ShowBiz

Nuk është Mario! Njihuni me 18-vjeçarin shqiptar që po ‘çmend’ botën me talentin e tij

Ndërsa pjesa më e madhe e njerëzve qeshin kur shohin fotografitë e gjimnazit, imazhi i një adoleshenti është bërë viral nga aftësitë e tij për të konturuar fytyrën.

Kevin Kodra, 18 vjec është bërë i famshëm në Instagram për mënyrën se si përdor grim në fytyrën e tij. Nga fotografitë e tij arrijmë të kuptojmë se është shqiptar pasi mban varësen me flamurin shqiptar në qafë, edhe pse është rritur në Toronto të Kanadasë.

“Kam kujtime që nuk do ti harroj kurrë. Faleminderoj cdo njeri që më ka mbështetur cdo ditë. Nga miqtë te familja, përfshirë ju ndjekës, nga thellësia e zemrës sime”, shkruajti ai në fotografinë e diplomës.

Pamja e tij u bë virale brenda 24 orëve duke arritur 18 mijë pëlqeime dhe 800 komente që e pyesnin për teknikat që përdor në grim.

Ndër shqiptarët e njohur në të gjithë botën për mënyrën e aplikimit të grimit është Mario Dedivanovic dhe Ariel, por Kevin ka dicka të vecantë pasi preferon të lyejë veten dhe të përdorë qerpikë false.

Nuk është Mario! Njihuni me 18-vjeçarin shqiptar që po ‘çmend’ botën me talentin e tij Read More »

Zbulohet qëllimi i vërtetë i fustanit skandaloz të Bleona Qeretit në ‘Oscar’, arsyeja ka për t’ju lënë pa fjalë (Foto)

Pas mbrëmjes së ndarjes së çmimeve ‘Oscar’, Bleona Qereti, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me fustanin e saj që i ekspozonte pjesën e bustit.

Në një intervistë për një media të huaj Bleona ka treguar se të gjithë atë e bëri që të vinte në pah dhe të theksonte më shumë standardet e dyfishta në shoqëri.

“Të gjithë flasin për barazi gjinore dhe të gjithë mendojnë se është shumë në rregull që një mashkull të dalë në skenë pa bluzë, por kur një femër del me një fustan që tregon shumë është një problem i madh. Çfarë ndodhi me barazinë gjinore? Unë dua të bëj diçka për këtë gjë”, – ka thënë Bleona. Më tej këngëtarja shqiptare ka treguar se nuk preferon të bjerë viktimë e standardeve të dyfishta të shoqërisë.

“Për shembull mendoj se ka dy standarde në paraqitjen në tapetin e kuq. Nëse Kim Kardashian apo Lady Gaga do të vishnin të njëjtin fustan si ai i imi do të thonin ‘Uau shikoje atë fustan, shikoje atë trup’. Ndërsa kur e vesha unë njerëzit thonë ‘Oh ajo ka nevojë për vëmendje’, sepse unë vij nga një shtet tjetër. Dhe unë them ‘Normalisht që kam nevojë për vëmendje’, por ju nuk e kuptoni se unë kam qenë Kim Kardashian apo Lady Gaga në vendin tim madje edhe kur Kim Kardashian dhe Lady Gaga nuk ekzistonin”, – ka thënë Bleona.

Zbulohet qëllimi i vërtetë i fustanit skandaloz të Bleona Qeretit në ‘Oscar’, arsyeja ka për t’ju lënë pa fjalë (Foto) Read More »

Motra e Encës e akuzoi që pi drogë, Dasara nuk duron dot më dhe i publikon foton kompromentuese (Foto)

Mes motrës së Encës, Uindi dhe gazetares Dasara Karaiskaj ka nisur debati që kur Enca postoi disa ditë më parë një status ku shkruante se gjatë seksit thërret emrin e saj. “Tani asaj mikeshës femërore nuk do t’i themi më ‘pjeshka’ por Enca”, tha Dasara në emision dhe kaq u desh që mes saj dhe Uindit të niste debat.

