ShowBiz

Deputetja shqiptare habit në mes të emisionit: Mësova shqip kur hyra në Kuvend, nuk dija asnjë fjalë

Është parë gjithmonë si një profesion burrash, por vitet e fundit shumë gra dhe vajza janë bërë pjesë e politikës ku dhe po spikasin. E ç’është e vërteta pjësmarrja e gjinisë femërore në politikë gjithmonë ka shërbyer për të qetësuar situatat e debatet që krijohen. Dhe pikërisht një deputete ishte sot e ftuara e radhës në studion e “Rudina” në Tv Klan. Duda Balje, deputete e Kuvendit të Kosovës rrëfeu rrugëtimin në politikë dhe vështirësitë që ka hasur në fillimet e saj. Ajo tregoi se edhe pse ka jetur në Prizren, ka nisur të mësojë shqip kur është bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

“Unë kam lindur në Prizren por 10 ditë më vonë jemi larguar për në Vojvodinë. Edhe sot atje i kam prindërit. Unë jam martuar dhe vazhdoj të jetoj në Prizren. Fillimi në politikë për mua ka qenë shumë i vështirë sepse nuk dija asnjë fjalë kur kam hyrë në parlament. Më pas vendosa të mësoj gjuhën shqipe dhe tashmë nuk jam shumë e kënaqur me gjuhën por mundëm të kuptoj. Unë flas shqip, bëj gabime, por provoj. Kam patur presion dhe dëshirë për të mësuar shqip dhe kjo ma ka bërë më të lehtë”, tha Balje.

Deputetja shqiptare habit në mes të emisionit: Mësova shqip kur hyra në Kuvend, nuk dija asnjë fjalë Read More »

Bujar Qamili nxjerr sekretin e Luanës, tregon se për kë mashkull “mbaron” ajo/Foto

Moderatorja e njohur Luana Vjollca ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme për herë të parë në “Xing me Ermalin”, ku dha një intervistë në të cilën zbuloi të pathëna, foli për jetën private, lajmet që kanë qarkulluar për të e shumë të tjera.

Dhe emisionit iu bashkua edhe këngëtari i mirënjohur shqiptar Bujar Qamili me të cilin Luana ka publikuar së fundmi këngën “Mi dhe flakë mallit tim”. Në rubrikën “Pyetje nga Facebook”, një komentues e pyeste Luanën nëse ka pasur fiksim ndonjë mashkull dhe e ka pasur të pamundur për t’u lidhur me të.

“Nuk jam njeri që fiksohem, s’kam asnjë idhull që e ndjek”, u shpreh Luana. “Trego të vërtetën se pas meje ke mbaruar”, u hodh Bujar Qamili duke shkaktuar të qeshura.

Bujar Qamili nxjerr sekretin e Luanës, tregon se për kë mashkull “mbaron” ajo/Foto Read More »

Dikur mafioz, ndërsa sot aktor filmash dhe shkrimtar, shqiptari rikthehet në atdhe/Video

Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë mbërriti dje në Kosovë  një ish-mafioz i familjes Gambino.

Ish-mafiozi me prejardhje shqiptare John Alites ka qenë një prej pjesëtarëve të familjes italiane mafioze në SHBA. Pas kësaj ai botoi dy libra dhe një film.

“Unë nuk jam nga mafia italiane, unë jam  shqiptar që në një kohë mori nën kontroll  disa gjëra që ndodhën  në Amerikë. Është e rëndësishme për mua që shqiptarët të dinë historinë e vërtetë çfarë ndodhi në libër e në film, ka dhe dëshmitarë të cilët i kam lënduar qëlluar apo vrarë ndonjë pjesëtar të familjes e të cilët flasin për ndryshimin e jetës time, çfarë kam bërë atëherë e çfarë po bëj tani,” u shpreh John Alite në një prononcim për Klan Kosova.

Kjo është hera e parë në Kosovë. John Eduard Alite është me prejardhje nga Gjirokastra. Pasi pranoi të bashkëpunonte Alite u lirua nga burgu me kusht, me statusin e të penduarit dhe me statusin e mbrojtjes së dëshmitarit, duke mos i bërë kështu dhjetë vitet burg, që ai u dënua fillimisht.

Dikur mafioz, ndërsa sot aktor filmash dhe shkrimtar, shqiptari rikthehet në atdhe/Video Read More »

Njëri më simpatik se tjetri, Shakohoxha prezanton dy djemtë e tij/Foto

Komentatori sportiv, Dritan Shakohoxha është shumë i dashur për publikun për mënyrën si i komenton ndeshjet dhe padyshim ndër personazhet që publiku ka shumë kuriozitet të dijë rreth jetës së tij. Mirëpo anën private Shakohoxha e ka mbajtur gjithnjë larg syrit të mediave dhe preferon ta ruajë hermetike këtë pjesë. Fotot e tij me bashkëshorten e fëmijët janë të rralla, por atëherë kur poston është e sigurt që vëmendja kthehet tek ai.

