ShowBiz

Skandali në Eurovision: Një i huaj futet në skenë, ja merr mikrofonin nga duart këngëtares britanike dhe ja se çfarë thotë

Ka pushtuar mediat e huaja skandali që ndodhi sot në natën finale të Eurovisionit ku teksa këngëtarja britanike Surie po këndonte, dikush hyri në skenë.

Personi i mori mikrofonin këngëtares dhe tha diçka para se rojat e sigurisë ta kapnin.

Pak më vonë mediat e huaja kanë shkruar se personi është shprehur: “Nazistë të mediave britanike, duam liri”.

Këngëtares Surie iu ofrua të performojë sërish, por ajo dhe skuadra nuk pranuan duke u shprehur se janë krenarë me performancën e saj.

https://youtu.be/WD0tdIGHKWw

Skandali në Eurovision: Një i huaj futet në skenë, ja merr mikrofonin nga duart këngëtares britanike dhe ja se çfarë thotë Read More »

Komentuesi shqiptar i Eurovisionit lë nam, harron mikrofonin hapur e ç’nuk thotë dhe e dëgjojnë të gjithë

Këngëtarët shqiptarë shkëlqyen sonte në finalen e madhe të Eurovizionit.

Ama pas performancës së Eugent Bushpepës me këngën “Mall”, mbrëmjen e sotme në finalen e Eurovisionit, komentatori shqiptar Andri Xhahu bëri një gafë.

Xhahu mendoi se mikrofoni ishte mbyllur dhe nuk e vrau mendjen duke u shprehur lirshëm.

“Ike për fare ti? Ku?”, u dëgjua të thotë komentatori i cili më vonë do të ketë 30 sekonda për të dhënë pikët e shqiptarëve.

Burimi: Iconstyle

Komentuesi shqiptar i Eurovisionit lë nam, harron mikrofonin hapur e ç’nuk thotë dhe e dëgjojnë të gjithë Read More »

U nda pas 17 vitesh, çfarë thotë tani Jonida Maliqi për ish-burrin

Vitin e kaluar ka qenë një nga temat më të komentuara të showbizit ndarja e Jonida Maliqit nga bashkëshorti i saj pas 17 vitesh martesë.

Së fundmi Jonida është rikthyer në muzikë duke publikuar këngën më të re “N’errësirë” që u komentua si rrëfim i këngëtares mbi ndarjen.

E pyetur lidhur me këtë sot në “Thumb”, Jonida u shpreh: “Jam munduar të jem e sinqertë, sigurisht që me pjekurinë artistike dhe atë të moshës arrin në një stad ku nuk e sheh më këngën si një ekzekutim teknik apo profesional. Kur arrin në këtë gjendje ti do të fusësh diçka nga jeta jote, nga personalja. Mbaj mend kur këndoja këngën “Do jetoj pa ty” e cila bënte fjalë për një çift që ishin ndarë, të them të drejtën nuk ma ndjente fare. Por kur arrij ta dëgjoj sot do doja shumë ta rikëndoja me këtë gjendjen.

“Jeta vazhdon përpos situatave të ndryshme, por të shkuarën nuk e hedhim dot poshtë. Ruaj kujtime shumë të bukura nga ajo marrëdhënie. Jam shumë e lumtur që kemi arritur në një raport shumë njerëzor sepse kemi një fëmijë në mes dhe ky është civilizim”, u shpreh Jonida.

“Mos fola më shumë se ç’duhet”, shtoi këngëtarja duke qeshur.

U nda pas 17 vitesh, çfarë thotë tani Jonida Maliqi për ish-burrin Read More »

Izraeli fiton Eurovizionin, ja në cilin vend u rëndit kënga e Eugent Bushpepës. Ja vendi që zuri Eleni dhe Ermal Meta

Izraeli është fituesi i festivalit “Eurosong 2018”!

Shqipëria përfaqësohej me këngëtarin Eugent Bushpepa, i cili ka arritur një rezultat shumë pozitiv, pasi është renditur në vendin e 11-të.

Këngëtarja tjetër shqiptare Eleni Foureirja, që përfaqësonte Qipron ka arritur në vendin e 2 e dytë.

Ermal Meta dhe Fabricio Moro kanë arritur të rrëmbejnë vendin e 5-të.

