ShowBiz

Kjo është këngetarja më e paguar në clubet e natës në Shqipëri

Jeni kurioz të dini sa paguhet një këngëtar që këndon live në lokalet e natës?! Këtë e zbulon këngëtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri. E ftuar në studion e BOOM, ajo thotë se pagesa varion nga 500 euro deri në 8 mijë euro.

Fiori Dardha: Sa varion pagesa e një këngëtareje live, nga 500 euro në 1000 euro, nga 1000 euro në 3000 euro?

Rozana Radi: Jo sa merr ti, nga fillon dhe cfarë shifre kapin?

Anxhela Peristeri: Po fillon nga 500 euro dhe mbaron në 5 mijë, 8 mijë euro varet

Fiori Dardha: Ndodh që paguhet një këngëtar shqiptar në një club 8 mijë euro?!

Anxhela Peristeri: Sigurisht!

Fiori Dardha: Bravo, bravo!

Rozana Radi: Kur të thoja unë hajde këndo me mua, nuk doje. Rri tani.

Kjo është këngetarja më e paguar në clubet e natës në Shqipëri Read More »

Mustafa Nano: Unë rri në shtëpi pa brekë fare, kur dal në rrugë i vesh!

Mbrëmjen e sotme analisti i njohur Mustafa Nano ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit.

Nano u bë pjesë e disa intervistave ku duhet të përgjigjej me nga një fjalë, ndërsa më pikante ishte pjesa e “Sondazhit Europian për Meshkuj”.

Teksa Çani i tha se 8% e meshkujve europianë rrinë pa brekë në përditshmërinë e tyre, Nano u shpreh se nuk ka problem pasi dhe në shtëpinë e tij ai bën të njëjtën gjë.

Muçi: Rri pa brek në shtëpi, kur dal në rrugë, i vesh

Çani: Nuk të pengojnë kur ulesh?

Muçi: S’e kam shtëpinë me gjemba, provoje njëherë.Pamfleti/

Mustafa Nano: Unë rri në shtëpi pa brekë fare, kur dal në rrugë i vesh! Read More »

Plas sherri mes gazetares Iva Tiços dhe këngëtares Ledina Çelo: “Gazetare e vyshkur, i ka ikur treni me kohë…”

Këngëtarja e njohur, Ledina Çelo prej kohësh i është dedikuar familjes së saj duke u tërhequr nga jeta aktive në skenë.

Ditën e sotme ajo ka ndarë një bisedë me një prej fansave të saj. Ai ka treguar një rast konflikti me gazetaren Iva Tico.

Fansi i Ledinës i ka komentuar për një fustan që mban veshur, i cili është identik me atë të dy viteve më parë që Ledina e ka veshur kur prezantoi natën e tretë të festivalit të 55 në RTSH.

Ashtu siç tregon fansi Iva nuk ka qenë aspak e sjellshme me të madje i është kthyer vëngër.

“Mos u shqetëso i dashur! Kjo është një pseudogazetare e vyshkur, (rastësisht në herë e kam parë në Opinion_ që i ka ikur treni me kohë. Të përshëndes”.ka thënë Ledina pasi ka lexuar komentin e dërguar nga fansi i saj.

Plas sherri mes gazetares Iva Tiços dhe këngëtares Ledina Çelo: “Gazetare e vyshkur, i ka ikur treni me kohë…” Read More »

I tha se harxhonte lekët e grekve, Eleni Foureira i kthehet politikanës

Këngëtarja fierake Eleni Foureira është një ndër më të komentuarat e këtij Eurovizioni, jo vetëm sepse zuri vendin e dytë me ‘Fuego” por edhe për origjinën e saj për të cilën është sulmuar jo pak.

Sulmi më i fundit i ka ardhur nga politikania Rachil Makri e cila i ka kujtuar se këngëtarja harxhon lekët e grekëve edhe pse falë grekëve e Greqisë është bërë kjo që është.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Elenit e cila në një intervistë për revistën “Lifo” i ka kthyer politikanes, përgjigjen që s’e priste.

“Doli dhe tha që unë harxhoja paratë e Greqisë, sepse u rrita këtu. Unë punoj në këtë vend dhe jap një përqindje të madhe të të ardhurave të mia.