Dje Shakohoxha ka prezantuar djemtë e tij me anë të një fotoje të postuar në Instagram. Frenklin dhe Devis shfaqen të veshur me kostum dhe duken shumë simpatik. Shako ka marrë dhjetëra komplimenta në këtë foto të djemve të cilët ai i quan krenari.

Njëri më simpatik se tjetri, Shakohoxha prezanton dy djemtë e tij/Foto Read More »

Nuk u martua por u kujdes për prindërit e sëmurë, vajza përlot publikun

Motër e vëlla janë bërë pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” në programin “E Diela Shqiptare” për shkak të një ndodhie që ka bërë që Melsi të mos u përkushtohet prindërve dhe Natashës.
Melsi ka bashkëjetuar për disa vite me një grua dhe nga kjo bashkëjetesë ata kanë dy fëmijë. Ndarja me bashkëjetuesen e tij ka krijuar edhe probleme; Melsit i është mohuar e drejta nga nëna e fëmijëve të tij që ai të takojë fëmijët. Por nga ana tjetër motra, Natasha e akuzoi vëllain për mospërkushtimin e tij ndaj prindërve dhe vetë asaj, e cila nuk është martuar për t`u qëndruar afër prindërve

Natasha ftoi vëllain e saj, Melsin në seancën e sotme të ndërmjetësimit, por ky i fundit u shpreh se nuk e kupton përse, pasi nuk ka patur asnjë debat mes tyre.

“Realisht ne nuk kemi debatuar kohët e fundit, por kjo është arsyeja, nuk e gjejmë gjuhën e përbashkët. Arsyeja e ardhjes sime këtu është shumë madhore, familja është gjëja më e rëndësishme në botë. Unë këtë vit po shoh që familja ime po shkatërrohet. Ne kemi dy prindër, të cilët janë realisht në moshë të thyer dhe tepër të sëmurë me patologji shumë të rëndë kardiologjike dhe onkologjike. Ata më tepër qëndrojnë në spital se në shtëpi! Por Melsi është inekzistent në familje! Ai është djali i vetëm dhe shtylla e shtëpisë sonë, por nuk po mban përgjegjësitë që i takojnë!”, u shpreh ajo e zhgënjyer nga vëllai, pasi vetë ka sakrifikuar jetën e saj private për familjen e tyre.

“Dëshira ime e vetme është t’i shoh ata të lumtur”, tha Natasha për prindërit e saj shkruan tvklan.

Nga ana tjetër Melsi tregoi se ka bashkëjetuar në shtëpinë e prindërve të tij me të dashurën, me të cilën ka edhe dy fëmijë. Por më 2 Korrik të vitit 2016, ajo iu drejtua gjykatës për të kërkuar urdhër-mbrojtje dhe kujdestarinë e fëmijëve. Më 27 Korrik gjykata vendosi që fëmijët të qëndronin me Melsin gjatë javës, ndërsa në fundjavë me të ëmën. Pas shumë seancash gjyqësore, më 8 Korrik të vitit 2017 ish-bashkëjetuesja e tij mori fëmijët dhe nuk e lejoi më t’i takonte, çka i ka shkatërruar të gjithë familjarisht.

E motra ndërhyri duke thënë që është Melsi ai që nuk i lejon prindërit dhe atë vetë t’i takojnë fëmijët. “Edhe ti na ke mohuar neve të drejtën e takimit. Prindërit tanë i thonë çdo ditë që të marrë një taksi dhe t’i çojë të takojnë fëmijët që të mos vdesin pa i parë”, tha Natasha e përlotur.

Melsi shpjegoi se i ka ndaluar me vullnetin e tij të lirë, pasi çdo situatë mund të keqinterpretohet nga të tjerët, çka për motrën e tij është thjesht një justifikim.

“Isha me prindërit, babi ishte shumë rëndë. Ai është i sëmurë kardiak dhe nuk operohet dot, por mbahet në jetë vetëm nga disa unaza. E mora disa herë në telefon sepse nuk kisha njeri tjetër. Unë jam e vetme në atë familje, janë vetëm dy prindërit dhe unë. Marr e marr në telefon dhe Melsi hiç. Shtylla e familjes nuk m’u përgjigj, ndaj m’u desh që të merrja komshinjtë që ta çoja në spital dhe tani fatmirësisht është gjallë!”, rrëfeu Natasha.

Por i vëllai u shpreh se kur e ka telefonuar ai ka qenë në seanca gjyqësore dhe nuk mund të ndahet në “400 copa”.

Melsi – Unë një jam dhe kundër të gjithëve. Po bëj maksimumin tim për çdo gjë!

