ShowBiz

Prekëse: Djali takon për herë të parë nënën e tij biologjike pas 33 vitesh, por reagimi i saj nuk pritej

Blerimi i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për të falenderuar nënën që e kishte rritur dhe për t’i premtuar që do t’i qëndronte pranë gjithmonë. Por ai i kishte kërkuar programit edhe që t’i gjenin nënën e tij biologjike.

Programi “Dua të të bëj të lumtur” e kishte gjetur nënën biologjike të Blerimit, e cila kishte pranuar ftesën për të ardhur në studio. Gjatë bisedës që u zhvillua midis Arbana Osmanit dhe Terezës u kuptua që Tereza kur kishte qenë e re kishte lindur një fëmijë. Por ajo nuk e dinte nëse fëmija kishte jetuar.

Arbana zbuloi që në anën tjetër të ekranit ishte pikërisht djali i saj, Blerimi, i cili e kishte kërkuar prej vitesh. Në momentet e para Tereza e kishte shumë të vështirë këtë situatë dhe nuk pranoi që të fliste me të, madje u largua pa e parë. Dëshira për të takuar mamanë me djalin pas 33 vitesh bëri që Arbana të ndiqte Terezën në prapaskenë duke këmbëngulur që ajo të takonte djalin e saj.

Në praninë e kamerave dhe pse pa audio, pas bashkëbisedimit që Tereza bëri me Arbanën u arrit që Blerimi të shkonte në prapaskenë dhe të takonte për herë të parë nënën e tij biologjike.

Blerimi takoi Terezën dhe i tha që: “Më ke falur jetën dhe të falenderoj për këtë gjë. Çdo gjë që ke kaluar në jetë e paçsh hallall. Unë kam 33 vite që të kërkoj, por për gjithçka ta kam bërë hallall”.

Më pas Tereza takoi familjen e Blerimit, bashkëshorten dhe vajzat e tij.

Tereza e emocionuar dhe e gëzuar në të njëjtën kohë u shpreh se: “Unë nuk kam ditur asgjë, por ti qenke me të vërtetë një fëmijë i mrekullueshëm!”.

Prekëse: Djali takon për herë të parë nënën e tij biologjike pas 33 vitesh, por reagimi i saj nuk pritej Read More »

Larg politikës, shikoni ku po e kalon fundjavën ambasadori Donald Lu me bashkëshorten e tij (Foto)

Kopshti Zoologjik i kryeqytetit pret çdo ditë vizitorë në mjediset e tij çlodhëse dhe të hapura për çdo aktivitet në natyrë.

Por këtë herë ZooPark ka pasur një vizitor edhe më të veçantë, Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu dhe bashkëshorten e tij.

Çifti amerikan së bashku me një grup nxënësish të huaj që banojnë në Tiranë, kanë vizituar ambientet e ndryshme të Kopshtit Zoologjik.

Me fletëpalosjet në duar ku jepen dhe informacione të shumta për ZooPark ambasadori Lu, bashkëshortja e tij dhe grupi i të rinjve kanë vizituar kafshët që janë në Kopshtin Zoologjik por dhe mjedise të tjera të hapësirës tërësisht të gjelbëruar të Kopshtit Zoologjik.

Ambasadori amerikan ka ndjekur me kureshtje edhe lojërat apo eksperimentet në natyrë të të rinjve.

“ZooPark çdo javë pret vizita, orë mësimi, praktika e aktivitete. Së bashku me GreenLineAlbania i japim hapësirë edhe takimeve me nxënës të huaj me banim në Tiranë, shpjegojmë kuriozitete, dëgjojmë e bashkëbisedojmë për projektet”, sqaron Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit e cila kujdeset për t’i dhënë ZooPark një pamje  dhe një mjedis mikpritës për çdo vizitor.

Ndërkohë që në këtë park ka nisur puna për përforcimin e murit rrethues si pjesë e projektit për rikualifikimin e Kopshtit Zoologjik.

Larg politikës, shikoni ku po e kalon fundjavën ambasadori Donald Lu me bashkëshorten e tij (Foto) Read More »

Alketa Vejsiu prezanton bashkëshortin: “Kam marrë një nga çunat më të bukur të Vlorës” (Foto)

Alketa Vejsiu është gjithëmonë hermetike për jetën e saj private. Mirëpo gazetarja Rudina Dembacaj, ka arritur të zbulojë pak më shumë për partnerin e Alketës, gjatë intervistës në makinë në emisionin “Mos fol shoferit”. Alketa tregoi se ishin sytë blu të partnerit të saj, e bënë që të binte menjëherë në dashuri me të.

