ShowBiz

“Ti vjen era djathë; preke hundën me gjuhë”, modelja shqiptare rrëfen njohjen me bashkëshortin miliarder

Emina Çunmulaj është një prej modeleve më të suksesshme shqiptare në SHBA.

E ftuar dje në emisionin “Xing me Ermalin” modelja rrëfeu se si ishte njohur me bashkëshortin e saj Sam Nazarian, një prej personave të renditur nga Forbes si më të pasurit të në botë.

Ai është pronar i një rrjeti hotelesh dhe një sërë biznesesh të tjera fitimprurëse.

Modelja, nënë e dy fëmijëve, ka rrëfyer se takimi i parë më bashkëshortin e saj ka qenë pak i sikletshëm pasi ai kishte kujtuar se ajo ishte greke.

Emina ka rrëfyer:
Ne jemi njohur në Ishujt Karaibe. Unë isha me shokun tim më të mirë që është grek dhe me familjen e tij. Burri im në atë kohë ishte me një grup shokësh. Në restorant ishte një vajzë që ishte në tavolinë me të, ajo ishte stiliste dhe punonte në një shtëpi mode. Unë e njihja nga revistat. Ishte Janar i viti 2010. Unë isha single në ato vite dhe doja një burrë që t’i jepja shpirtin edhe zemrën dhe të nisja një familje. Isha 24 vjeç. Kur tavolina e burrit u ngrit, ai së bashku me atë stilisten erdhën tek tavolina jonë dhe takoi mikun tim sepse e njihte dhe në fund më takoi edhe mua. U prezantua dhe më pyeti: A je greke? Dhe unë që jam shumë patriote i them: Jo, pse? Ai ma kthen: Sepse të vjen era djathë. Kështu jemi njohur. Unë e kam shumë qef djathin dhe e ha shumë”.
Ajo ka folur edhe për takimin e pazakontë me të vjehrrin. Momentin kur ai i kërkoi që modelja të prekte hundën me gjuhë, mënyrë kjo për të “thyer akullin” mes tyre.

Modelja u shpreh:
Pas katër muajsh pasi u njoha me Samin, më tha se donte të më prezantonte me familjen e tij. Isha shumë nervoze. Sapo e takova babain e tij më tha: Dua të të bëj një pyetje shumë serioze. Dhe më tha: A mund ta prekësh hundën me gjuhë? Unë u habita. Pashë burrin dhe ai më tha mund ta bësh dhe unë e bëra. Dhe kështu u thye akulli”.

“Ti vjen era djathë; preke hundën me gjuhë”, modelja shqiptare rrëfen njohjen me bashkëshortin miliarder Read More »

Modeli i xhaketave dhe printi i katrorëve, të pashmangshme për këtë vjeshtë (Foto)

Nuk është një trend tërësisht novator, por do të bëjë namin këtë vjeshtë. Frymëzuar nga vitet ’80, shtëpitë e modës kanë rikthyer pas thuajse katër dekadash, copën e leshtë skoceze, të njohur ndryshe në botën e modës si tartan! Kjo copë mund t’ju veshë nga koka te këmbët, por sot do të përmbledhim disa ide si mund të vishni xhaketën tartan, në të gjitha modelet, prerjet apo ngjyrat! Ndonëse versioni më i famshëm është ai me ngjyrë të gjelbër e të kaltër, por prej vitesh kanë prodhuar më shumë se pesëmijë variante të kësaj cohe!

Gabimet që duhen shmangur

Katrorët e mëdhenj rrisin volumin; në pjesën e linjave katrorët bëhen më të gjerë dhe theksojnë përmasën horizontale të trupit. Nëse nuk je shumë e dobët, shmang pantallonat tartan.

    1. Mos mbivendos katrorët; mos i përziej vijat me katrorët, edhe pse Chanel-i e bën këtë. Është më mirë të kesh vetëm një veshje me katrorë, të një cilësie të mirë, sesa një pamje vetëm me katrorë, që sigurisht do të ishte i tepërt.

 

Modeli i xhaketave dhe printi i katrorëve, të pashmangshme për këtë vjeshtë (Foto) Read More »

Flet apo nuk flet shqip kjo e famshme, Olti Curri i jep fund kësaj dileme (FOTO)

Rrjetet sociale u pushtuan me shpejtësi nga një video e cila u bë virale, ku në të cilën blogerja e famshme Chiara Ferragni dyshohej se i fliste vogëlushit të saj në gjuhën shqipe teksa e ushqente.

Ndoshta ju e dëgjuat keq ose nuk e kuptuat si duhet, por është blogeri Olti Curri i cili ka menduar ti japë zgjidhje kësaj ngjarje.

Për të gjithë dilema qëndron në pikën: “A di Chiara Ferragni të flasë shqip ose a e kupton gjuhën shqipe?”

