ShowBiz

Urimi emocionues i Aurela Gaçes në 85-vjetorin e Nexhmie Pagarushës

Këngëtarja Nexhmije Pagarusha ka festuar ditën e sotme 85-vjetorin e lindjes.

Me rastin e këtij përvjetori, ajo ka marrë urime dhe vlersime të shumta, nga të njohur e të panjohur.

Pjesë e urimeve për 85-vjetorin e saj është bërë edhe këngëtarja, Aurela Gaçe.

“Unë jam me fat që kam arritur të marr edhe nga mikpritja jote, humori aq i hollë nga njeriu qe je”, shkruan Aurela.

Urimi i plotë i Aurela Gaçes:

Jemi komb me fat qe morem nga zeri e shpirti yt.

Une jam me fat qe kam arritur te marr edhe nga mikpritja jote ,humori aq I holle…nga njeriu qe je. Pak vertete, por mjaftueshem qe te ndihem e perkedhelur . .

Sot 85 vite mes nesh…fjalet me te bukura jane thene, cmimet me te medha jane marre, por ajo qe prek me shume ne shpirt eshte dashuria e madhe qe ka ky popull per figuren tende.

Gezofsh edhe 100 vite mes nesh./a.k/noa.al

Urimi emocionues i Aurela Gaçes në 85-vjetorin e Nexhmie Pagarushës Read More »

‘Jam bërë si pinoku’, Albërie Hadërgjonaj e penduar për ndërhyrjet në fytyrë

E ftuar natën e sotme në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’, ishte këngëtarja e famshme Albërie Hadërgjonaj. Ajo ju përgjigj pyetjeve të sinqerta të fëmijëve dhe ndër të tjera rrëfeu edhe për ndërhyrjet e saj estetike.

“Kam bërë ndërhyrje estetike. Kam qënë një dëshirë si të gjithë të rejat, tani po përpiqem të kthehem në identitet. Po e pranoj që kam zgjat icik hundën. Jam bërë si Pinoku. Nëse gjithkush ka diçka që nuk i pëlqen, nuk ka ndonje gjë të keqe, të shkojë tek doktori” – tha këngëtarja.

Gjithashtu pyetjes së fëmijëve nëse ka tatuazhe në trup, Albëria ju përgjigj se kishte bërë vetëm vetullat. “Kam bërë tatuazh vetullat se në atë kohë filloi një periudhë shkallimi. Por po tentoj t’i heq.”- rrëfeu ajo.

‘Jam bërë si pinoku’, Albërie Hadërgjonaj e penduar për ndërhyrjet në fytyrë Read More »

Skandal/ Psikologia shqiptare i gëzohet vdekjes së fëmijëve të figurave publike: Këta sperma të prishura…

Genta Kaloçi, e njohur si psikologe, gazetare dhe poeteshë në Shqipëri, ka habitur të gjithë, duke shprehur kënaqësi për vdekjen e djalit të vetëm të shkrimtares Flutura Açka, në moshën 18 vjeçare.

Komenti i saj po bën xhiron e rrjeteve sociale, duke krijuar irritim tek të gjithë, por edhe mbështetje tek simpatizantë të regjimit komunist.

Kaloçi e shikon fatkeqësinë e koleges si diçka të merituar, për shkak të bindjeve antikomuniste, që Açka ka shprehur herë pas here. Sipas saj, kjo nuk është fatkeqësi, por drejtësi.

Jo vetëm kaq, por ajo ndjehet mirë që gjithashtu të tjerë figura publike si ajo, të konsideruar si antikomunistë nuk kanë më fëmijë, duke përfshirë: Visar Zhitin, Spartak Ngjelën, Avenir Pekën, Maks Velon etj.

Sipas saj, ky është një ndëshkim nga Zoti për padrejtësinë e qendrimeve të tyre – fakti që kjo nuk ka ndodhur me shkrimtarët komunistë të Enver Hoxhës, tregon se ata kanë qenë në të drejtën.

