ShowBiz

Luizi dhe Olta miq të ngushtë? Zbulohet biseda e tyre në festën e ‘BBVA’

Pas shpalljes së Luizit fitues të këtij edicioni të “Big Brother VIP”, ai dhe Olta janë takuar në festën e madhe të bërë pas spektaklit.

Olta ka publikuar një video në Instagram story ku Luizi thotë se nëse ajo do ishte finaliste, gjërat do ishin ndryshe pasi nuk do dihej fituesi.

“I thashë mos e braktis lojën dhe do isha në finale me të. Nuk do dihej kush e fiton. Po i thashë mos e le. Ja luanesha”, tha Luizi.

Luizi dhe Olta miq të ngushtë? Zbulohet biseda e tyre në festën e ‘BBVA’ Read More »

Kejvina Kthella flet për marrëdhënien me Kristin: Po na la Berti…

Modelja Kejvina Kthella, ka folur në lidhje me eksperiencën brenda Big Brother dhe sherri me këngëtarin Luiz Ejllin i cili u shpall dhe fitues.

Kejvina ‘Në trotuar’ thas se Luzi meritonte fitoren dhe se shpulla që ajo i dha ishte jo situatë e këndshme por ka kaluar. E pyetur në lidhje me marrëdhënien me Krist Dragotin, ajo tha se do ngelen thjesht shok.

Si e qëllove me shpullë luanin?

Pyetja që më kanë bërë më shumë këtë periudhë, tani iku ndodhi dhe jemi këtu për ta suportuar. Luizi padyshim duhet të ishte fitues, e meritonte absolutisht. Ka dhënë çdo gjë për këtë format.

Çfarë do ndodhë me Kristin pas daljes nga Big Brother?

Me Kristin ka qenë thjesht një shaka, është një dalë shumë i mirë dhe e meritonte të ishte në finale. Po të na lërë Berti do jemi shok shumë të mirë.

Çfarë të tha familja pas daljes?

Pas daljes kanë qenë të preokupuar dhe merak për mua, më janë gjetur shumë afër. Kanë qenë shumë të mërzitur nga situata por asnjëherë nuk ma kanë shprehur. I dua shumë./panorama/

Kejvina Kthella flet për marrëdhënien me Kristin: Po na la Berti… Read More »

Pak orë para ditëlindjes, Arbana Osmani zbulon dhuratën luksoze nga Sara Hoxha

Pak orë më vonë, moderatorja Arbana Osmani pret ditëlindjen. Kjo ditëlindje do të jetë speciale për moderatoren pasi do ta gjejë në mesantë në moderimin e finales së Big Brother VIP.

Ndërkohë dhuratat kanë nsiur për të dhe Arbana ka ndarë një ndër të parat, që është nga producenjta e BBV, Sara Hoxha.
Arbana ka postuar një foto të kutisë dhe ka shkruar: Dhurata perfekte pak para ditëlindjes nga Sara Hoxha ime.

Pak orë para ditëlindjes, Arbana Osmani zbulon dhuratën luksoze nga Sara Hoxha Read More »

Vetëm pak minuta para finales, Ermiona Lekbello i bën Efit të papriturën?

Na ndajnë vetëm disa minuta nga finalja e madhe e BBV.

Ermiona Lekbello ka ndarë foto se si do të duket sot në studio, por gjejeni çfarë…. ajo ka të njëjtin fustan që Efit i mbërriti ditën e sotme për ta veshur në finale.

Fustani ishte një ndër opsionet që Efi mund të zgjidhte për sonte, prandaj mbetet të presim nëse vajzat do të bëjnë “xing” me veshjen.

Ndërkohë, finalistët janë 4. Luizi, Efi, Dea Mishel dhe Kristi presin sonte të dalin pas 136 ditësh nga shtëpia e famshe, ku vetëm njëri prej tyre do të ketë 100 mijë euro më shumë në llogarinë e tij./albeu.com/

Vetëm pak minuta para finales, Ermiona Lekbello i bën Efit të papriturën? Read More »

Fustani i Arbana Osmanit sonte në finale që kushton plotë 37 mijë euro

Sonte po mbahet finalja e madhe e “Big Brother VIP Albania”.

