ShowBiz

Maya shfaqet 8-muajshe shtatzënë dhe shkëlqen(foto)

Maya është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël! Në muajin dhjetor, këngëtarja e hitit “Motrat” do të bëhet për herë të parë, nënë e një djali. Por përpara se djali të vijë në jetë, Maya është kujdesur që të ketë kujtim barkun e rrumbullakosur dhe ka realizuar një set me foto ku shfaqet rrëzëllitëse.

Maya ka zgjedhur të veshë një fustan të bardhë i punuar me gurë dhe pupla, teksa mban në kokë një kurorë me lule. Ajo pozon në këmbë duke buzëqeshur, teksa njërën nga duart e ka tek barku i rrumbullakosur!

Dhe këngëtarja ndriçon nga nuri i shtatzënisë!

Gjatë një interviste me emisionin “Rudina”, Maya rrëfeu se shtatzënia për të nuk ka qënë fort e lehtë pasi ka probleme të shumta me ushqimin, si edhe gjumin. Megjithatë ajo nuk mundi ta fshihte emocionin që ka ndjerë për këtë dhuratë që e priste prej një kohe të gjatë.

Maya shfaqet 8-muajshe shtatzënë dhe shkëlqen(foto) Read More »

“Mban gjithmonë baluke”, Irma Libohova zbulon arsyen pse nuk ndryshon ‘look’

Këngëtarja e njohur e skenës mbetet një prej artistëve që i ka ndërprerë marrëdhëniet me kohën, jo vetëm sepse i ka qëndruar besnike profilit të saj, por sidomos sepse këngët ia ka dedikuar një publiku që dashuron muzikën e mirë, tekstin poetik mbi pentagram, si edhe mesazhin që përcjell arti i saj.

E ftuar së fundmi në emisionin ‘Rudina’  moderatorja e emisionit, Rudina e ka pyetur këngëtaren për look-un e njejtë, me floke të prerë shkurt dhe me baluke.

’Gjithë jetën njësoj! Nuk e ke ndjerë nevojën të ndryshosh?’ e ka pyetur Rudina.

’Jo Rudina.Njëherë që i bëra flokët kaçurrela më doli koka e madhe.Gjithmonë jam përpjekur të mbaj një raport me portretin.Kam preferuar të mbaj baluke që të mos zbuloj vetullat se i kam shumë të bukura.Domethënë i mbuloj hallet me kujdes’ rrëfeu Irma e cila më pas ngriti balluken dhe tregoi vetullat, duke zbuluar kështu dhe sekretin.

“Mban gjithmonë baluke”, Irma Libohova zbulon arsyen pse nuk ndryshon ‘look’ Read More »

Këngëtarja rrëfen mes lotësh: Mrekullia që më ndodhi tre ditë pas humbjes së bashkëshortit

Një jetë në skenë, me një repertor të gjerë e të larmishëm, me hite pa kohë e me këngë që i këndon me të njëjtin emocion i madh e i vogël, nuk e kanë ndryshuar Irma Libohovën, përkundrazi.

Këngëtarja e njohur e skenës mbetet një prej artistëve që i ka ndërprerë marrëdhëniet me kohën, jo vetëm sepse i ka qëndruar besnike profilit të saj, por sidomos sepse këngët ia ka dedikuar një publiku që dashuron muzikën e mirë, tekstin poetik mbi pentagram, si edhe mesazhin që përcjell arti i saj.

Këtë pasdite, Irma Libohova ishte e ftuar te “Rudina” për të rrëfyer disa prej projekteve të saj të fundit, angazhimet artistike, por ndau me publikun edhe disa copëza nga jeta private, për të cilat flet shumë rrallë.
Rreth një vit e gjysmë më parë, bashkëshorti i Irmës u nda nga jeta, por këngëtarja vendosi të ngjitet në skenë vetëm pak ditë pas ndarjes së tij. Amaneti i tij që ajo ta vazhdojë rrugën e saj e bëri edhe më të fortë… Sepse kishte një qëllim për të përmbushur e për ta çuar deri në fund.

