Stresi më i emocionuar se kurrë, i drejtohet babait me këto fjalë: Je Bibël, je Kuran, busulla ime drejtuese…
Sot në familjen e Stresit ka festë, babai i tij feston ditëlindjen. Midis shumë urimeve, reperi ka vendosur që disa fjalë dedikuar të atit t’i thotë publikisht dhe t’i ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Nëpërmjet një statusi të postuar në “Instagram” Stresi midis të tjerave e ka quajtur babin e tij Bibël e Kuran, duke thënë se çdo fjalë e tij i duket si fjala e zotit.

“Happy Birthday i shtrenjt baba, me mirënjohje të thellë më dalin këto fjalë nga shpirti. Je si një idhull për mua, je heroi im, je shembulli më i mirë në rrugën që unë ndjek. Je shoku më i denjë që kam, je mirëkuptuesi më i mirë për mua. Në çdo çast të vështirë që kam kaluar gjithmonë ke qenë si një busull drejtuese për mua. Je kritiku që më ka frenuar që pa hedhur hapin e gabuar, je këshilluesi më i saktë e që më bëre të mos gaboj kurrë në jetë. Je BIBEL, je KURAN, çdo fjalë e jotja tingëllon si fjalët e të madhit ZOT. Të dua shumë shumë sepse kam gjakun tënd, sepse jam djali jot që nuk të zhgënjeu kurrë. Gjithmonë do ndjehem krenar për ty. Ke qenë babai ideal për mua. I tillë do mbetesh deri në fund … edhe në kujtimet e mia. U bëfsh edhe 100 vjeç bab”-ka shkruar Stresi bashkangjitur fotos së babait të tij.

















Artisja, njëherësh bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliajt, zbuloi ditën e sotme se është ajo ideatorja e klipit që përcjell mesazhin se, gjithkush që angazhohet dhe punon merr atë që meriton.
“E kam admiruar gjithmonë mikun tim Alban Skënderaj për seriozitetin e madh me të cilin ai punon, duke dëshmuar sërish se suksesi i vazhduar në kohë nuk arrihet nga frymezime momentale dhe është pasojë jo vetëm e talentit, por mbi të gjitha e përkushtimit serioz dhe pjekurisë profesionale që arrihet vetëm dhe vetëm prej punës së madhe. Albani nuk është rastësisht një artist i madh dhe aq i dashur nga publiku, ai është një profesionist që nuk vetëkënaqet asnjëherë prej suksesit të radhës dhe që të gjithë karrierën e tij e ka ndërtuar në sajë të punës. Ashtu edhe Noizy, asgjë nuk i është falur, ai është një njeri i palodhur në punën e tij dhe me një korrektesë dhe mirënjohje të jashtëzakonshme ndaj të gjithë atyre që punojnë me të”, shkruan Ajola.












Mirëpo së fundmi, në profilin e tij në Instagram, ai ka vendosur për herë të parë një foto me bashkëshorten. Aldo shfaqet krahë saj në një foto bardhë e zi, teksa e ka përqafuar atë nga pas.



“Kam kuptuar se më dhemb shpina dhe kur më pyetën se çfarë ndodhi, unë gënjeva, duke thënë se nuk e dija, por në fakt të gjithë e dimë çfarë ndodhi, apo jo London?” – shkruan me humor Lori Hoxha.