“ Sytë e tij. Aty filloi gjithcka se i ka sytë blu dhe jam shumë e lumtur që ia ka trashëguar dhe djali. Them që kam marrë një nga cunat më king të Vlorës. Është një lidhje që ka kompatibilitet, mirëkuptim, respekt. Mbi dashurinë është respekti. Për mua është respekti pastaj dashuria dhe pasioni. Nëse ka dashuri dhe s’ka respekt, atëherë është e destinuar të shpërbëhet. Këto funksionojnë të gjitha dhe na japin mundësi që ti japim fëmijëve një model të mirë.”- tregon moderatorja e emisionit “Në kurthin e Piter Pan”.

E pyetur nëse bashkëshorti e mbështet në karrierën e saj, Alketa i përgjigjet: “ Shumë. Për cdo gjë. Ai mendon absolutisht që je një nënë më e realizuar dhe një partnere më e lumtur kur përmbush ashtu siç duhet interesat dhe pasionet e tua në jetë. Të dy jemi një skuadër e mire”.

Alketa Vejsiu prezanton bashkëshortin: “Kam marrë një nga çunat më të bukur të Vlorës” (Foto) Read More »

Armina Mevlani: Nuk bëhet fjalë të martohem me çunin e Berishës nëse ai më bën këtë gjë!

Ditën e sotme e gjithë vëmendja është e përqëndruar në dasmën mbretërore në Angli mes Princit Harry dhe aktores amerikane Meghan Markle.

Shumë nga vipat shqiptarë e kanë komenuar këtë event hap pas hapi. Një prej tyre ka qenë edhe blogerja e njohur Armina Mevlani.

Përveç komenteve mbi paraqitjes së nuses ajo ka publikuar një story në rrjete sociale, e cila duket si një mesazh për partnerin e saj, djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha.

“Nëse bashkëshorti nuk qan kur të më shohë mua siç bëri Princ Harry, atëherë nuk do të martohem me të,”-shkruan në postimin e Arminës. Epo mesa duket ky ishte një mesazh mjaft i qartë për Xenin.

Armina Mevlani: Nuk bëhet fjalë të martohem me çunin e Berishës nëse ai më bën këtë gjë! Read More »

Sonte e mësuam fatkeqësinë e tij! Aktori që dikur na ka bërë të qeshim me lot, sot nuk flet më pas operacionit

Emocione pafund sonte në “Xing me Ermalin”! Ku të ftuar ishin dy humoristët e njohur të grupit Parodistët e Vlorës, Afrimi dhe Agroni të cilët prej dekadash kanë bërëtë qeshin të gjithë shqiptarët. Por dy parodistët e tjerë, Muhameti dhe Mane nuk ishin në studio.

Për Manen, Afrimi dhe Agroni treguan se ai fatkeqësisht nuk flet më për shkak të një operacioni në grykë.

“Ishte viti 2004 dhe ndodheshim në Amerikë për turne. Mane u vizitua në një klinikë private dhe u konstatua që kishte një masë në fyt dhe duhej të operohej patjetër. I hoqën komplet të gjithë kordat. Mane nuk flet më. Gëzon shëndet të plot dhe nuk mungon në shfaqjet tona. U trondit kur e mori vesh, ishte moment i vështirë. Kur doli nga doktori ishte shumë i shqetësuar. I kishin thënë që kishte tumor”, treguan Afrimi dhe Agroni.

Sonte e mësuam fatkeqësinë e tij! Aktori që dikur na ka bërë të qeshim me lot, sot nuk flet më pas operacionit Read More »

Historia që bëri edhe Arbana Osmanin që qajë me pikë loti: “Të premtoj që nuk do të të lë vetëm…”

Emocione pafund mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”, i cili u hap me një histori të jashtëzakonshme, plot dhimbje.

Protagonisti kryesor i kësaj historie i shkroi redaksisë së programit për të falenderuar nënën birësuese dhe për të mundësuar për herë të parë një takim me nënën biologjike.

Në pjesën e parë të programit, Blerimi dhe Sabahetja (nëna e tij birësuese) na vërtetuan edhe një herë se prind nuk është ai që të lind, por ai që të rrit.

Blerimi ishte fëmija i birësuar i Selaminit dhe Sabahetes, pasi çifti nuk kishin mundur të kishin një fëmijë. Frika se mos ai largohej dhe i linte vetëm për të gjetur prindërit biologjik e kishte ndaluar çiftin që t’i tregonin të vërtetën.

