ShowBiz

Çfarë fati! Nga pjatalarës në trashëgimtar i italianit të pasur, kjo është historia e Markut nga Puka

I ftuar sot në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek “E diela shqiptare”, ishte Mark Ndoj nga Puka i cili tregoi historinë e tij se si nga pjatalarës u kthye në ortak dhe trashëgimtar i një italiani të pasur. Marku emigroi në Itali me gomone, u nis nga Bari drejt Romës dhe për 9 muaj jetoi tek djali i xhaxhait, por nuk gjente punë. Ai vendosi të kthehej në Shqipëri tek familja dhe djali i tij që po rritej, por përpara kësaj mendoi të qëndronte edhe një ditë.

“200 metra pa mbërritur tek vendi ku kërkoja punë më ndalon një motorr tek këmbët. Më thotë “do vish në punë?”. E shikova si i habitur dhe ai më thotë sërish “do vish apo jo apo të shkoj të marr ndonjë tjetër?”. Unë pa e menduar fare i mora kaskën dhe hipa në motorr. Më çoi afër Koloseut ku po ndërtonte një garazh. Më la aty dhe iku, nuk bisedova fare. Aty ishin dy rumunë, mjeshtra dhe unë bëja ndihmësin e tyre, llaç e pastrime. Pas dy ditësh që mbaroi puna vjen dhe më jep paratë e më përshëndet për të ikur. Mendova që t’i kërkoj punë sërish. Ai më tha që nëse ke nevojë për punë, kam sa të duash. I thashë që po dhe ai nxorri një letër e më shkruajti adresën e një hoteli duke më thënë që do shkosh aty për të punuar si pjatalarës. Mendova t’i tregoj të vërtetën që unë jam klandestin, pa dokumenta dhe nuk mund të punoja por ai më thotë që të shkoja gjithsesi. Të nesermen shkova tek hoteli dhe pashë që ishte një hotel me 5 yje në një zonë ku zakonisht rrinin personat VIP. Më vinte turp të futesha brenda dhe e mora në telefon. Ai më tha që të futesha brenda tek hoteli por unë nuk u futa derisa doli ai vetë të më merrte. I tregova historinë e jetës time, vuajtjet që kisha kaluar për të ardhur në Itali dhe vendimin që kisha marrë për t’u rikthyer në Shqipëri nëse nuk do gjeja punë. Ai më tha që çdo gjë rregullohet, vetëm vdekja nuk ka zgjidhje”, tregoi Marku.


Marku filloi punë si pjatalarës në hotelin e italianit të pasur, Masimos dhe punoi atje 9 muaj. Italiani krijoi shumë besim tek Marku dhe e ndihmoi të bënte dokumentat për të sjellë familjen në Itali. Pas 4 vitesh i ofroi Markut që të ishte ortak në bizneset e tij dhe vendosi emrin e shqiptarit mes listës së pasardhësve që do u trashëgonte pasurinë. Masimo e kishte ndarë pasurinë mes 3 nipërve dhe Markut. Mirëpo Marku nuk pranoi të ishte pjesë e testamentit duke parë xhelozinë e nipërve të Masimos. Ai e kishte thirrur sot italianin në “E diela shqiptare” për ta falenderuar dhe për t’i ofruar të jetojë me të dhe të kujdeset për të.  Masimo tregoi se ishte ndershmëria e Markut ajo që e bëri të kishte besim tek ai. Dikur Marku kishte gjetur një çantë me para dhe dokumenta dhe ja kishte dorëzuar Masimos. Aty Masimo ishte bindur se Marku duhet të ishte ortaku i tij. Italiani i pasur ka vendosur që këtë muaj të hapë edhe një disko me emrin e Markut, biznes të cilin do ta kenë bashkë.

Çfarë fati! Nga pjatalarës në trashëgimtar i italianit të pasur, kjo është historia e Markut nga Puka Read More »

Albana Osmanit i ndodh diçka e pazakontë në kafen e lagjes, kjo ndodhi e ka prekur në shpirt/Foto

Moderatorja Albana Osmani shpesh ndan me ndjekësit në ‘Instagram’ momente nga dita e saj. Një foto, ose takim lidhur me fondacionin që ajo ka krijuar “Ti je një luledielli”, janë më të shpeshtit.

