ShowBiz

Revoltohen artistët kundër ardhjes së këngëtarit grek Sfakianakis në Tiranë: Pështyu mbi shqiptarët, tani vjen si pabuks

Këngëtari grek Notis Sfakianakis do të vijë në Tiranë më 24 maj, në një koncert që do të mbahet për herë të parë në Pallatin e Kongreseve.

Eventi organizohet nga televizioni “Top Channel” dhe që prej njoftimit që bëri Lori Hoxha, çmimet që variojnë nga 15.500 lekë të rinj deri në 21.000 lekë të rinj, janë cilësuar si të papërballueshme dhe shumë të kripura për shqiptarët.

Por mbërritja e këngëtarit grek në Tiranë, është kundërshtuar edhe nga një numër i madh artistësh shqiptarë, mes të cilëve, Flori Mumajesi, Jonida Maliqi, Bruno, Klajdi Haruni etj.

Këta të fundit kujtojnë deklaratën e Notis Sfakianakis, si mbështetës kryesor i partisë ekstremiste Agimi i Artë, deputetët e të cilës kanë vjellë vrer prej kohësh për shqiptarët.

Rasti i fundit ishte ai i një deputeti i cili foli për artistët shqiptarë duke i quajtur “të dështuar” përfshi këtu edhe përfaqësuesen shqiptare të Qipros në “Eurovizion”, Eleni Foureira.

Partinë nacionaliste greke e mbështet edhe këngëtari Sfakianakis ku e përmend si shpëtim të vetëm për shtetin këtë parti.

“Ku je tani o deputeti i partisë “Agimi i Leshit” që më shan shqiptarët në parlamentin grek? Ku je kur promovuesi yt Notis Sfakianakis po vjen te ne të na tregojë se sa pabuks është dhe se pa lekët tona nuk mundet të jetojë në vendin tënd pavarësisht bajgave që ha nëpër mediat greke për të huajt dhe për shqiptarët”, ka shkruar Flori Mumajesi në reagimin e tij.

Ndërsa, Jonida Maliqi ka shkruar: “Supozohet që ne shqiptarët jemi popull mikpritës por kurrsesi deri në këtë pikë ku të favorizojmë ata që kanë pështyrë mbi ne ndër vite. Absurditet i madh për këtë palo këngëtar që mbi të gjitha nuk është njeri por monstër që tani në vendin e tij nuk e begenisin më e vjen këtu për koncert recital me çmim bilete “të fryrë”.

Revoltohen artistët kundër ardhjes së këngëtarit grek Sfakianakis në Tiranë: Pështyu mbi shqiptarët, tani vjen si pabuks Read More »

Aktori i preferuar i serialit ‘Ertugrul’ deklaron: Jam shqiptar!

Me rolin e tij si “Bamsi”, në serialin shumë të ndjekur “Ertugrul”, aktori Nurettin Sönmez është kthyer në një nga të preferuarit e publikut.

Së fundmi, Nurettin ka qenë i ftuar në një emision të njohur turk të TRT-së ku ka deklaruar për herë të parë se ka origjinë shqiptare.

I pyetur për vetullat të cilat aktori i ka një tipar karakteristik, ai është përgjigjur se këtë tipar e ka trashëguar nga gjyshi.

“Bamsi” ka rrëfyer se gjyshin e mamasë e ka shqiptar.

Aktori i preferuar i serialit ‘Ertugrul’ deklaron: Jam shqiptar! Read More »

Rudina Magjistari nuk di të ndalet, ja çfarë tha ajo për Dr.Florin që shkaktoi ‘furtunë’ në rrjetet sociale

Dy pjesetaret e grupit “West Side Family” Landi Hysi dhe Armir Shahini, ishin te ftuarit e Rudina Magjistarit te premten ne emisionin e pasdites ne Tv Klan, “Rudina”, te cilet folen per klipin e tyre me te ri “Komshia”, projekti i pare pa Dr. Florin.

Por pikerisht ky detaj, ka bere qe Rudina, nga keqardhja qe kengetari nuk eshte më mes nesh, te beje nje deklarate ne studio e cila nuk eshte pritur mire ne rrjetet sociale.

