ShowBiz

Befasuese: Personi që bëri skandal në finalen e Eurovisionit është shqiptar, zbuloni kush është (Foto)

Mbrëmja finale e Eurovisionit u shoqërua me një skandal gjatë performancës së Britanisë së madhe, ku teksa Surie po këndonte, një person hyri në skenë dhe i mori mikrofonin.

“Nazistët e medias në Mbretërinë e Bashkuar, kërkojmë liri”, tha ai ndërsa në bluzën e tij shkruhej: “Punët e mafias shtetërore britanike: Media britanike”.

“Express” bën të ditur se personi ishte me origjinë shqiptare, emri i tij i vërtet është Kostandin por njihet si reper me nofkën Dr.A.C

Madje kjo nuk është hera e parë që ai ndërpret eventet live duke u kthyer kështu në një fytyrë të njohur për mediat britanike.

Befasuese: Personi që bëri skandal në finalen e Eurovisionit është shqiptar, zbuloni kush është (Foto) Read More »

Eneda Tarifa zbulon sa është paguar në ‘The Voice’: “As ajo rrogë nuk më del” (Foto)

Të ftuara mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” janë 4 këngëtaret e mirënjohura të muzikës shqiptare e shumë të dashura nga publiku, Irma Libohova, Rovena Dilo, Eneda Tarifa dhe Besa Kokëdhima të cilat më 16 maj do të mbajnë një koncert në Pallatin e Kongreseve “Diva show”.

4 artistet gjatë emisionit i janë përgjigjur edhe pyetjeve nga Facebook ku një prej fansave pyet Enedën sa variojnë rrogat tek “The Voice”.

“Rrogat janë shumë të mira, ja vlen, por mesa duket njeriu është i pangopur dhe nuk i mjafton asnjëherë rroga e tij. Problem i madh”, u shpreh Eneda.

Eneda Tarifa zbulon sa është paguar në ‘The Voice’: “As ajo rrogë nuk më del” (Foto) Read More »

Rrëfehet “Bukra”, ja çfarë e bën të flasë me vete

Portokalli është spektakli i parë i humorit televiziv shqiptar që mblodhi artistë të ndryshëm për të dhuruar situata qesharake për publikun. Albana Perhati, e ftuar në “Mos i fol shoferit” nga Rudina Demabcaj ka treguar se si funksionon puna mes tyre.

Pjesë nga biseda

Rudina Dembacaj: Ziheni për rolet?

Albana Perhati:Një personazh që e ke krijuar ti, nuk e bën dikush tjetër. Pastaj ndahen sipas skaletës. Nëse ke tre role, do marrë dikush tjetër që ka dy.

Rudina Dembacaj: Çfarë stresi të shkakton?

Albana Perhati:Një ditë në makinë, po shkoja për punë dhe të fiksohet që atë ditë nuk e mban mend tekstin. Ti mund ta mbash mend, por të fiksohet që nuk e mban. Gjatë rrugës për punë, po kujtoja tekstin dhe instiktivisht flisja me zë në makinë. Më merr një shok në telefon dhe më thotë, Albana mirë je? Mirë i them, pse ça kam? Se po flisje me veten në makinë më thotë. Dhe i them kam ndezur foninë e makinës dhe po flisja në telefon. Në fakt po flisja me veten. Dhe në lokal më ka qëlluar që bëja personazhin që bëj tani. Erdhi shoqja ime më kapi mat duke bërë mimika.

Rrëfehet “Bukra”, ja çfarë e bën të flasë me vete Read More »

Qënkemi gabuar! Juria italiane nuk i dha asnjë pikë Shqipërisë, por nuk do ta besoni sa pikë morëm nga votat e publikut

Ka përfunduar festivali i Eurosong, ku Shqipëria përfaqësohej me këngëtarin Eugent Bushpepa. I cili nuk ka arritur që të fitoj por ka marrë një rezultat shumë pozitiv, pasi është renditur në vendin e .11.