Ja lista e shteteve dhe pikët që i dhanë Shqipërisë:

Ukraine 0 pikë

Azerbajxhan 12 pikë

Bjellorusia 7 pikë

San Marino 0 pikë

Holanda o pikë

Maqedonia 6 pikë

Malta 0 pikë

Gjeorgjia 4 pikë

Spanja 0 pikë

Austria 7 pikë

Danimarka 0 pikë

Anglia 7 pikë

Suedia 0 pikë

Letonia 0 pikë

Kroacia 1 pikë

Irlandë 2 pikë

Rumania 0 pikë

Çekia 6 pikë

Islanda 10 pikë

Moldavia 0 pikë

Belgjika 2 pikë

Norvegjia 0 pikë

Franca 0 pikë

Italia 0 pikë

Australia 0 pikë

Estonia 0 pikë

Serbia 1 pikë

Qipro 6 pikë

Armenia 0 pikë

Bullgaria 7 pikë

Greqia 7 pikë

Hungaria 10 pikë

Mali i Zi 10 pikë

Gjermania 0 pikë

Finlandë 0 pikë

Rusia 0 pikë

Zvicra 0 pikë

Izraeli 0 pikë

Polonia 7 pikë

Lituania 0 pikë

Sllovenia 4 pikë

Portugalia 10 pikë

Izraeli fiton Eurovizionin, ja në cilin vend u rëndit kënga e Eugent Bushpepës. Ja vendi që zuri Eleni dhe Ermal Meta Read More »

Ne e votuam me pikë maksimale, por Italia zhgënjen shqiptarët, na jep 0 pikë

Pasi Shqipëria i dha 12 pikët maksimale këngës italiane të Ermal Metës dhe Fabrizio Moros, zhgënjehën shqiptarët.

Pasi Italia nuk i dha asnjë pikë këngës shqiptare të Eugent Bushpepës në këtë kompeticion.

Italia i dha pikët e saj maksimale këngës së Norvegjisë.

Dhe nuk ka vlerësuar me asnjë pikë këngën “Mall” të Bushpepës.

Padyshim që kjo votë e Italisë ka zhgënjyer fort shqiptarët, sidomos ato që jetojnë në Itali. /ShkodraNews

Ne e votuam me pikë maksimale, por Italia zhgënjen shqiptarët, na jep 0 pikë Read More »

E shanë dhe e ofenduan, por pas performancës mahnitëse grekët çmenden pas Eleni Foureiras

Mbrëmjen e sotme është dhe finalja e madhe e Eurovizion, ku si asnjëherë më pare në të do të performojnë tre këngëtarë me orgjinë shqiptare. Eugent Bushpepa, Eleni Foureira dhe Ermal Meta janë diskutuar ditët e fundit në shumë media për shkak të performancave mahnitëse që ngritën në këmbë sallën e Eurovizion, por edhe për origjinën e tyre.

Madje një foto ku Eugenti dhe Eleni bënin shqiponjën me duart e tyre u komentua shumë gjatë nga mediat greke, të cilat shpërthyen kundër këngëtares që përfaqëson Qipron duke  e quajtur atë një provokim, e madje debati shkoi deri atje sa që kërkuan që ti hiqej nënshtetësia greke.

Por duket se së fundmi mediat greke kanë ndryshuar mendim për Elenin. Pas performancës së saj elektrizuese në gjysmë finalen e parë, Eleni është komentuar gjatë në të gjitha mediat botërore dhe përflitet se ajo do të jetë fituesja e këtij edicioni.

Kjo gjë ka ndikuar që greket të pendohen për fjalët e tyre dhe së fundmi në mediat e ndryshme është hapur debati dhe shumë gazetar kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre ndaj kanalit shtetëror ERT, të cilët kanë refuzuar që Eleni të përfaqësonte Greqinë.

Ata shprehën hapur mbështetjen e tyre për Qipron dhe për Elenin dhe janë të sigurt që ajo do kthehet me një triumf në vendin e tyre.

Njëri ndër gazetarëve të njohur vendas, Dhimos Verikios ka deklaruar publikisht për televizionin ‘Alpha’ se këngëtarja shqiptare Eleni është një mrekulli në skenë dhe se talente si ajo duhet të mbështetën shumë.

E shanë dhe e ofenduan, por pas performancës mahnitëse grekët çmenden pas Eleni Foureiras Read More »

Bushpepa përfaqëson denjësisht Shqipërinë

Askush nuk kishte asnjë dyshim për performancën unike të Eugent Bushpepës, e kjo shihet mjaft qartë edhe nga postimet që po bëhen në rrjetet sociale.

Performanca e Eugent Bushpepës ishte thjeshtë magji, duke na dhënë emocione, që vetëm ai ti fal.

Me zërin e tij potent, Genti pushtoi skenën madhështore në Lisbonë, ku ka rrëmbyer duartrokitjet e mijëra të pranishmëve, por ka lumturuar miliona shqiptarë kudo nëpër botë.

Si asnjëherë tjetër, Shqipëria ka marrë vetëm vlerësime pozitive.

 

Bushpepa përfaqëson denjësisht Shqipërinë Read More »

Ermal Meta poston foto, italianet “çmenden” për Gent Bushpepën (Foto)

Këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shfaqet sëbashku me këngëtarin Eugent Bushpepa.

Menjëherë kanë nisur komentet në këtë foto ku ndjekëset e Ermalit shpreheshin se meshkujt shqiptar janë të bukur dhe nëse të gjithë do të ishin kështu atëherë nga vlen të jetohet në Shqipëri.

Ermal Meta poston foto, italianet “çmenden” për Gent Bushpepën (Foto) Read More »