“Nuk është thjesht një këngë e re e juaja, është kënga e parë që bëhet pa Doktor Florin. Ju herën e fundit keni qenë këtu në studio dhe sollët këngën “Beso”, që ishte një vazhdim i punës së nisur nga Dr. Flori të cilin e përshëndesim madje se ndoshta është duke na ndjekur…”, tha Rudina, e cila sigurisht e ka pasur fjalen qe “eshte duke na ndjekur nga lart”,nje shprehje kjo e njohur qe perdoret per dike qe nuk jeton më, kur thua “te sheh nga lart”.

Rudina Magjistari nuk di të ndalet, ja çfarë tha ajo për Dr.Florin që shkaktoi ‘furtunë’ në rrjetet sociale Read More »

Sherr për homoseksualët, nxehet keq Ema Andrea me Julian Dedën

Ka vijuar me debate të ashpra nata e “Dancing With The Stars”

Pas kërcimit të Kristit me partnerin Eltion, kërcim konteporan që jepte një mesazh për komunitetin e LGBT, anëtari i jurisë Julian Deda reagoi mjaft ashpër, duke mos e pranuar një mesazh të tillë në spektaklet televizive. Aktori u shpreh se është një mesazh skandaloz, dhe që gjëra të tilla nuk i mbështet aspak.

“Ka momente që Kristi, i cili që nga fillimi i spektaklit ka pasur mesazhin se sa kërcimin, as nuk e pashë kërcimin dhe më mërziti mesazhi skandaloz që përcillet me këtë kërcim skandaloz. Unë nuk pranoj fare debat. Nuk i duartrokas mesazher të tilla, nga ngjarja që le një grua dhe shkon te një burrë. Në këtë botë që jetojmë, ku po shkatërrohet çdo gjë, e vetmja gjë që na ka mbetur është familja tradicionale.”– u shpreh Juli.

Julian Deda hasi në kundërshtimin e Ema Andreas, e cila ka reaguar mjaft ashpër. E nxehur Ema u shpreh se nuk është aspak dakord me deklaratën e Julit.

“E vetmja gjë që ka mbetur është dashuria” u shpreh Ema.

Ndërsa Kristi shtoi në fund arsyen pse realizuan një kërcim të tillë: “Ishte një himn për dilemën që kanë në shpirt, që kanë emocione të dyshimta, që nuk e gjejnë energjinë e tij ashtu si i propozohet me forcë”.

Sherr për homoseksualët, nxehet keq Ema Andrea me Julian Dedën Read More »

Ky është miliarderi nga Lezha që blen 1.6 milion euro për gruan e tij në këtë evenimet të rëndësishëm

“Amfar Gala” është një ndër netët më të rëndësishme, ku yjet botërorë bëhen bashkë në luftën kundër AIDS-it. Bamirësia e tyre ndaj kësaj kauze, nis që nga blerja e biletës, ku çmimi varion nga 15 mijë euro deri në 115 mijë euro.

Por mes bujarëve në ankandin e organizuar, supriza ishte miliarderi nga Lezha, i cili ofroi shifrën më të lartë për  koleksionin e përbërë nga 31 fustane të Carine Rotfield.

Modeli shqiptar Roland Lekaj, i cili është i njohur për pozat e tij ekstravagante në revistat aziatike, ofroi shifrën më të lartë për 1.6 milionë euro. Veprimi i tij u përshëndet nga të gjithë të pranishmit, madje i riu nga Lezha u përkëdhel edhe nga modelet në pasarelë.

Emisioni “Jo vetëm modë” bëri të ditur se modeli shqiptar është prej vitesh i martuar me sipërmarrësen kineze Yu Ëenhong, presidente e një prej markave më të njohura të kozmetikës në Azi. “Ankandi zgjati rreth 15 minuta, por unë s’mund të përshkruaj me fjalë atë që përjetova atë natë. Pavarësisht shumës, unë isha i bindur që atë blerje do ta bëja për nusen time dhe ato para t’i dërgoja për bamirësi. Me AmFAR më ka lidhur nusja ime e cila shkonte vazhdimisht në këtë eveniment. Unë shpresoj të ketë sa më shumë njerëz që të bëjnë këtë gjë siç e bëra unë apo siç bëjnë shumë të tjerë për të ndihmuar njerëzit të cilët vuajnë nga SIDA apo sëmundje të tjera”, tha Roland Lekaj në një intervistë ekskluzive për “Jo Vetëm Modë”, në Tv Klan.

