Ai është një nga gazetarët më të njohur shqiptarë dhe emisioni i tij “Opinion” ka shikueshmëri rekord prej dekadash tashmë.
E kemi fjalën për gazetarin dhe moderatorin Blendi Fevziu.
Blendi ishte i ftuar pak ditë më parë në “Kurthin e Piter Panit”, ku pjesa më e madhe e pyetjeve që fëmijët i drejtuan ishte “pse Blendi nuk kishte flokë?”.
Cka shkaktoi jo pak humor dhe batuta në spektakël.
Ama Blendi është bërë nostalgjik dhe ka publikuar në faqen e tij në Instagram një foto të vitit 2005 ku shfaqet shumë ndryshe nga çfarë e shikojmë sot: Me flokë dhe me peshë më të madhe se ajo aktualja.
Në krah të të shoqes, Blendi thotë se foto është marrë në Marok, shkruan ShkodraNews.
Komentet kanë qenë të shumta për të. Po ju si mendoni, a ka ndryshuar shumë Fevziu që nga viti 2005?
Këngëtari shqiptar, Eugent Bushpepa, ka tërhequr jo pak vëmendje në ‘Eurovision 2018’ me këngën e tij ‘Mall’, të cilën e ka kënduar në gjuhën amtare. Bushpepa u ngjit mbrëmjen e kaluar i treti në skenën e festivalit më të rëndësishëm të këngës në Evropë, duke u kualifikuar për në finale.
Prestigjiozja angleze ‘The Sun’ i ka kushtuar një shkrim këngëtarit shqiptar, teksa tregon si e nisi karrierën Bushpepa dhe si arriti të ngjitej në skenën e ‘Eurovision’, në Lisbonë të Portugalisë.
Kush është Eugent Bushpepa?
Eugent Bushpepa, i cili shpeshherë njihet dhe si Genti, ka lindur në Rrëshen, Shqipëri, më 2 korrik 1984.
Ai ka nisur të këndojë në moshë të re për të realizuar ëndrrën e tij, në 2006-n ai u bashkua në një talk show në “Top Channel” si këngëtar. Që nga ajo kohë, Eugenti ka bërë pjesë në skenat e muzikës shqiptare.
Eugenti ngadalë u bë një nga këngëtarët më të njohur të vendit dhe ka mbështetur bende si “Deep Purple” dhe madje ka luajtur edhe me legjendën e “Guns N ‘Roses”, Ron Thal. Pavarësisht se ka hyrë në tregun e muzikës që në vitin 2006, ai nuk ka realizuar ende një album të plotë. Por ai ka disa këngë të tijat.
Si u zgjodh Eugent Bushpepa për të përfaqësuar Shqipërinë?
Eugent Bushpepa garoi në edicionin e 56 Festivalit të Këngës, një konkurs televiziv që zhvillohet për 3 net rresht. Këngëtari u zgjodh nga një juri profesioniste, duke mposhtur kështu konkurrentë të tjerë të suksesshëm.
Çfarë kënge do të performojë Eugent Bushpepa në “Eurovizion 2018”?
Eugent Bushpepa do të këndojë këngën e shkruar specifikisht për “Eurovizion”, të cilën e këndoi edhe te “Festivali i Këngës”. Kënga titullohet “Mall” dhe është shkruar nga vetë Eugenti dhe do të këndohet në gjuhën amtare.
Moderatorja Alketa Vejsiu dhe regjisorja e njohur Vera Grabocka janë një nga dyshet e pandara të televizionit shqiptar që ndër vite kanë sjell për publikun shqiptar një serë programesh të suksesshme.
Ato përveçse kolege në punë, janë edhe dy mikesha shumë të mira dhe madje familjet e tyre janë edhe shumë të lidhura.
Së fundmi bashkëshorti i Vera Grabonckës, aktori i njohur shqiptar Timo Floko, e ka emocionuar shumë moderatoren pasi i ka bërë një dhuratë shumë special vajzës së saj të vogël, Nikol.
Në librin e tij aktori i ka dedikuar një poezi vajzës së moderatores. Alketa e prekur nga kjo surprizë e ka ndarë këtë poezi me ndjekësit e saj.
“Timo Flloko… Te them Faleminderit nuk e vleresoj sic duhet kete dhurate te vyer,”- shkruan Alketa në përshkrim të postimit të saj.
