ShowBiz

Orinda Huta flet për herë të parë për shtatzëninë: Duam të kemi një beb

Pak ditë më parë u përhap me shpejtësi lajmi se Orinda Huta është në pritje të ëmbël, lajm të cilin moderatorja e mohoi menjëherë duke u shprehur se nuk është i vërtet.

Mirëpo nuk vonoi shumë dhe javën e kaluar, e ftuar në “Dua të të bëj të lumtur”, disa foto të Orindës nga emisioni bënë të qarkullonin sërish lajmet e shtatzënisë.

Sot e ftuar në rubrikën “Për drekë me mua”, moderatorja e theksoi edhe njëherë që nuk është në pritje të ëmbël, por u shpreh se ajo dhe Turi dëshirojnë shumë një beb.

“Duam të kemi një beb”, tha Orinda dhe pas kësaj së bashku me të ftuarat e tjera ngrenë një dolli.

Orinda Huta flet për herë të parë për shtatzëninë: Duam të kemi një beb Read More »

Alfred Trebicka: Edhe sikur Kryeministri t’u thotë ‘nuk do iki askush nga puna’ ata do sillen njësoj, sepse iu ka hyrë virusi

E hëna e kësaj jave ishte pak më ndryshe nga tjerat, për atë grup aktorësh e regjisorësh që kanë vendosur t’i qëndrojnë deri në fund, a deri në fundin që do munden, çështjes së mosprishjes së Teatrit Kombëtar. Ndryshe nga të hënat e shkuara, takimi i kësaj radhe u bë në një sallë të mbyllur, në Teatrin Kombëtar “Kujtim Spahivogli”.

Veç artistëve përkrahës të mosprishjes së Teatrit, këtë herë ishin edhe deputetë të opozitës që, përveçse i shërbyen vetes së tyre, mbështetën edhe kauzën.

Një ndër ata që ka qenë thuajse i pranishëm, përgjatë çdo të hëne, është aktori Alfred Trebicka. Në intervistën për “Panorama”, Trebicka shpjegon situatën aktuale, por edhe parashikimin e tij të dhimbshëm për të ardhmen e Teatrit Kombëtar.

Ju keni qenë thuajse gjithmonë në takimet e të hënave… A ka ndonjë ndryshim nga java në javë, sepse duket sikur nuk po ndodh asgjë?!

Jam përpjekur të jem i pranishëm gjithmonë, veç ndonjë rasti kur kam pasur shfaqje.

A keni ju një informacion, përtej atij që është publik?

Unë kam atë informacion që kanë të gjithë ata që janë përfshirë në këtë çështje. Nuk kam asnjë informacion që nuk dihet nga shumica. Më i fundit është prej një debati televiziv, ku ishte i ftuar nënkryetari i bashkisë dhe u fol gjatë edhe për Teatrin Kombëtar. Ajo çka arrita unë të merrja nga mënyra sesi u prononcua nënkryetari i bashkisë në atë emision, ishte informacioni më i freskët.

Që ishte vazhdimi i planit për prishjen e teatrit?

Ishte vazhdim i asaj që është thënë që në fillim. Biznesmeni që është ofruar do ta bëjë këtë investim, por ai do pjesën e tij.

Pra, projekti do aplikohet?

Ideja ajo ishte… Ai foli me një retorikë aspak të re, por që siç ka ndodhur edhe gjatë gjithë kësaj kohe, flitet anash e anash, asnjëherë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Situata është ajo që ka qenë gjatë gjithë kësaj kohe. Zhvillimi i fundit që mund të quaj unë, ishte takimi i fundit që u bë te Teatri Eksperimental, ku pas ftesës që iu bë edhe deputetëve, kishte pjesëmarrje të mirë, sigurisht të opozitës. Një pjesë e tyre edhe u prononcua…kjo mund të quhet gjëja më e re .

A vlen prania e tyre për ndryshim të kësaj situate apo është vetëm në dobinë e tyre politike?

Sigurisht që nuk ka ndonjë efekt të madh, dihet që e bëjnë në shërbim të vetes, por duke e hequr këtë pjesë, duke e marrë të mirëqenë faktin se janë aty për Teatrin, prania e tyre është mbështetëse. Ndërkohë që thelbi i së tërës është shumë i qartë, pavarësisht se faktorë të ndryshëm politikë po përpiqen të hedhin mjegull, si për shembull ideja që italianët e ndërtuan për të argëtuar ushtarët italianë dhe kaq, ajo e ka kryer misionin e vet.

