ShowBiz

Rita Ora renditet për herë të parë ndër këngëtarët më të pasur në Britani

Rita Ora tashmë cilësohet si një ndër këngëtaret më të mira jo vetëm në Britani, por në të gjitha vendet ku preferohet muzika moderne.

Ky sukses i saj normalisht që është kthyer dhe në të ardhura shumë të larta. Ajo ka arritur të renditet ndër 20 këngëtarët më të pasur në Britani nën moshën 30 vjeç.

Në këtë listë bën pjesë Adele, Ed Sheeran, Calvin Harris, Harry Styles, Zayn Malik e shumë të tjerë. Rita Ora i është bashkuar për herë të parë kësaj liste me një vlerë prej 16 paund dhe është renditur e 11-ta.

Image

Këtë pasuri Ora e ka akumuluar nga pjesëmarrja në filmin ‘Fifty Shades’ dhe nga lidhja e kontratave me disa nga firmat më prestigjioze si: ‘Adidas’, ‘Rimmel’, ‘DKNY’, ‘Tezenis’.

Të gjitha këngët e saj kanë rezultuar mjaft të suksesshme pasi numërojnë me miliona shikime në ‘Youtube’. /revistawho.com

Rita Ora renditet për herë të parë ndër këngëtarët më të pasur në Britani Read More »

Bebe Rexha: producenti tentoi të më kapte …!

Skandalet seksuale në Hollywood do të jenë kryefjala e 2018-ës, e kjo është e sigurt.

Nga çështja Weinstein që vazhdon të mbetet ende e hapur, e deri tek akuza nga më të shumtat kundrejt meshkujve të famshëm, së fundmi ka qenë ish-producenti i Drake ai që është denoncuar për dy raste përdhunimi. Ka mjaftuar ky lajm që të reagonte edhe këngëtarja jonë Bebe Rexha, duke rrëfyer dhe një eksperiencë personale.

“E lumtur që më në fund femrat dolën hapur. Është e frikshme. E provoi dhe me mua, por unë vrapova me të shpejtë jashtë studios. Karma funksionon”, ka shkruar ajo në Twitter. “Është e frikshme për artistet të dalin hapur e të thonë diçka. Ato janë gra të forta. E provoi të njëjtën gjë me mua kur isha ende këngëtare e re”, ka shkruar në vijim Rexha, duke zbuluar një të vërtetë të hidhur mbi fillimin e saj në industrinë e muzikës.

Edhe pse nuk ishte prononcuar ndonjëherë në këtë formë, këngëtarja paska kaluar jo pak. Skandalet në Hollywood nuk kanë të ndalur!

Bebe Rexha: producenti tentoi të më kapte …! Read More »

Koço Kokëdhima kërkon të bëjë Besën deputete, këngëtarja reagon ndaj deklaratës se babit të saj, një përgjigje që nuk do i pëlqente

Besa Kokëdhima përveç se një ndër këngëtareve më të talentuara në Shqipëri është edhe vajza e ish deputetit Koço Kokëdhima. Ajo shpesh herë është pyetur në intervista të ndryshme se nëse do të ndjek ndonjëherë  hapat e babait të saj dhe do i futet rrugës së politikës.

Madje në një intervistë të dhënë përpara disa kohësh babai i saj Koço Kokëdhima tregoi se kishte bërë një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama: “Të bëja Besën deputete”, ishte shprehur ai. Megjithatë pavarësisht dëshirës së madhe të të atit, kjo gjë nuk u realizua dhe arsyen e ka zbuluar së fundmi vetë këngëtarja.

Ajo ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Top Show Magazinë’, ku përveç projektit ‘Divas Show’ ka konfirmuar këtë deklaratë të të atit, por ka treguar se plani i tij u prish pasi Besa ka ende  shumë për të dhënë në muzikë. Tani për tani ajo nuk ka ndërmend ti futet asaj rruge.