Natasha – Ti nuk e kupton arsyen time të ardhjes këtu… Ne kemi një qëllim të përbashkët, të mbajmë familjen tonë të bashkuar! Familja jonë nuk janë vetëm ato 2 fëmijët, që për shkak të tyre je inekzistent. Janë edhe prindërit tanë!

Melsi – Motër e dashur, ti nuk arrin ta kuptosh që unë që prej 8 Korrikut të vitit të kaluar nuk po shoh fëmijët e mi. Ndoshta ti, zonja Eni që është nënë dhe publiku femër nuk më kupton, por më kupton zoti Ardit dhe shumë baballarë të tjerë.

Juristja Çobani – Nuk do të doja të bëhej kjo ndarje sepse juve në jetë e keni sjellë bashkë me bashkëjetuesen tuaj dhe dashuria është patjetër njësoj. Të jesh i bindur që fëmijët i duam të dy njësoj, edhe burri edhe gruaja.

Natasha – Unë vërtetë nuk jam e martuar, nuk kam fëmijë, por unë kam zemër, shpirt.

Juristja Çobani – Ajo nuk ka krijuar dot një familje, por ju nuk duhet ta lëndoni sepse ajo ka bërë një sakrificë shumë të madhe, ka qëndruar me prindërit. Nuk e bëjnë shumë femra këtë gjë sot, prindërit janë shumë të shenjtë, por secila nga ne vjen edhe me një motiv në jetë që të krijojë jetë, pra të bëjmë familje. Motra që ke ti përballë ia ka hequr këtë të drejtë vetes dhe ia ka dhënë prindërve, ty, fëmijëve të tu dhe ish-bashkëjetueses tënde. Më respekt për Natashën!

Natasha – Nëse babait ose nënës do t’i ndodhte diçka dhe do të ndërronin jetë, ty në ndërgjegjen tënde do të mbetej ndopak peng?

Melsi – Unë në ndërgjegjen time ndihem shumë keq!

Natasha – Ti je njësoj si e ëma! Ajo t’i mohon ty dhe ti na i mohon neve.

Melsi e pranoi që nuk është më i njëjti në raport me familjen, por ngriti gjithashtu pyetjen sesi mund të jetë me këto probleme që ka hasur me ish-bashkëjetuesen e tij.

Ai tregoi se më 6 Prill 2017 është marrë vendimi përfundimtar për kujdestarinë e fëmijëve të tij, e cila iu caktua të ëmës, ndërsa Melsit iu la e drejta për t’i takuar një herë në javë. Por ky vendim është marrë në mungesën e tij dhe të avokatit, pavarësisht se kishte bërë një kërkesë për shtyrjen e kësaj seance gjyqësore për arsye shëndetësore.

Juristja Çobani u shpreh se nëse kjo kërkesë ka patur edhe një raport mjekësor dhe i është bashkangjitur procesverbalit, por gjyqi ka vijuar, atëherë ai duhet të kërkojë procesverbalin për ta vërtetuar këtë fakt.

Ndërkohë që në certifikatën familjare të familjes së tij, të datës 8 Maj 2018, vijojnë të jenë edhe dy fëmijët, të cilët ish-bashkëjetuesja i ka marrë dhe më pas nuk i ka lejuar që të takojnë të atin. Duke u bazuar në këtë certifikatë, Natasha i kërkoi të vëllait të shkojë në shkollën e fëmijëve dhe t’i kthejë në shtëpi.

Por problemi qëndron te vendimi për kujdestarinë e fëmijëve nga Gjykata e Shkallës së Parë, të cilin Melsi ka mundur ta marrë pas 17 ditësh, pasi nuk ka qenë në Tiranë për shkak të detyrës që ka si ushtarak. Në këtë mënyrë ai nuk ka patur më mundësi për ta ankimuar, pasi kishte kaluar afati për ta çuar çështjen në Gjykatën e Apelit. Vendimi mori formën e prerë, duke nisur një kalvar të gjatë gjyqësor nga ana e Melsit.

Në fakt gjithë zanafilla e këtij problemi ka nisur më 6 Prill të vitit 2017, kur Melsi ka bërë kërkesën për shtyrjen e seancës gjyqësore , duke menduar se nuk do të zhvillohej dhe se do të lajmërohej më pas për datën në të cilën do të kryhej. Por kjo seancë është zhvilluar, duke mos qenë prezent as Melsi e as avokati i tij.

Moderatori Ardit Gjebrea ngriti pyetjen nëse është detyra e avokatit për të verifikuar ecurinë e dokumenteve, pra në rastin konkret nëse ishte aprovuar kërkesa e Melsit për shtyrjen e gjyqit. Juristja Çobani shpjegoi se interesimi i avokatit për procedurat e gjyqit është një detyrim moral dhe profesional.

