ShowBiz

Pedagogu Erion Kristo shpërthen keq ndaj emisionit ‘Në kurthin e Piter Pan’: “Pështirësi që më përzien zorrët…”

Këtë të hënë në emisionin ‘Në Kurthin e Piter Pan’ ka qenë i ftuar një nga biznesmenët më të fuqishëm në vend Saimir Mane.

Ai është vënë përballë fëmijëvë të cilët i kanë drejtuar pyetje të befasishme.

“Kur ikën në pub-e (lokal nate), a i mbulon femrat me lekë”?, -ishte kjo pyetja e njërit prej fëmijëve që zgjoi debate.

Menjëherë ka reaguar pedagogu dhe gazetari i njohur Erion Kristo i cili ka një kritikë të fortë për keqpërdorimin e pafajësisë dhe inteligjencës së fëmijëve në ekran.

‘Shfrytezimi i femijeve, i inteligjences, bukurise dhe pafajesise se tyre per tu bere fresk oligarkeve, pushtetareve dhe njerezve me produkte te dyshimta kulturore, eshte nje peshtiresi qe me perzien zorret. Pyetja e femijes ishte: kur shkon ne pab, a i mbulon femrat me leke?Edhe nje here ne vit qe behet emision per femije, ata perdoren. Po kjo nuk eshte me e keqja. Me e keqja eshte duartrokitja e njerezve dhe mungesa e reagimit te intelektualeve.Po prape ka dhe me keq se sa kaq. Kam vite qe flas per femijet dhe nuk shoh asgje te bukur ne horizontin e tyre. Me sa kuptoj, kaq fuqi kemi. Kjo me derrmon plotesisht!’ shkruhet në statusin e Erion Kristos. Menjëherë pas publikimit të tij të shumta kanë qenë reagimet që i japin të drejtë dhe shprehin keqardhje për një nivel aq të dobët dhe keqpërdorim të fëmijëve në ekran.

Pedagogu Erion Kristo shpërthen keq ndaj emisionit ‘Në kurthin e Piter Pan’: “Pështirësi që më përzien zorrët…” Read More »

E njohim vetem si këngëtar por nuk do ta besoni se cili është profesioni i vërtet i Eugent Bushpepës

Eugent Bushpepa, këngëtari shqiptar që përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në Eurovision ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Opinion” ku foli mbi eksperiencën atje, votimin e pikët që i dhanë Shqipërisë dhe zbuloi edhe kuriozitete për të që nuk i dinim.

I pyetur nga Blendi Fevziu sa kohë i merr muzika, Eugenti u shpreh se muzika i merr kohën më të madhe, por një pjesë të kohës ja kushton edhe studimit.

Këngëtari zbuloi se po vazhdon studimet për stomatologji duke e habitur Fevziun. “Një stomatolog që këndon pak e çuditshme”, u shpreh moderatori.

“Është pak e çuditshme, por unë gjithmonë kam qenë një person që kam pasur lidhje me mjekësinë në përgjithësi. Doja të isha mjek që i vogël. Mamaja ime ka qenë infermiere, djali xhaxhait është kirurg”.

“Në moshën 18 vjeçare jam larguar nga Shqipëria për të studiuar mjekësi në qytetin e Bolonjës, në Itali. Në pamundësi për ta përfunduar për shkak të disbalancës ekonomike, më duhej që të punoja. U riktheva në Shqipëri pas 4 vitesh. Një vit e gjysmë studiova mjekësi. U riktheva në Shqipëri, dhashë edhe një herë provimin, në vitin 2005. Fitova për mjekësi edhe në Shqipëri. Zgjodha rrugën më të shkurtër që të bëja stomatologji sepse isha edhe i angazhuar. Akoma nuk e kam mbaruar. Ishalla nuk del ndonjë gjë si puna e Eurovisionit që ma ndërpret”.

Ndërkohë Eugenti tregoi se aktualisht po merret edhe me albumin që do publikojë së shpejti.

