Ajo është një nga vajzat më të bukura të ekanit shqiptar.
Po flasim për Xhemi Shehun. Moderatorja e spektaklit të humorit “Portokalli” prej vitesh na shoqëron në Top Channel çdo të dielë në mbrëmje.
Por edhe pse një nga personazhet më të njohur të showbizit shqiptar, Xhemi Shehu ka qenë gjithmonë e rezervuar përsa i përket familjes së saj dhe veçanërisht jetës në çift.
Xhemin jemi mësuar që herë pas here në rrjete sociale të publikojë foto me dy djemtë ë saj, por jo me bashkëshortin.
Bashkëshorti i Xhemit quhet Ervin Sula. Ai është administrator i një shtypshkronje në Tiranë dhe mesa duket ka zgjedhur një jetë jashtë vëmendjes mediatike, të cilën ia ka lënë të gjithën Xhemit.
Më poshtë janë disa foto të Xhemit me bashkëshortin ndër vite.Pamfleti
Arjan Konomi prej kohësh tashmë ka vendosur që të jetojë në shtëpinë që ka trashëguar në Vuno! Bën një jetë të qetë larg kryeqytetit aty ku ai ka gjetur qetësi dhe shumë kujtime të fëmijërisë.
Do të shohim se si e ka ruajtur aq mirë identitetin e shtëpisë së tij shumë vjeçare duke bërë një restaurim të kujdesshëm dhe me vlerë! Shtëpia me portë blu është ajo e Arjanit dhe të gjithë e njohin sepse sipas tij është gjithmonë e hapur për miq të mirë! /Top Channel
Biznesmeni shqiptar, Hetem Ramadani, tash i njohur për mjekësinë alternative, jokonvencionale, në një intervistë për një televizion në Shqipëri, ka zbuluar recetën e tij ushqimore, për të cilën thotë se nëse i përmbahemi me përpikëri, mund të jetojmë pa problem mbi 100 vjet.
Ai ka thënë se 2-3 vitet e fundit, dieta e tij bazohet në yndyra.
Kaloritë me të cilat ushqehet, përbëhen nga yndyrat në masën 70-80 %. Gjithashtu Ramadani, në mënyrë periodike, çdo muaj, kryen agjërim 4 deri në 7 ditë, pa asnjë ushqim, përveç ujit, përcjell gazetametro.net.
Ramadani thotë se edhe medikamentet, pra ilaçet mund të zëvendësohen me ushqime.
“Është e mundur që me ushqime, së pari të mos arrijmë të kemi nevojë për të përdorur medikamente dhe së dyti, po qe se jemi prekur nga sëmundjet, me regjimin që unë ndjek, mund t’i zëvendësojmë këto medikamente. Edhe babai i mjekësisë moderne, Hipokrati, 2500 vite më parë ka thënë: le të përdorim ushqimin si mjet shërimi (Let the food be our medicine. Let’s use this medicine). Nëse e pranojmë këtë paradigmë, atëherë bëhet realitet”.
Ai thotë se po t’i referohemi Shoqatës së Kardiologëve Amerikanë, e cila rekomandon konsumimin e sa më shumë frutave, drithërave etj., si dhe marrjen e sa më pak yndyrave, kjo sipas tij është vërtetuar se është regjim i gabuar.
“Prej tre vitesh, unë kam bërë ndryshime radikale, ku receptura ime (regjimi), ose më mirë të themi, burimi im i energjisë për trupin, për mitokondriat (mitochondria – mikroorganizma që kanë rolin e centralit elektrik, duke krijuar energji për qelizat) janë yndyrat. Sot mendohet se burim energjik për qelizat është glukoza dhe mendohet që trupi e truri nuk funksionojnë pa glukozë, kurse teoritë që unë kam adaptuar sipas studimeve më të reja, tregojnë se shumica e sëmundjeve kronike shkaktohen pikërisht nga përdorimi i karbohidrateve (sheqernave)”.
