ShowBiz

Sot është super i famshëm dhe me një emision të suksesshëm, por ja çfarë punonte Çani dikur

Sot Arian Çani njihet nga të gjithë, emisioni i tij prej vitesh është ndër më të ndjekurit, vetë ai krijon shpeshherë zhurmë me deklaratat apo veprimet duke u kthyer në një nga moderatorët më të komentuar.

Por çfarë ka punuar para se të bëhej ky që është sot?

Këtë moderatori e ka zbuluar sot në “Xing me Ermalin”, në rubrikën ‘Pyetje nga Facebook’, kur u pyet nga një fans se çfarë pune bënte para se të behëeshe i famshëm.

“Kam punuar gazetar nëpër gazeta, në shtypin e shkruar”, u shpreh Çani.

Sot është super i famshëm dhe me një emision të suksesshëm, por ja çfarë punonte Çani dikur Read More »

Nuk fliste prej vitesh me Edi Ramën, Arian Çani tregon për herë të parë arsyen

Në qershor të vitit të kaluar bëri bujë lajmi se kryeministri Edi Rama do të ishte i ftuar në “Zonë e lirë” dhe se kjo do të ishte një përballje e Çanit me Ramën pas shumë vitesh që nuk “flisnin”.

I ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Çani u shpreh se kjo nuk është e vërtet, ata nuk janë zënë, por i kanë lënë lajmet të qarkullonin vetë.

“Po nuk ishim zënë në fakt. Që të pajtohesh me një njeri duhet të zihesh. Janë gabim, janë legjenda po unë i lija vetë të qarkullonin se më interesonin. Sa më shumë thashetheme bënin, aq më mirë isha unë”, u shpreh moderatori.

I pyetur mbi thashethemet se Rama i ka bërë një “nder” që të vijë në emision, Çani u përgjigj: “S’më ka blerë, po të ndodhte do e tregoja hapur. Nuk jam nga ata, nuk blihem e shitem. Por unë nuk dua ta heq këtë mister, më pëlqen ky thashethem”.

Nuk fliste prej vitesh me Edi Ramën, Arian Çani tregon për herë të parë arsyen Read More »

Turi përlotet në emision, Orinda i bën surprizën më të bukur

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Dua të të bëj të lumtur” ishte moderatori i njohur, Turjan Hyska i cili u surprizua fillimisht nga mamaja dhe i vëllai. Ata e falenderuan Turin për çdo gjë që ka bërë për familjen.

Mamaja i kishte shkruar moderatorit edhe një letër e cila e bëri Turin të përlotej.

“Për mua s’ka gjë më të shtrenjtë se familja”, u shpreh Turi të cilin pas kësaj surprize e priste edhe një tjetër.

Bashkëshortja e tij Orinda i kishte shkruar Turit gjithashtu një letër e më pas erdhi në studio

“Të dua shumë. Bashkë kemi vallëzuar dhe do të vallëzojmë gjatë gjithë jetës, sepse unë dua të vallëzoj vetëm me ty”, i tha Orinda Turit dhe të dy vallëzuan nën ritmet e një kënge romantike.

Turi përlotet në emision, Orinda i bën surprizën më të bukur Read More »

Bëhuni gati: Riselda Sejdija do të mbajë dasmën më luksoze në kryeqytet

Riselda Sejdija është pedagogia e famshme e ‘Akademisë së Arteve’ e cila prej kohësh është prezente dhe në mediat shqiptare. Ajo ka dhënë shpesh intervista dhe ka zbuluar më shumë informacione për jetën e saj private që përbën një interes për publikun.

Siç dihet ajo ka shumë vite që është e martuar me biznesmenin Hajdin Sejdija, me të cilin ka edhe një djalë

“Unë mezi po pres në 2020-ën, të bëjmë 15 vite bashkë dhe do të bëj diçka shumë speciale, të madhe!”, – u shpreh Riselda.

Burimi:Blitz.al/

Por siç ka zbuluar së fundmi Riselda në vitin 2020 ajo dhe burri do të mbushin 15 vite martesë, dhe ata do të rimartohen në një ceremoni madhështore.E ftuar në emisionin ‘Thumb’ ajo ka zbuluar më shumë për këtë ceremoni, e cila sipas saj do të jetë një nga më të rrallat që nuk është parë ndonjëherë

Bëhuni gati: Riselda Sejdija do të mbajë dasmën më luksoze në kryeqytet Read More »

“Arian Çani vdes në klubin e striptizmit”, çfarë ndodhi mbrëmë në “Zonë e Lirë” që shtangu publikun

Në ditën e sotme janë krijuar shumë faqe të ndryshme online, që qëllimi i vetëm i tyre është që të përfitojnë sa më shumë të ardhura dhe famë, duke publikuar gjëra shumë të pavërteta.

Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur mbrëmë, ku u përhap lajmi se moderatori i njohur Arian Çani kishte vdekur. Në fakt kjo nuk është aspak e vërtetë, madje ai dje ka festuar edhe 50-vjetorin e lindjes.
Teksa lajmi qarkullonte online, kjo situatë për Çanin u kthye në humor nga vetë ai, teksa drejtonte live emisionin e tij “Zonë e Lirë”.

“RIP Arian Çani! Mirmbrema tokesore, nje lajm i hidhur ka shokuar boten e televizionit dhe jo vetëm. Sot ne moshën 50-vjecare gazetari dhe prezantuesi me karizmatik ne Shqiperi ka ndërruar jete pas nje incidenti ne nje strip club te Tiranes, i cili ka rezultuar fatal per gazetarin, shkruan panaramaplus. Nga te pranishmit ne vendin e ngjarjes behet me dije se i ndjeri para se te largohej nga kjo forme jete ka leshur nje tingull te çuditshëm “Pyyyytehh”.

“Letra e vdekjes” që i kishin përgatitur në 50-vjetorin e lindjes, shkaktoi shumë të qeshura dhe batuta të hedhura nga Ariani, i cili e lexoi postimin e bërë për vdekjen e tij live para të gjithë teleshikuesve të tij.
Pra me pak fjalë nga ajo që pamë në emision na u krijua ideja që Çani e mori me shumë sportivitet dhe i falënderoi ata që e kishin shkruar letrën.

Një pjesë tjetër e cila shkaktoi po ashtu të qeshura ishte edhe mesazhi i Kastro Zizos që u lexua po nga moderatori. “Shumë e bukur letra Çani, po e deshe pronarin e faqes ta tregoj unë”, i shkruante Kastro, Arianit.

“Arian Çani vdes në klubin e striptizmit”, çfarë ndodhi mbrëmë në “Zonë e Lirë” që shtangu publikun Read More »

Aktori i Portokallisë: Kam dashur të vras veten, ja si shpëtova

Alex Seitaj dhe Ilia Kaçi janë dueti i të rinjve të spektaklit të humorit “Portokalli”, që me numrat e tyre u japin muzikalitet problemeve dhe fenomeneve shqiptare që sjellin të diel pas të diele në ekran. Alex, një personazh atipik 1.93 m i gjatë, i cili lundron në ujërat e artit shqiptar mes muzikës dhe aktrimit, rrëfen më shumë nga jeta e tij.

Si një djalë me botë të veçantë shpirtërore që analizon dhe filozofon gjithçka, ai ka vuajtur pasojat e depresionit, që tashmë e kujton thjesht si e shkuara e errët e jetës së tij. Se si arriti të superonte problemet dhe të largonte mendimin për të vrarë veten, artisti i rrëfen në këtë intervistë për “Panorama Plus”.

Të shohim në spektaklin e humorit “Portokalli”. Luan veten apo alteregon tënde?

Do të thosha as njërën dhe as tjetrën. Zakonisht, më pëlqen të luaj personazhe që janë shumë të ndryshëm nga unë. Për këtë arsye e dua profesionin tim, ndërkohë që në jetë praktikisht “luaj” vetveten, në skenë të jepet mundësia të shkëputesh totalisht nga ky realitet dhe të luash dikë, që nuk ka lidhje fare me ty. Publiku shpeshherë mendon që dhe në jetën e përditshme aktori do të jetë si në televizion, por në rastin tim nuk kam lidhje fare me personazhet që luaj.

Çdo javë vjen për një ndodhi ndryshe bashkë me shokun apo kushëririn në rol. Ku frymëzohesh për sekuencat që sjell të dielave?