Italianët, edhe gjithë korpusin e bulevardit e ndërtuan po në ato vite dhe sipas kësaj logjike, hajde t’i heqim të gjitha. Mazniku përdori përsëri argumentet e rrezikut të zjarrit, pra, të njëjtat, ato të vjetra që kanë rënë tashmë. Ne që jemi të ingranuar me këtë gjë, kur dëgjojmë këto përsëritje, fyhemi… të mos riciklojnë argumente të ezauruara!

Si mendoni ju, cila do të ishte zgjidhja më e mirë për atë Teatër?

Për mua personalisht, zgjidhja më e mirë është që ai korpus që është aty të marrë një status monumenti dhe kjo është një ide që unë e kam thënë edhe shumë vite më parë. Ai vend nuk ka pse prishet, sepse ai ka ato vlera që ne të gjithë i dimë, qoftë në aspektin kulturor e atë historik. Qoftë variant i rikonstruksionit, o mirëmbajtjes, o kthimi në muze, nuk do të thotë që ai s’do të jetë më funksional.

Mund të mos ketë të njëjtin kapacitet që ka sot, por do të jetë në funksion, gjithnjë mbasi të jetë vënë dorë dhe të jenë krijuar të gjitha ambientet e kushtet. Ne e dimë shumë mirë që mund të bëhet dhe nëse ata e kanë përzemër, le të bëjnë edhe Teatër të ri. Argumenti i mungesës së fondeve është qesharak.

Vetëm për Teatrin nuk kanë fonde këta njerëz?!

S’kanë as për ta lyer?! Të gjitha këto që pengohen, ngrihen si argument, që kjo duhet të shembet. Njerëzit, ngaqë nuk janë të përfshirë, i marrin këndvështrimet e ndryshme si të mirëqena.

Këtë e shoh edhe te njerëzit që janë larg kësaj gjëje e më pyesin përditë…

Të gjitha janë thënë dhe dihet që interesi është i pastër mbi truallin, gjitha të tjerat janë të kota, biseda shterpë që nuk të çojnë asgjëkund. Këto ditë është rikujtuar qëllimi i pastër, edhe përmes videove të vjetrave, kolegëve tanë. Që atëherë, aferat kanë qenë të pastra, synimi është vetëm të shfrytëzohet toka.

Situata është e qartë, i gjithë problemi është sesi do merren vendimet. U bënë disa të hëna tashmë që ju mblidheni dhe nuk merrni asnjë përgjigje, nuk po reagon askush. Kjo është pjesa që krijon shqetësimin më të madh.

A po ju shpërfillin enkas?

Ne nuk na befason më asgjë, që në fillim u ndeshëm me këtë qëndrim.
Megjithatë, duke qenë të qëndrueshëm në qëllimin tuaj, duhet të kishte pasur një reagim.
Përgjigjet janë spostimet. Nga Ministria spostohet vendimi te Kryeministria, nga Kryeministria te bashkia, një lojë e kotë, manovra.

Si e parashikoni të ardhmen e afërt?

Përderisa, siç kemi dëgjuar, Teatri do shkojë te “Turbina”, pas atij transferimi, do të ketë edhe hapa më konkretë, që do të thyejnë heshtjen aktuale.

Pra, ju, megjithëse jeni i angazhuar në këtë grup të vogël aktorësh që po përpiqen të ruajnë Teatrin, mendoni që ajo është e ardhmja, “Turbina? Pra, edhe pse përpiqeni, e dini që fundi ai është…

Që do shkojnë atje, e dinë ata që e kanë pranuar këtë. Ai kontingjent i atyre njerëzve që e quajnë veten aktorë. Unë nuk e kuptoj si mund të jetë aktor një qenie që ka frikë nga rrobat që vesh, ndërkohë që ne që merremi me këtë punë, aktorët e gjithë botës, kudo e në çdo regjim, kanë qenë njerëzit më të lirë të shoqërisë…

Edhe me më tepër ndikim… Nëse do ishit bashkë, mund të kishte pasur rrjedhë tjetër….

