ShowBiz

Habit Ermal Meta me deklaratën e tij për Elenin: Është kaq seksi, rrimë në një hotel dhe oh Zot (Foto)

Sot mbahet në Lisbonë finalja e madhe e Eurovisionit ku shqiptarët janë më të emocionuar se të gjithë pasi 3 këngëtare shqiptarë, Eugenti, Ermali dhe Eleni konkurrojnë për çmimin e madh.

Ermali së fundmi ka dhënë një intervistë ku ka folur për Eugentin dhe Elenin, por tek kjo u ndal pak më shumë duke lënë të kuptohej se e pëlqen.

“Fola me Elenin 2 ditë më parë. Ajo është këngëtare shumë e mirë dhe shumë seksi”, u shpreh Ermali.

“Pooo zjarr, fuego (fuego=zjarr, referuar këngës së Elenit)”, u hodh gazetari që po e intervistonte.

“Oh Zot po”, i tha Ermali. “Ajo qëndron në hotelin tim, nuk i dihet kurrë ç’mund të ndodhë”, shtoi këngëtari që përfaqëson Italinë.

“Të urojmë fat”, ja ktheu gazetari. “Po bëj shaka”, tha duke qeshur Ermali duke shtuar se ai dhe Eleni vijnë nga një qytet, Fieri.

Habit Ermal Meta me deklaratën e tij për Elenin: Është kaq seksi, rrimë në një hotel dhe oh Zot (Foto) Read More »

Shumë shpejt fillon emisioni i paparë, më i ri shqiptar që do t’ju mbajë gozhduar përpara ekranit

Padyshim qe ai është një nga personazhet që është bërë i njohur për publikun shqiptar fal pjesëmarrjes së tij në ‘Master Chef Albania’ ku dhe ishte pjesë e jurisë.

Po flasim për shefin më të famshëm shqiptar Renato Mekolli, i cili tashmë ka krijuar vendin e tij në showbizzin shqiptar duke qenë se merr shpesh herë pjesë nëpër spektaklet e njohura.

Renato ka zbuluar se shumë shpejt do ti rikthehet televizionit dhe këtë herë jo si pjesë e ndonjë jurie, por me spektaklin e vetë të gatimit.

Madje Renato ka dhënë një prononcim për revistën ‘Bordo’ ku ka zbuluar projektin e tij të ri që sipas tij do të jetë një reality show që do të mbaj mbërthyer përpara ekranit të gjithë shqiptarët.

Renato është shprehur se ky reality show do të këtë të bëj sigurisht me kuzhinën dhe do të jetë një program shumë ndryshe nga të gjithë ata që kemi parë deri më sot. Ndër të tjera chefi ka rrëfyer se është në bisedime me dy nga ekranet më të ndjekura në Shqipëri dhe me shumë gjasa ky program do të shfaqet në njërin prej tyre.

Edhe pse nuk zbuloi shumë për projektin e tij, me siguri nga shtatori të gjithë do gozhdohen përpara ekranit për të parë këtë spektakël që premton shumë.

Shumë shpejt fillon emisioni i paparë, më i ri shqiptar që do t’ju mbajë gozhduar përpara ekranit Read More »

Habit mbesa e ish-presidentit Bujar Nishani: Jam e dashura e Berlusconit

Ajo di si te terheqe vemendjen!

Beniada Nishani, mbesa e ish-presidentit Bujar Nishani, është bërë shumë e njohur për publikun dhe mediat rozë për shkak të fotove provokuese dhe intervistave që ka dhënë në emisione të ndryshme, ku është prezantuar si mbesa e Bujar Nishanit.

Beniada është e njohur dhe në Itali pasi ka marrë pjesë në një emision e famshëm ‘Le Lene’. Beniada së fundmi ka dhënë një intervistë për ‘Gazetën Shqiptare’ ku ka zbuluar më shumë për eksperiencën e saj më të re tek një nga filmat më të lakuar në Itali, që drejtohet nga regjisori fitues i çmimit Oscars, Paolo Sorrentino.

Ky film flet për jetën personale të një prej politikanëve më të njohur në Itali, Silvio Berlusconi. Në këtë intervistë ajo ka zbuluar se do të luaj rolin e njërës prej femrave me të cilën Berlusconi ka pasur lidhje.

“Në film jam një nga femrat që Berlusconi ka dashur, flirtuar dhe frekuentuar. Një nga shumë vajzat që e admironin. Në film kam xhiruar edhe një skene me një gjarpër të vërtetë. Ishte një eksperiencë me shumë emocion.”, ka rrëfyer Benada.

Ajo nder të tjera ka rrëfyer dhe disa nga peripecit që ka hasur gjatë xhirimeve të filmit

“Në përgjithësi nuk ka pasur probleme, vetëm gjatë xhirimeve duhet të puthja Riccardo Scamarcio dhe ecja me taka në terren. Ndërsa më ndodhi që taka ngeci dy herë në terren dhe na është dashur ta xhirojmë skenën disa herë derisa të dilte siç duhej. (Qesh) Mbase kanë menduar se nuk kam dashur ta bëj këtë skenë”, tregon Beniada.

Habit mbesa e ish-presidentit Bujar Nishani: Jam e dashura e Berlusconit Read More »

Plas debati te emisioni i Çanit, Gëzim Kruja ka peng titullin “Nder i Kombit”, Ariani telefonon Metën, por…

Aktorët e shfaqjes së re “Lufta dhe Paqja…pa Pilaf” që do të shfaqet premierë në Teatrin “Migjeni” në Shkodër”, ishin të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” mbremjen e te premtes.