Ndërkohë që këngëtarja tjetër Eleni Foureirja, që përfaqësonte Qipron ka arritur në vendin e 2 e dytë.

Ndërsa Itali me Ermal Meta dhe Fabricio Moro, ka arritur që të arrij një rezultat pozitiv pasi ka marrë vendin e 11.

Zhgënjimi i menjëhershëm i shqiptarëve ishte votimi i jurisë italiane e cila nuk i dha asnjë pikë Shqipërisë, ndryshe dhe nga fqinjët tanë që shquhen për nota racizmi, madje dhe serbët na dhanë një pikë.

Shqiptarët shpërthyen në rrjetet sociale duke sulmuar madje dhe shqiptarët që jetojnë në Itali duke i akuzuar që nuk kanë votuar për Eugentin.
Por e vërteta është ndryshe, ajo cfarë u shfaq mbrëmë live ishin votat e jurisë, por votat e publikut e kanë përmbysur rezultatin. Shqiptarët por me siguri dhe shumë italianë kanë votuar maksimalisht për këngën ‘Mall’ duke i dhënë asaj 12 pikë.

Po ashtu 12 pikë nga votat e publikut kemi marrë dhe nga Maqedonia, me 10 pikë u vleresuam nga publiku në Mal të Zi dhe Greqi, Zvicra me 7 pikë.

Pra shqiptaret kanë votuar maksimalisht kudo ato janë ndodhur, por në një festival ku gjithcka është kthyer në politikë, nuk vlen shumë kënga se sa shteti, mbase kjo ishte dhe arsyeja pse Qipro që përfaqësohej nga një shqiptare si shtet i vogel nuk arriti të fitonte. /Shqipëria ime

Qënkemi gabuar! Juria italiane nuk i dha asnjë pikë Shqipërisë, por nuk do ta besoni sa pikë morëm nga votat e publikut Read More »

Mediat greke shpallin Shqipërinë si fajtore të vetme për vendin e dytë të Eleni Foureria

Këngëtarja Eleni Foureira e cila përfaqësoi Qipron në Eurovision, u rendit në vendin e dytë.

Me një këngë ritmike dhe performancë të shkëlqyer, Eleni ishte shumë pranë fitores. Shqipëria i dha 10 pikë Qipros, ndërsa 12 pikët maksimale i dha për Italinë, që përfaqësohej nga këngëtari shqiptar Ermal Meta.

Dhe pikërisht për këtë fakt, mediat greke duket se janë të pakënaqura. Shtypi grek, në unison kritikon Shqipërinë që nuk i dha 12 pikë të plota Eleni Foureiras, që mund të kishin ndikuar në fitoren e saj. Pavarësisht se ato 2 pikë më shumë, nuk do ta ngjisnin në vendin e parë.

“Eleni Foureira ishte aq afër burimit, por nuk arriti të pinte ujë…për shkak se ia mori Neta nga Izraeli. Por ajo që bëri përshtypje dhe la shije të hidhur tek përfaqësuesja e Qipros është atdheu i saj, Shqipëria, që nuk i dha 12 pikë. Gjërat mund të kishin ndryshuar nëse Eleni do të kishte marrë disa pikë më shumë nga disa vende, veçanërisht nga Shqipëria”, shkruan e përditshmja greke “Protothema”.

Në të njëjtën linjë janë edhe mediat e tjera të vendit fqinj. Eleni Foureria, këngëtarja me origjinë shqiptare, jeton prej vitesh në Greqi ku ka zhvilluar karrierën e saj. Kësaj radhe ajo përfaqësoi Qipron duke zënë vendin e dytë.

Ndërkohë, Shqipëria i dha pikë të plota Italisë së Ermal Metës që u rendit në vendin e pestë, kurse nga ana tjetër vet Italia i dha 0 pikë Shqipërisë që përfaqësohej nga Eugent Bushpepa, i cili zuri vendin e 11-të.