Edhe pse aventura e tij në Big Brother mbaroi herët, ai u kthye në një personazhet që mori vëmendjen e mediave, sidomos për lidhjen që krijoi me një tjetër banore Sidritën. Bëhet fjalë për Ervin Zylfin, i cili ditën e sotme ka dhënë një intervistë për ‘Panorama Plus’ ku ka rrëfyer jetën e tij të re në SHBA.
Ervini prej disa kohësh është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dhe siç ka treguar ka filluar edhe karrierën e tij në kinematografi dhe modeling.
“Amerika të ofron mundësi që në vendin tim, fatkeqësisht, nuk pata mundësi t’i zhvilloja. Eksperienca më ka vlejtur, sepse po korr sukses edhe këtu.”, ka rrëfyer ai.
Ndërkohë siç ka treguar edhe më parë, dëshira e tij është që të bëhet aktor dhe mesa duket e ka arritur, pasi është duke punuar për një film të ri në SHBA.
“E vërtetë, kam një projekt shumë të mirë, i cili pritet të finalizohet në muajt në vijim. Për momentin, vetëm kaq mund të zbuloj.”, ka treguar Ervini.
Ndërsa për punën e tij si model, Ervini është pyetur se nëse tani që ka shkuar në Amerikë ka marrë oferta nga markat ndërkombëtare dhe ai është përgjigjur : “Sigurisht që kam pasur. Fati im që Zoti më ka atribuar të gjitha cilësitë e një mashkulli për t’u marrë shembull nga të tjerët. Sigurisht që të huajt e vlerësojnë shumë marketingun dhe imazhin. Më duhet ta pranoj që pamja është vetëm impakti i parë, pasi pas saj qëndron një punë kolosale.”, ka përfunduar ai.
Ervin Zylfi është përfolur edhe më parë se do të bëhej pjesë e një filmi në Turqi, por siç ka treguar dhe ai tashmë ndihet shumë i lumtur që ndodhet në Amerikë dhe po realizon ambiciet dhe ëndrrat e tij.
Puna në Policinë e Shtetit është sa e vështirë, po aq edhe e bukur. Të paktën kështu e konsideron një nga punonjëset e Policisë Rrugore, Ermela Lika. 26-vjeçarja, në një rrëfim për “Shekulli-n”, shprehet mjaft e kënaqur për profesionin që ajo ka zgjedhur të ushtrojë.
Ermela kryen shërbime nëpër rrugët e Tiranës që prej dy vite. Ajo tregon se si është një ditë e zakonshme pune për të, ndërsa thotë që punën në Policinë e Shtetit e aq më tepër në Komisariatin e Policisë Rrugore, e ka zgjedhur nga dëshira dhe pasioni i madh për të.
Gjatë intervistës, 26-vjeçarja tregon edhe për vështirësitë që has gjatë kohës që ndodhet në punë.
“Reagimet janë të ndryshme, jo të gjithë e pranojnë masën ndëshkuese. Femrat në Polici janë më të rrepta dhe meshkujt nuk janë aq sportiv në këtë rast”,- shprehet ajo lidhur me reagimet që merr nga drejtues të ndryshëm automjetesh.
1- Sa kohë keni që punoni në Policinë Rrugore?
Kam gati dy vite e tre muaj që jam pjesë e Policisë Rrugore, që nga momenti që kam përfunduar Akademinë e Rendit e deri në këtë moment. E bëj me dëshirë këtë punë dhe dua ta vazhdoj për një kohë të gjatë.
2- Kush ka qenë arsyeja që ju bëri të zgjidhni këtë profesion?
Thjesht dëshira dhe pasioni që unë kisha të bëhesha pjesë e Policisë së Shtetit, veçanërisht pjesë e Policisë Rrugore. Them se ia arrita fillimisht, tashmë jam aty ku dëshiroja.
3- Si është një ditë pune për ju? Në cilat zona të Tiranës gjendesh më tepër?