Në mesin e aktorëve që luajnë në këtë shfaqje, janë edhe dy artistët e famshëm Zef Deda dhe Gëzim Kruja, ku mes tyre ka nisur një debat se kush kishte më shumë vite në skenë.

Gëzim Kruja ka shprehur pengun e zemrës së tij që nuk e ka marrë akoma titullin “Nder i Kombit” kur ai ka më shumë vite në skenë se Deda.

0ddc5c33-ec6e-4a7e-b1dd-becd4420c9a2

Për këtë gjë, Arian Çani ka nxituar të marrë në telefon Presidentin Ilir Meta, por ky i fundit nuk është pëgjigjur.

Në replikë të deklaratës së Krujës, Zef Deda ka bërë një deklaratë të fortë: “Mua m’i kanë dhënë titujt, nuk i kam kërkuar, ama mora vesh se Donald Trump ma ka bo një titull, faleminders”.

Plas debati te emisioni i Çanit, Gëzim Kruja ka peng titullin “Nder i Kombit”, Ariani telefonon Metën, por… Read More »

Sonte sytë nga Lisbona, ky detaj i tre shqiptarëve na bën krenarë dhe me shpresë për fitore

Është hera e parë që ndodh që tre shqiptarë të ngjiten të performojnë në finalen e madhe të “Eurovizion”-it, edhe pse secili përfaqëson shtete të ndryshme.

Finalja e madhe sot, të shtunën e 12 majit në Lisbonë të Portugalisë dhe në faqen zyrtare të “Eurovizion”-it ka dalë lista e radhës që do të kenë konkurrentët mbrëmjen e nesërme.

Eugent Bushpepa do të këndojë “Mall” dhe do të jetë i 12 në radhë, ndërkohë që Eleni do të performoi e 25-ta dhe i fundit në radhë do të jetë Ermali, i cili do të performojë i 26-i, e që do të mbyllë garën.

“Neser ne mbremje ne naten finale te Eurovisionit Shqiperia konkuron e 12 ne rradhe . Te gjithe Shqiptaret qe ndodhen jashte kufijve te shqiperise kane te drejte te votojne per Eugentin.

Ju lutemi shperndajeni sa me shume kete foto qe te perhapet dhe ne miqte tuaj jashte Shqiperise”, shkruan Eurovizion Albania.

Sonte sytë nga Lisbona, ky detaj i tre shqiptarëve na bën krenarë dhe me shpresë për fitore Read More »

Nora Istrefi ‘huton’ rrjetin me fotografinë e fundit (Foto)

Ajo cilësohet si një ndër këngëtaret më joshëse në estradë.

Është kjo Nora Istrefi e cila gjithmonë është pjesë e shtypit rozë, jo vetëm për muzikën por edhe për linjat e saj truproe që janë perfekte.

Pothuajse të gjitha këngët që ajo ka sjell në tregun muzikor shqiptar gjithmonë janë shndërruar në hite, ku edhe sot e kësaj dite shumë prej njerëzve që pëlqejnë këngëtaren, ende i dëgjojnë, kujtojmë këtu këngën “Shko tash” dhe “Taxi”, ku dhe mori shumë famë nga këtu.

Përveç muzikës, këngëtarja Nora Istrefi gjithmonë është komentuar edhe për stilin e saj të veçantë të veshjes, shkruan blic. Daljet e saj në ekran, shpeshherë janë të ekspozuara më shumë se që duhet, duke treguar më shumë nga trupi i saj.

Në Instagram ajo ka publikuar pamje, e veshur me xhinse dhe një bluzë të shkurtër, teksa po i tregon gjoksin këngëtares, e cila ka marrë guximin të pozojë pa reçipeta.

Nora Istrefi ‘huton’ rrjetin me fotografinë e fundit (Foto) Read More »

Befason këngëtarja e njohur shqiptare: Jam biseksuale, nuk e fsheh më

Rita Ora ka ngritur shumë dyshime për orientimin seksual.

Pak kohë pas publimit të këngës së saj të re “LGBT Anthem’ Girls”, Rita Ora ka zbuluar se është biseksuale.

Këngëtarja 27 vjeçare ka treguar se në të kaluarën ka patur eksperienca dhe me meshkuj dhe me femra.

Ndërkohë që ndjekësit në rrjetet sociale e kanë përgëzuar Ritën për singëllin dedikuar komunitetit të LGBTI, ylli shqiptar tha se fraza e tekstit “Unë dua vetëm të puth vajza” ishte më e sinqerta që ka përdorur ndonjëherë në një këngë.

Kënga është shkruar 2 vite më parë nga Rita Ora, sëbashku me Cardi B, Charli XCX dhe Bebe Rexha.

“Jam biseksuale 50/50 dhe nuk do ta fsheh. Nuk po fsheh çfarë jam apo kush jam,” u shpreh Rita Ora për revistën “People”.

Befason këngëtarja e njohur shqiptare: Jam biseksuale, nuk e fsheh më Read More »

Alketa Vejsiu flet për Valbona Selimllarin, këto fjalë nuk priteshin për të

Moderatorja Alketa Vejsiu ka befasuar me fjalët e saj dedikuar një nga femrave më të bukura shqiptare.

Prezantimi i librit të Timo Fllokos ka bërë bashkë emra të rëndësishëm të artit dhe skenës. E pranishme në këtë natë kulturori ishte dhe Misi Valbona Selimllari me gjtihë magjinë e saj femërore.

‘Ja ka marrë gjithë dritën yjeve’ ka shkruar Alketa Vejsiu në publikimin e saj.

Alketa dhe Valbona dy ‘aleata’ të pandara nuk mund të mungonin në këtë event të rëdësishëm për Timo Fllokon.

Alketa Vejsiu flet për Valbona Selimllarin, këto fjalë nuk priteshin për të Read More »