ShowBiz

Bushpepa flet për herë të parë pasi kaloi në finale: Emocionon kur tregon se kujt ia ka dedikuar këngën (Foto)

Pas tre vitesh mungesë në finalen e Eurovision, Shqipëria me Eugent Bushpepën dhe këngën “Mall” këtë vit arriti të kualifikohej për në natën e madhe.

Pas gjysmë finales së parë ku Eugenti këndoi i treti, u mbajt një konferencë me artistët që performuan.

I pyetur nga prezantuesi nëse ndjen të njëjtat emocione kur këndon në këtë event me emocionet që ndjen kur këndon në club, Eugenti u përgjigj: “Për sa kohë që transmeton emocione me anë të muzikës, është e njëjta gjë”.

“Skena ishte fantastike. U ndjeva shumë mirë, publiku ishte gjigant. Të ndash dashurinë me publikun është njësoj”, u shpreh Eugenti.

I pyetur nga një fans gjatë konferencës se kujt ja kushton këngën, ai u përgjigj: “Është një këngë për dashurinë, është një këngë për mallin ndaj personave që do më shumë, kështu që unë ja dedikoj të gjithë shqiptarëve sepse po më mungojnë shqiptarët që kur kam ardhur këtu”.

 

Bushpepa flet për herë të parë pasi kaloi në finale: Emocionon kur tregon se kujt ia ka dedikuar këngën (Foto) Read More »

Ermal Meta përfaqëson Italinë në Eurovizion por të gjithë e njohin si shqiptar: Rrënjët i kam atje

Ermal Meta arriti të marrë çmimin më të madh të muzikës italiane duke fituar në Sanremo. Ai u largua kur ishte 13 vjeç nga Shqipëria, për të nisur në Itali ëndrrën e muzikës, ku duket se ja doli.

Ermali është pyetur në ceremoninë e hapjes së Eurovizionit nëse e ka ndjerë dashurinë e publikut shqiptar, të cilët e mbështesin në këtë pjesëmarrje në Eurovision.

“Po, e ndjej këtë dashuri. Kam lindur atje 37 vite më parë dhe jam larguar përpara 24 vitesh, por kur ke rrënjë të forta mund të rritesh kudo, gjithsesi, rrënjët mbeten gjithnjë atje”, tha Ermali.

I pyetur nëse kishte biseduar me përfaqësuesen e Qipros, Eleni Foureira, për qytetin e Fierit, ku të dy kanë lindur, Ermali tha: “Jo, ende jo.”

Ermal Meta përfaqëson Italinë në Eurovizion por të gjithë e njohin si shqiptar: Rrënjët i kam atje Read More »

Mediat e huaja flasin për Eugent Bushpepën, komentatori grek e quan zërin më të mirë mashkullor të festivalit

Eugent Bushpepa ka ndezur skenën e Festivalit Europian në Lisbonë me këngën “Mall”. Përfaqësuesi i “Shqipërisë” në “Eurovision” dhuroi një interpretim mbresëlënës. Komentatori grek i ERT e quan zerin me te mire mashkullor te festivalit.

Eugent Bushpepa ishte i treti që u ngjit në skenë me këngën “Mall” në gjysmëfinale.

Në skenë, Bushpepa ishte i shoqëruar nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe vokalistet Erinda Agolli e Greta Radovani.

Në këtë gjysmëfinale të parë konkurrojnë 19 shtete: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro.

Në festivalin e këtij viti, në garë janë mbledhur bashkë tre shqiptarë. Veç Bushpepës me këngën e tij “Mall”, fatin do ta provojnë edhe Ermal Meta që triumfoi në “Sanremo” me “Non mi avetet fatto niente” dhe Eleni Foureria, e cila.