Është një proces disi i gjatë, por i bukur. Unë, aktori tjetër Ilia Kaci dhe Nada Mulla (tekstshkruesja) bashkëpunojmë për të gjetur temat. Aty më pas nis shkrimi i tekstit, duke i vënë personazhet tanë në rrethana të njohura të jetës së përditshme dhe duke treguar mënyrën se si ata reagojnë ndaj këtyre rrethanave. Ka kaq shumë tema që ndodhin në jetën e shqiptarëve. Ajo që bëjmë ne, është pikërisht “muzikalizimi” i këtyre temave, për t’i sjellë në skenën e “Portokalli”-së.

Nuk mungojnë as personazhet femërore. Si ndihesh nën lëkurën e një femre dhe në ç’aspekt të të menduarit apo të jetuarit, femra dhe mashkulli janë uniseks?

Nuk mendoj që jam në gjendje për ta përcaktuar këtë gjë. Një femër nuk është thjesht këpucë me taka, flokë të gjatë, fustan dhe make up. Këtë mund ta shpjegojë më mirë një aktore femër. Personazhet femra që unë luaj, janë të gjitha groteske dhe të ekzagjeruara, për arsye humori, sigurisht. Personazhi i Vezires, që unë kam sjellë në skenë është praktikisht një matriarke, një femër gjaktare që burrat i sheh si aksesorë për të arritur qëllimin e saj. Dhe për këtë, është shumë komike që kjo femër të luhet nga një aktor mashkull 1.93 i gjatë.

Ke arritur të jesh në skenë artist shumëdisiplinor, pasi këndon, aktron, por edhe filozofon. Çfarë komentesh të ka bërë regjisori Altin Basha kur të pranoi në trupën e “Portokalli”?

Këtë pyetje besoj duhet t’ia drejtoni vetë Altinit. Përveç “Portokalli”-së, unë kam pasur mundësinë të luaj edhe në shfaqjen “Made in Albania”. Fakti që më besoi një rol guxues dhe të bukur tek ajo shfaqje dhe prania ime e tanishme në “Portokalli”, më bën të ndihem i vlerësuar dhe falënderues. Në fund të fundit, vlerësimi më i mirë është përkrahja.

Si ndjehesh mes aktorëve të tjerë të trupës, me cilët prej tyre shoqërohesh?

Me partnerin e numrit tim nuk jemi vetëm bashkëpunëtore, por edhe miq. Më pëlqen që mund ta ndajmë shumë mirë miqësinë me profesionalizmin. Mund të bashkëbisedojmë lirshëm, e më pas të rikthehemi te puna. Kjo lirshmëri dhe kimi besoj ndjehet edhe në skenë.

Kujtojmë që ke konkurruar në festivalin “Kënga Magjike” me një këngë e performancë shumë të veçantë. Të duket vetja pak si larg komercit në muzikë?

Kam qenë larg komercit dhe e di që do të jem larg komercit, sepse kur bie fjala për muzikën, është diçka që unë e bëj vetëm atëherë kur dua. Dhe atëherë kur dua, do ta bëj si të dua. Unë tashmë kam krijuar një grup fansash, që e ndjekin dhe e kuptojnë punën time. E di që nga muzika nuk do paguaj faturat dhe kjo më jep liri, për të vazhduar në hapësirën time të artit “underground”.

Je shprehur në një intervistë se në shkollë ke vuajtur nga bulizmi. Çfarë pasojash mendon se ka lënë te ty ajo kohë dhe si ke fituar mbi të tjerët?

Gjëja që falënderoj veten më shumë është që, edhe pse ka qenë shumë e vështirë, asnjëherë nuk kam hequr dorë. Edhe pse mund t’i kisha të gjithë kundër, jam përpjekur të bëj çdo gjë që kam pasur në mendje. Gjykimi dhe sulmi i të tjerëve mund të të pengojë të veprosh, e megjithatë çdokush e di atë që ka në zemër dhe të tjerët nuk vlejnë asgjë përpara asaj ndjesie. Është mëkat të mos guxosh vetëm sepse të tjerët mund të të tallin apo të reagojnë keq. Dhe në fund, sigurisht, që do të triumfosh. Kam folur për këtë gjë, edhe për t’u dhënë zemër atyre të rinjve që janë tani në situatën që isha unë kohë më parë.

Dimë që ti ke fituar një betejë me veten, pra, duke hequr dorë nga mendimi për të vrarë veten. Mund të na zbulosh këtë anë të panjohur të jetës si artist?