Kishin kaluar vetëm tri ditë kur Besniku u nda nga jeta dhe Irma mësoi një lajm tjetër të bukur. Një jetë sapo kishte ikur, por një tjetër do të vinte. I biri i dha lajmin se do të bëhej gjyshe dhe, pikërisht në atë kohë, nuk mund të kishte ndjesi më të ëmbël, megjithëse e shoqëruar me keqardhjen që bashkëshorti nuk e mësoi dot: “Të gjithë më kishin thënë që është një ndjenjë shumë e mirë, është kështu, është ashtu, por kur e provon vetë, është tjetër gjë, është e mrekullueshme, e papërshkrueshme”, – thotë Irma për ndjesinë e gjyshes, të cilën e shijon shumë, edhe pse nuk kalon aq kohë sa do të donte me mbesën e vogël.

Lule është emri me të cilin është pagëzuar mbesa e vogël dhe për këtë zgjedhje Irma tha se ishte dëshirë e të gjithëve: “Ishte një emër i harruar. Ne donim një emër shqiptar. Emri përfaqëson identitetin tënd”, – shton më tej këngëtarja.
Nëse mund të quhet peng ai i mungesës së një vajze, tani Irma thotë se ndihet e plotësuar, pa pengje dhe aspak e vetmuar: “E kam thënë edhe herë tjetër, jam vetëm, por jo e vemtuar”, – përsërit ajo duke i mbajtur lotët me zor.

“Një jetë me ty”, një nga hitet më të bukura të Irmës, që ajo ia kushtoi bashkëshortit, dëgjohet në sfond dhe ia risjell këngëtares edhe një herë kujtimet e njeriut të zemrës që e sheh nga lart: “Gjithmonë bashkë… Derisa unë të shkoj atje, do të jetë bashkë me mua”, – tha, dhe, edhe pse premtoi që nuk do të derdhë më lot, e pati të vështirë t’i përmbajë. Pse duhet ta bënte, në fund të fundit? Pas saj, edhe ata që e panë, u përlotën njëlloj me të.

Këngëtarja rrëfen mes lotësh: Mrekullia që më ndodhi tre ditë pas humbjes së bashkëshortit Read More »

“Vazhdoj të t’them mirëmëngjes dhe natën e mirë”, përlot këngëtarja me dedikimin për babain

Këngëtarja e re por e njohur Arilena Ara ka humbur babain e saj kur ishte ende e vogël por ajo tregoi pak ditë më parë se ai ka qenë mbështetja më e madhe për të dhe për të arritur aty ku është. Arilena foli për një lidhje të fortë me të atin, e sot teksa ka postuar një video nga emisioni “Xing me Ermalin” ku ishte e ftuar ajo ka ndarë me ndjekësit në Instagram dhe një pjesë të dhimbjes së saj për humbjen e njeriut më të dashur.

“Babi.. Nuk do mjaftojë një jetë për të treguar dashurinë e madhe që kam për ty. Unë vazhdoj të t’them Mirmëngjes dhe Natën e mirë çdo ditë!
Është ndjesia më e bukur të thërrasësh BABA! Faleminderit për mesazhet e bukura që më keni dërguar.
Dashuri, Arilena”, shkruan këngëtarja.

“Vazhdoj të t’them mirëmëngjes dhe natën e mirë”, përlot këngëtarja me dedikimin për babain Read More »

Emina Cunmulaj bën dedikimin e rrallë për burrin e saj miliarder

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj është martuar prej vitesh me biznesmenin iranian Sam Nazarian, me të cilin ka dy vajza. Çifti po jetojnë në SHBA dhe në postimet e saj në rrjetet sociale modelja na tregon shpesh herë se familja e saj bën një jetë që çdokush do ta ëndërronte.

Së fundi ajo ka ndarë me ndjekësit në Intagram një foto shumë të ëmbël krah bashkëshortit të saj dhe ka bërë për të një dedikim të rrallë me fjalë nga zemra. “Ti je mbreti im dhe unë jam mirënjohëse për ty çdo ditë. Disa herë më çmend, por hej kështu ndodh zakonisht kur një femër Alfa ka përkrahë një mashkull Alfa. Gjithmonë pranë njeri- tjetrit”, ka shkruar Emina./b.l/noa.al/

Emina Cunmulaj bën dedikimin e rrallë për burrin e saj miliarder Read More »

“Erdhën në Tiranë, u bënë me vila”, gazetarja i përvishet Eni Çobanit: Bëre gafë…

Një reagim i papritur ka ardhur nga gazetarja Iva Tiço ndaj avokates Eni Çobani duke e sulmuar atë pas një shkrimi të avokates lidhur me vettingun. Por jo vetëm edhe për tagrin e shoqërisë që ajo përfaqëson të cilët u pasuruan shumë shpejt dhe pronat e patundshme të tyre nuk numërohen.