Nuk ka se si të jemi bashkë sepse aty është punuar edhe në këtë drejtim. Aty nuk ka vetëm degradim godine, aty është punuar edhe për të degraduar njerëzit. Teatri Kombëtar nuk është godina, janë njerëzit që e bëjnë atë. Teatri kombëtar ka pasur qindra aktorë, por jo të gjithë kanë lënë gjurmë, sigurisht që gjithsecili ka pjesën e tij, por nuk janë njësoj.

Pra, edhe kontingjenti që është afruar me format kontraktuese 6-mujore të sistemit të dyshimtë, që e fabrikon kontingjentin me indiferencë e rehati, të çon në degradim. Pavarësisht se sot shitet si sukses i madh i Teatrit, por kjo është një temë tjetër, që duhet analizuar më vete.

Suksesi nuk janë shifrat, por cilësia, këtu s’ka as kritikë, as bord serioz që të analizojë produksionin. Janë 3-4 projekte të teatrit, që janë të dështuara dhe nuk flet askush. Merren vetëm me shifra, që edhe ato janë të dyshimta…

Aty janë vënë kryevepra dhe janë vënë për faqe të zezë dhe askush nuk thotë asgjë, dalin vetëm spërdridhen duke dhënë justifikime të kota.

Unë me timen, edhe pse nuk e kam artikuluar, kam arritur në një përfundim; aty, nëse shembet ajo godinë, ne nuk kemi për të pasur më teatër sepse ky degradim, qoftë i ndërtesës, qoftë i institucionit, do ta zhbëjë teatrin. Ne do bëjmë gjëra që lidhen me skenën, por teatër nuk do të ketë më! Degradimi i strukturës institucionale vjen edhe nga mënyra si ndërtohet programi, repertori, njerëzit që afrohen. Treçereku i njerëzve aty janë anonimë, vetëm për të bërë qokat e drejtorit, që ai të krijojë elektoratin e tij. Ai është kthyer tashmë në një institucion, ku punojnë ca njerëz që marrin një rrogë dhe janë të kënaqur me ato buxhete projektesh.

Ata që nuk janë të pranishëm, mendoni që janë indiferentë, që duan që Teatri të shembet, apo janë pjesë e palës politike?

Problem kryesor këtu është instalimi i filozofisë së frikës, një filozofi militantiste. Me instalimin e kësaj filozofie, të pretendosh të shkosh në Europë, është paradoks i madh. Disa prej tyre thonë që unë dua që ky Teatër të prishet, prandaj s’kam arsye pse të jem i pranishëm. Dakord, ata që duan që ky Teatër të prishet, le të vijnë në takime me argumentet e tyre, hajdeni të dialogojmë, se mbase bindem edhe unë prej atyre argumenteve dhe ndryshoj mendim. Unë që them të mos prishet, kam argumentet e mia, le të vijnë e t’i ballafaqojmë.

Thelbi i këtij kontingjenti është vetëm frika se do na heqin nga puna. Kjo gjë u instalua që në start, që në takimet e para që bëmë me ministren. Aty, për herë të parë, u lakua togfjalëshi ‘buka e gojës’. Ne po shkuam si aktorë, si regjisorë, si njerëz të artit, të shkojmë te mendësia e bukës së gojës, është e kotë që e vijojmë këtë debat. Mirëpo, ai kontingjent që ka mbetur atje, e ka pranuar këtë gjë, madje, edhe sikur Kryeministri t’u thotë ‘nuk do iki askush nga puna’ ata do sillen njësoj, sepse iu ka hyrë virusi, nuk ndryshojnë më.

A mendoni që nëse transferohen te “Turbina”, kjo gjë do të ngelet kështu, ndërtimi do të zgjasë pafundësisht? E përsëris, po u shemb Teatri, ne nuk do të kemi më teatër!
Për projektin e ri të prezantuar nga Kryeministri, ç’mendoni?

Çfarë prezantimi ishte ai?! Ne nuk duhet ta gëlltisnim mënyrën e prezantimit, pa kaluar fare te projekti. Nuk është nevoja të marrim shembuj të largët krahasues për të kuptuar gjendjen tonë, as me transparencën e Maqedonisë nuk krahasohemi dot. Si përfundim, situata nuk është aspak e këndshme. Kryetarja e Komisionit të Kulturës thotë se e ka thirrur disa herë ministren në takim dhe ajo refuzon të shkojë.

