ShowBiz

Luizi takohet me Noizyn pas daljes nga Big Brother VIP

Sonte po zhvillohet After Party i “Big Brother VIP”, ku përpos ish-banorëve, opinionistëve dhe produksionit, janë të ftuar dhe shumë personazhe të njohur të ekranit.

Në rrjete sociale po qarkullon një video ku shihet se Luizi është takuar me Noizyn. Dyshja përqafohen të buzëqeshur me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP”, Luizi e ka përmendur reperin disa herë, ndërsa ky i fundit e ka mbështetur vazhdimisht.

Luizi takohet me Noizyn pas daljes nga Big Brother VIP Read More »

Urimi i veçantë i Ilir Shaqirit për fitoren dhe dasmën e Luizit

Luizi u shpall mbrëmjen e djeshme fitues i “Big Brother VIP 2”.

Ai ka marrë urime të shumta si nga publiku ashtu dhe nga personazhet e njohur, mes tyre dhe nga fituesi i edicionit të parë, Ilir Shaqiri.

Iliri ka publikuar në rrjete sociale një foto të Luizit nga momenti i madh, duke e uruar si për fitoren ashtu dhe për martesën.

“Ta gëzosh fitoren me 100 suksese të tjera dhe të trashëgohesh o kampion”, ka shkruar ai.

Urimi i veçantë i Ilir Shaqirit për fitoren dhe dasmën e Luizit Read More »

Rrëfimi i Kristit në BB VIP: ‘Pashë Shqipërinë në të gjitha ngjyrat e saj’

Në rrëfimin e tij në “Big Brother VIP”, Krist Aliaj është shprehur se rrugëtimin e tij ‘nuk e shikon si lojë por si një jetë’.

Ai rrëfeu se në shtëpinë më të famshme ka parë Shqipërinë në të gjitha ngjyrat e saj, ‘me femrat manipulatore deri tek ato shumë të sjellshme, nga meshkujt agresiv deri tek ata që sakrifikojnë’.
Kristi tregoi se si është ndjerë i ‘sulmuar’ në BB VIP për mënyrën e veshjes dhe komunikimit’. Gjithashtu tha se kjo ka qenë ‘një eksperiencë tansformuese’.

Rrëfimi i Kristit:
Ftesa e parë më erdhi shumë surprizë. Kisha shumë dyshime, kisha shumë pikëpyetje, shumë gjëra. Thashë shiko ‘është një shans për mua, e kanë shumë pak veta këtë shans’. Edhe thashë po, le ta bëj.

Mendimet e para të them të vërteten se çfarë prisja, ishin shumë negative. Si do isha përshtatur me dinamikat, me banorët, me Shqipërinë. Ditën e parë sikur linda në një botë tjetër. U fut në një situatë shumë absurde, domethënë shumë ekstrem i madh mes asaj që kisha dhe aty ku erdha, shtëpia e BB VIP.

Pashë Shqipërinë në të gjitha ngjyrat e saj. Nga femra dhe goca shumë manipulatore deri te femra dhe goca shumë, shumë të sjellshme, shumë të zgjuara. Edhe si te meshkujt, agresiviteti, intimidimet që janë gjë e përditshme në shoqërinë shqiptare. I njoha të gjitha këtu. Por njoha edhe mashkullin shqiptar që sakrifikon, që çfarë nuk bën të fitojë, çfarë nuk bën të motivojë vetën, çfarë nuk bën të kalojë situata të vështira.

Mbaj mend ngacmime e batuta shumë të thjeshta që më shqetësonin të them të vërtetën. Pse më ngacmojnë mua, pse këto batuta të shëmtuara për mua, për stilin e veshjes, për stilin e komunikimit. Aty thashë nuk e di sa do zgjasë. Detyrova veten të mësoja këto gjëra, ti përjetoj ndryshe dhe të përshtatem edhe unë, ti kuptoj njerëzit.

Prindërit më kanë munguar tërë kohës, një gjë që nuk e kam treguar shumë. Eksperienca e parë që kam qenë vetëm në çdo sfidë, në çdo ballafaqim. Kur hidhesh në një situatë krejt vetëm, kërkon majtas e djathtas për figura, figura që mund ti përngjajnë motrës, babait dhe nënës tënde. Jam një person që kam arritur të jem vetvetja. Nuk kam sforcuar muhabete, marrëdhënie, situata për hir të lojës.

Raporti me Keisin mbaj mend që nisi me naivitetin më të madh dhe kjo është gjëja më e bukur. Shumë jorealiste në atë moment se thashë nuk kisha fare interes të lidhesha romantikisht, por ja që ndodhi.

Këtu ka qenë Kristi më konfuz, pa fjalë në gojë dhe këtu thashë do dal. Do dal jo të shpëtoj veten, por duhet të dal të shpëtoj babain që erdhi i merakosur, duhet të shpëtoj Keisin dhe vetveten. Jam shumë krenar për mënyrën që kam jetuar këto muaj, për gjërat që kam kaluar këtu. Kur shikoj këto imazhe, mënyrën se si i kam përballuar, jam vërtetë shumë krenar.

Këtë eksperiencë e konsideroj shumë të bukur edhe në atë negativitetin ekstrem që ka pasur për mua këtu brenda. Por ca gjëra shumë të vogla që kanë qenë pozitive si këto momente këtu, i kanë sfomuar atë masën negative që kam kaluar.

Eksperiencë transformuese, seriozisht. Ky momenti me mamanë time kuptova se ca gjëra prekin shumë familjarët që ke jashtë, aty më erdhi shumë keq. Thashë që ok unë i përballoj ca gjëra, çdo gjë që përballon ka edhe koston e vet.