Ka qenë një koment publik i një fansi në të cilin shkruhej: “Kur bën lek dhe me lanolinat e çunit, dua një fëmij tani!”, që blogerja e famshme i ka dhënë like dhe Olti këtë e ka treguar me një imazh të postuar në Instastory.

Kjo i ka dhënë fund dilemës, Chiara Ferragni kupton shqip.

Flet apo nuk flet shqip kjo e famshme, Olti Curri i jep fund kësaj dileme (FOTO) Read More »

Tentuan ta hiqnin qafe, menaxheri i VIP-ave: Autori ishte me maskë, e kanë paguar

Para disa ditësh në media qarkullonte një lajm ku thuhej se menaxheri i njohur i vip-ave, kryesisht i Ledri Vulës, ishte sulmuar keq dhe ishte shtruar në spital. Ndërkaq pamje të tij nuk u publikuan dhe aludimet ishin të shumta. Por në një prononcim ekskluzivisht për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, Faton Shoshi na ka treguar të vërtetën. Ndërsa më parë aludohej se strumbullari i këtij sulmi mund të ishin edhe debatet e vjetra që Shoshi kishte me Real 1 dhe dj Blunt, tashmë gjithçka u qartësua nga menaxheri i njohur. Për më tepër ndiqni intervistën e mëposhtme.

Çfarë ndodhi që përfunduat në spital? Kush ju sulmoi dhe pse?
Kanë tentuar të më sulmojnë por s’kanë mundur të më afrohen. Ishin me maska. Më vonë u kapën menjëherë aty në vend të ngjarjes.

Kush tentoi t’ju sulmonte?
Thotë që e ka dërguar dikush, e ka paguar me lekë.

U identifikua?
Jo, akoma po besoj shpejt kemi për ta marrë vesh.

Kush e ka paguar me lekë? U tha arsyeja pse ju sulmoi?
Nuk po e tregon se po ndërron deklaratat.

Si ndodhi?
Sekonda punë ka qenë. Ai ka tentuar të më qëllonte edhe pësoi. 1 muaj e kanë dënuar me burg. Gjykata e ka cilësuar si rast “tentim për vrasje”, por ai thotë që e kanë paguar. Edhe që ka pasur plan të më mbysë po për fat isha me policë në momentin kur ka tentuar të më sulmojë.

Mendoni se ka lidhje me showbizin?
Jo, jo. S’ka të bëjë me showbizzin, Por mendoj se të bëjë me median. Me Indeksonline, portalin tim.

Për cilin dyshoni?
Andej janë të gjitha pistat. Për sa i përket showbizzit, të gjithë i kam miq, s’kam asnjë marrëdhënie të keqe me asnjë. Me të gjithë jam mirë.

Po pse me Indeksonline?
Po, lajme nxjerrin.

Ju dyshoni për ndonjë? Që ju ka kërcënuar mbase dhe me parë?
Ka të bëjë me ndonjë lajm. Jo, jo. S’më kanë kërcënuar mua, por mbase ndonjë lajm i ka irrituar njerëzit. Sepse unë nga ana tjetër jam mirë me të gjithë, s’kam probleme me asnjë.

Nuk më thatë nëse dyshoni për ndonjë konkretisht?
S’kam asnjë dyshim për momentin.

Dmth s’ju ka rrahur, tentoi t’ju dhunonte?
Tentoi të më mbyste, por shokët që kisha me vete ndërhynë menjëherë.

Ndërkaq shumë thashethemeve qarkullojnë për këngëtarin dhe të dashurën e tij të re. Pas daljes së fundit duket se të dy janë shumë të dashuruar dhe shpesh në storyt e këngëtarit e shohim pakëz të nxjerrë si imazh. Pyetjes së fundit lidhur me thashethemet për fejesë menaxheri i Ledri Vulës u përgjigj:
Jo, jo nuk ka fejesë.

Tentuan ta hiqnin qafe, menaxheri i VIP-ave: Autori ishte me maskë, e kanë paguar Read More »

Zbulohet dita, ja kur do të fejohen Armina dhe Shkëlzeni

Ata janë një nga çiftet më të njohur të showbizit shqiptar dhe tashmë duket se dita e zyrtarizimit të lidhjes së tyre është afër.

Sipas burimeve të Gazeta Express mësohet se blogerja e njohur Armina Mevlani dhe djali ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzeni do të lidhen në fejesë ditën e nesërme brenda territorit shqiptar.

Detaje të tjera nga kjo ceremoni private ende nuk janë bërë të ditura, ndërkohë që çifti janë së bashku prej disa vitesh dhe gjithashtu kanë nisur edhe bashkëjetesën.

Zbulohet dita, ja kur do të fejohen Armina dhe Shkëlzeni Read More »

‘Se kuptoj pse të ftojnë ty në studio kur di të hapësh vetëm këmbët’,Kejvina ja kthen me ofendim komentuesit

Mbrëmjen e djeshme modela e njohur Kejvina Kthella ishte e ftuar në emisionin e mbasditës në Top Channel dhe këtë e ka treguar me anë të postimeve në Instagram.