Në “Fan Club”, ishte producenti i “BBVA”, njëherit bashkëshorti i Arbana Osmanit, që u përgjigj në pyetje të shumta, shkruan lajmi.net.

Një nga pyetjet ishte edhe ajo rreth fustanit që Arbana Osmani e mban sonte veshur.

Ky fustan i saj kushton plotë 37 mijë euro.

Moderatorja është komentuar shpesh lidhur me shuma të majme parash që shpenzon në veshjet e spektakleve./Lajmi.net/

Fustani i Arbana Osmanit sonte në finale që kushton plotë 37 mijë euro Read More »

Olta zbulon para kohe fituesin e Big Brotherit

Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania sapo ka filluar.

Spektakli nisi ndryshe nga herët e tjera.

Të gjithë ish-banorët i kënduam katër finalsitëve, por ajo që u vu re ishte një varg nga Olta, e cila këndoi “unë fitoren vete ta fala ty o Luiz”.

Por edhe banorët e tjerë kënduan më shumë me batuta rreth Luizit se sa për 3 finalstët e tjerë.

Me sa duket ata kanë paralajmëruar fitoren e Luizit./albeu.com/

Olta zbulon para kohe fituesin e Big Brotherit Read More »

Finalja e BBV/ Bledi habit me deklaratën në Tapetin e Kuq: Më gjuajnë meshkujt dhe…

Ora e finales ka trokitur dhe Big Brother Vip 2 është gati të kurorëzojë fituesin.

Luiz Ejlli, Dea Mishel, Efi Dhedhes dhe Krist Dragot janë banorët që prekën finalen e madhe.

Me intervista, foto dhe çdo detaj tjetër që të sigurohemi që të mos humbisni asgjë. Tashmë kanë nisur intervistat me ish-banorët e ndër ta ishin edhe Gert Koxhaj dhe Bledi Mane. E përveç mendimit të tyre rreth finalistëve Bledi ka habitur me një nga deklaratat e tij.

Bledi Mane: Luizi i pari, mendalje argjendi Dea, medalje bronzi Kristi dhe medalje bakri Efi…

Çfarë të ka shtuar Big Brother?

Bledi Mane: Tani më gjuajnë më shumë gratë e martuara dhe meshkujt…

Finalja e BBV/ Bledi habit me deklaratën në Tapetin e Kuq: Më gjuajnë meshkujt dhe… Read More »

Zhaklin Lekatari i thotë të gjitha, flet për BBV dhe zbulon gjithçka për incidentin e makinës

Ora e finales ka trokitur dhe Big Brother Vip 2 është gati të kurorëzojë fituesin. Luiz Ejlli, Dea Mishel, Efi Dhedhes dhe Krist Dragot janë banorët që prekën finalen e madhe. Po fituesi mes tyre kush do të jetë?

Në një lidhje direkte me Tapetin e Kuq, ku yjet tona po kalojnë Zhaklin Lekatari ka disa fjalë për të na thënë…

Si ka qenë eksperienca jote në Big Brother si opinioniste?

Ka qenë një aventurë e mrekullueshme, e vështirë dhe e mrekullueshme në të njëjtën kohë.

Çfarë të ka dhënë Big Brother ty?

Më ka kthyer një dinjitet profesional që unë mendoja se e meritoja.

A do të doje të ishte një katërshe tjetër këtë mbrëmje?

Unë mendoj që nëse Olta nuk do të kishte ikur do të kishte pasur një katërshe tjetër.

Nëse nuk e fiton Luizi çmimin çfarë mendon se do ndodhi?

Asgjë nuk ndodhi nesër do jetë një ditë e bukur me diell edhe do jenë në plazh për të shijuar ardhjen e pranverës dhe të verës.

Në studio një fans i Luizit po më deklaron që të ka thyer makinën. (me shaka)

Nuk është e vërtetë që më është thyer makina. Lajmi që është shpërndarë në portslet shqiptare nuk është i vërtetë. Unë jam e sigurtë që fansat e Luizit as nuk e dinë se kush është makina ime, cila është makina ime.

Zhaklin Lekatari i thotë të gjitha, flet për BBV dhe zbulon gjithçka për incidentin e makinës Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com