E njohim vetem si këngëtar por nuk do ta besoni se cili është profesioni i vërtet i Eugent Bushpepës Read More »

Reperi i njohur Stresi pjesë e mafies shqiptare? Habit me postimin e tij

Stresi është një ndër reperët më rebel në vendin tonë, i cili gjithmonë i thyen rregullat dhe është cilësuar shpesh si një’ bad boy’.  Disa kohë më parë ai u përfol shumë nga mediat për shkak se u arrestua nga policia, pasi u kap në një lokal me lëndë narkotike së bashku me një grup miqsh.

Përveç problemeve me policinë, Stresi në rrjetet e tij sociale publikon shumë shpesh video dhe foto ku shfaqet duke konsumuar hashash, duke mbajtur armë ose duke thyer rregullat e qarkullimit.

Ai i ka habitur të gjithë ndjekësit e tij teksa ka publikuar në “Instastory” një video  që flet për mafien shqiptare, në  të cilën shfaqen pako të mëdha me drogë dhe Stresi me armë në dorë.

“Kur mafia shqiptare bëhet e famshme në rrjete sociale”, shkruhet në faqe dhe në video dhe më pas shihet Stresi duke qeshur dhe duke konfirmuar se vazhdon ende të jetë një ‘bad boy’.

https://youtu.be/TlIENM9vs1U

Reperi i njohur Stresi pjesë e mafies shqiptare? Habit me postimin e tij Read More »

Foto/ Hitleri shqiptar që po “tmerron” serbët, kërkon 80 euro për të bërë foto me të

Emin Gjinovci, 55-vjeç, jeton në Mitrovicë dhe mendon se është Adolf Hitler. Ai është krenar për këtë dhe madje veten e quan reiankrinimi kosovar i Adolf Hitler.

E përditshmja serbe “Kurir” i ka kushtuar vëmendje personazhit që pretendon se është njeriu që shkaktoi luftën më të përgjakshme të historisë botërore.

Sipas të përditshmes serbe, Emini mban gjithmonë me vete librin “Main Kamf” të Hitlerit.

Sipas atyre që e njohin, për të dalë në fotografi me të duhet paguar nga 20 deri në 80 euro.

“Edhe Hitleri ka luftuar ndaj serbëve, kështu që e kam idhull. Armiku i armikut tim është miku im por i kam armiq serbët,” – është shprehur Emini, që pretendon se është kopja e Hitlerit.

Foto/ Hitleri shqiptar që po “tmerron” serbët, kërkon 80 euro për të bërë foto me të Read More »

Aktorja e njohur e humorit shqiptar: Kam kaluar një periudhë të rëndë depresioni në ato vite

Ajo është një nga aktoret më të mira shqiptare e cila ka përfaqësuar denjësisht qytetin e saj të lindjes Korçën. Bëhet fjalë për Zamira Kitën e cila gjithashtu prej 11 vitesh është edhe drejtoreshë e Teatrit të Korçës. Por sot ajo ishte e ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan për të rrëfyer një tjetër anë të saj, atë të marrëdhënies me të bijën, Enirën.

Gjatë emisionit aktorja rrëfeu edhe një nga momentet më të vështira teksa tha se pas lindjes së vajzës kishte përjetuar një depresion të rëndë.

“Pas lindjes së vajzës nuk kam qenë shumë e ngarkuar sepse isha tërhequr nga teatri. Nuk e kam thënë ndonjëherë, por pas lindjes unë kam kaluar një depresion shumë të rëndë, ka qenë shumë e vështirë për mua, gati 40 ditë. Ka qenë shqetësim shumë i madh dhe për familjen e Benit edhe për ne të dy. Na u duk një periudhë pa zgjidhje, më dukej sikur do të çmendesha përfundimisht, sikur s’do ta rrisja dot vajzën, ose do të vdisja. Ishte depresion. Kam shkuar në shumë mjekë, por fatmirësisht Zoti më dha Enirën të urtë sepse nuk di si do kisha reaguar.