Sa të pasur janë artistët shqiptarë? Kjo pyetje na vjen gjithmonë në mendje kur shohim klipet dhe fotot e tyre luksoze ose jo në rrjetet sociale.
Shpesh dëgjojmë tekstet e këngëve të reperave shqiptarë që flasin për makina, femra, “lejla” dhe na bëjnë të pyesim veten: A e përballojnë jetesën me punën që bëjnë? A kanë ndonjëherë vështirësi artistët me pagesat e faturave në fund të muajit apo jemi të vetmit?
Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje, “Iconstyle. al” sjell sot një personazh të njohur që tashmë i mungon skenës shqiptare. Fotografi Denis Vogli siguroi disa foto për ne që tregojnë se violinistja që shohim çdo herë në “Pedonalen” e kryeqytetit, është në fakt Aida Hani.
Dikur e shihnim të konkurronte në “Top Fest”, apo të bënte klipe, por tashmë violinistja ka zgjedhur “Pedonalen” e Tiranës për të treguar pasionin e saj për muzikën dhe sigurisht si burim fitimi.
Një nga ata qindra persona që kalojnë në trotuar ka qenë edhe artisti i madh Luftar Paja, i cili është ndalur pasi ka dëgjuar tingujt e violinës.
Në dukje i mallëngjyer, Paja nuk ngurron të paguajë për performancën e Aidës, para se të largohej me keqardhje.
Në një intervistë për “A1 Report” 3 vite më parë, Aida është shprehur se del çdo ditë në “Pedonale” e quajtur ndryshe si “rruga e artistëve” dhe këtë e bën për pasion dhe kënaqësi:
“Uroj të jap më shumë sesa marr”, është shprehur Aida duke treguar se është pasioni për violinën ai që e ushqen motivin e saj për të jetuar.
Ndonëse performanca e tretë përfundoi me shumë sukses, kjo nuk do të thotë se ethet e Eurovizionit na kanë lëshuar sadopak. Të gjithë kemi kthyer sytë nga finalja, me gishtat e kryqëzuar se Shqipëria do të marrë një ndër renditjet më të mira. Nuk mund të mbetemi indiferentë ndaj reagimeve të deri më tanishme.
Faqja zyrtare e Eurovizionit po shpërndan performancat në rrjetet sociale, ndërsa komentuesit janë kurdoherë të gatshëm për të shprehur pëlqimin e tyre. Në më pak se 40 minuta, Eugent Bushpepa renditet i dyti më i pëlqyer e komentuar në rrjet, teksa vendin e parë e ka rrëmbyer Lituania për momentin.
Me një diferencë tejet të konsiderueshme nga pjesa tjetër, peroformanca e Bushpepës ndezi skenën e Lisbonës, po aq sa dhe publikun, i cili duartrokiti pa rreshtur pas përfundimit të këngës.
Komentet vijnë kryesisht nga shtetas të huaj, çka na jep edhe më shumë shpresë për të arritur më tepër. Forca Eugent!
Bushpepa arriti të sigurojë votat me performancën e tij eletrizuese që e duartrokiti i gjithë publiku. Pas performancës, ra shumë në sy flirtimi i prezantueses së Eurovision, Filomena Cautela me Eugentin.
Ajo i tha këngëtarit shqiptar se i pëlqen shumë tatuazhet e tij dhe i kërkoi të bënte tatuazh emrin e saj.
“Ti ke tatuazhet më të bukura që kam parë ndonjëherë! Këtu kam tatuazhin tënd më të ri, emrin tim”, i tha Filomena Eugentit.
“Do ta mbaj në zemër”, ja ktheu këngëtari shqiptar.
Kjo deklaratë e artistes Ornela Vorpsi pushtoi më shpejtësi mediat online duke shkaktuar reagime nga më të ndryshmet.
Ornela Vorpsi, ish-studente e kryeministrit Edi Rama ishte e dashuruar në mënyrë platonike me Ramën.
Madje ajo tha se i gjithë Parisi ishte i magjepsur pas Ramës.
I ftuar në Top Show Rama u përball me këtë deklaratë, por tha vetëm se bashkohet me Dudushin kur thotë se Parisi është shumë i madh për tu magjepsur nga ai.