Ju deri sa do rezistoni, sepse duket sikur është e kotë kjo përpjekje?

Ne do të rezistojmë brenda mundësive që kemi ne. Edhe nëse aty do të ndërtohet, unë prapë do të rezistoj, megjithatë kjo gjë nuk varet nga një individ apo nga një grup i vogël njerëzish, që përpiqen ta ndryshojnë këtë gjë.

Alfred Trebicka: Edhe sikur Kryeministri t’u thotë ‘nuk do iki askush nga puna’ ata do sillen njësoj, sepse iu ka hyrë virusi Read More »

Intevista e veçantë e Elenit, Përpara se të zhvendoseshim në Vlorë, ishim të varfër, jetonim me ato që kishim…

Më poshtë keni një intervistë mjaft interesante të dhënë nga shqiptarja Eleni Foureiras ku flet për vështirësitë e jetës së saj në Shqipërinë dhe jo vetëm.

Kam lindur në Fier, të Shqipërisë, në një fshat të vogël afër Patosit. Kur isha 4-5 vjeç, familja u zhvendos në Vlorë dhe, 7-8 vjeç, erdhëm në Greqi.
Përpara se të zhvendoseshim në Vlorë, ishim të varfër, jetonim me ato që kishim; një mama me katër fëmijë! Unë isha një vajzë e vogël që nuk kisha parë kurrë ashensor… Gjatë ditëve të fundit në Shqipëri më kujtohet se si na binin plumbat brenda. Isha vetëm më nënën…dhe plumbat futeshin nga dritarja…kishim frikë se mos na vidhnin.
Më kujtohet, një ditë përpara se të niseshim, kur mamaja erdhi e më tha: do ikim në vendin e gjyshit (sepse babai i mamasë është me origjinë greke). Është një vend i mahnitshëm etj., pra na bëri të ndiheshim shumë mirë. Kur mbërritëm në Athinë hapa sytë dhe pashë shumë drita dhe i thashë mamasë: mami, a mbërritën në vendin magjik?  Mamaja na dërgoi në shkollë, menjëherë. Por ishte shumë e vështirë për mua sepse nuk dija fare greqisht.

Qëndroja në bankën e fundit me vëllain, por nuk kuptonim gjë. Nuk na fliste askush dhe nuk flisnim me askënd. Kështu, prindërit vendosën të na flisnin greqisht, pra të mësonin në shtëpi, sepse ishte shumë e vështirë të shkonim në shkollë, kështu e humbëm një vit. Mësuam greqisht në shtëpi dhe nuk folëm shqip, përndryshe nuk do të mësonin shpejt. Brenda vitit mësova të flasë rrjedhshëm. Pastaj vajta në shkollë dhe fola greqisht. E harrova shqipen, pasi nuk m’u desh.
Jam pagëzuar në Shqipëri, sepse jemi të krishterë ortodoksë. Emri i lindjes është Entela. E mora nënshtetësinë greke menjëherë për shkak të gjyshit.  Në fillim, ishte e vështirë, kur u thoja që jam nga Shqipëria. Nuk isha e preferuar në shkollë. Një herë mbaj mend që punova fshehurazi prindërve, së bashku me motrën e madhe, duke shpërndarë fletë-palosje, sepse doja të kisha këpucë, jo të grisura, dhe e dija që ata nuk kishin para e nuk u kërkoja, isha 13 vjeç atëhere. Kemi vuajtur, shumë herë, kemi marrë edhe gjëra nga koshat e plehrave, mobilje të përdorura etj.  Ndihem krenare për veten time, ndihem krenare që jam nga Shqipëria dhe që kam lindur në Shqipëri. Gëzohem që Shqipëria po zhvillohet, sepse është një vend që ka kaluar vështirësi dhe mund t’i ofrojë shumë botës. Është turp për njerëzit që thonë se nuk duhet të shkoj në Eurovizion sepse jam nga Shqipëria! Përse?

Intevista e veçantë e Elenit, Përpara se të zhvendoseshim në Vlorë, ishim të varfër, jetonim me ato që kishim… Read More »

Aktori i njohur shqiptar shtrohet me urgjencë në spital

Aktori i njohur shqiptar Ndriçim Xhepa është shtruar sërish në spital.

