ShowBiz

Valbona Selimllari paska vëlla një personazh shumë të njohur në Shqipëri dhe që e duan të gjithë, ja se kush është (Foto)

Valbona Selimllari Missi i parë shqiptar është padyshim një nga femrat më të bukura dhe më të dashura. Nuk ka njeri që të flasë keq për bukuroshen apo të mos e pelqejë.

Këngëtari nga Kosova Trimi ka publikuar një foto me Valbonën ku shkruan “ Motra e madhe, marshallah”. Të quash motër dikë që nuk e ke prej gjaku do të thotë vërtet shumë por duke njohur natyrën shumë solare të Bonës ajo di t’i bëjë vend vetes.

Të gjithë do të donim të kishim një moter kaq të bukur dhe të zgjuar sa bukuroshja Selimllari. Ja sa bukur duket ajo në foto me Trimin.

Valbona Selimllari paska vëlla një personazh shumë të njohur në Shqipëri dhe që e duan të gjithë, ja se kush është (Foto) Read More »

Djali i feston ditëlindjen, Ardit Gjebrea i bën surprizën e veçantë që nuk pritej

Djali i moderatorit të njohur, Ardit Gjebrea ditën e sotme feston ditëlindjen e 27-të. Kjo ditë është e veçantë jo vetëm për të, por për të gjithë familjen, ndaj edhe festimet i kanë nisur që në orët e para të mëngjesit. Një surprizë e bukur i ka shkuar Jonit nga familja e tij. Bëhet fjalë për një tortë të personalizuar me foton e familjes. “Të duam shumë. Edhe 100 Jon”,-ishte shkruar në të.

Por nuk kanë mbaruar me kaq, pasi edhe e fejuara e tij, Merlin Haxhiymeri e ka uruar me një dedikim të ndjerë. “Gëzuar ditëlindjen njeriu që do mbaj përgjithmonë në zemrën time. Të dua”,-ka shkruar ajo. Vetë Joni  ka publikuar një foto të një prej dhuratave të para nga Merlin, e cila i ka dhuruar një kartolinë mbi të cilën shkruhet: “E bekuar që të kam”.

Djali i feston ditëlindjen, Ardit Gjebrea i bën surprizën e veçantë që nuk pritej Read More »

Tronditen fansat: Dënohen me 4 vite burg aktorja e njohur shqiptare dhe aktori turk ‘Sarp’

Serialet turke janë më të ndjekurit në vendin tonë dhe aktorët e tyre janë kthyer në të preferuarit e publikut shqiptar. Ndër to përmendim Çağatay Ulusoy, i cili me rolin e ‘Sarpit’ ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve.

Lajmi i hidhur vjen nga ‘Ensonhaber’ për të gjithë fansat. ‘Sarpi’ dhe aktorja me origjinë shqiptare, Gizem Karaca, janë arrestuar pas një aksioni policor.

Ata të dy dhe figura të tjera të njohura janë gjetur me sasi kokaine dhe kanabisi. Aktorët janë dënuar me 4 vjet e 2 muaj burg me akuzën e trafikimit të drogës dhe pritet që ky vendim të dërgohet në Gjykatën e Apelit.

Tronditen fansat: Dënohen me 4 vite burg aktorja e njohur shqiptare dhe aktori turk ‘Sarp’ Read More »

Eleni Foureira shpërthen ndaj grekëve: Racistë!

Këngëtarja me origjinë shqiptare në Greqi, Eleni Foureira ka folur për herë të parë pas Eurovisionit, ku zuri vendin e dytë si përfaqësuese e Qipros.

Në një intervistë për mediat greke, ajo u është përgjigjur kritikëve në Greqi që thanë se në Eurovision duhet të përfaqësojë Shqipërinë dhe jo Qipron, për shkak të origjinës së saj.

“Në kaq shumë emisione më trajtuan si fundërrinë që ta bënin lajm dite, duke thënë gjëra të pavërteta. M’u kthye kundër i gjithë vendi që unë dua. Ata më lënduan, jo grekët. Të gjithë ata që dikur më bënë të kisha frikë dhe të më vinte turp të thoja kush isha, nuk do t’ia dalin të më bëjnë që të urrej Greqinë”.

Eleni i ktheu përgjigje edhe politikanes greke Rachil Makri, e cila kishte folur kundër saj.