Nga Iva Tiço/ Dje ishte një nga shkrimet më të lexuara dhe më të komentuara në Tirana Post Eni Çobani, që duke folur në një intervistë për Vetting-un në sistemin gjyqësor, ishte e idesë që përjashtimi i të korruptuarve nga radhët e drejtësisë nuk ishte i mjaftueshëm, pasi atyre u duhet hetuar dhe konfiskuar pasuria e bërë me të padrejtë. Lajmi ishte ky, siç e kam përmbledhur në një fjali. Por, meqë juristja, e bërë e njohur në audiencën shqiptare si pjesë e programit e “Diela Shqiptare”, me një nga rubrikat me rekord shikueshmërie si “Shihemi në gjyq”, ka vendosur ta shpjegojë më qartë idenë e saj, ka vijuar më tej arsyetimin… Për të qenë të ndershëm, po e citojmë ekzaktësisht:

“Akoma sot jam përballë jush dhe realisht ndihem e fyer në personalitet, sepse jam një njeri i lindur në Tiranë, jam vajzë e dy intelektualëve, kam jetuar mirë, por nuk kam pasur mundësi të kem as vila, jo vilë në fshat, vilë në qytet, vilë në det dhe vilë në mal, por një shtëpi modeste, në të cilën vazhdoj të jetoj edhe sot. Po si është e mundur që ky njeriu që nuk e ka njohur Tiranën ndonjëherë, ka ardhur shumë vonë në Tiranë, është bërë multimiliarder, ka ushtruar edhe funksionet e gjyqtarit ose të prokurorit dhe del sot para meje e teje dhe nuk i bën përshtypje fare asgjë, biles del nga komisioni dhe thotë “E kanë marrë në mënyrë korruptive vendimin për mua, ose dhe politike?”

Edhe pse juriste, edhe pse gjykatëse popullore, edhe pse “bijë intelektualësh”, ligjërimi i mësipërm i Eni Çobanit nuk ndryshon fare nga ai i një fqinji në pallatin tim, lagje në zemër të Tiranës, që si banor autokton që është, nuk do që të paguajë as tarifat e administrimit të pallatit dhe proteston që ne jabanxhinjtë të kemi fjalën tonë në vendimmarrjen e shkallës, pasi pretendon që është ende pronari i tokës, edhe pse ka firmosur bashkë me të vetët për ndërtimin e pallatit… Me të e kam kollaj, e kaloj me një “ha… ha” sa herë më thotë ndonjë gjë të ngjashme, po me këtë zonjën Eni si t’ia bëj? Meqë është bijë intelektualësh dhe di ca më shumë sesa fqinji im, po tentoj t’ia shpjegoj pak më butë:
– Zonja Eni, nëse një gjykatës i korruptuar që ka lindur jashtë Tiranës dhe një i tillë i lindur në Tiranë janë të dy të fajshëm, i bie që të dy kanë faj njëlloj dhe mirë është t’u sekuestrohet pasuria të dyve.

– Zonja Eni, nëse një gjykatës apo çfarëdo punonjës i drejtësisë qoftë, është i korruptuar dhe nuk ka lindur në Tiranë, faji i tij nuk është se ka blerë vile dhe të del ty përpara, por sepse ka përfituar para me të padrejtë. Vila është një nga gjërat që tregon se ka para, por ka dhe shumë gjëra të tjera që e tregojnë këtë: veshjet, udhëtimet, paratë në bankë, shkollat e fëmijëve, aksionet në shoqëri tregtare, apartamentet që nuk janë vila, dyqanet, makinat e shtrenjta, çantat Hermes, lekët poshtë dyshekut etj., etj., (se nuk kam dhe aq shumë fantazi se ç‘mund të bëja me lekët po të isha njeri i drejtësisë).