Mësohet se Ndriçim Xhepa e ka kaluar me sukses një tjetër ndërhyrje kirurgjikale, në një spital privat në kryeqytet.

Aktori ndodhet në reanimacion.

Kujtojmë se kjo është e disata herë që aktori i njohur i nënshtrohet operacioneve. Vlen të kujtojmë se në tetor të 2017 ai ka kaluar me sukses një ndërhyrje në mushkri.

Në atë kohë qeveria ka dhënë një fond financiar prej 5 milionë lekë të reja, për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të Xhepës në Gjermani.

ShkodraNews i uron shërim të shpejtë aktorit të madh të skenës shqiptare.

Aktori i njohur shqiptar shtrohet me urgjencë në spital Read More »

‘Daily Mail’ shkruan për Bleona Qeretin: Dal e zhveshur për art. Jo për të…

Seksbomba Bleona Qereti së fundi ka tërhequr vëmendien e “Daily Mail”, i cili i ka kushtuar një artikull në profilin e tij “Roz” në versionin online.

Bleona në këtë shkrim për “DM” ka sqaruar edhe arsyet e saj, se përse ajo është kaq ekstravagante dhe përse hera-herës i duhet që të shfaqet e zhveshur në evened të rëndësishme.

“Unë e bëj këtë (zhveshjen) për art, jo për famë”,- ka thënë Bleona për “Daily Mail”, duke dashur të sqarojë kureshjten e shumtë dhe thashethemet.

Ama gjithsesi, ato që kanë tërhequr më tepër edhe në këtë shkrim, kanë qenë fotot “hot” të Bleonës dhe trupi i saj seksi, në disa foto nudo.

Edhe këtë herë Bleona gjithsesi ka aritur të “godasë” në shenjë…

‘Daily Mail’ shkruan për Bleona Qeretin: Dal e zhveshur për art. Jo për të… Read More »

Anxhelina, vajza nga komuniteti egjiptian që sfidoi mentalitetin! mamaja tronditet nga deklarata e vajzës…

Anxhelina, një vajzë nga komuniteti egjiptian, ka ardhur sot në studion e “Ka një mesazh për ty” për t’i bërë një premtim mamasë së saj.

Jeta e tyre, me një baba të alkoolizuar s’ka qenë aspak e lehtë, megjithatë ata kanë sfiduar një mentalitetit të egër dhe kanë dalë mbi paragjykimet, duke i mbijetuar situatave që në të shumtën e rasteve s’kanë qenë në favor të tyre.

Anxhelina: Gjendem këtu sepse dua t’i bëj nënës sime një mesazh. Ajo është një nënë si të gjithë nënat shqiptare. Kur je familje që i përket një minoriteti është akoma edhe më e vështirë.

Jam vajzë egjiptiane, kam edhe tri motra të tjera. Po e nis me mamin sepse ajo është edhe ngërçi im sot. Mami im ka pasur një jetë shumë të vështirë, së bashku me ne. Asaj iu desh të na rriste e vetme sepse babai im pinte edhe dhunonte mamanë. Gjithmonë kemi pasur mbështetjen e miqve, të komshinjve në fshatin tim. Të shoqeve të mia që kur mami dhe babi ziheshin na merrnin na largonin që unë dhe motrat e mia të mos i shihnim.

Mamit tim i është dashur të punojë shumë për të na rritur sidomos edhe për të më shkolluar. Në shumë situata kur ne ishim nën presionin e dhunës së babit, ka pasur shumë raste që ai vinte i pirë, vinte na dhunonte.

Në klasë të shtatë unë fillova të isha më e interesuar rreth shkollimit. Fillova të njihja më shumë mësuesit e mi dhe nuk rrija më në fund të bankave si zakonisht.

Në një situatë kur babai ishte nga dhoma tjetër duke bërtitur ose duke psherëtirë nga alkooli, mamaja ime më mësonte mua si të shkruaja.

Mami im më la shumë të lirë që unë të vazhdoja, ajo doli kundër gjithë mentalitetit. Unë tashmë po vazhdoj arsimin e lartë.

Ardit Gjebrea: Dhe kam dëgjuar që je studente shumë e mirë…

Anxhelina: Po.

Ardit Gjebrea: Shumë mirë janë gjërat. Pse na ke ardhur këtu?