“Doli dhe tha që unë harxhoja paratë e Greqisë, sepse u rrita këtu. Unë punoj në këtë vend dhe jap një përqindje të madhe të të ardhurave të mia. Nuk kam vjedhur asnjë lek nga shteti. Paguaj ERT-në(televizioni shtetëror grek) bashkë me të gjithë grekët e tjerë, dhe ditën që unë këndoja ERT arriti 70% të audiencës. Nga paratë e mia paguhej znj.Makri kur ishte deputete”.

Sa i përket kritikave ndaj Shqipërisë nga mediat greke, për faktin pse vendi ynë i dha 10 pikë dhe jo 12 pikë të plota në Eurovision, Eleni Foureira u shpreh se llogaridhënia në këtë rast duhet të nisë fillimisht nga Greqia, që i dha vetëm 7 pikë.

“Nëse këto pikë ishin raciste, atëherë më vjen shumë keq. Ky vlerësim dëmtoi më shumë Qipron se sa mua. Gazetarët më pyetën nëse u mërzita që Shqipëria më dha 10 pikë dhe jo 12. Askush nuk më pyeti përse Greqia më dha 7 pikë në gjysmëfinale. Një sistem i tërë po përpiqet që të tregojë gjëra të cilat nuk ekzistojnë”, tha Eleni Foureira. /tvklan

Eleni Foureira shpërthen ndaj grekëve: Racistë! Read More »

Nuk është gjë Kim Kardashian, kjo avokate shqiptare i kalon limitet e bukurisë

Bukuroshja nga Tirana, Redona Koci, pa dyshim është avokatja më seksi që ka Shqipëria dhe jo vetëm.

Zeshkanja seksi jo rallë herë poston foto në rrjetet sociale ku ajo duke më të vërtetë bombastike.

Më poshtë keni pesë foto ku Redona ka çmendur ndjekësit e saj me fotot jashtëzakonisht seksi.

 

Nuk është gjë Kim Kardashian, kjo avokate shqiptare i kalon limitet e bukurisë Read More »

Një tjetër pasardhës mbretëror në Shqipëri Fevzo zbulon se shqiptarja më e bukur e botës, princesha egjiptiane Fevzia është halla e tij

HUMOR/ Një tjetër pasardhës mbretëror në Shqipëri Fevzo zbulon se shqiptarja më e bukur e botës, princesha egjiptiane Fevzia është halla e tij, por mbiemrin “Fevzi” e ka vënë si emër

Shkruan Memo Aliaj

Sapo u publika lajmi, se femra me bukur e botës, por pa kurorë “MISS” është shqiptare e lindur nga prindër mbretëror me origjinë shqiptare në Egjipt, moderatori shqiptar Fevzo, hapi arkivat e Egjiptit, që ia ka dhënë në mirëbesim një princ i mbretërisë dhe zbuloi, se kjo princeshë bukuroshe është halla e tij.

Moderatori Fevzo, lidhjen e gjakut me hallën princeshë të Egjiptit, na e sqaron me faktin se sipas dokumenteve, ajo e ka pasur emrin “Fevza”, siç e ka mbiemrin zyrtar Fevzo, por që pas njohjes së tij ndërkombëtare, prej librit të kushërirt të gjyshes Enver Hoxha, mbiemrin Fevziu, ia citojnë si emër dhe jo si mbiemër.

Fevzo, deklaron gjithashtu, se e ka pasur mbiemrin “Fevzia”, si emri i hallws princesh Fevzia, por ia kanë ngatëruar pa dashje ata të Komitetit Qendror të PPSH, kur e hoqen nga sekretar rinie i fakultetit dhe aktivizuan si lider në lëvizjen stundetore anti-komuniste studentore e i mbeti… “Fevziu”!

Sipas shpjegimit tjetër të Fevzos, birësuesi i tij Ali, ndërroi emrin me mbiemrin, për të humbur gjurmët e lidhjes së gjakut me familjen mbretërore të Egjiptit. Tjetër argument është emri i trashëguar i birësuesit të Fevoz, i cili quhet “Ali”, emër që është i njëjtë me mbiemrin “Ali”, të princeshës Favzia. Po kështu, Fevzo ka pasur një stërgjysh të gjyshit, me emrin “Fuat” dhe “Fuat”, quhej edhe babai i princeshës shqiptare Fevzia.

Por Fevzo jep edhe një argument estetik, që përforcon dhe lidhjen e tyre të gjakut. Sipas tij, kur ishte i ri, Fevzo i ka pasur flokët në të nëjjtin model me onde, tamam si halla princeshë Feviza, por që i kanë rënë në këto 20 vitet e fundit, nga studimet dhe lodhja e madhe për konsolidimin e medias së pavarur në Shqipëri..