Mediat greke shpallin Shqipërinë si fajtore të vetme për vendin e dytë të Eleni Foureria Read More »

“Pulën” e Eurovision e zë syri i keq pas fitores, rrëzohet nga shkallët para mijra njerëzve

Fituesen e Eurovision 2018 Netta Barzi mesa duket e ka zënë syri i keq pas fitores.

Kjo pasi menjëherë pas përfundimit të përformancës si kënga fituese ajo është rrëzuar nga shkallët duke marrë përpara vetes gjithë stafin i cili e shoqëronte.

Ndërkohë pas kësaj shfaqje të sikletshme Netta Barzi ka dhënë intervistat për fitoren e saj duke vazhduar sikur të mos kishte ndodhur gjë.

Netta përfaqësoi shtetin e Izraelit dhe arri të ftojë Edicionin e 63-të të Festivalit të Këngës “Eurovision” falë pikëve që i dha publiku.

https://youtu.be/0SY9YjBn5Kg

“Pulën” e Eurovision e zë syri i keq pas fitores, rrëzohet nga shkallët para mijra njerëzve Read More »

Paraqitja e Eugent Pushpepës dhe diferenca e shijeve të jurisë me publikun në Eurovizon 2018

Dukshëm vihet re se juria në këtë rast është treguar përcaktuese për ta çuar këngën shqiptare në finalen e madhe, duke na pozicionuar të tretët pas Izraelit dhe Austrisë.

Shkruan Altin Ketro

Edicioni i 63-të i Festivalit Evropian të Këngës që u mbajt në Lisbonë të Portugalisë, shpalli fituese për vitin 2018 përfaqësuesen e Izraelit. Kënga e saj u vlerësua si më e mira me një total prej 529 pikësh, por realisht fitoren ia dha publiku evropian me 317 pikë, ndërkohë që juria profesioniste e vlerësoi me 212 pikë duke e renditur të tretën.

Gjithsesi, ajo që dua të evidentoj ka të bëjë me paraqitjen e Eugent Bushpepës që përfaqësoi Shqipërinë në këtë ngjarje të rëndësishme të muzikës evropiane. Ai vinte në këtë eveniment me këngën “Mall”, duke qenë njëkohësisht autor i tekstit dhe i muzikës. Paraqitja e Eugentit, si nga pikëpamja vokale, ashtu dhe ajo skenike, u vlerësua mjaft nga kritika, çka ngjalli pritshmëri të mëdha edhe në fazën para kualifikuese.

Kështu, në saj të talentit vokal, Eugenti arriti që pas disa edicionesh ta çojë sërish Shqipërinë në finalen e madhe të Eurovizionit. Por, për të arritur deri aty, atij iu desh të kalojë fazën e parë kualifikuese të gjysmëfinaleve. Nga 19 shtete pjesëmarrëse në këtë fazë, ai arriti të korrë një total prej 162 pikësh, duke u renditur i teti.

Risi e këtij Festivali, ishte se organizatorët kishin bërë një ndarje të re të pikëve, duke mos i mbledhur në total pikët e jurisë dhe ato të publikut, por duke i paraqitur ato veçmas, gjë që rriti më shumë transparencën. Gjithashtu, kjo nxori në pah se cili është vlerësimi real që bën juria profesioniste e cila e shikon këngën e këngëtarin në të gjithë diapazonin e tij, dhe cili është perceptimi i publikut i cili është subjektiv dhe kryesisht më shumë i jep rëndësi spektaklit sesa anës cilësore dhe përmbajtjes të këngës.

Ajo që duhet theksuar në këtë Festival, është se për herë të parë Shqipëria kish aty tri përfaqësues të saj. Përveç Eugentit, dy shtete pjesëmarrëse, Italia dhe Qipro, kishin si përfaqësues të tyre dy bashkatdhetarët tanë, Ermal Meta dhe Eleni Fueria. Kjo rriti edhe më shumë ndjesinë që, në mos njëri, tjetri do arrinte ta “rrëmbente” fitoren, gjë që nuk u realizua dot.