Mediat e huaja flasin për Eugent Bushpepën, komentatori grek e quan zërin më të mirë mashkullor të festivalit Read More »

Zbulohet emisioni më i ri shqiptar që do t’ju mbaj gozhduar përpara ekranit

Padyshim qe ai është një nga personazhet që është bërë i njohur për publikun shqiptar fal pjesëmarrjes së tij në ‘Master Chef Albania’ ku dhe ishte pjesë e jurisë.

Po flasim për shefin më të famshëm shqiptar Renato Mekolli, i cili tashmë ka krijuar vendin e tij në showbizzin shqiptar duke qenë se merr shpesh herë pjesë nëpër spektaklet e njohura.

Renato ka zbuluar se shumë shpejt do ti rikthehet televizionit dhe këtë herë jo si pjesë e ndonjë jurie, por me spektaklin e vetë të gatimit.

Madje Renato ka dhënë një prononcim për revistën ‘Bordo’ ku ka zbuluar projektin e tij të ri që sipas tij do të jetë një reality show që do të mbaj mbërthyer përpara ekranit të gjithë shqiptarët.

Renato është shprehur se ky reality show do të këtë të bëj sigurisht me kuzhinën dhe do të jetë një program shumë ndryshe nga të gjithë ata që kemi parë deri më sot. Ndër të tjera chefi ka rrëfyer se është në bisedime me dy nga ekranet më të ndjekura në Shqipëri dhe me shumë gjasa ky program do të shfaqet në njërin prej tyre.

Edhe pse nuk zbuloi shumë për projektin e tij, me siguri nga shtatori të gjithë do gozhdohen përpara ekranit për të parë këtë spektakël që premton shumë.

 

Zbulohet emisioni më i ri shqiptar që do t’ju mbaj gozhduar përpara ekranit Read More »

Sonte është konkurimi i Shqipëris në Eurosong Contest 2018!

Shqipëria do të nisë sot përfaqësimin në Festivalin Europian të Këngës, që zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë.

Eugent Bushpepa do të ngjitet i treti në skenë me këngën “Mall”, në gjysmëfinalen e parë të Eurosong-ut.

Në skenë, Bushpepa do të shoqërohet nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe vokalistet Erinda Agolli e Greta Radovani.

Në këtë gjysmëfinale të parë konkurrojnë 19 shtete: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro.

Në festivalin e këtij viti, në garë janë mbledhur bashkë tre shqiptarë. Veç Bushpepës me këngën e tij “Mall”, fatin do ta provojnë edhe Ermal Meta që triumfoi në “Sanremo” me “Non mi avetet fatto niente” dhe Eleni Foureria, e cila konkurron nën flamurin e Qipros.

Sonte është konkurimi i Shqipëris në Eurosong Contest 2018!
Ju ftoj ta shijoni dhe përkrahni performancën e Eugent Bushpepës!
Sonte në RTSH 1, ora 21.00
Shqiptarët që jetojn në Greqi, Maqedoni, Zvicër, Qipro, Kroaci, Austri, Angli, Irland, Finland të votojn këngën me nr 3, sapo të hapet televotimi në tv e vendeve ku jetojnë! Gooo…Albania

Sonte është konkurimi i Shqipëris në Eurosong Contest 2018! Read More »

E pabesueshme: Trashëgimtarja e Top Media-s habit me deklaratën e saj, edhe pse ka çdo gjë ajo nuk është e lumtur

Ajo është një nga femrat shqiptare që e shijon jetën në maksimum.Trashëgimtarja e Top Media është gjithmonë në udhëtime, vesh rrobat më të shtrenjta dhe ka vëmendjen e të gjiihëve. Postimet e saj gjithashtu kanë bërë zili  fansat e saj.

Por pyetja që do kuriozonte të gjithë është nëse është e lumtur apo jo Lori që duket se nuk i mungon asgjë.

Kjo pyetje i ka ardhur nga një prej fansave të saj, por përgjigja nuk ishte ajo që pritej.

‘Jo çdo ditë, por po jam’ ka thënë Lori.