– Zonja Eni, nëse një gjykatës i korruptuar, që ka lindur në Tiranë, për arsye të ndryshme nuk ka qejf të blejë vilë, është po aq i korruptuar si ai që vjen nga rrethet dhe blen vilë. Sërish i duhet konskuar pasuria dhe aq laçkë e plaçkë sa ka, paçka se jo vilë.

– Zonja Eni, ka shumë njerëz që nuk kanë lindur në Tiranë, që deri në njëfarë pike nuk u ka plasur fare se ku bie Tirana dhe për arsye të ndryshme, që nuk kanë domosdoshmërisht lidhje me korrupsionin, mund të kenë aq para sa të blejnë një vile ose disa të tilla. Ti si vajzë intelektualësh që je, i bie mos të të vijë mirë, por ja që kjo është jeta, ky është kapitalizmi. Dhe në kapitalizëm nuk ka lezet të shprehesh kështu “ka ardhur vonë në Tiranë”. Ja ka ardhur vonë, e ça pastaj? Të presë radhën thua? Sa të blejnë vila ata që kanë ardhur më herët?

– Zonja Eni, edhe unë si vajzë intelektualësh, e ardhur vonë në Tiranë, e kuptoj që ti nuk e ke me mua, se unë nuk jam në sistemin e drejtësisë (tek e fundit as vilë nuk kam, ja një apartament edhe më modest se ty kam, kredinë e të cilit e kam barrë ende dhe për ca vjet), por prapë nuk më rri hiç kjo shprehja. Nuk më rri as nga ky fqinji im që aq ka, mendo tani nga ty! Nuk është se më djeg, nuk kam asnjë kompleks kur e dëgjoj këtë fjalën “të ardhurit” apo atë tjetrën “jabanxhinjtë”, thjesht më bën për të qeshur dhe në shumë raste më dhimbsen ata që e thonë, më duken ca njerëz mendjembyllur, që pandehin se ky qyteti ku ata kanë lindur dhe janë rritur, për meritë jo të tyre, na paska pasur ca gjëra që të tjerët nuk i paskan dhe i vuakan… Më kujtohet sidomos një vajzë, që ashtu siç ke thënë ti dje në intervistë, bënte statuse në Facebook për privilegjin e të rriturit në mes të Tiranës. Më qëlloi njëherë që e çova me makinë atje ku kishte shtëpinë, jo tamam në mes, por diku në të dalë të Tiranës, rrugicë pas rrugice u gjenda në një shtëpi përdhese, ende me gropë septike në bahçe… Çfarë t’i thoje?! Unë s’i thashë asgjë, u ndjeva ca si fajtore që nuk prita radhën ta marr shtëpinë në qendër përpara saj, se helbete, kam ardhur ca më vonë.

– Zonja Eni, Shqipëria është e gjitha një provincë e prapambetur, ende tejet e skamur krahasuar me Evropën ku do që të bëjë pjesë, është ai vendi i mbrapshtë ku intelektualët dhe të pasurit prej vërteti, që nga viti ’45 e në vijim u zhdukën, u internuan, u shpronësuan, u vodhën, u nëpërkëmbën, nuk i lanë të shkolloheshin dhe nuk iu kthye thuajse asgjë mbrapsht. Dhe në atë kohë mizerje, në atë jetë të trishtë, intelektualë, punëtorë, të persekutuar ishin pak a shumë të barabartë në skamjen e përgjithshme, është si të bësh dallimin tani në familjet e varfra dhe shumë të varfra. Ndaj kur bëhen tani ligjërime të tilla me ndarje krahinore “ti ke ardhur që këndej dhe unë që andej” për mua është si të thuash “të pëgërat e mia vijnë më pak erë” (më falni shumë për krahasimin, por kur vjen puna për atë kohë, nuk më dalin krahasime as më të zgjuara, as më të bukura, as më erëmira).

