ShowBiz

Luiz Ejlli reagon për herë të parë në rrjetet sociale dhe zbulon nismën e fundit: Do shihemi këtu!

Pas shpalljes si fitues i edicionit të dytë të BBV, Luizi ka postuar për herë të parë në rrjetin e tij social, Facebook.

Për mes postimit ai ka shprehur habinë për të gjithë mbështetjen e madhe që ka marrë dhe gjithashtu premtoi se do të futej Live për t’u përgjigjur të gjitha pyetjeve që kanë fansat.

“Jam i habitur nga gjithë kjo dashuri dhe më mijera mesazhe që është e pamundur ti rikthej por ju premtoj se do të gjej kohë një ditë të futem Live këtu në Facebook për t’ju përgjigjur çdo pyetje që keni për mua! #meLuizin

Shumë dashuri për ju!,” shkruan Luizi.

Luiz Ejlli reagon për herë të parë në rrjetet sociale dhe zbulon nismën e fundit: Do shihemi këtu! Read More »

Kiara ‘përfundon’ në polici dy ditë pas martesës

Deklarata e ish-banores së “Big Brother VIP” Tea Trifoni ka ndezur rrjetin. Ajo tha në “Më lër të flas” se Kiara e ka kërcënuar me jetë bashkë me burrin e tezes, i cili sipas saj punon në Ministri.

“Te dera e Topit më kanë kërcënuar, Kiara me burrin e tezes, kunatin e saj, a familjarin, më tha do të të vras je kështu je ashtu, është punonjës ministrie ai tjetri. Më thanë që është burri i tezes së saj. I thashë thjesht që hajde, por ai iku. Njerëzit janë shumë ndryshe mbrapa skene, Kiara nuk thotë asgjë para kamerave, por kur fiken çfarë nuk thotë, shan etj. Kam folur me produksionin, me Kiarën jo, ajo nuk u ftua në një prime prej kësaj gjëje. Më thanë bëje publike.”- tha Tea.

Lidhur me këtë akuzë foli edhe Kiara e cila ishte e ftuar pas saj në emision. Ajo e mohoi me vendosmëri duke thënë se shumë personazhe gënjejnë për vëmendje.

“Nuk është e vërtetë. Prodhohen shumë lajme, ka dhe shumë personazhe që nuk e di për çfarë e bëjnë, ndoshta për vëmendje, por nuk ka kërcënuar kurrë, është shumë e shëmtuar.”-deklaroi Kiara.

Për këtë çështje e pyetur pas finales së madhe për emisionin “E Diell”, Tea është përgjigjur: “Ta lëmë këtë për policinë, jo për TV. Vepër penale është…”

Kështu ka lënë të kuptohet se do i drejtohet drejtësisë për këtë çështje.

Ndërsa e pyetur se si do shfaqej në dasmën e Luizit dhe Kiarës ish-banorja tha: ‘Nuk kam marrë ftesë. Të trashëgohen!’

Kiara ‘përfundon’ në polici dy ditë pas martesës Read More »

Dasma nuk është e vlefshme sepse Luizi e ka pasaportizimin në Shkodër! Gazetarja zbulon të vërtetën

Celebrimi i dasmës së Luizit dhe Kiarës në Bashkinë e Tiranës është përcjellë më shumë emocion nga shumë fansa dhe teleshikues por nuk kanë munguar dhe zërat dyshues.

Shumë prej personave që zotërojnë një rrjet social kanë bërë publik pasaportizimin e Luizit, i cili gjendet në Shkodër dhe kanë treguar se në këto kushte është e pamundur që ligjërisht celebrimi të kryhet në Bashkinë e Tiranës.

Ditën e sotme ka qenë gazetarja Jetona Koçobelli e cila ka sqaruar se si funksionon kjo gjë ligjërisht.

“Sipas ligjit të shtetit shqiptar ti mund të marrësh juridiksionin e bashkëshortes. Kështu që Kiara e ka pashaportizimin në Tiranë dhe është qytetare e Tiranës. Ndaj martesa është e vlefshme ligjërisht”- tha Jetona Koçibelli.

Dasma nuk është e vlefshme sepse Luizi e ka pasaportizimin në Shkodër! Gazetarja zbulon të vërtetën Read More »

Amos flet për Dean dhe zbulon se çfarë foli me Luizin në bisedën e parë pas mbarimit të BBV

Amos Zaharia dhe Dea Mishel ishin dy ndër banoërt të cilët u komentuan goxha për raportin e tyre të ngushtë që krijuan gjatë qëndrimit në BigBrother VIP. Madje ata u panë aq të afërt saqë u aludua se mes tyre mund të ndizej dhe ndonjë romancë.

E tashmë që Big Brother VIP, mbaroi dyshja janë takuar sërish me njëri-tjetrin gjatë natës finale por nuk kanë biseduar gjatë. Këtë gjë e tregoi vetë aktori i cili gjatë një interviste për “Revistën Class” u shpreh se do i lërë pak kohë që blogerja ta marrë veten pas daljes.
“U takuam patjetër, por nuk është se patëm mundësi të flisnim shumë. Ajo sapo ka dalë dhe unë e di si është kur sapo del nga aty. Do pak kohën e veten për ta marrë veten.”– tha ai.