“Përse pasardhësit e kollosit nuk i ka goditur fati me fatkeqësi natyrore”, – shprehet Kaloçi.

Komenti ka gjetur përkrahjen e shumë prej mbështetësve të ideologjisë komuniste, të cilët janë shprehur gjithashtu me gjuhë urrejtje ndaj Açkës dhe atyre që mbrojnë atë. Por nga ana tjetër kjo ka indinjuar një mori qytetarësh të cilët i shikojnë këto komente si kafshëri.

Znj. Kaloçi duket se është mjaft aktive në shtypin e ditës, me komente e artikuj në gazetat e majta mbi politikën, zhvillimin dhe problemet e vendit. Ajo ftohet herë pas here edhe në studio televizive ku diskuton edhe si psikologe, përveç të tjerash.

Skandal/ Psikologia shqiptare i gëzohet vdekjes së fëmijëve të figurave publike: Këta sperma të prishura… Read More »

“Nuk ka tjetër si ty”, Xhemi Shehu uron me fjalë të vecanta Arbana Osmanin (Foto)

Arbana Osmani, moderatorja e njohur e Top Channel, sot feston ditëlindjen. E lindur në 7 Maj të vitit 1983 ajo sot bën plot 35 vjec. Në këtë ditë të rëndësishme nuk kishte si te mungonte urimi i mikeshës së saj më të ngushtë Xhemi Shehut.

Kjo e fundit ka postuar në Instagram një foto të Arbanës e cila mban në duar një iguana dhe shkruan: ‘Nuk ka tjeter si ty’.

Ajo momentalisht eshte duke prezantuar nje nga programet qe sipas saj eshte me i dashuri per te ‘Dua te te bej te lumtur’ i cili transmetohet cdo te shtune ne Top Channel.

“Nuk ka tjetër si ty”, Xhemi Shehu uron me fjalë të vecanta Arbana Osmanin (Foto) Read More »

Unë jam pak si dhi e egër’: Atëherë, si e propozoi bashkëshorti Rudina Xhungën?

Sot në emisionin e pasdites tek Rudina në Tv Klan ka qenë e ftuar gazetarja e njohur Rudina Xhunga dhe bashkëshorti i saj ish- diplomati Dritan Hila. Dy bashkëshortët kanë qenë për herë të parë të ftuar në një studio televizive për të folur rreth historisë së tyre të dashurisë.

Dritani ka ndarë me publikun momentin në të cilin i ka propozuar gazetares.

“I propozova dhe më tha se ishte pak si dhi e egër,” kështu e ka teguar Dritani këtë moment kaq të këndshëm.

Epiteti “dhi e egër” ishte një detaj gazmor të cilin as vetë gazetarja nuk e mbante mirë mend. Ndaj sigurisht nuk ka hezituar ta tregojë habinë e saj rreth kësaj mënyre rrëfimi e cila duhet thënë se tregoi rëndësinë që Dritani i kishte dhënë një detaji të tillë.

Ndër të tjera të dy bashkëshortët kanë treguar se me sa shumë fat janë që kanë njohur njëri- tjetrin duke u shprehur se çelësi i një marrëdhënie të mirë bashkëshortore qëndron tek komunikimi dhe tek të treguarit të çdo gjëje, e mirë apo e keqe qoftë ajo.

Unë jam pak si dhi e egër’: Atëherë, si e propozoi bashkëshorti Rudina Xhungën? Read More »

Elvana Gjata dhe Albi Nako së bashku në një projekt, çfarë janë duke kurdisur!

Çfarë mund të ketë bërë bashkë këngëtaren e njohur shqiptare dhe koreografin e shumëpërfolur…?

Albi Nako dhe Elvana Gjata gjenden të dy në Zvicër. Ka qenë Albi ai që ka ndarë një foto krah këngëtares dhe ka lënë të kuptohet se është një projekt i përbashkët që ka sjellë të dy talëntët shqiptare në Zvicër.