“Njeriu mund të investojë në një të ardhme të caktuar. Unë nuk jam duke investuar për një të ardhme të atillë. Madje unë besimin në politikën shqiptare e kam humbur dhe jo pa arsye dhe shpresoj shumë që në gjithë punën që im atë po bën të mbërrijë në një moment që unë të besoj se do të ndodhë një lloj çlirimi i një lloj fryme që të zë ngërç. Unë nuk dëshiroj që njerëzit të influencohen nga mendimet e mia. Këto janë mendimet e mia. Në këtë moment, mua nuk më frymëzon fare, fatkeqësisht, kjo fushë, për arsye se nuk mendoj që manifeston vlerat më të mira të këtij vendi”, ka rrëfyer ajo.

Koço Kokëdhima kërkon të bëjë Besën deputete, këngëtarja reagon ndaj deklaratës se babit të saj, një përgjigje që nuk do i pëlqente Read More »

10 fakte që nuk i dini për Armina Mevlanin ose ndryshe “nusen e Berishës” (Foto)

Armian Mevlani është një nga vajza më të bukura të showbizit shqiptar.

Një nga bloggeret më të njohura në Shqipëri, por jo vetëm. Ajo është një imazh inspirimi për vajzat e reja që duan të vishen bukur dhe me stil.

Ka marrë pjesë në konkurse bukurie dhe zotëron një blog të vetin dhe një revistë online të quajtur, ‘Rebel heart’ ku zbulon çdo gjë mbi tendencat e modës. Në një intervistë për Revistawho.com, Armina ka zbuluar 10 gjëra që janë ende të panjohura rreth saj…

  1. Bej poezi dhe më pëlqen shumë të shkruaj.

  2. Jam hedhur me parashutë në moshën 16 vjeçare.

  3. Kam qenë rockere/metalare për shumë vite, madje një periudhe i kam pasur flokët me fije rozë.

  4. Jam shumë e lirshme dhe i bëj njerëzit për të qeshur jashtë mase.

  5. Kërcimi është pasioni im dhe shpesh në moshë të vogël kërceja me grupin e baletit të mamasë sime për të fituar para.

  6. Prekem shumë shpejt, sidomos nga lajmet jo të mira që lexoj në internet apo edhe nga filma të dhimbshëm.

  7. I kam shumë, po shumë frikë lartësitë.

  8. Fle gjithmonë me një bluzë tek hundët pasi më ka mbetur ves që e vogël. Merrja bluzën e mamit dhe e mbaja tek hundët, jo më kot sot e kësaj dite fle me një bluzë te hundët.

  9. I adhuroj akoma barbiet.

  10. Ëndrra ime është të krijoj një linje timen, jo vetëm për tregun shqiptar, por për mbarë botën. Një linjë të kuruar dhe të menduar mirë edhe pse mendoj që do duhen disa vite derisa të bëhet realitet.

10 fakte që nuk i dini për Armina Mevlanin ose ndryshe “nusen e Berishës” (Foto) Read More »

Prej vitesh e larguar, vajza e Verës dhe Timo Fllokos përlot prindërit: Jam e lumtur që jeni dhe jetoni në qiellin e Tiranës

Mbrëmjen e djeshme aktori i njohur shqiptar Timo Flloko dhe bashkëshortja e tij Vera Grabocka mblodhën të gjithë personazhet e njohur të vendit tonë në një mbrëmje për të promovuar librin e ri të aktorit ‘Kërcim në bosh’.

Edhe pse të pranishmit ishin të shumtë në numër, vajza e çiftit të njohur, Linda Flloku për shkak të angazhimeve të saj në Los Angeles të SHBA-së nuk mundi të vinte në këtë mbrëmje të rëndësishme.

Mirëpo nuk mund të mungonte një mesazh për këtë libër të babait të saj. Ajo ka dërguar një videomesazh shumë të ndjerë dhe emocionues që ka prekur shumë dy prindërit e saj.