– Dhe së fundi, zonja Eni, unë besoj që kjo është një gafë e jotja e bërë patëkeq. Ti nuk ke asgjë të përbashkët me këtë fqinjin tim, që aq ka, por ndonjëherë kështu është kjo bota jonë e televizionit. Kur merr pjesë në programe shumë popullore, fillon të ligjërosh në mënyrë popullore dhe shket e shkreta gojë e thotë të tilla gjëra… Sërish mendoj që je një grua e mençur, por ndoshta e keni këtë të keqe ju të rriturit në Tiranë. Ende mendoni se ka ca gjëra që ne të tjerëve na kanë munguar dhe na mungojnë. Ose mbase edhe, por ne të tjerët këtë s’e dimë. Unë së paku mendoj se në Tiranë thjesht ka më shumë mundësi për të bërë punë e para… Të tjerat mbase nuk i kuptoj…

“Erdhën në Tiranë, u bënë me vila”, gazetarja i përvishet Eni Çobanit: Bëre gafë… Read More »

Ja sa para fitojnë disa nga këngëtaret më të njohura shqiptare

Kur fitime marramendëse kanë këngëtaret e tallavasë që mbushin lokalet shqiptare, imagjinoni fitimet e atyre që janë të famshme në gjithë botën.

Këngëtaret shqiptare janë bërë të famshme në mbarë botën, dhe pas famës vjen fitimi që ju mundëson të jetojnë një jetë mjaft komode e luksoze.

Si gjithmonë ato do thonë se fansat janë dhurata më e mirë nga gjithë ky rrugëtim por na besoni kur themi se nuk kanë dalë me kaq pak fitim. Faqja e njohur online “NET WORTH LEAKS” tregon pasurinë e gjithë artistëve në mbarë botën, mënyrën e fitimit të parave, e madje llogarit dhe fitimet e çdo viti.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe për këngëtaret më të njohura shqiptare.

Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha e së fundmi Era Istrefi me anë të këngëve, koncerteve, eventeve, e promovimeve, kanë fituar dhe miliona dollarë.

Ajo e cila kryeson listën mes këngëtareve shqiptare më të paguara është Rita Ora me plot 20,500,000 dollarë fitime. Rita përpos muzikës, ka hyrë dhe në rrugën e modës, duke u bërë disa herë bashkëpuntore me firmën e njohur Adidas duke bërë pjesë të llogarisë së saj bankare miliona dollarë.

Pas Ritës vjen Bebe Rexha me një pasuri prej 11,000,000 dollarësh. Bebe është një nga ato këngëtare që ka bashkëpunimet më të shumta me yjet e njohura në botë, dhe sigurisht që pas këngës vijnë koncertet e turnetë nëpër botë që gjenerojnë miliona para.

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare e cila po ngjit suksesin shumë shpejt ka një pasuri prej 3,000,000 dollarë. Dua së fundmi është bërë pjesë e organizatës UNICEF, që sigurisht ka një tarifë të cilën bukuroshja shqiptare do ta ketë në xhep.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme është Era Istrefi me një pasuri prej 2,700,000 dollarësh. Bashkëpunimi me Will Smith dhe Nicky Jam në botëror i hapi shumë rrugë artistes shqiptare, e le të mos flasim për këngën e cila i hapi dyert e suksesit, “Bon bon”. Me atë këngë Era mori miliona klikime në rrjetin e madh Youtube, klikime që kthehen në para.

Përveç faktit që bëjnë një punë të cilën e duan me shpirt, ajo çka artistet marrin në këmbim është tejet e kënaqshme.

Ja sa para fitojnë disa nga këngëtaret më të njohura shqiptare Read More »

Renato Mekolli merr dhuratën që askush nuk e priste për ditëlindje

Shefi i kuzhinës më i famshëm në Shqipëi feston ditëlindjen.

Renato Mekolli është një nga kryekuzhinierët që ka marrë famë ndërkombëtarisht.

Emisioni i fundit që është është duke drejtuar, Hell’s Kitchen po i shton dhe më tepër vëmëndjen për shkak të reptësisë që ushtron ndaj konkurentëve.

‘Një tortë me pjata të thyera’ ka shkruar në postimin e tij Renato ku duket torta, një krijim mjaft I detajuar. /Expess/

Renato Mekolli merr dhuratën që askush nuk e priste për ditëlindje Read More »