Kur jam turn i parë, dita ime fillon me zgjimin qysh në orën 05:00 të mëngjesit. Pasi bëhem gati, më duhet të shkoj në komisariatin e Policisë Rrugore në orën 06:00. Aty marrim të gjitha porositë e dhëna dhe vendin e shërbimit nga ana e eprorëve tanë, për të vazhduar punën në orën 06:30. Përsa i përket zonave ku unë shërbej, mund të them që gjendem në të gjitha zonat e kryeqytetit. Por, vendi ynë i shërbimit ndryshon nga dita në ditë. Shpeshherë unë caktohem për shërbim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, te rruga “Myslym Shyri” apo edhe në ish-Bllok. Këto janë segmentet që unë kam kaluar më shumë kohë në shërbim.
4- A është pengesë ky profesion për familjen tuaj?
Jo, nuk është aspak pengesë… Madje mund të them me bindje që familja ime ka qenë e para që më ka mbështetur fort në këtë profesion që unë kam zgjedhur. Kjo pasi, fillimisht femrat edhe hasen në vështirësi kur marrin një detyrë të tillë.
5- Keni pasur ndonjë rast ku jeni gjendur në vështirësi gjatë orarit të punës?
Rastet më të vështira për mua janë aksidentet me pasoja të rënda. Në këto raste edhe mund ta ndjesh veten në vështirësi. Të gjesh dikë në gjendje kritike për jetën, domosdoshmërisht që do ta ndjesh veten në vështirësi. Do të duhet t’i japësh ndihmën e shpejtë dhe ta dërgosh në spitalin më të afërt dhe do duhet që çdo gjë të shkojë sa më mirë. Më pas duhet të kryesh të gjitha veprimet në vendin e ngjarjes për të gjetur shkakun pse ka ndodhur.
6- Ndikon puna në jetën tënde personale?
Jo, nuk ndikon në asnjë lloj aspekti… Ka qenë dëshira ime që në fillim dhe, kur zgjedh një profesion që ti e do në të vërtetë nuk ndikon në jetën si familjare po ashtu edhe personale.
7- Puna në Policinë e Shtetit është cilësuar si një nga profesionet më të vështira. A je penduar që e ke zgjedhur?
Është një nga punët më të vështira, por pa harruar që është një nga punët më të bukura e më me dinamikë. Për sa i përket zgjedhjes që unë kam bërë, nuk jam penduar asnjëherë. Kur vjen fundi i ditës dhe ti ke përfunduar shërbimin tënd, ndihesh mirë nga njëra anë pasi i ke shërbyer mijërave qytetarëve në trafik, duke hequr më pas mënjanë lodhjen e pamasë.
8- Kthehemi në terren. Cilat janë reagimet e qytetarëve kur vendosni gjoba apo bëni ndalime në rast thyerje rregullash?
Reagimet janë të ndryshme, jo të gjithë e pranojnë masën ndëshkuese që u vihet nga punonjësi i Policisë Rrugore. Janë raste të pakta ata që e pranojnë masën ndëshkuese pa bërë një kundërshtim.
9- Kur drejtuesit meshkuj hasen me një police femër, i marrin gjëra më me sportivitet?
Jo nuk e besoj. Mendoj që femrat në Polici janë më të rrepta dhe meshkujt nuk janë aq sportiv në këtë rast, si të thuash na e kanë pak “frikën”. Ndërsa femrat mund të them që i marrin me sportivitet gjërat kur kanë përballë një punonjëse femër. Por gjithsesi jo të gjitha, ka edhe raste kundërshtimi.
10- Po raste dhune apo kundërshtimi keni pasur ndonjëherë?
Raste dhune jo. Ndërsa kundërshtime kemi pasur në shumë raste.
11- Në rast kundërshtimi si veproni?
Për shembull, në rastet kur drejtuesit nuk paraqesin dokumentacionin e mjetit kur ju kërkohet nga punonjësi i Policisë , për kundërshtim shoqërohen në komisariat dhe atyre iu pezullohet leja e drejtimit të automjetit.
12- A janë ndërgjegjësuar ndopak qytetarët kohët e fundit me shtrëngimin e Kodit Rrugor, me shtimin e vlerës së gjobës?