Ky është miliarderi nga Lezha që blen 1.6 milion euro për gruan e tij në këtë evenimet të rëndësishëm Read More »

E pazakontë: I propozon të dashurës për martesë në mes të qendrës tregtare në Tiranë (foto)

Këtë të diel, rubrika “Ka një mesazh për ty” nuk është zhvilluar në studion e të Dielës shqiptare, por në ambientet e një qendre tregtare ku Edi kishte vendosur të propozonte të dashurën e tij, Nada.

“Historia ime ka filluar në vitin 2012, isha në universitet,  19 vjeç. Do shkonim me një shok në mbrëmje. I thashë shokut dua të më prezantosh një vajzë. U futëm të dy brenda dhe e dashura e shokut më prezantoi me shoqen e saj. Unë me atë kurrë tha ajo. Më pas në takimin e parë dhamë puthjen e parë. E kishim shumë të vështirë të takoheshim se atë e shoqëronte familja. Pas 3 muajve mora guximin të takoj të atin e saj. Isha skeptik, nuk doja të takonte familjen time sepse kisha shkollën. Kjo gjë vazhdoi për rreth 3 vjet dhe më pas vendosëm me familjen të takonim familjen e vajzës”, tregoi Edi

Nada kishte ardhur me një mikeshën e saj dhe balerinët iu shfaqën para duke kërcyer mirëpo ajo nuk po kuptonte ç’po ndodhte.Më pas Edi erdhi me vrap dhe iu ul në gjunjë. Ai nxorri unazën dhe i propozoi Nadës e cila u emocionua shumë.

E pazakontë: I propozon të dashurës për martesë në mes të qendrës tregtare në Tiranë (foto) Read More »

Alketa Vejsiu flet për vjehrrën: Kam në dorë lumturinë e djalit të saj, çdo vajzë e mençur duhet patjetër…

Alketa Vejsiu ishte e ftuar dje në “Mos i fol shoferit” ku si rrallëherë ajo ka folur edhe për jetën private, marrëdhënien me bashkëshortin, me vjehrrën, detaje për të cilat deri më sot ka qenë e rezervuar.

Për bashkëshortin, Alketa tregoi se është dashuruar me të nga sytë e tij blu duke u shprehur se ka marrë djalin më king të Vlorës.

Ndërsa marrëdhënien me vjehrrën, moderatorja e quajti të mrekullueshme duke u shprehur se vajzat e zgjuara duhet ta konsiderojnë vjehrrën si njeriun që i ka lindur djalin që dashurojnë.

“I kam të mrekullueshme marrëdhëniet me vjehrrën. Unë mendoj që çdo vajzë e mençur duhet patjetër vjehrrën ta konsideroj si njeriun dhe gruan e mrekullueshme që i ka lindur djalin që dashuron. Kur vjehrra të qëllon e mirë dhe të konsideron si vajzën e shtëpisë sepse ti ke vërtet në dorë lumturinë e djalit, atëherë ky është fat. Unë këtë fat e kam”, u shpreh Alketa.

Alketa Vejsiu flet për vjehrrën: Kam në dorë lumturinë e djalit të saj, çdo vajzë e mençur duhet patjetër… Read More »

‘Çfarë nuk ju punon më si dikur’? Kejvina vë në siklet Parodistët e Vlorës (foto)

Parodistët e Vlorës, Afrimi dhe Agroni janë të ftuar sot në “Xing me Ermalin”, ku me batutat e historitë që kanë treguar i kanë bërë të gjithë të qeshin, por siç dihet pyetja më pikante vjen nga Kejvina e cila i ka vënë në siklet sot të ftuarit.

“Çfarë nuk ju punon më si dikur në shtëpi?”, i pyeti Kejvina Afrimin dhe Agronin të cilët fillimisht u habitën nga pyetja dhe qëndruan pa folur.

Pasi u mendua pak, Agroni u përgjigj: “Grirësja e mishit”.

“Pajisjet elektronike në fakt janë vjetëruar duhet t’i ndërrojmë”, tha Afrimi.

‘Çfarë nuk ju punon më si dikur’? Kejvina vë në siklet Parodistët e Vlorës (foto) Read More »