“Kjo jetë e përkohë kërkon harmoni, ska kohë për të urryer, kërkon dashuri…Mall i pamatë tek ta do më kthejë, si premtim i heshtur i jetës që përtej. Mirëmbrëma! Ky zë vjen nga larg, por vjen me shumë dashuri për dy njerëz kaq të shtrenjtë për mua. Jam shumë e lumtur që keni mundësi që sot të jeni dhe të jetoni në qiellin e Tiranës në këtë natë për poezinë, për dashurinë, për jetën. Thonë se ne nuk shkruajmë apo lexojmë poezi për të qenë të përveçëm, por sepse jemi humanë. Mjekësia, ligji, biznesi, politika sigurisht janë qëllime të mëdha të jetës, por poezia, romanca dashuria janë gjithçka për të cilat ne jetojmë. Ju përqafoj shumë fort të gjithëve dhe jam pranë jush me zemër. Uroj të keni një natë të bekuar”, ka thënë Lidna e emocionuar në videon e saj dhe salla ka shpërthyer në duartrokitje.

Prej vitesh e larguar, vajza e Verës dhe Timo Fllokos përlot prindërit: Jam e lumtur që jeni dhe jetoni në qiellin e Tiranës Read More »

Futbollisti shqiptar rrëfen historinë e dashurisë: Shkova për pushime në Dhërmi dhe gjeta grua (Foto)

Futbollistët i njohur i kombëtares shqiptare dhe bashkëshortja e tij gëzojnë një martesë të lumtur prej 10 vitesh. Bëhet fjalë për Redi Jupin dhe partneren e tij Vivian Petrela të cilët edhe pse vijnë nga profile të ndryshme kanë arritur që të ndërtojnë një familje dhe janë prindër të tre fëmijëve.

Ditën e sotme ata ishin të ftuar në emisionin ‘Rudina’ ku kanë zbuluar dhe historinë e tyre të dashurisë.

Siç kanë rrëfyer dhe ata janë takuar rastësisht përpara shumë vitesh në pushimet e tyre dhe në atë kohë Vivian nuk e dinte se kush ishte Redi, duke qenë se studionte në Francë.

“Edhe pse jemi të dy profileve të ndryshme ne u takuam bashkë gjatë pushimeve në Dhërmi. Aty jemi njohur, kemi shkëmbyer numrat e telefonit dhe shkëndijat e para me njëri-tjetrin. Pastaj rrodhën vetë gjërat. Unë nuk e kisha njohur Redin më parë, sepse s’kisha njohuri nga futbolli pasi jetoja në Francë. E kam parë për herë të parë 6 muaj përpara se të ndodhnin gjërat. Ma prezantuan shoqet e mia, sepse Redi në atë kohë ishte me popullaritet të madh femëror në Shqipëri”,tha Vivian.

Ndër të tjera ish-futbollisti zbuloi se fakti që Vivian nuk e njihte e bëri edhe më interesante njohjen e tyre. Ai madje tha se në atë kohë ai po largohesh gradualisht nga futbolli dhe takimi me bashkëshorten e tij ishte një bekim.

Futbollisti shqiptar rrëfen historinë e dashurisë: Shkova për pushime në Dhërmi dhe gjeta grua (Foto) Read More »

Gazetarja shpërthen në ironi ndaj Fugës: Si filozof na iluminoni edhe ne provincialeve o Aristoteli ynë! Mësoni të përdorni Google-n

Akademiku Artan Fuga në një postim të tij në Facebook, reagoi për këngën që përfaqësoi Shqipërinë në Eurosong dhe tha se ajo nuk shpreh asnjë pikë të identiteti kombëtar, duke e quajtur dhe një turp.

Por pas këtij reagimi ka ardhur dhe një përgjigje nga zëdhënësja e Festivalit të Fundvitit në RTSH, Kozeta Kurti, e cila shkruan se është argëtuar kur ka lexuar shkrimin e profesorit.

Kurti shton se Fuga mund të ketë të drejtë që të kërkojë se ku shkojnë paratë që ai paguan taksat, por duhet të zgjohet se bota ka ecur përpara.