‘Punë në vazhdim…’ ka shkruar Albin ë foton e tyre. Kjo po që ishte surprizë por se për çfarë bëhet fjalë ekzaktësisht do të presim dhe pak që ta zbulojmë.

Elvana Gjata dhe Albi Nako së bashku në një projekt, çfarë janë duke kurdisur! Read More »

Pëlqeu foton e ish-it në facebook dhe bëri sherr me gruan, përgjigja e saj e habit

I ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, tek “E diela shqiptare” ishte sot Arturi, një burrë i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Arturi kishte ftuar bashkëshorten e tij Manjolën për t’i kërkuar falje pasi shumë vite më parë e kishte tradhtuar dhe tani vonë ish-it i kishte bërë “like” në Facebook, ç’ka kishte sjellë debat mes tij dhe Manjolës.

“Historia ime me Manjolen ka filluar në vitin 2000, kemi 2 fëmijë nga martesa jonë. U njohëm kur ajo ishte 15 vjeç, unë 24. E rrëmbeva dhe doja të martohesha me Manjolën. Jeta vazhdoi mirë me sakrificat tona pa ndihmën e askujt. mes njëri-tjetrit. E falenderoj si grua, si nënë. Ne punojmë shumë që t’i plotësojmë kushtet fëmijëve”.

“Por ajo është shumë xheloze sepse unë kam kontakte me shumë persona, me femra, por s’ka faj sepse para shumë kohësh e tradhtova. Ime shoqe e vuajti. E zbuloi dhe unë e pranova. Manjola për hir të familjes, për hir të fëmijëve e kaloi çdo gjë pas. Çdo gjë filloi për mirë, fëmijët po rriteshin, por shumë shpejt doli një problem tjetër që se kisha menduar”

“I çova nje like ish-it tim. Ç’desha unë. Artur më pyeti ke vazhduar prape me ate? Jo i thashe se ajo eshte harruar. Kerkova falje i thashe nuk e perseris me, ishte nje like i pavetedijshem, patem debat. Kam ardhur t’i kerkoj falje sepse e lendova”, tregoi Arturi.

Manjola e pranoi ftesën për të qenë pjesë e emisionit dhe kur erdhi në studio Arditi e krahasoi atë me një aktore Hollywoodi.

“Manjol dua te falenderoj per sakrificat qe ke bere, je nje bashkeshorte dhe nene e mrekullueshme, te kam lenduar prandaj kam ardhur ketu sot te me falesh. Te dua pergjithmone, te dashuroj”, i tha Arturi bashkëshortes. Manjola e fali të shoqin dhe i tha “Të dashuroj” duke e habitur Arturin me përgjigjen e saj.

Pëlqeu foton e ish-it në facebook dhe bëri sherr me gruan, përgjigja e saj e habit Read More »

Rudina Magjistari më e lumtur se kurrë, shihni me kë po e shijon fundjavën

Moderatorja Rudina Magjistari gjithnjë kalon fundjava jashtë Tiranës ose edhe jashtë Shqipërisë.
Këtë herë ajo ka zgjedhur Zvicrën për të kaluar disa ditë relaksi sëbashku me familjen e saj.

Si gjithnjë Rudina kujdeset që të mos e ekspozojë shumë vogëlushen e saj Mia dhe diçka të tillë ka bërë edhe në postimin e saj të fundit.

Në foton e publikuar mëngjesin e sotëm e shohim moderatoren e njohur mjaft të qeshur dhe në formë, ndërkohë që ndodhet buzë liqeni me Mian e saj.

Përmes fotos arrijmë të dallojmë se Mia është rritur mjaft duke u bërë një zonjushë e vërtetë.

Rudina Magjistari më e lumtur se kurrë, shihni me kë po e shijon fundjavën Read More »