Po le të kthehemi tek përfaqësimi ynë në Eurovizion që, për lehtësi kuptimi, do ta paraqes me tabela, ku secili mund të shohë qartë se cilët na votuan e cilët votuam.

Për ta nisur nga faza gjysmëfinale, kemi këtë pozicion në renditje për Shqipërinë:

Renditja e jurisë Pikët e jurisë Renditja e publikut Pikët e publikut Renditja finale Pikët totale

3 114 11 48 8 162

Dukshëm vihet re se juria në këtë rast është treguar përcaktuese për ta çuar këngën shqiptare në finalen e madhe, duke na pozicionuar të tretët pas Izraelit dhe Austrisë.

Po, cili ishte vendimi që dha juria profesioniste dhe publiku shqiptar për shtetet e tjera pjesëmarrëse në Natën Finale? Po votat e shteteve të tjera për Shqipërinë? Tabela e mëposhtme na e tregon qartë se si janë ndarë votat dhe shijet e secilës palë. Publiku le të gjykojë vetë për secilin rast.

Votat e Shqipërisë për shtetet e tjera (juria + publiku):

Renditja Shteti Pikët e jurisë Pikët e publikut Pikët totale

1 Italia 12 12 24

2 Qipro 10 10 20

3 Gjermania 6 8 14

4 Bullgaria 8 6 14

5 Franca 7 5 12

6 Irlanda 0 7 7

7 Izraeli 5 1 6

8 Suedia 4 0 4

9 Estonia 0 4 4

10 Serbia 3 0 3

11 Britania 0 3 3

12 Moldavia 2 0 2

13 Austria 0 2 2

14 Çekia 1 0 1

Votat e shteteve pjesëmarrëse për Shqipërinë (juria + publiku):

Renditja Shteti Pikët e jurisë Pikët e publikut Shuma e pikëve

1 Mali i Zi 10 10 20

2 Maqedonia 6 12 18

3 Greqia 7 10 17

4 Italia 0 12 12

5 Azerbajxhani 12 0 12

6 Portugalia 10 0 10

7 Islanda 10 0 10

8 Hungaria 10 0 10

9 Austria 7 2 9

10 Polonia 7 0 7

11 Britania 7 0 7

12 Zvicra 0 7 7

13 Bjellorusia 7 0 7

14 Bullgaria 7 0 7

15 Çekia 6 0 6

16 Qipro 6 0 6

17 Sllovenia 4 1 5

18 Kroacia 1 4 5

19 Gjeorgjia 4 0 4

20 Irlanda 2 0 2

21 Belgjika 2 0 2

22 Serbia 1 0 1

23 Armenia 0 0 0

24 Australia 0 0 0

25 Danimarka 0 0 0

26 Estonia 0 0 0

27 Finlanda 0 0 0

28 Franca 0 0 0

29 Gjermania 0 0 0

30 Izraeli 0 0 0

31 Letonia 0 0 0

32 Lituania 0 0 0

33 Malta 0 0 0

34 Moldavia 0 0 0

35 Hollanda 0 0 0

36 Norvegjia 0 0 0

37 Rumania 0 0 0

38 Rusia 0 0 0

39 San Marino 0 0 0

40 Spanja 0 0 0

41 Suedia 0 0 0

42 Ukraina 0 0 0

Totali i pikëve 126 58 184

Duhet theksuar se, përpos të tjerave, Gjermania, Franca, Izraeli, Suedia, Moldavia dhe Estonia nuk na vlerësuan me pikë, ndonëse nga ana jonë iu dha pikë atyre. Rezulton se 57 për qind e shteteve që i votuam na respektuan në reciprocitet, kurse 43 për qind e tyre jo. Zhgënjim të madh patën shqiptarët nga votimi i jurisë italiane e cila i dha zero pikë Shqipërisë. Bie në sy mbështetja e fuqishme e emigrantëve shqiptarë kryesisht në Itali, Greqi dhe Zvicër, si dhe e bashkatdhetarëve tanë në Maqedoni dhe Mal të Zi. Gjithashtu vlen të përmendet edhe vota e jurive profesioniste fqinje; malazeze, greke, maqedonase e serbe për Shqipërinë, që deri dje kemi menduar se vinte vetëm prej votave të shqiptarëve që jetojnë atje.

