dua shumë Greqinë dhe askush dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë gjë. Le të shkojmë tani dhe të përfaqësojmë Qipron në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Eleni nuk e ka bërë me qëllim, por thjeshtë nuk është treguar e kujdesshme dhe nuk ka kuptuar që kjo shenjë do të interpretohej dhe do të përcillte këtë kuptim për grekët”, shprehen gazetarët në studio.

https://youtu.be/ZMGb_cKvYtY

Postoi foto me simbolin e shqiponjës, grekët kërkojnë heqjen e shtetësisë për Eleni Foureira-s Read More »

Gina Lollobrigida: Më përdhunoi futbollisti i Lazios, isha vajzë e virgjër…

Shokohet opinioni publik!

Aktorja e njohur italiane Gina Lollobrigida, tashmë në moshën 90-vjeçare, ka rrëfyer se është përdhurnuar në moshën 18-vjeçare nga një futbollist i famshëm i Lazios në atë kohë.

Gjithsesi, aktorja e njohur nuk ka preferuar të tregojë emrin e ish-lojtarit të Lazios. Të dy kishin pasur më herët një lidhje, u ndanë dhe mbetën miq.

Sipas asaj që treon Lollobrigida për “Libero”, ajo pranoi një ditë të shkonte në shtëpinë e tij, sepse ai kishte organizuar një festë.

Por, në momentin që kishte shkuar në shtëpi, nuk kishte parë askënd, ndërsa futbollisti i Lazios i kishte thënë se do të vinin më pas.

Pasi kishin konsumuar disa gota alkool, Lollobrigida u zgjua mëngjesin pasardhës, nudo dhe nuk kujtonte asgjë.

“Këtë turp e kam fshehur prej vitesh. Ndihesha e shkatërruar dhe më pas u martova me shpejtësi me bashkëshortin tim për të kaluar traumën.

Nuk u martova për dashuri. E mora veten dalëngadalë. Desha ta harroja atë moment, për të ecur përpara. Isha e virgjër!”, – tha aktorja italiane, Gina Lollobrigida.

Gina Lollobrigida: Më përdhunoi futbollisti i Lazios, isha vajzë e virgjër… Read More »

Xhensila në ditët e fundit të shtatzanisë, bën lëvizjen e papritur

Prej ditës kur ajo dhe bashkëshorti Bes Kallaku bënë publike se janë në pritjen e ëmbël, Xhensila Myrtezaj u tërhoq nga rrjetet sociale, e përpos fotove nga ditëlindja, të tjera nuk pamë më të këngëtares.

Ama teksa po shkon drejt fundit të shtatzanisë dhe së shpejti në duar çifti do të ketë vajzën e tyre të parë, Xhensila ka surprizuar sot fansat.

Këngëtarja ka publikuar pak më parë në faqen e saj në Instagram dy foto selfie, ku duket shumë bukur.

Fytyra e saj ëngjëllorë padyshim që ka marrë më mijëra aksione në rrjete sociale.

Xhensila është një nga femrat më të bukura shqiptare dhe duhet pranuar se edhe shtatzania i ka dhuruar një nur kaq të hijshëm. /ShkodraNews

Xhensila në ditët e fundit të shtatzanisë, bën lëvizjen e papritur Read More »

Tërbohet Klaudia Pepa, bën namin në shtratin e saj

Balerina e njohur Klaudia Pepa prej disa kohësh është zhvendosur në Itali, ku po merret me karrierën e saj, në të cilën duket se po korr mjaft sukses.

Ajo publikon shpesh foto e video në profilin e saj në Instagram, duke ndarë me ndjekësit sukseset e arritura, momente nga puna, por edhe përditshmërinë.

Së fundmi balerina ka publikuar një video që ka tërhequr menjëherë vëmendjen dhe ka sjellë mjaft reagime nga fansat.

Klaudia shfaqet në dhomën e gjumit, e veshur me një body ngjyrë lejlja dhe pa reçipeta.

Ajo i ka lënë të gjithë pa fjalë kur është hedhur me kërcim mbi shtrat, me të dyja këmbët hapur. Më pas Klaudia është rrotulluar dhe ka mbuluar fytyrën me duar duke buzëqeshur.

“Kur je gjithë ditën në shtëpi”- ka shkruar balerina në postimin e saj, duke zbuluar se çfarë bën në shtëpi kur nuk ka impenjime të tjera.

javascript:;

Tërbohet Klaudia Pepa, bën namin në shtratin e saj Read More »

“Shpresoj të më sjellë fat dhurata jote”, fansja e huaj në karrige me rrota surprizon Eugent Bushpepën në Eurovizion (Foto)

Një fanse ka surprizuar Eugent Bushpepën gjatë përgatitjeve për Eurovizion.

Ajo i kishte blerë një dhuratë dhe kishte mësuar fjalët shqip për t’i thënë: “Ke këngë shumë të bukur”. Këngëtari është ulur në gjunjë pasi ajo ishte në karrige me rrota dhe e ka falenderuar duke i thënë: “Shpresoj të më sjellë fat dhurata jote”.