Publiku i programit “E Diela Shqiptare” në këtë seancë ndërmjetësimi votoi për të dy protagonistët, por kryesisht iu bashkuan dhimbjes së Melsit që prej 1 viti nuk mund të takojë fëmijët e tij.

Ai iu drejtua sërish Gjykatës së Shkallës së Parë për të fituar të drejtën e ankimimit, të cilën ia aprovuan, por pati një problem tjetër. Gjyqtarja e çështjes theksoi që për këtë vendim duhej të njoftohej edhe pala tjetër, pra ish-bashkëjetuesja e Melsit. Kjo e fundit iu drejtua Gjykatës së Apelit dhe asaj të Shkallës së Parë që të rrëzohej rivendosja e afatit për ankimim nga ana e Melsit, por nuk iu pranua.

Ndaj dhe juristja Çobani shpjegoi: “Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë është ankimuar, pra zotëria ka ushtruar të drejtën e ankimit dhe jemi akoma në fazat ankimore. Pra vendimi i Shkallës së Parë nuk ka marrë formën e prerë. Çka do të thotë që zonja duhet ta presë këtë kujdestari që të marrë formën e prerë, por deri në atë moment, duke u bazuar edhe në certifikatën familjare, duhet të qëndronin në shtëpinë e babait!”

Eni Çobani e përmbylli duke thënë se duhet të respektohen vendimet e gjykatave, pra masa e përkohshme do të vijojë të jetë në fuqi derisa të marrë formën e prerë vendimi i dytë. Ndaj dhe fëmijët duhet të qëndrojnë me të atin, ndërsa e ëma duhet t’i takojë vetëm në fundjavë.

Seanca e ndërmjetësimit përfundoi sërish me sukses, duke bashkuar sërish motrën dhe vëllain për t’iu përkushtuar familjes me dashuri.

Nuk u martua por u kujdes për prindërit e sëmurë, vajza përlot publikun Read More »

Nuk e dinit, por Miss Universe Albania është e para në Ballkan për matematikë dhe di këto gjuhë të huaja

Trejsi Sejdini është modelja që pak ditë më parë fitoi “Miss Universe Albania” dhe që do përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në Amerikë. Trejsi është bërë e njohur përpara këtij konkursi, për shkak të videoeve me sherre apo fotove provokuese që postonte në rrjete sociale. Pikërisht prej këtyre, fitorja e saj nuk u prit mirë nga të gjithë duke pasur shumë kritika. Siç dihet Miss-et vlerësohen vetëm për bukurinë, por nuk e dinit që Trejsi është gjithashtu një nxënëse e shkëlqyer, e para në Ballkan prej 8 vitesh në matematikë dhe fizikë dhe di 3 gjuhë të huaja.

“Në kohën time të lirë merrem me shumë kurse, aktivitete plus shkollës, jam një nxënëse shumë e mirë, jam prej 8 vitesh e para në Ballkan në matematikë dhe fizikë, kam një anglishte të përsosur, kam një gjermanishte të përsosur dhe një frëngjishte të përsosur”, tha Trejsi e ftuar në Intervista vip./Xing.al

Nuk e dinit, por Miss Universe Albania është e para në Ballkan për matematikë dhe di këto gjuhë të huaja Read More »

Këngëtarja flet për ndarjen nga i dashuri pasanik: Zoti ua shtoftë inatin

Pak kohë më parë Xhesika Ndoja doli publikisht duke thënë se nuk ishte më një nënë beqare, por në një marrëdhënie me një person, i cili jetonte në Vienë.

Të dy dukeshin shumë të lumtur dhe duke jetuar një histori të bukur dashurie, deri në momentin që Xhesika preferoi të fshinte gjithë fotot që kishin bashkë në rrjetet sociale, ç’ka bëri që mediat të ngrenë dyshime për një ndarje të mundshme.

Mirëpo, si qëndron e vërteta, na i ka treguar vetë Xhesika ditën e sotme, përmes një postimi në Instagram.

Ajo hedh poshtë çdo aludim dhe thotë se të dy janë bashkë e do të vijojnë të jenë bashkë, deri sa njerëzit të pëlcasin nga mërzia.

Këngëtarja shkruan në Instagram:
Kjo është për të gjithë ju që ushqeheni me inat, zili dhe dashakeqësi ndaj meje dhe po ashtu me këto gjëra ushqeni dhe mediat me fake news, dua t’ju bëj me dije se për fatin e keq tuajin dhe për fatin tonë të mir “NE” jemi bashkë do vazhdojmë bashkë derisa ju të pëlcisni nga mërzia që ju ka pushtuar shpirtin dhe prap “NE” do vazhdojmë serisht bashkë…zoti ua shtoftë inatin”.

Këngëtarja flet për ndarjen nga i dashuri pasanik: Zoti ua shtoftë inatin Read More »