E pabesueshme: Trashëgimtarja e Top Media-s habit me deklaratën e saj, edhe pse ka çdo gjë ajo nuk është e lumtur Read More »

Ky është miliarderi shqiptar që nuk ka shtëpi (Foto)

Nicolas Berggruen me origjinë shqiptare ka një pasuri me vlerë afro 2 miliardë dollarësh sipas ‘Forbes’, por pavarsisht kësaj ai nuk ka asnjë shtëpi. Por, cila është historia e tij?

Berggruen ka lindur në Paris në vitin 1961 dhe rrënjët e tij shqiptare nisin që nga i stërgjyshi Moisi Moisiu, një tregtar i pasur nafte në Kavajë.

Ky i fundit pati një djalë, aktorin Aleksandër Moisiu, i cili u zhvendos në moshë të re në Vjenë ku u njoh me vendasen Marian. Nga ky çift lindi Bettina, njëkohësisht edhe mamaja e Nicolas Berggruen.

Nicolas është themelues dhe president i ‘Berggruen Holdings’ një kompani private investitore dhe ‘Berggruen Institute’. Ai gjithashtu ëshët bashkëthemelues i ‘Huffington Post’ të ‘WorldPost’, media gjigande e dedikuar problemeve globale. Investimet e tij janë mjaft të diversifikuara duke përfshirë nga pasuritë e patundshme, aksionet, bono thesari e shumë të tjera.

Nuk mungojnë as afrimet në politikë për Nicolas Berggruen. Ai ka sponsorizuar disa nga fushatat e demokratëve amerikanë si senatori Charles Schumer, presidentin Barack Obama etj dhe është bashkëautor i librit ‘Qeverisje inteligjente për shek. XXI: Një rrugë e mesme mes Lindjes dhe Perëndimit’.

Shtypi botëror i është referuar miliarderit me origjinë shqiptare shpesh si “miliarderi pa shtëpi” sepse ai jeton nëpër hotele dhe nuk zotëron një apartament.

Ky është miliarderi shqiptar që nuk ka shtëpi (Foto) Read More »

Zbulohet dhurata fantastike që Edi Rama i bën Nexhmije Pagarushës për ditëlindje (Foto)

Vetëm pak minuta se të largohej për në aeroport Nexhmije Pagarusha është suprizuar nga një dhuratë e bukur e kryeministrit shqiptar Edi Rama. Këngëtares së famshme i është dhuruar një tufë e madhe me lule dhe një shishe gjigante me verë.

Vetëm pak minuta se të largohej për në aeroport Nexhmije Pagarusha është suprizuar nga një dhuratë e bukur e kryeministrit shqiptar Edi Rama. Këngëtares së famshme i është dhuruar një tufë e madhe me lule dhe një shishe gjigante me verë.

Këto kanë qenë dy dhuratat simbolike që kryeministri shqiptar ia ka dedikuar yllit të këngës shqiptare. Ndërsa Pagarusha i priti me buzëqeshje, falënderime e mirënjohje dhuratat, nuk mungoi batuta e familjarëve të saj, që i thanë “Kështu ndodh, nëse këndon “E dehur jam…”.

Dhurata iu dorëzua këngëtares kosovare Pagarusha nga 2 vajzat të stafit të Kryeministrisë në praninë e familjarëve dhe gazetares së “Shqiptarja.com” që po e intervistonte këngëtaren. Pagarausha ka shprehur mirënjohjen e saj për kryeministrin Edi Rama dhe është ndier shumë e kënaqur me surprizën e minutave të fundit para se të largohej nga Tirana, ku mori me vete edhe urimet e presdentit Ilir Meta për ditëlindjen dhe “Çelësin e Tiranës” nga kryebashkiaku Veliaj.

Zbulohet dhurata fantastike që Edi Rama i bën Nexhmije Pagarushës për ditëlindje (Foto) Read More »