Renditja përfundimtare e shteteve finaliste sipas pikëve:

Shteti Pikët e jurisë Pikët e publikut Pikët totale Përqindja e pikëve

Izraeli 212 317 529 10.6

Qipro 183 253 436 8.7

Austria 271 71 342 6.9

Gjermania 204 136 340 6.8

Italia 59 249 308 6.2

Çekia 66 215 281 5.6

Suedia 253 21 274 5.5

Estonia 143 102 245 4.9

Danimarka 38 188 226 4.5

Moldavia 94 115 209 4.2

Shqipëria 126 58 184 3.7

Lituania 90 91 181 3.6

Franca 114 59 173 3.5

Bullgaria 100 66 166 3.3

Norvegjia 60 84 144 2.9

Irlanda 74 62 136 2.7

Ukraina 11 119 130 2.6

Hollanda 89 32 121 2.4

Serbia 38 75 113 2.3

Australia 90 9 99 2.0

Hungaria 28 65 93 1.9

Sllovenia 41 23 64 1.3

Spanja 43 18 61 1.2

Britania 23 25 48 1.0

Finlanda 23 23 46 0.9

Portugalia 21 18 39 0.8

Klasifikimi final pas pikëve të marra në votim:

Shteti POZICIONI NË RENDITJE Me pikët totale Me pikët e jurisë Me pikët e publikut

Izraeli 1 3 1

Qipro 2 5 2

Austria 3 1 13

Gjermania 4 4 6

Italia 5 17 3

Çekia 6 15 4

Suedia 7 2 23

Estonia 8 6 9

Danimarka 9 20 5

Moldavia 10 10 8

Shqipëria 11 7 18

Lituania 12 11 10

Franca 13 8 17

Bullgaria 14 9 14

Norvegjia 15 16 11

Irlanda 16 14 16

Ukraina 17 26 7

Hollanda 18 13 19

Serbia 19 21 12

Australia 20 12 26

Hungaria 21 22 15

Sllovakia 22 19 21

Spanja 23 18 24

Britania 24 23 20

Finlanda 25 24 21

Portugalia 26 25 24

Si përfundim, duke u nisur nga renditja, rezulton se kënga që përfaqësoi Shqipërinë ka ngjitur tek pjesa profesionale e jurive, kurse publiku i gjerë evropian nuk i ka dhënë atë vlerësim që ne prisnim. Pa mohuar cilësitë e shkëlqyera që shfaqi grupi ynë, fakti është se ajo që bën diferencën është vota publike. Pavarësisht se ka interpretime për ndikime të faktorëve politikë në vendimmarrjet e jurive, votimi i këtij viti, që i paraqiti veç e veç, na tregoi se tjetër janë shijet e jurive e tjetër të publikut.

Tani e tutje, për organizatorët e këngës në RTSH del domosdoshmëri që duke nisur nga ky vit, përfaqësimi i Shqipërinë në Eurovizion të jetë një ndërthurje e shijeve të jurive me ato të publikut, pra e zërit me ritmin e spektaklin. Natyrisht, nëse duam të futemi në TOP 5. Eurovizion 2018, e jo vetëm, na e tregoi mjaft qartë këtë!

Paraqitja e Eugent Pushpepës dhe diferenca e shijeve të jurisë me publikun në Eurovizon 2018 Read More »

Diva që përfaqësoi Qipron i mbyll gojën nacionalistëve grekë: S’është turp, jam krenare që jam shqiptare

Eleni Foureiras ka përcjellë një mesazh tepër domethënës për të gjithë ata që e paragjykuan për shkak të origjinës shqiptare.

Këngëtarja e talentuar me origjinë nga Fieri, ka rrëfyer detaje nga largimi i saj drejt shtetit grek dhe dhe përpecitë e para për t’u integruar me jetën e re.