Ka një mama jashtë që e shikon në sy tjetër, shikon fëmijën e vet në situata shumë të vështira. Shumë i luftuar, i kundërshtuar, i kritikuar tërë kohës, për këpucët, për pasione, për gjëra.

Shumica e banorëve janë kritikuar për lojën që bën kurse unë kam pasur një ndjenjë që më kanë sulmuar si person, si njeri. Ti je robotik, nuk je emocional. Kur kthehem mbrapsht për këto imazhe, mund të kisha qenë me emocional. Duhej të kisha reaguar më fort.

Jam i sigurt që jam i vetmi banor që rrugëtimin në Big Brother nuk e shikon si lojë, si eksperiencë, por ka qenë një jetë.

Rrëfimi i Kristit në BB VIP: ‘Pashë Shqipërinë në të gjitha ngjyrat e saj’ Read More »

Pas fitores zbulohet posti i rëndësishëm që do të marrë Luizi në Top Channel

Rrugëtimi i Luiz Ejllit në Big Brother VIP përfundoi, por duket se një tjetër derë është hapur për të.

Përveç çmimit të madh prej 100 mijë euro që Luizi fitoi, ai do të bëhet edhe pjesë e produksionit të Top Channel.

“Tanimë Top Channel nuk do të të lëshojë, do jesh pjese e produksionit”, i tha Arbana.

Ajo shtoi se produksioni është fyer më rëndë nga të gjithë e duke e fajësuar publiku shpesh herë, por këngëtari i është përgjigjur se ‘pema me kokrra gjuhet’.

Pas fitores zbulohet posti i rëndësishëm që do të marrë Luizi në Top Channel Read More »

Dasma e Kiarës dhe Luizit, ja detaji që nuk u vu re në fustanin e moderatores

Kiara dhe Luizi kurorëzuan mbrëmjen e djeshme dashurinë e tyre duke u martuar zyrtarisht.

Celebrimi u krye në transmetim të drejtpërdrejtë gjatë spektaklit të “Big Brother VIP”, teksa ditë ne sotme në një intervistë ekskluzive për emisionin “E Diell”, Kiara ka Zbuluar prapaskenat e organizimit të asaj nate magjike.

Një detaj i bukur që nuk u vu re ishte velloja e personalizuar që Kiara mbante veshur, në të cilën ishin qëndisur inicialet e saj dhe të Luizit, si një kujtim për dashurinë e tyre.

Dasma e Kiarës dhe Luizit, ja detaji që nuk u vu re në fustanin e moderatores Read More »

‘Nëna Leta ka dy fjalë për Luizin pas dasmës me Kiarën: ‘Tasqebapin e kam gati’

Kiara dhe Luizi u martuan mbrëmjen e djeshme në një ceremoni emocionuese, ku mes të ftuarve ishte dhe gjyshja e moderatores, nëna Leta.

Në një intervistë për “E Diell”, ajo ka thënë se është shumë e lumtur që Kiara dhe Luizi u martuan, teksa zbuloi se i kishte përgatitur dhe taqebapin, ushqimin e preferuar të këngëtarit që ta priste në shtëpinë e saj.

“Jam shumë e gëzuar, shumë e lumtur që ata si çift përfunduan bashkë. Edhe ju uroj një jetë sa më të lumtur. Të dy e duan njëlloj njëri-tjetrin. Luizit do i gatuaj çfarë të doje. Ai ka qef tasqebapin, unë ja kam bërë gati, e kam në frigorifer. Krevatin ja kam rregulluar, për Perandorin.“- tha ajo.

‘Nëna Leta ka dy fjalë për Luizin pas dasmës me Kiarën: ‘Tasqebapin e kam gati’ Read More »

Zhaklin Lekatari sqaron deklaratën e saj për seks brenda shtëpisë së ‘BBV2’

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët.

Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.
Një nga opinionistët e këtij Big Brother, Zhaklin Lekatari ka dhënë një intervistë për emisionin “E Diell”, ku sqaroi edhe deklaratën e saj në lidhje me Kiara Titon dhe Luiz Ejllin, për të bërë seks brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Kur thashë se dua seks, nuk thashë se dua seks në TV. Ishte një provokim për shkak të dinamikave që kishin ndodhur. Për arrogancën që po tregonte Kiara pasi rihyri në shtëpi, të binte në grackë bëra këtë deklaratë…

Një nga opinionistët e këtij Big Brother, Arbër Hajdari ka dhënë një intervistë për “E Diell”, ku ka folur për banorët e këtij edicioni të dytë dhe cili prej tyre ‘ia ka nxirë’ jetën.

Zhaklin Lekatari sqaron deklaratën e saj për seks brenda shtëpisë së ‘BBV2’ Read More »

Luizi dhe Olta miq të ngushtë? Zbulohet biseda e tyre në festën e ‘BBVA’

Pas shpalljes së Luizit fitues të këtij edicioni të “Big Brother VIP”, ai dhe Olta janë takuar në festën e madhe të bërë pas spektaklit.

Olta ka publikuar një video në Instagram story ku Luizi thotë se nëse ajo do ishte finaliste, gjërat do ishin ndryshe pasi nuk do dihej fituesi.

“I thashë mos e braktis lojën dhe do isha në finale me të. Nuk do dihej kush e fiton. Po i thashë mos e le. Ja luanesha”, tha Luizi.

Luizi dhe Olta miq të ngushtë? Zbulohet biseda e tyre në festën e ‘BBVA’ Read More »