Anxhelina: Gjithë këto që unë fola, më duket sikur më janë kthyer përmbys. Sepse unë i kam bërë një premtim për shkollën, jo vetëm mamit tim por edhe shumë njerëzve të tjerë. Kur njoha Albanin, të fejuarin tim i kam thënë që shkolla ime s’dua të jetë pengesë për ty. Që në momentin që jemi lidhur i kam folur për përgjegjësinë që kisha për jetën time, shkollimit tim dhe karshi familjes sime.

Ardit Gjebrea: Kur e mori vesh mami yt për Albanin, çfarë tha?

Anxhelina: Ajo tha vetëm kaq, po shkolla? Sepse mendoja se unë mund të hiqja dorë nga shkolla. Mendoi se gjithë lufta dhe sakrifica që ajo dhe motrat e mia kanë bërë do t’i shkonte dëm.

Unë i tregoja vazhdimisht asaj për notat e mira që merrja në mënyrë që asaj t’i ngrihej humori.

Ardit Gjebrea: Po ty Albani të pengon faktikisht?

Anxhelina: Fare. Jo vetëm që s’më pengon por edhe më mbështet shumë.

Stafi i së Dielës Shqiptare mbërrin në shtëpinë e zonjës Shkëndie, mamase së Anxhelinës. Shkëndija, një zonjë shumë e qeshur dhe e çiltër, u ndje shumë e surprizuar kur mori ftesën për të qenë pjesë e “Ka një mesazh për ty”.

Moderatori Gjebrea, vendosi t’i bënte asaj një lojë të vogël duke i kërkuar Albanit, dhëndrit të saj i cili ndodhej në studio, që t’i thoshte Shkëndijes se do ia merrte të bijën për të jetuar në Berat me të. Por edhe pas kësaj kërkese, Shkëndija u shpreh optimiste, duke thënë se i donte shumë që të dy dhe se mbështeste çdo vendim të tyre.

Shkëndija: Unë i kam thënë Anxhelinës që edhe nëse unë vdes ajo nuk duhet të vijë të më qajë por të vazhdojë studimet e të përqëndrohet aty dhe të jetë dikush të mos vuajë më. Unë ju mbështes. Zoti ju bekoftë por gjërat është mirë të maten para se të bëhen. Unë do të jem pranë jush gjithmonë.

Në ekranin e murit ndarës shfaqet edhe Anxhelina.

Anxhelina: Mami ti e di shumë mirë, këmbënguljen time, vendosmërinë time. Ti e di mirë se kush jam unë. Është akoma më i fuqishëm ky premtim, sepse nuk ka asgjë që më pengon. Pasi ti na ke rritur mua dhe motrat me sakrificiën tënde unë mund të të them që shkollën e kam me të njëjtin zell me të njëjtën nxitje si në ato momentet që unë kam fituar bursën. Me të njëjtin motivim. Unë nuk do të ndalem, unë do ta vazhdoj shkollën.

Shkëndija: Një ndër qëllimet e mia ka qenë arsimi, prandaj e kam fokus. Nuk arrita të arsimohesha, jeta më mbylli. Dy vajzat e mëdha nuk arrita t’i shkolloja, Anxhelinën dhe vajzën tjetër dua t’i shkolloj, të bëhen dikushi. T’i shërbejnë vendit dhe familjes që do të krijojnë, të dhurojnë dashuri./tvklan.al

Anxhelina, vajza nga komuniteti egjiptian që sfidoi mentalitetin! mamaja tronditet nga deklarata e vajzës… Read More »

Kantautori shqiptar “shpërthen” ndaj Eurovizionit: Veç një budalla si kupton politikat e lëpirjeve…

Kantautori Elton Deda ka shprehur kritikat e tij ndaj festivalit Europian të këngës ku e konsideron si mediokër dhe të ndikuar nga politika.

Ai ka përcjellë një mesazh falenderues për përfaqësuesin e Shqipërisë Eugent Bushpepa, përformancën e të cilit e vlerëson mjaft lart.

“Genti, je super artist. Nderove veten dhe sakrificat e tua qe nuk ti ka falur askush por i ke fituar vete me rrylin e fytit.

Nga Eurovizioni do kthehesh me nje eksperience me te madhe, dicka qe do te te sherbeje ne karriere.