“Ndërsa kur ta kemi pjeshkën e vyshkur do ta thërrasim Dasara”, shkroi Uindi në Instastory ndërsa Dasara ja ktheu e ftuar tek “Një kat më lart” ku u shpreh: “Unë nuk e dija që Enca kishte një motër, që ajo motra ishte si karnavale, është vetëm 18 vjeç, por goxha më e vyshkur se unë”.

Menjëherë Uindi reagoi duke bërë një postim të gjatë në Instastory ku e akuzonte Dasarën për përdorim lëndësh narkotike. “

“Dasara K. ti ke një smirë që s’e kuptoj dot. A është arsyeja që Enca nuk ta ka begenisur kurrë ftesën për në “emision”? Apo pasojat e lëndëve narkotike (për të cilat ato pak veta që të njohin ta dinë historikun)?”, shkruante ndër të tjera Uindi.

3 ditë më pas ka reaguar edhe Dasara e cila ka publikuar një artikull ku renditen artistët që pinë hashash e mes tyre në foto është edhe Enca. “Jo se kam ndonjë gjë kundër por…Kush ta bën predikimin domethënë”, shkruan Dasara.

Menjëherë Uindi reagoi duke bërë një postim të gjatë në Instastory ku e akuzonte Dasarën për përdorim lëndësh narkotike. “

Motra e Encës e akuzoi që pi drogë, Dasara nuk duron dot më dhe i publikon foton kompromentuese (Foto) Read More »

Jonida Maliqi pasi ndahet nga bashkëshorti nuk rri në vend, shikoni projektin e saj më të ri (Foto)

Jonida Maliqi prej disa kohësh në media është përfolur vetëm për ndarjen e saj nga bashkëshorti dhe  nuk ka realizuar projekte të reja në muzikë.

Së fundmi ajo i është përkushtuar më shumë biznesit dhe djalit të saj , Dan.

Megjithatë pasioni i saj për muzikën nuk ka shteruar dhe do të rikthehet shumë shpejt me klipin e saj më të ri.

Ditën e sotme këngëtarja ka postuar në Instagram një pjesë të shkëputur nga klipi që pritet të dalë, duke falenderuar të gjithë bashkëpunëtorët në realizimin e këngës që mban titullin “N’errësirë” . Nga aty pamë se gjithashtu Jonida kishte rikthyer në vëmendje ish- modelin e njohur shqiptar Oni Pustina, me rolin protagonist.

Jonida Maliqi pasi ndahet nga bashkëshorti nuk rri në vend, shikoni projektin e saj më të ri (Foto) Read More »

Maya Alickaj : Ju falenderoj nga zemra,per gjithe dashurine ,vleresimin tuaj ndaj meje,kengeve te mija…

Pershendetje te gjitheve…
Lexoj me vemendje gjithcka qe me shkruani,edhe pse nuk i pergjigjem seicilit,(ceshtje kohe)…

Ju falenderoj nga zemra,per gjithe dashurine ,vleresimin tuaj ndaj meje,kengeve te mija…
Faleminderit shume per vleresimin e klipit tim te fundit “Vellait tim“…

Lexoja komentet tuaja dhe kuptoja ,se vec meje ,sa shume zemra te lenduara ka…

Kjo eshte jeta,shpesh here e pa drejte..
Por ne duhet gjejme pa tjeter ,force, kurajo te vazhdojme kete rrugetim qe kemi nisur …..
Ju perqafoj…. ❤ ❤❤❤❤❤

Fotografia e Maya Alickaj

Maya Alickaj : Ju falenderoj nga zemra,per gjithe dashurine ,vleresimin tuaj ndaj meje,kengeve te mija… Read More »

Publikohet fotoja e Sabianit me flokë të prera dhe ngjyrë jeshile, por më pas fshihet direkt nga ‘Instagrami’

Të gjithë e njohin këngëtarin e dashur për publikun Sabianin, i cili u bë i njohur përpara shumë vitesh fal këngëve hit si ‘Binjaket’ dhe ‘Tullaci’ që në atë kohë i këndonte çdo shqiptar. Ai njihet nga të gjithë dhe fal look-ut të tij karakteristik, kaçurrelave të gjata dhe bjonde.