Tani ajo periudhë është shndërruar për mua si një burim frymëzimi. Unë kam vazhduar të flas kundrejt sensibilizimit të njerëzve ndaj problemeve psikologjike dhe mendore, si depresioni apo ankthi. Më vjen mirë që shumë më kanë shkruar, duke u identifikuar me historinë time dhe duke kuptuar që me guxim dhe ndihmën e duhur gjithçka do të shkojë mirë. Në fund të fundit, historia ime nuk ësh-të një histori dorëzimi, por mbijetese. Dhe këtë duhet ta dinë të gjithë ata që po kalojnë kohë të vështira në jetën e tyre.

Imazhi që ka personi ideal për t’u dashuruar nga ty?

Guximi, një mendje e hapur dhe shumë, shumë individualizëm. Asnjëherë nuk më kanë pëlqyer fotokopjet.

Aktori i Portokallisë: Kam dashur të vras veten, ja si shpëtova Read More »

Këngëtarja me origjinë shqiptare bën shqiponjën me Bushpepën, politikania greke e ”degjeneron” në Facebook: Të mbajmë ne me lekë

Pas disa vitesh karrierë të suksesshme artistike në Greqi, këngëtarja Eleni Foureira më në fund ka vendosur të thotë të vërtetën, duke pohuar se nuk ka origjinë nga Meksika, por ka lindur në Fier, në Shqipëri.

Ajo ka disa kohë që e ka deklaruar këtë, madje së fundmi ka shtrënguar duart me Eugent Bushpepën pasi të dy konkurrojnë në skenën prestigjioze të Eurovizionit.

Ata kanë bërë shqiponjën me duar, ndërsa kanë treguar krenarinë e të qënit shqiptar në këtë skenë. Mirëpo ashtu si vetë këngëtarja kishte deklaruar që nuk kishte treguar për vite të tëra se ishte shqiptare pasi e paragjykonin, Eleni është paragjykuar ditët e fundit në Greqi, duke u akuzuar se është mbështetëse e Shqipërisë së Madhe.

Ditën e djeshme politikania greke Ραχήλ Μακρή ka shkruar në profilin e saj në Facebook se shqiptarja e cila u bë e famshme me paratë e grekëve guxon të bëjë shqiponjën shqiptare me duar.

Duke e ironizuar këngëtaren si “meksikania” për shkak se Eleni fillimisht deklaroi se ishte meksikane, Ραχήλ shkruan se duhet ta dërgojnë shqiptaren në vendin e saj që të bëjë shqiponjën sa të dëshirojë, pasi në Greqi duhet të respektojë historinë e vendit.

Politikania greke e cila tregon qartë racizmin e saj ndër të tjera shkruan:

“Meksikania” që deri dje ndiente turp të thoshte se ishte nga Shqipëria tani dëshiron një Shqipëri të madhe dhe as nuk pyet e as nuk kërkon falje. Ajo po luan me inteligjencën e grekëve.”

Postimet e saj janë pëlqyer shumë dhe komentuesit kanë vazhduar me fyerjet ndaj shqiptares. Këngëtarja e cila duket se është mësuar me komentet raciste, ka zgjedhur të mos i përgjigjet politikanes./JOQ.al.

Këngëtarja me origjinë shqiptare bën shqiponjën me Bushpepën, politikania greke e ”degjeneron” në Facebook: Të mbajmë ne me lekë Read More »

I shanë gjoksin, moderatorja shqiptare u mbyll gojën: ‘Pse shqetësoheni për c…at e mia?’

Moderatorja e emisionit “Why not”, prej disa kohësh ka pranuar se ka bërë ndërhyrje në gjoks, duke e zmadhuar atë. Ajo poston shpesh foto e video në profilin e saj në Instagram, ku tregon se ndihet mjaft mirë me pamjen e re.

Mirëpo disa fansa nuk mendojnë kështu. Ata i kanë vënë në dukje Roza Latit largësinë mes dy gjokseve të saj, gjë e cila nuk i bën përshtypje moderatores.

Para disa orësh ajo ka publikuar një foto ku shfaqet me një kanatjere të kuqe me bust të zbuluar, ku ekspozon gjoksin.

“Pse shqetësoheni për cicat e mia? Unë kështu i desha vetë, në pole të kundërta. Jo ngjit e ngjit.”- shkruan Roza duke ua mbyllur gojën të gjithëve.

I shanë gjoksin, moderatorja shqiptare u mbyll gojën: ‘Pse shqetësoheni për c…at e mia?’ Read More »