“Zgjohu presor! Eshte koha me marre veten ne dore!”, shkruan zëdhënësja e festivalit.

Postimi i plotë

Dikush me dergoi kete link te ketij postit te Artan Fuges dhe une kam kohe ca minuta per t’u argetuar.

Zakonisht une nuk e kam pasur zakon per t’u argetuar me anetaret e Akademise se Shkencave, por qe kur ky institucion vetem per rulot qe ben qofte zgare nuk u dha me qera, nuk e marr me seriozisht.

Fuga, ju keni te drejte te kerkoni se ku shkojne parate tuaja si taksapagues dhe askush s’ju kerkon llogari per kete, vetem se nuk mund te ndertoni pyetje te klases se pare fillore, po arsyetoni me analize, investigoni, thellohuni dhe pyesni me pas.

Puna eshte se ju nuk dini ta beni kete edhe pse keni drejtuar Departamentin e Gazetarise, nderkohe qe s’keni shkruar asnje lajm ne jeten tuaj, asnje kronike nuk keni bere, as nje raportim ne radio apo televizion. Ose nese keni bere dhe nuk mbahet mend, duhet te kete qene “provincializem”.

Dhe meqe jemi tek ky termi, ju si filozof me shije estetike te sofistikuara, mund t’i shpjegoni publikut gdhë si puna ime, cfare nenkuptoni me “provincializem” ne kenge? A mund te vazhdoni me tej ju lutem dhe te na shpjegoni pak cfare “identiteti muzikor” ka Shqiperia qe duhej te prezantohej ne Festivalin Europian te Kenges?

Nese gazetarin s’e keni bere dot, te pakten sherbejini formimit tuaj dhe profilit si filozof dhe na iluminoni edhe ne, provincialeve qe ju kemi pare si pasardhes te Aristotelit, Sokratit, Platonit…(asnjerin nga keta nuk njoh, por qe mos dukem budallaqe ne syte tuaj, thashe te bej nje kerkim ne google).

Na beni nje nder: mesoni edhe ju ta perdorni google-in! Ju betohem qe bota ka ecur perpara! E ka tejkaluar Greqine e lashte me kohe! E ruan, e cmon, e promovon, por jemi thjesht ne shekullin e 21!

Zgjohu presor! Eshte koha me marre veten ne dore!

Gazetarja shpërthen në ironi ndaj Fugës: Si filozof na iluminoni edhe ne provincialeve o Aristoteli ynë! Mësoni të përdorni Google-n Read More »

Tërbohen grekët nga kualifikimi i Shqipërisë në Eurovizion. Nuk na kanë lënë gjë pa sharë

Kualifikimi i Eugent Bushpepës për në natën finalë të Eurovisionit, ishte padyshim një lajm shumë i bukur për të gjithë ne dhe një vlerësim i merituar.

Por marrë shkas edhe nga debati i pak ditëve më parë, kur Eleni Foureira u “kryqëzua” pas fotos që bëri me Eugentin, ku kishin formuar me duar shqiponjën, duket se reagimi i grekëve për kalimin e Shqipërisë dhe ngeljen jashtë të Greqisë, nuk ishte aspak miqësorë.

Mediat greke e kanë trajtuar me kujdes këtë pjesë, por komentet në rrjetet sociale ishin nga më të ndryshmet, duke shprehur mllef e pakënaqësi.

Disa prej tyre duken vërtetë të habitur, më shumë me faktin se përse kaloi Shqipëria dhe jo Greqia, sesa vetëm me moskualifikimin në finale të këngëtares së tyre, Yianna Terzi.

Më poshtë janë vetëm disa nga komentet e bërë në rrjetet sociale:

“Kengetari i Shqiperise, na ka shtruar vjet pllakat e shtepise.”

“Shqiperia? Po beni humor apo jo”

Tërbohen grekët nga kualifikimi i Shqipërisë në Eurovizion. Nuk na kanë lënë gjë pa sharë Read More »