Profesionistet te votuan dhe per pak nuk ishe ne 5-çe, por nuk mund te kesh zhgenjim pasi vetem nje budalla emotivo-superhormonal, nuk i kupton politikat e lepirjeve dhe servilizmave te “mesazheve glorioze” te ketij aktiviteti medioker.

Une personalisht e kam shijuar kengen ne Festival dhe e shijova plotesisht edhe ne skenen fantastike te Lisbones.

Mbaje koken lart sepse ( te pakten per mua), ishe vokalisti me i mire i Eurovizionit dhe djali modest qe kushedi se ç’heq te bashkejetoje me madheshtine e rocknrollit brenda teje. Per mua eshte mision i kryer dhe me sukses.

Dua shume ti pershendes edhe Kolin, Kleartin, Rezin dhe gjithe stafin e RTSH-se qe te ka ndenjur afer ne Lisbone dhe te kane dhene zemer.

Ne veçanti, dua tu them urimet me te mira, Denisit, Gertit, Gretes, Erioles te cilet kompletonin me profesionalizem dhe qetesi, garancine absolute te performances se kenges. Vazhdo te na kenaqesh. Miku qe te do te miren ( jo si te Vani me letra poshte deres)”, shkruan Deda.

Kantautori shqiptar “shpërthen” ndaj Eurovizionit: Veç një budalla si kupton politikat e lëpirjeve… Read More »

Nxorrën fjalë se gruaja e ka tradhëtuar, burri përlotet live, mesazhi që preku publikun (Foto)

E ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” ditën e sotme ishte Matilda, 29 vjeç, nënë e 2 fëmijëve. Ajo tregoi se thashethemet që fshati ka bërë për të i janë kthyer në makth dhe bashkëshorti i saj ka humbur besimin tek ajo.

“Jam martuar 16 vjece me shkuesi, me Ilian kemi shkuar shume mire, cift me harmoni, na kishin zili. E kam thirrur bashkeshortin sepse ka ndryshuar shume dhe shkak jane bere thashethemet. Para nja 2 muajsh une nuk ndihesha mire, isha paqejf dhe me moren prinderit e mi bashke me femijet. Na ndodhi edhe nje permbytje dhe e kishim shtepine ne uje. Pas 6 ditesh merr ne telefon burri dhe thote qe kishte degjuar fjale. Sikur une bashkejetoja me nje person nga fshati dhe kisha krijuar martese te dyte.

I thashe prinderve, ai erdhi dhe me gjeti te shtepia mamit dhe babit. Babi u nxeh sepse beson tek une. Kete personin për të cilin u hapën fjalët e njoh, e kam pare nga larg. E kam takuar ne nje dyqan te fshatit. Ne Facebook me ka bere nje ftese para 1 viti. Burri me tha mos e prano. I bera bllok atij personi dhe s’kisha asnje kontakt. Nuk di kush i ka perhapur keto fjale. Burrit i vinin telefonata anonime dhe vendosem ta denonconim ne polici. Ky person na doli perballe dhe i tha burrit tim me keni prishur familjen. Une ty apo ti mua i tha burri im. S’me qasin ne familje tha. Dua te vish te me besoj familja i tha. Bashkeshorti im nuk eshte me si perpara, ai dikur bente gjithcka per mua”, tregoi Matilda.

Iliri erdhi në studio dhe sapo pa Matildën në ekran e kuptoi për çfarë e kishte thirrur. Ai u përlot kur ajo nisi ta falenderonte dhe t’i kërkonte të ketë besim.

“Ilir te kam thirrur te te falenderoj per gjithcka ke bere per mua, te falenderoj qe ke ndenjur prane meje, ke qene nje bashkshort i mire, baba shume i mire dhe kete gje dua ta rifitoj serish. Dua qe te me besosh mos degjosh fjalet e keqija. Dua te kemi jeten qe kemi pasur. Fjalet nuk jane te verteta. Te dua pafund”, i tha Matilda bashkëshortit.

“Ajo e ka dashurine time, por une jam i vrare vete. Ne i kemi mbaruar ato muhabete. Eshte e falur per mua, perderisa se kam pare me syte e mir s’kam pse t’i bie ne qafe. Une ate mora ate do mbaj”, tha Iliri dhe çifti në fund u përqafua.

 

Nxorrën fjalë se gruaja e ka tradhëtuar, burri përlotet live, mesazhi që preku publikun (Foto) Read More »