Djali i ishte drejtuar programit “Dua të të bëj të lumtur” për të falenderuar mamanë e tij dhe për t’i premtuar që edhe pse babai kishte ndërruar jetë ai do të qëndronte përherë me të.

Blerimi me lot në sy dhe tepër i emocionuar iu drejtua nënës së tij me këto fjalë: “Nëna ime e shtrenjtë, u bënë dy muaj që babai ka ndërruar jetë, por doja që sadopak të të bëja të lumtur. Çdo gjë që keni bërë për mua e keni bërë nga zemra dhe jo nga mëshira. Babai me të vërtetë ndërroi jetë, por shtëpia jonë është plot. Unë të premtoj me gjithë zemër që atë dhimbje që ke do të të bëj ta harrosh dhe të premtoj që do të të qëndroj gjithmonë afër siç më ke qëndruar ti mua.“

Gjatë leximit të letrës së shkruar nga Blerimi, Sabahetja ishte tepër e emocionuar dhe nuk mundi t’i përmbante lotët.

Por Blerimi përveç falenderimit që i bëri Sabahetes, kishte kërkuar nga programi “Dua të të bëj të lumtur” edhe që të gjenin mamanë e tij biologjike. Programi e kishte gjetur dhe e kishte ftuar atë në studio

Historia që bëri edhe Arbana Osmanin që qajë me pikë loti: “Të premtoj që nuk do të të lë vetëm…” Read More »

Ja bëri për borxh, Aurela Gaçe i gjuan moderatorit në mes të emisionit

Aurela Gaçe është në nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo ka qenë ditën e sotme e ftuar në emisionin ‘Një kat më lart’ me Ermal Peçin ku ka treguar më shumë për jetën e saj private, por edhe për këngën më të re që ka publikuar, që titullohet ‘Të Dua’.

Ndërkohë gjatë intervistës moderatori i ka thënë Aurelës se i ka sjell diçka në studio, në këtë moment Aurela e trembur është ngritur dhe ka shkuar i ka gjuajtur Ermalit, pasi mendoi se ai do ti sillte një qenë në studio.

“Ore të mbyta, të mbyta po të them”ka thënë ajo teksa e ka gjuajtur.
Më pas në studio plasën të qeshurat dhe Aurela rrëfeu se përse reagon kështu kur bie fjala tek qentë.
“Po le nam të gjithë thonë se bën kot, le nam” i ka thënë Ermali.

“Problemi madh për të bërë kot për një qenë, nuk e dua. Shiko nuk është se nuk i dua kafshët i dua po të rrinë në vendin e vetë. Nuk kam gjë me kafshët se kanë shpirt, janë besnik, njerëzit dashurohen me ta, por unë e kam tmerr”, ka treguar Aurela duke sqaruar kështu dhe frikën që ka ndaj tyre.

Ja bëri për borxh, Aurela Gaçe i gjuan moderatorit në mes të emisionit Read More »

Këngëtarja jep përgjigjen që askush nuk e priste! A është ende Anxhela Peristeri e virgjër?

Këngëtarja simpatike nga Korça, Anxhela Peristeri ishte e ftuara speciale e kësaj të premteje në emisionin BOOM në Ora News.

E nxitur nga pyetjet e dy moderatoreve në lidhje me korçarët, të cilët njihen se i duan gratë të virgjëra, Anxhela Peristeri, mes humorit tha se ajo do të jetë ndoshta e vetmja që do të shkojë në altar e virgjër.

Rozana Radi: Kemi dëgjuar që korçarët vdesin t’i marrin gratë e virgjëra, është e vërtetë kjo?

Anxhela Peristeri: Jo, nuk është e vërtetë fare. Nuk besoj që akoma dhe tani do vdesin dhe ti marrin gratë e virgjëra

Rozana Radi: Ti do shkosh në altar e virgjër …

Anxhela Peristeri: Unë për veten time mund të jem e vetmja që do shkoj në altar e virgjër.

Fiori Dardha: Paske piketuar ndonjë korçar, po të marrim parasysh atë që tha Rozi?

Anxhela Peristeri: Tashi nuk e di këtë, ngelet për tu parë.

Rozana Radi: Ai i dashuri jot korçar është nga Korça brenda?

Anxhela Peristeri: Nuk është korçar.

Këngëtarja jep përgjigjen që askush nuk e priste! A është ende Anxhela Peristeri e virgjër? Read More »