Që në atë periudhë filloi tërheqja nga teatri, u mbylla në vetvete. Pas 40 ditësh më kaloi depresioni dhe aty kuptova që kisha sjellë në jetë një fëmijë që e kisha aq shumë të dëshiruar. Pastaj fillova të nxjerr gjërat që i kisha përgatitur Enirës, kuvertat, bluzat dhe fillova ta vesh bukur. Më pas nuk i jam ndarë asnjë çast, madje, madje ne flemë bashkë sepse edhe Enira është shumë e lidhur me mua”, tregoi aktorja.

Aktorja e njohur e humorit shqiptar: Kam kaluar një periudhë të rëndë depresioni në ato vite Read More »

Erion Veliaj së shpejti baba. Momenti më në fund ka ardhur, tashmë në pritje të fëmijës së parë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa e kanë shprehur prej kohësh  dëshirën për t’u bërë prindër.

Prej më shumë se dy vitesh Veliaj është shprehur se së bashku me Ajolën kanë planifikuar që të kenë një fëmijë.

Dhe me sa duket 38-vjeçari që drejton sot bashkinë më të madhe në vend së shpejti do të bëhet baba.

Xing.al shkruan se bashkëshortja e tij Ajola është në pritje të ëmbël, megjithatë ky lajm pritet të konfirmohet nga vetë çifti.

Pak ditë më parë ata ishin në Ballon vjeneze të Tiranës, por Ajolës nuk i shihej barku, çka tregon se edhe nëse ajo është shtatzënë, me siguri janë muajt e parë.

I ftuar në “Kurthin e Piter Pan” pak kohë më parë, kryebashkiaku i Tiranës deklaroi se ai dhe Ajola ja kanë lënë kohës për t’u bërë me fëmijë. Dhe duket se ky moment ka ardhur!

Çifti i cili është kurorëzuar që në shtator të 2014 ndajnë një histori dashurie që i kalon 15 vite.

Erion Veliaj së shpejti baba. Momenti më në fund ka ardhur, tashmë në pritje të fëmijës së parë Read More »

Reagimi i parë i Eugent Bushpepës: Nuk gjej fjalë të përshkruaj ndjesinë që kam …

Pas kthimit të tij në Shqipëri, një ditë pas përfundimit të Eurovisionit, ku  Shqipëria u rendit e 11 pas një performance të shkëlqyer, Eugent Bushpepa ka ka reaguar për herë të parë përmes një postimi në Facebook.

Ai shkruan se ndihet i lumtur për dashurinë dhe përkrahjen që ka marrë dhe se nuk gjen fjalët për të përshkruar ndjenjat.

“Nuk gjej fjale qe te pershkruaj ndjesine qe kam, per dashurine, perkrahjen dhe komentet e ngrohta qe me keni dhene! Shume faleminderit Shqiperi! Shume faleminderit Europe!”, ka shkruar Bushpepa.

Reagimi i parë i Eugent Bushpepës: Nuk gjej fjalë të përshkruaj ndjesinë që kam … Read More »

Habit moderatorja e shqiptare: Vjehrrën nuk bëhet fjalë ta kem në shtëpi

Moderatoren Fatma Haxhialiu e kemi parë shpesh herë si thumbuese dhe ironike në ekran.

Ditën e djeshme ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Boom” në Ora News, ku moderatorja ka folur për jetën e saj private dhe madje ka treguar dhe për raportin vjehërr nuse, ku sipas saj ajo e ka gjetur rrugën e mesme duke qenë se nuk jeton me të dhe rrjedhimisht nuk kanë as probleme.

E pyetur se si i ka marrëdhëniet me nënën e bashkëshortit ajo është përgjigjur: “Vjehrrën e kam në Kosovë.

Është shumë e mirë. Në shtëpi nuk bëhet fjalë që ta kisha sepse unë e di që jam njeri që nuk mund të jetoj me njerëz të tjerë në shtëpi.

Ajo edhe mund të jetojë sepse ka tipin fiks si të parnerit tim, janë shumë tolerantë, të butë të dy. Nuk ka lidhje ajo, jam unë problem”, ka rrëfyer për dy gazetaret Fatma.

Habit moderatorja e shqiptare: Vjehrrën nuk bëhet fjalë ta kem në shtëpi Read More »