Tjetër argument ngjashmërie e përputhje mes tij dhe hallës princeshë, Fevzoja ynë paraqet ngajshmërinë e plotë mes tyre, në rrumbullakësinë e kokës, formës së ballit, formës dhe ngjyrës së syve, hundës, buzëve e mjekrës. Po kështu e njetë mes tyre është edhe mënyra e pozimit para fotografëve, gjë që konfirmon trashëgimi fizike dhe sjellje, që janë tregues vetëm për shoqërinë e lartë aristokrate. Sa për kujtesë: – Princesha e bukur, quhet: Faëzia (Fevzia) Fuat Ali, ose e njohur ndryshe edhe si Fevzia Fuat Shirin, bija më e madhe e Mbretit Fuat të Egjiptit –

Moderatori i mirënjohur shqiptar quhet Blendi Ali Fevziu, trashgimtar I familjes së madhe aristokrate “Toptani”, dajot e mbretit të Shqiptarëve Ahmet Zogu dhe pasardhës nga gjyshja, i sundimtarit komunist Enver Hoxha.

Një tjetër pasardhës mbretëror në Shqipëri Fevzo zbulon se shqiptarja më e bukur e botës, princesha egjiptiane Fevzia është halla e tij Read More »

U mbyll në dhomë dhe qante: E rëndë çfarë tha Eleni për grekët që e shanë për shqiponjën(Foto)

Me përfundimin e Eurovizion të gjithë këngëtarët kanë mbërritur në vendet e tyre dhe kanë dhënë reagimet e para për eksperiencën që përjetuan në Lisbonë të Portugalisë.

Njëra ndër tyre ka qenë dhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, e cila ndër të tjera ka treguar dhe ndjesitë e saj për komentet raciste dhe sharjet që mori pas fotos ku bënte shqiponjën me Eugent Bushpepën, përfaqësuesin e vendit tonë.

“Gjithë këto emisione më bën mbeturin vetëm që të nxirrnin ndonjë lajm kryesor, duke mbështetur disa lajme të pavërteta. Më shokoi shteti që unë dua, që kaq papritur të kthehen të gjithë kundra meje. Kjo më lëndoi më shumë. Asnjëri nga ata racista që dikur më bën të ndjej turp dhe të kem frik të them se kush jam në të vërtet, nuk do më bëjnë të urrej Greqin”, ka rrëfyer Eleni për mediat greke.

Ndër të tjera njëri nga gazetarët e ‘Star Tv’ i cili ishte i pranishëm së bashku me grupin e Elenit në Portugali, ka treguar  për herë të parë edhe reagimin që këngëtarja ka bërë në momentin që mediat greke reaguan në atë mënyrë për shqiponjën që bëri me Eugentin.

“Të gjitha ato komentet negative që dëgjuam bënë shumë keq tek Foureira dhe shumë njerëz në Portugali pyesnin se përse grekët duhet të reagonin në atë mënyrë dhe arsyeja se përse ne gazetarët nuk i bëmë asnjë pyetje Elenit në lidhje me këtë temë, ishte sepse këngëtarja ishte në një gjendje shumë të rënduar psikologjike. Një ditë të tërë ajo u mbyll në dhomën e saj dhe nuk pushonte së qari nga komentet e këtyre racistëve. Ajo foto është bërë edhe nga Dua Lipa dhe nga Rita Ora dhe nuk kishte lidhje fare me ato tema që u përfolën në Greqi”, ka treguar gazetari i ‘Star’.

U mbyll në dhomë dhe qante: E rëndë çfarë tha Eleni për grekët që e shanë për shqiponjën(Foto) Read More »

Nuk pritej: Këngëtari i njohur shqiptar lë artin dhe emërohet ministër …

Kantautori dhe këngëtari i njohur Kastro Zizo bie gjithmonë në sy me deklaratat e tij të veçanta dhe postimet jo fort të zakonshme në “Facebook” dhe “Instagram”.

Kastro i ka befasuar të gjithë ditën e sotme me një status në profilin e tij në Facebook, ku shkruante se ishte emëruar në pozicionin e ri si ministër.

“Miq dua t’ju njoftoj se sapo morra emërimin si ministër i punëve me femrat.”- shkruan Kastro në statusin e tij, duke sjellë menjëherë reagime e të qeshura të shumta tek ndjekësit e tij.

Nuk pritej: Këngëtari i njohur shqiptar lë artin dhe emërohet ministër … Read More »