Ndërsa sot ajo ka ndarë një foto të veçantë krah një zonje në moshë. Për të gjitha ata që kanë pyetur veten kush është, Albana ka një shpjegim. “U takuam tek kafja e lagjes. Meqë ra fjala unë kam shumë dëshire të dëgjoj histori sidomos ato të jetës së njerëzve! Mëson shumë dhe kupton sa shumë vlerë ka çdo ditë që jetojmë. Nëna ishte një Zonjë kaq e bukur! E bukur në çdo aspekt! Pasi pimë kafen më tha: E marsh burrin pronar avioni mi Non! Sa e mirë”,-ka shkruar ajo, duke na zbuluar takimin që e ka emocionuar shumë.

Albana Osmanit i ndodh diçka e pazakontë në kafen e lagjes, kjo ndodhi e ka prekur në shpirt/Foto Read More »

Albërie tha se e tradhtonte, ja si reagon ish-bashkëshorti i saj pas kësaj deklarate/Video

Disa ditë më parë, këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj pranoi publikisht se gjatë martesës së saj bashkëshorti e kishte tradhëtuar, ndaj kjo ishte njëra prej arsyeve që Albëria ishte ndarë prej tij. Megjithatë ajo tregoi se kishte marrëdhënie të mira me babain e vajzave të saj dhe ata ruanin respekt për njëri-tjetrin.

Ditën e sotme, Albëria ishte e ftuar në emisionin ‘Një kat më lart’. E pyetur nga moderatori nëse ish-burri i saj ishte sikletosur nga deklaratat që ajo kishte bërë, Albëria tregoi se ai ishte shumë mirëkuptues.

“Jo, absolutisht. Ai ka një repsekt të jashtëzakonshëm, pavarësisht se u bënë shumë vite. Ai nuk është se i ka bërë me qëllim, ai ka qenë fëmijë për vete. Është njeri që kupton, e kupton jetën shumë mirë. Ai ka vuajtur më shumë se gjithkush tjetër prej shumë vitesh. Njeriu i parë që unë mund ta marr në telefon nqs unë kam hall ose problem është ai.”- ka rrëfyer Albëria.

Albërie tha se e tradhtonte, ja si reagon ish-bashkëshorti i saj pas kësaj deklarate/Video Read More »

A e dini se Edi Rama ka pasur 7 profesione gjatë jetës së tij, ja se cilat janë/Foto

Kryeministri Edi Rama është padyshim një nga personazhet më të komentuara dhe pikante të politikës shqiptare.

Por ai nuk është bërë i njohur vetëm në fushën e politikës, pasi Rama nuk ia ka kursyer vetes eksperimentet. Deri tani kryeministri aktual i vendit ka ndërruar fiks 7 pozita të ndryshme.

Basketbollist, piktor, pedagog, ministër Kulture, kryebashkiak, politikan në krye të Partisë Socialiste dhe kryeministër. Madje ai edhe ka kënduar, por kjo zgjati vetëm në dy projekte. Në të gjitha Rama ka shfaqur natyrën rebele, natyrë që edhe sot e shenjon kryeministrin tonë.

A e dini se Edi Rama ka pasur 7 profesione gjatë jetës së tij, ja se cilat janë/Foto Read More »

Arti në zi! Ndahet nga jeta një ndër aktoret më të dashura për publikun

Bota e artit është në zi, pasi është ndarë nga jeta aktorja Eunice Gayson, e cila njihet botërisht me rolin e saj si Sir Sean Conner, si e dashura e vetme e Agjentit 007. Mësohet se ajo humbi jetën në moshën 90-vjeçare për shkaqe natyrore.

Lajmin e ndarjes nga jeta të aktores së madhe e ka bërë të ditur familja e saj nëpërmjet në postimi në faqen zyrtare të saj në Twitter.

“Një grua mahnitëse që la një përshtypje të qëndrueshme për të gjitha ata që i ka takuar. Ajo do të na mungojë shumë”, shkruhej në postimin në Twitter të bërë nga familjarët e saj.

Eunice Gayson lindi në 17 mars të vitit 1928 dhe ka qenë femra e parë që është shfaqur në një projekt në televizion me filmin e James Bond.