Po sigurisht që janë ndërgjegjësuar. Reagimet e tyre janë shumë më ndryshe kur vlerat e gjobës kanë qenë më të ulëta.
13- A gjen kohë për argëtim, si e kalon pjesën tjetër të ditës pasi lë turnin e shërbimit?
Gjej kohë për argëtim në ditët e mia të pushimit. Tani jemi edhe në verë, kështu që kemi edhe më shumë mundësi argëtimi… Kohën duhet të dish si ta menaxhosh, pavarësisht se pjesën më të madhe ta merr puna në terren. Por përsëri, unë mundohem që t’ia plotësoj vetes të gjitha dëshirat…
Këngëtarja Aurela Gaçe shquhet për energjinë e saj si dhe për vullnetin që ka për të qenë gjithnjë në formë.
Këtë herë ajo ka publikuar në rrjete sociale dy foto. Njëra daton në vitin 2013 kur ajo kishte sjellë në jetë vajzën e saj Grace dhe tjetra e bërë gjatë ditës së sotme.
Përmes këtyre fotove Aurela ka treguar se ka arritur të ketë format e dëshiruara pas dy lindjeve të saj.
“Fotoja nr 1 # nje vit e gjysem mbas lindjes se vajzes se pare . #maj#2013 #neskene #crazy Calvin. . Fotoja nr 2…sot mbas punes #edhe#njemuaj #njevitegjysem mbas vajzes se dyte #maj #2018 Çfare ke brenda, e rrezaton jashte. #nesendihesh e forte per veten, nese e do veten, do te dish t’u japesh dashuri edhe te tjereve qe te rrethojne. Kete do tu mesoj femijeve te mij, me vepra,”-përfundon Aurela në rrjete sociale duke u bërë kështu shembull për shumë vajza dhe gra.
Modelja sexy Françeska Jaçe është përfolur kohët e fundit për rikthimin me partnerin e saj, biznesmenin Andi Geci.
Të dy njihen për jetën luksoze që bejnë, por lidhur me ndarjen e shumë përfolur ata nuk u prononcuan asnjëherë.
Ditët e fundit disa imazhe të publikuara në rrjetet sociale kanë treguar se ata po kalojnë kohë së bashku. Të dy shfaqin duke pirë puro dhe verë, një ‘ritual’ që e bënin dhe në kohët kur ishin bashkë.
Kjo nuk është hera e parë që të dy postojnë foto apo video të ngjashme me njëri-tjetrin dhe ky fakt na çon në përfundimin se Françeska dhe Andi mund t’i kenë lënë problemet apo mosmarrëveshjet pas krahëve dhe të kenë nisur sërish bashkë.
Por pasi qarkulluan lajmet në media ka reaguar Françi duke lënë të kuptohet se asgjë nuk ka të vërtetë edhe pse koeçidencat flasin të kundërtën.
‘Nëse do të pinim puro ne një ditë, të nesërmen do të zgjohej nepër portale me mu…fakenews’ ka përgënjeshtruar Françeska lajmin se është rikthyer me ish partnerin e saj.
Formati më i ri i “Big Brother” me konkurrentë personazhe të njohur shqiptarë, do të nisë shumë shpejt në “Top Channel”.
Deri më sot dihej se ky format do të prezantohej nga Ledion Liço duke qenë se ai ishte ndër të parët që publikoi spotin e “Big Brother VIP”.
Por burime pranë “Dritare.net” tregojnë se në fakt formatin e ri do ta drejtojë Luana Vjollca e cila tashmë e ka përfunduar emisionin e saj “Shiko kush Luan”.
Pak ditë më parë Luana dhe Lori Hoxha u takuan dhe e dokumentuan takimin me një foto të përbashkët si për të thënë se një projekt të ri do të vijë shumë shpejt.
Kjo është hera e parë që Luana angazhohet në një format të të tilla përmasave dhe të gjithë jemi kuriozë sesi do të shkojë. Që tani mezi po presim!