Nuk kam vjedhur asnjë lek nga shteti. Paguaj ERT-n, bashkë me të gjithë grekët e tjerë, dhe ditën që unë këndoja ERT arriti 70% të audiencës. Nga paratë e mia paguhej znj.Makri kur ishte deputete”.

I tha se harxhonte lekët e grekve, Eleni Foureira i kthehet politikanës Read More »

Këto janë dy shqiptaret që do të marrin pjesë sot në dasmën mbretërore në Britani

Sot do të kurorëzohet në martesë marëdhënia e dahsurisë mes Princ Harry-t dhe aktores Meghan Markle.

Kjo padiskutim është ceremonia e shumëpritur, e cila morri vëmendjen e gjithë botës. Pas martesës çifti do të marë titullin Duka dhe Dukesha e Sussex, një titull mbretëror ky që nuk ishte shpërndarë për më shumë se 150 vjet.

Këtë ceremoni e kanë pritur me padurim dhe dy motrat Hoxha, trashëgimtaret e Top Media, të cilat ndodhen atje për të ndjekur nga afër këtë ceremoni.

‘Meghan po të presim’ ka shkruar Lori.

‘Kjo është ëndrra ime e bërë realitet. Kam 1 vit qe pres’ nuk e ka fshehur entuziazmin as Sara.

Ceremonia martesore e mezi pritur nga e gjithë bota, do të organizohet sot në në Chapel të St George’s, Windsor dhe sipas britanikes Daily Mail, gjithçka duket perfekte në çështjen e organizimit të dasmës së vitit, siç është quajtur ndryshe kjo ngjarje e rëndësishme për Britaninë e Madhe

Këto janë dy shqiptaret që do të marrin pjesë sot në dasmën mbretërore në Britani Read More »

Poni dhe Irkenc Hyka publikojnë “Dashni e vjetër”

Poni dhe Irkenc Hyka publikojnë “Dashni e vjetër”

Vetëm pak më parë është publikuar bashkëpunimi më i ri muzikor mes dy artistëve të njohur.

Irkenc Hyka dhe Poni kanë sjellë klipin e tyre më të ri “Dashni e vjetër”.

Në këtë klip shohim se Poni është më në formë se kurrë dhe me linja mjaft të kuruara.

Fotografia e Vlora News

Poni dhe Irkenc Hyka publikojnë “Dashni e vjetër” Read More »

Blendi Fevziu feston ditëlindjen, dalin pamjet nga surpriza madhështore që i kanë bërë (Foto)

Ai është një nga moderatorët dhe gazetarët më të suksesshëm në mediat shqiptare, që prej vitesh drejton emisionin ‘Opinion’. Ditën e sotme Blendi Fevziu feston ditëlindjen e tij.

Këtë gjë e ka zbuluar vetë nëpërmjet disa postimeve që ka bërë pak më parë në profilin e tij në Instagram.

Ai ka ndarë me miqtë dhe ndjekësit e tij disa pamje nga festa private që ka organizuar me familjen e tij. Siç shihet dhe në pamje mesa duket vajzat e tij dhe bashkëshortja kanë organizuar një surprizë madhështore për gazetarin.

Në fotot e publikuara shihet se ata e kanë zbukuruar shtëpinë plotë me tullumbace shumëngjyrëshe dhe Blendi mban në dorë tortën e ditëlindjes dhe zgjedh që qirinjtë ti fryjë me vogëlushen e tij.

Blendi Fevziu feston ditëlindjen, dalin pamjet nga surpriza madhështore që i kanë bërë (Foto) Read More »

Kancelarja gjermane Merkel, fanse e këngëtares shqiptare

Kënga “Fuego” e Eleni Foureiras po korr sukses në të gjithë botën. Edhe pse kënga që përfaqësoi Qipron në “Eurovizion” doli në vend të dytë, shumë zëra thonë se ajo duhej të ishte fituesja.

Por pavarësisht kësaj, kënga ritmike dhe përformanca “shpërthyese” e këngëtares shqiptare, po pëlqehen gjithnjë e më shumë. E teksa Eleni ka fansa të shumtë nga e gjithë bota, ajo ka edhe një fanse të veçantë.

Bëhet fjalë për kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila në samitin e djeshëm të BE-së me Ballkanin Perëndimor, tha duke qeshur se preferon këngën “Fuego”.

Kancelarja gjermane Merkel, fanse e këngëtares shqiptare Read More »