Gjatë konferencës për shtyp, gazetari britanik tha se kënga e Bushpepës është kënga shqiptare më e bukur e prezantuar ndonjëherë në “Eurovision”, ndërsa gazetari polak e cilësoi si këngën më fenomenale të “Eurovision-it” këtë vit.

Ndërkohë, faqja e internetit “Wiwiblog”, që merret me të gjitha performancat e “Eurovision”-it, shkruan se rokeri shqiptar kapi notat e tij më të arta pa iu dridhur aspak zëri. Me kërkesën e gazetarëve Eugenti performoi “live” gjatë konferencës për shtyp.

“Shpresoj të më sjellë fat dhurata jote”, fansja e huaj në karrige me rrota surprizon Eugent Bushpepën në Eurovizion (Foto) Read More »

“Mëso të flasësh në television dhe të kesh etikë”, pas kritikave të ashpëra të gazetares reagon Ronela Hajati

Deklarata e Ronelës në “Thumb” ku shprehej se nuk shkon dot në Eurovizion pasi personat që përzgjedhin këngën fituese në “Festivalin e RTSH-së” dhe mënyra si procedohet e kanë penguar atë, bëri që dje gazetarja Kozeta Kurti t’i kthehej Ronelës me një status të gjatë.

Kurti e kritikonte këngëtaren të flasë me edukatë, me etikë e të bënte 1 të miliontën e babit të saj.

“Mos thuaj për babain ‘vdiq’. Bëj në muzikë një të miliontën e tij. Se ai prandaj nuk ‘vdiq’ por u nda nga jeta’ Mëso të flasësh në television, mëso të mos e quash punën tënde ‘gjëja’, mëso të kesh etikë”, shkruante ndër të tjera Kozeta Kurti.

Një ditë më pas ka reaguar edhe Ronela e cila në një postim në Instastory , ka thënë disa fjalë, por më pas i ka fshirë.

“Kam luftuar gjithe jeten per kete muzike qe te me doni ju, sepse tek ju prezantohem.. dhe me prek çdo fjale qe degjoj si te mire dhe jo! Kam dhene shpirtin tim duke punuar dite e nate qe femije per kete muzike me aq sa kam mundesi pa e lavderuar kurre veten time Kurre!… Shikoj perdite vrer qe villet per te gjithe ne pergjithesi! Le te marrim nje moment dhe te duam nje sekonde me shume njeri-tjetrin! Nuk na gjen gje”, shkruan Ronela.

“Mëso të flasësh në television dhe të kesh etikë”, pas kritikave të ashpëra të gazetares reagon Ronela Hajati Read More »

Deputeti i PS-së Fidel Ylli tregon ‘luftën’ me veten (Foto/Video)

Ai është një personazh që ka spikatur në Shqipëri në disa sfera. Në sport, ku sot mban titullin “Mjeshtër i Sportit”, në biznes, por dhe në politikë. Fidel Ylli, fillimet e tij i ka patur në sportin e mundjes, më pas do të ndodhte kalimi në biznes dhe më pas në politikë, ku sot ai është deputet i Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit. Ai ishte i ftuari i radhës në studion e “Rudina” në “Tv Klan” për të folur jo vetëm për profesionin dhe arritjet e tij, por edhe për jetën private.

Në daljet e fundit të tij është vënë re një rënie drastike nga pesha dhe vetë deputeti sqaroi në detaje se përse ndërmori këtë hap. Ai tregoi se para 10 muajsh peshonte 110 kilogramë, por sot është 30 kile më pak.
“Në Korrik bëj një vit që kam nisur aktivitetin fizik, kam 10 muaj që merrem me sport. Pasi mbarova fushatën e Qershorit, bëra një takim në Durrës me të gjithë njerëzit e sportit.

Unë kam shumë shokë atje dhe i mblodha një ditë bashkë me kryetarin e Bashkisë jashtë stadiumit dhe m’u neverit vetja.

Ishte Qershor, temperatura ishte 35 gradë dhe unë isha veshur me një xhup, mbuloja barkun dhe më vinte zor nga vetja dhe thashë: Unë t’iu flas këtyre për cilësinë e jetës? Unë jam bërë vetë ku thërret qameti.
Kam qenë maksimumi 85 kile. E pashë veten në një gjendje që s’di të them dhe thashë: Unë të gjitha i kam, familjen e kam, punët i kam shumë mirë, unë s’po gëzoj asgjë, unë s’merrja dot frymë dhe kundërshtar më të madh në jetë kam veten time.

Mora një vendim drastik për të ndryshuar cilësinë e jetës time. Jo vetëm sporti, por ushqimi dhe regjimi janë baza. Unë në 10 e gjysmë jam në gjumë dhe në 6-të të mëngjesit dal për aktivitet fizik nga Liqeni i Tiranës. Në darkë ha shumë pak, ndonjë frut, shikoj ndonjë emision sportiv dhe bie të fle. Ky regjim filloi edhe me nxitjen e bashkëshortes time. Unë dikur merrja një grusht ilaçe, sot nuk përdor asgjë”, tha Ylli. /tvklan.al

Deputeti i PS-së Fidel Ylli tregon ‘luftën’ me veten (Foto/Video) Read More »