I pyetur sesi e përballoi gjuhën e urrejtjes pas daljes nga “Big Brother VIP”, ish banori tha: “Ishte e tmerrshme(dalja ime). Por tani jam shumë mirë. Ishte pak e vështirë se kalova nga një traumë në realitet. Nuk e prisja kurrë që do kishte këtë impakt dhe vëmendje…disa gjëra për shembull që për mua kanë qenë shaka e momentit. Megjithatë ja ku jemi, çdo gjë ka kaluar.”

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e famshme, Amos nuk ka pasur një fort të mirë më Luizin, ku shpesh herë kanë pasur dhe përplasje të forta mes njëri-tjetrit. Por së fundmi në rrjet ka qarkulluar një video e aktorit ku takohet me këngëtarin. I pyetur rreth kësaj, ish-banori u përgjigj:

“Patjetër që u takuam sepse në fund të ditës unë nuk i kam bërë asgjë, dhe as ai nuk më ka bërë gjë mua. U përqafuam, u uruam. Më tha ‘Mos u mërzit’, i thashë ‘Nuk mërzitem, më bëhet qejfi për ty’.”

Amos flet për Dean dhe zbulon se çfarë foli me Luizin në bisedën e parë pas mbarimit të BBV Read More »

Efi ‘xheloze’ për Kiarën: Po rri kot në skenë

Luizi dhe Kiara kanë qenë në qendër të vëmendjes pas finales së “Big Brother VIP”, me fansat që i ndjekin ngado.

Vëmendje kanë marrë edhe në festat e organizuara pas spektaklit, siç ishte dhe ajo mbrëmjen e djeshme në “Cinco Cavalli club”.
Teksa ishte duke performuar në skenë, Luizi mori dhe Kiarën, me të cilën këndoi dhe këngën e bërë për të “Me ty”.

Por kjo nuk i ka pëlqyer aspak Efit, e cila mesa duket është bërë xheloze. Në një video që po qarkullon në rrjet, shihet se Kiara dhe Luizi janë duke qëndruar në skenë të dy, dhe këngëtari këndon ndërsa moderatorja i qëndron pranë. Në sfond dëgjohet zëri i Efit, e cila shprehet që të dalin dhe ish-banorët e tjerë në skenë, të rrinë kot si Kiara.

“E forta do jetë të dalim dhe ne në skenë të rrimë kot, ashtu ka dalë ajo, po rri kot atje”- dëgjohet të thotë Efi.

Mësa duket marrëdhënia mes treshes që dikur ishin shumë miq brenda shtëpisë së BVvip, nuk është më njësoj.

Efi ‘xheloze’ për Kiarën: Po rri kot në skenë Read More »

Luizi dhe Olta miq të ngushtë? Zbulohet biseda e tyre në festën e ‘BBVA’

Pas shpalljes së Luizit fitues të këtij edicioni të “Big Brother VIP”, ai dhe Olta janë takuar në festën e madhe të bërë pas spektaklit.

Olta ka publikuar një video në Instagram story ku Luizi thotë se nëse ajo do ishte finaliste, gjërat do ishin ndryshe pasi nuk do dihej fituesi.
“I thashë mos e braktis lojën dhe do isha në finale me të. Nuk do dihej kush e fiton. Po i thashë mos e le. Ja luanesha”, tha Luizi.

Luizi dhe Olta miq të ngushtë? Zbulohet biseda e tyre në festën e ‘BBVA’ Read More »

‘Më morët m’sysh yje …’, çfarë i ndodhi Keisit pas finales?

“Më morët m’sysh yje …”, çfarë i ndodhi Keisit pas finales?

Ky edicion do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët.

Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Mbrëmjen e djeshme në finalen e madhe ishin të ftuar të gjithë ish-banorët e këtij edicioni e një ndër to edhe Keisi Medini. Ajo çfarë mori vëmendjen në ‘look-un’ e saj ishte se në vend të këpucëve me takë, Keisi erdhi në skenë me atlete e për këtë ka treguar se kishte një arsye. Ish- banores i kishte ndodhur një incident ditën e djeshme dhe si pasojë kishte ndrydhur një këmbë dhe ishte e detyruar të mos vishte taka të larta, por atlete.

Së fundmi ish-banorja Tea Trifoni e ftuar në “Më lër të flas” tregoi se ishte kërcënuar nga burri i tezes së Kiara Titos bashkë me këtë të fundit, pas një përfundimi të spektakli në ambientet e jashtme të Top Channel. Tea më pas tha se vendosi të fliste me produksionin lidhur me këtë ngjarje.

Për këtë çështje e pyetur mbrëmjen e djeshme pas finales së madhe për emisionin “E Diell”, Tea është përgjigjur.

‘Më morët m’sysh yje …’, çfarë i ndodhi Keisit pas finales? Read More »

Olta Gixhari shfaqet për herë të parë me Dorin publikisht

Olta Gixhari më në “fund” ka vendosur që të mos fshihet më, por t’i tregojë të gjithve se kush është Dori i saj, i cili edhe pse nuk ishte pjesë e BBV, u bë po aq i njohur sa banorët.

Olta dhe doi të kapur dorëpërdore kanë qenë të pranishëm të dy në festën e organizuar pas mbylljes së BBV.

Kujtojmë që emri i Dorit u lakua shpesh brenda shtëpisë, por edhe jashtë saj.

Por nga dita e sotme Dori i Oltës nuk është më një personazh misterioz.

Olta Gixhari shfaqet për herë të parë me Dorin publikisht Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com