Gayson do të kujtohet gjithmonë pasi është ajo që  ka thënë edhe shprehjen e famshme që të gjithë e përdorin, “Bond, James Bond.”

Arti në zi! Ndahet nga jeta një ndër aktoret më të dashura për publikun Read More »

Largohet nga “Portokalli”, Florjan Binaj flet për herë të parë: “Asgjë s’është e përjetshme”

Florjan Binaj është një ndër aktorët më të suksesshëm të humorit në Shqipëri. I ftuar në emisionin ‘Një kat më lart’, aktori foli për herë të parë për lajmet e publikuara për një largim të mundshëm nga “Portokalli”.

“Asgjë s’është e përjetshme. Mund të vij një periudhe që mund të jetë edhe fundi i ‘Portokallisë’. Do jemi ata që kemi thyer gjithmonë rekorde.” – tha Florjan Binaj.

I pyet nga moderatori Ermal Peçi nëse ka marë një ofertë nga aktori humorit Besart Kallaku, ai u përgjigj: “Nuk ka asgjë konkrete. Janë thjesht thashetheme, për momentin. Mendoj se gjithmonë ka qenë dera e hapur për projekte të reja, kudo qofshin’.

Kujtojmë se në nisje të sezonit televiziv 2017, u njoftua se Florjan Binaj kishte vendosur të largohej nga emisioni “Portokalli”, për shkak të debateve me produksionin. Aktori kërkonte të drejtat dhe autorësinë e roleve të luajtur prej tij. Produksioni u detyrua të pranonte kushtet e vendosura nga Binaj.Kujtojmë se në nisje të sezonit televiziv 2017, u njoftua se Florjan Binaj kishte vendosur të largohej nga emisioni “Portokalli”, për shkak të debateve me produksionin. Aktori kërkonte të drejtat dhe autorësinë e roleve të luajtur prej tij. Produksioni u detyrua të pranonte kushtet e vendosura nga Binaj.

Largohet nga “Portokalli”, Florjan Binaj flet për herë të parë: “Asgjë s’është e përjetshme” Read More »

Aktorja “sherr” me Arjan Çanin: Të bësh këtë pyetje është psikopati, është kancer!

“Artisti nuk heq dorrë kurrë, nuk dorëzohet. Të bësh këtë pyetje është psikopati, është kancer kjo frazë”, ka thënë ajo.

Aktorja dhe këngëtarja e njohur shkodrane, Justina Aliaj, ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuar në studion e Arjan Çanit, por ajo është nxehur me pyetjet e tij,

Ai e ka pyetur nëse po e mbyllte karrierën e saj me këtë shfaqje, si një mbretëreshë , dërsa ajo I është kundërpërgjigjur me revoltë: “Të bësh këtë pyetje është psikopati, është kancer kjo frazë”, ka thënë ajo.

Çani më pas është përpjekur ta rregullojë pyetjen, duke i thënë asaj se e kishte keqkuptuar dhe se kishte nënkuptuar që mund ta linte për një moment karrierën, siç bëjnë shumë artistë.

Aktorja “sherr” me Arjan Çanin: Të bësh këtë pyetje është psikopati, është kancer! Read More »

Një ditë para dasmës fillojnë vallet e moderatores së njohur shqiptare dhe biznesmenit (Video)

Moderatorja e njohur Jona Spahiu dhe partneri i saj biznesmeni Frenkli Ymeri do t’i japin fund beqarisë dhe do të kurorëzojnë në martesë dashurinë e tyre.

Është thënë se ceremonia do të jetë ditën e nesërme në datë 10 qershor dhe do jetë shumë private. Mirëpo, ndonënse dasma është nesër si në çdo familje shqiptare kanë filluar vallet.

Miqtë dhe të afërm të moderatores janë mbledhur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e saj dhe janë argëtuar me muzikë popullore.

Pamjet i ka publikuar mikja e çiftit, gazetarja Elona Duro, teksa shfaqen duke kërcyer.

https://youtu.be/BfuWfGVbvBQ

Një ditë para dasmës fillojnë vallet e moderatores së njohur shqiptare dhe biznesmenit (Video) Read More »