Sabiani prej vitesh i mban flokët e tij të gjata dhe asnjëherë deri më sot nuk ka guxuar që ti pres ato. Por në një foto të postuar nga vajza e tij Kejsi në Isntastory, shihet që këngëtari ka bërë një ndryshim shumë drastik në pamjen e tij.

Ai ka vendosur që të presë pjesën  e poshtme të flokëve duke shkurtuar kaçurrelat e gjata dhe i ka  lyer flokët ngjyrë jeshile. Mirëpo edhe pse vajza e tij e publikoi pamjen e re të të atit me mbishkrimin: ‘Shoku im i ngushtë u kthye në shtëpi”, më pas është penduar dhe e ka fshirë foton nga profili i saj.

Publikohet fotoja e Sabianit me flokë të prera dhe ngjyrë jeshile, por më pas fshihet direkt nga ‘Instagrami’ Read More »

Timo Flloko zbulon ‘sekretin’ e Vera Grabockës para se të bëhej regjisore

Regjisores së njohur Vera Grabocka i pëlqen gjithmonë të rrijë në prapaskenë dhe kjo nuk është çudi më për askënd.

Suksesin, ajo e ka shijuar gjithmonë pas skene pa preferuar asnjëherë me zë meritën e saj. Por edhe këtë të fundit, gjithmonë e ndan me bashkëpunëtorët, madje ‘copat më të mëdha të tortës’ ua lë gjithmonë atyre. Me natyrë jo më pak modeste është edhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur Timo Flloko, i cili, në të paktat raste kur i duhet të flasë publikisht, nuk harron asnjëherë të përmendë mbështetjen absolute të Verës.

Kërcim në bosh”, libri më i ri me poezi i Timo Fllokos, ka një hapësirë të konsiderueshme edhe për Verën, për të cilën aktori ka një mori përshkrimesh, por nëse do të veçonte, “V-ja afron dy skaje në infinit” – thotë ai, por nuk mbetet vetëm me kaq.
Meqenëse libri ka edhe poezi kushtuar Verës, pyetja e natyrshme për aktorin ishte edhe ajo për V-në: “V-ja afron dy vija në një pikë dhe i çon ato në infinit. Këtë të infinitit do ta shtoj kur ta ribotoj librin (nëse do ta ribotoj). Vera i shijon poezitë e mia si fëmijë. E ka aftësitë ta dallojë menjëherë çfarë i pëlqen e çfarë jo. E thotë çfarë bën e çfarë nuk bën”, – tha Timo për bashkëshorten duke u ndalur sidomos te aftësia e saj për ta shijuar e interpretuar poezinë. Madje, edhe kur i lexon poezitë me zë të lartë.

Siç tha Timo, Vera ka studiuar aktrim, madje, kur ishte vetëm studente, ajo ka interpretuar në krah të të madhit Robert Ndrenika: “Vera fitoi premierën e “Shumë zhurmë për asgjë” pas konkursit me Edi Luarasin, një aktore e njohur, dhe Justina Aliajn. Dhe fitoi premierën… “ – tha Timo.
Por, megjithatë, shtoi ai, suksesi i saj do të binte në sy pak vite më vonë me regjinë, rrugë të cilën ajo nuk e braktisi më asnjëherë.

Timo Flloko zbulon ‘sekretin’ e Vera Grabockës para se të bëhej regjisore Read More »

A e dini sa vjeçe është Rudina Magjistari? Nuk do e besoni

Padyshim që ajo është një nga moderatoret më të dashura të ekranit shqiptar.

Mund të themi se ka një jetë në ekran dhe emisionet apo spektaklet që ka moderuar kanë qenë gjithmonë më të ndjekurat e publikut, shkruan ShkodraNews.

Po flasim për ikonën e ekranit shqiptar, Rudina Magjistarin.

Gjatë karrierës së saj Rudina ka patur mjaft emisione.

Dhe ndonëse kanë kaluar shumë vite që nga dalja e parë në ekran portreti i Rudinës nuk ka ndryshuar.

Edhe sot Magjistari, e cila është nëna e një vajze, vijon të jetë më në formë se kurrë dhe nuk e tregon moshën që ka.

Ama moderatorja e njohur është 44-vjeçe.

A e dini sa vjeçe është Rudina Magjistari? Nuk do e besoni Read More »