Ajo thotë se ndjehet krenare që është nga Shqipëria dhe krenohet kur sheh teksa vendi zhvillohet.

“Ndihem krenare për veten time, ndihem krenare që jam nga Shqipëria dhe që kam lindur në Shqipëri. Gëzohem që Shqipëria po zhvillohet, sepse është një vend që ka kaluar vështirësi dhe mund t’i ofrojë shumë botës. Është turp për njerëzit që thonë se nuk duhet të shkoj në Eurovizion sepse jam nga Shqipëria! Përse?”, shprehet ajo.

Më poshtë një fragment nga intervista e saj:

“Kam lindur në Fier, të Shqipërisë, në një fshat të vogël afër Patosit. Kur isha 4-5 vjeç, familja u zhvendos në Vlorë dhe, 7-8 vjeç, erdhëm në Greqi.

Përpara se të zhvendoseshim në Vlorë, ishim të varfër, jetonim me ato që kishim; një mama me katër fëmijë!

Unë isha një vajzë e vogël që nuk kisha parë kurrë ashensor… Gjatë ditëve të fundit në Shqipëri më kujtohet se si na binin plumbat brenda. Isha vetëm më nënën…dhe plumbat futeshin nga dritarja…kishim frikë se mos na vidhnin

Më kujtohet, një ditë përpara se të niseshim, kur mamaja erdhi e më tha: do ikim në vendin e gjyshit (sepse babai i mamasë është me origjinë greke).

Është një vend i mahnitshëm etj., pra na bëri të ndiheshim shumë mirë. Kur mbërritëm në Athinë hapa sytë dhe pashë shumë drita dhe i thashë mamasë: mami, a mbërritën në vendin magjik?

Mamaja na dërgoi në shkollë, menjëherë. Por ishte shumë e vështirë për mua sepse nuk dija fare greqisht.

Qëndroja në bankën e fundit me vëllain, por nuk kuptonim gjë. Nuk na fliste askush dhe nuk flisnim me askënd. Kështu, prindërit vendosën të na flisnin greqisht, pra të mësonin në shtëpi, sepse ishte shumë e vështirë të shkonim në shkollë, kështu e humbëm një vit.

Mësuam greqisht në shtëpi dhe nuk folëm shqip, përndryshe nuk do të mësonin shpejt. Brenda vitit mësova të flasë rrjedhshëm. Pastaj vajta në shkollë dhe fola greqisht. E harrova shqipen, pasi nuk m’u desh.

Jam pagëzuar në Shqipëri, sepse jemi të krishterë ortodoksë. Emri i lindjes është Entela. E mora nënshtetësinë greke menjëherë për shkak të gjyshit.

Në fillim, ishte e vështirë, kur u thoja që jam nga Shqipëria. Nuk isha e preferuar në shkollë. Një herë mbaj mend që punova fshehurazi prindërve, së bashku me motrën e madhe, duke shpërndarë fletë-palosje, sepse doja të kisha këpucë, jo të grisura, dhe e dija që ata nuk kishin para e nuk u kërkoja, isha 13 vjeç atëhere.

Kemi vuajtur, shumë herë, kemi marrë edhe gjëra nga koshat e plehrave, mobilje të përdorura etj.

Ndihem krenare për veten time, ndihem krenare që jam nga Shqipëria dhe që kam lindur në Shqipëri. Gëzohem që Shqipëria po zhvillohet, sepse është një vend që ka kaluar vështirësi dhe mund t’i ofrojë shumë botës. Është turp për njerëzit që thonë se nuk duhet të shkoj në Eurovizion sepse jam nga Shqipëria! Përse?”, tregon diva shqiptare që nën flamurin e Qipros mundi të pozicionohet e dyta në festivalin Europian të këngës.

Diva që përfaqësoi Qipron i mbyll gojën nacionalistëve grekë: S’është turp, jam krenare që jam shqiptare Read More »