Image

Teksa ka provokuar me një foto të postuar me këmbë të hapur, një fans i shkruan: “Se kuptoj pse të ftojn ty nëpër studio kur ndërkohë ti sdi gjë tjetër përveçse të hapësh këmbët”.

Ky koment ka mjaftuar ta acarojë modelen teksa i është përgjigjur: “Ashtu ëëë? Ndërsa unë mendoj që mami jot ka bërë shumë gabim që ka hap këmbët e ka shtuar një injorant mashkull më shumë në kët botë!”

Image

‘Se kuptoj pse të ftojnë ty në studio kur di të hapësh vetëm këmbët’,Kejvina ja kthen me ofendim komentuesit Read More »

Elvana Gjata e shpallur në kërkim, e motra vjen në Shqipëri për një arsye të rëndësishme

Teksa Elvana Gjata është shpallur në kërkim policor pas ngjarjes së 4 Tetorit në ish-Bllok, e motra e saj Migena Gjata pritet të vijë në Tiranë.

Migena Gjata është po ashtu një artiste, e cila ia përkushtuar zërin e saj muzikës operistike. Ajo do të vijë në Tiranë për një koncert në Pallatin e Kongreseve.

Ky është koncerti i dytë që Migena Gjata zhvillon në Tiranë brenda një viti. E motra e Elvanës jeton në Gjermani prej vitesh dhe ndaj dyshimet e para për vendndodhjen e Elvanës, pas ngjarjes, shkuan menjeherë për në Gjermani.

Elvana Gjata është shpallur në kërkim nga policia dhe pritet të dëshmojë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në 4 tetor në Tiranë, në zonën e ish-Bllokut, ku një person ngeli i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën.

Gjata është e dashura e Ervin Matës, i cili është shpallur në kërkim gjithashtu së bashku me 2 persona të tjerë, për ngjarjen e ish-bllokut.

Elvana Gjata e shpallur në kërkim, e motra vjen në Shqipëri për një arsye të rëndësishme Read More »

Ultimatumi i Edi Ramës lë pa punë prezantuesen superseksi

Para pak ditësh, Kryeministri Edi Rama paralajmëroi mediat që brenda 24 orësh të heqin nga transmetimi reklamat e kazinove dhe ato të basteve sportive.

gea braha

Ky vendim, u shpreh Rama, është masa e parë për të mbërritur deri në datën 31 dhjetor kur do të pushojnë së funksionuari kazinotë elektronike si dhe pikat e basteve.

Duket se ky vendim i Ramës prek një prej emisioneve të transmetuara nga “Supersport”. Bëhet fjalë për emisionin “Bar Skedina”. Ky emision bazohet te parashikimet e ndeshjeve, ku të ftuarit japin parashikimet e tyre për rezultatet e ndeshjeve, duke iu referuar kompanisë së lotos, e cila është pjesë e emisionit.

gea braha1

Mbetet për t’u parë nëse ky paralajmërim i Ramës do të çojë në mbylljen e emisionit, i cili këtë sezon drejtohet nga Gea Braha, ish-velina e “Fiks Fare”. Kujtojmë që në fillim programi është drejtuar nga Ilda Bejleri, më pas nga Bora Zemani dhe këtë sezon nga Gea.

Vetë Braha ende nuk ka bërë ndonjë prononcim, së ç’do të ndodhë me punën e saj në televizion. Katër vite më parë, Gea Braha preku botën e televizionit si velina brune e programit investigativ “Fiks Fare”. Prezantuesja, që ka studiur Financë, pas largimit si velinë, vazhdoi punën në po të njëjtën media si gazetare sporti, ku dhe krijoi miqësitë e saj me futbollistët.

gea braha4

Pak kohë më parë, ajo bëri një rrëfim ndryshe në media. Ajo nuk e fshehu që është e apasionuar pas televizionit dhe gjatë intervistës së saj shprehu dëshirën që në të ardhmen synon të ketë një emision të sajin.

“Nuk më pëlqen të kthehem aty ku e kam nisur, te kërcimi. Do të më pëlqente shumë të kisha një emision timin. Pse jo edhe një emision sportiv apo një emision që merret me showbiz. Nuk do të preferoja një emision politik, pasi nuk më tërheq aspak politika. Nëse më bëhet një ofertë për në fushën e modelingut, do të pranoja me kënaqësi. Unë si modele e kam nisur karrierën time dhe vijoj të jem e apasionuar pas modës. Unë aktualisht jam duke u marrë me një projekt timin. Ju them vetëm që do të qëndroj në ekran. Gjithçka që ka të bëjë me artin, mua më pëlqen”, citohet të jetë shprehur ajo.

gea braha3 gea braha2

Ultimatumi i Edi Ramës lë pa punë prezantuesen superseksi Read More »