ShowBiz

I shajnë një pjesë të trupit, por reagimi i Alketa Vejsiut është epik

Moderatorja Alketa Vejsiu është shumë e ndjekur në Instagram, ku shpeshherë ajo është në kontakt me fansat e saj, duke publikuar foto dhe video jo vetëm nga përditshmëria e saj por dhe nga jeta e saj private.

Në çdo dalje publike, si në ekran dhe rrjete sociale e kemi parë të kuruar deri në detaj dhe shpeshherë ajo kërkon dhe mendimet e ndjekësve të saj.

Në njërën prej fotove të fundit njëri nga ndjekësit i shkuran:

‘Shumë skandal, këmbët Alketa të vezullojnë shumë dhe i ke shumë katastrofë, por moderatorja nuk ja ka kursyer përgjigjen.

’ Jam shumë krenare për to se kam qenë ‘Beni ecën vetë’ kur shumë të tjerë s’ishin ngritur në këmbë ende. Ndaj, janë si janë, janë aleatet e mia më të mira në një rrugëtim të gjatë, por të mrekullueshëm. Kanë shkelur rrugë me gunga, pa asfalt, kanë ngjitur e zbritur shkallë. Vazhdojnë të pedalojnë në biçikletë drejt ëndrrash të reja…Faleminderit për vërejtjen, por s’i ndërroj dot. (Dhe nëse do të dish të vërtetën, më pëlqejnë shumë kur i shoh në pasqyrë!)’ shkruan Alketa.

I shajnë një pjesë të trupit, por reagimi i Alketa Vejsiut është epik Read More »

Dy muaj pas ngjarjes te ‘Blloku’, bëhet ‘e gjallë’ Elvana Gjata

Tashmë kanë kaluar dy muaj që nga vrasja në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, ku i pranishëm ishte edhe Ervin Mata, i dashuri i këngëtares Elvana Gjata dhe kjo e fundit nuk ishte bërë fare e gjallë. Nga postimet e shumta që bënte në rrjetet sociale, Elvana tashmë nuk poston asgjë.

Por kjo nuk do të thotë që këngëtarja nuk futet fare në Instagram. Në pjesën ku Instagrami të lejon të shikosh aktivitetet, pëlqimet apo komentet që kanë bërë ndjekësit e tu së fundmi, Elvana Gjata duket se ka qenë aktive. Ajo ka filluar të ndjekë dhe deputetin e Partisë Socialiste, Jurgis Qyrbjan.

Mbrëmjen e 4 tetorit nga përleshja me armë zjarri në ish-bllok humbi jetën Fabjan Gaxha, ndërsa u plagosën pronari i basteve sportive Ervis Martinaj dhe miku i tij Eljo Hato. Në kërkim u shpallën Ervin Mata, komandoja Mervjol Bilo dhe Fabjol Alushi dhe Ajaks Boshnjaku, i cili u vetëdorëzua mbrëmjen e sotme vetëm para pak minutash. Pak orë pas ngjarjes në prangat e policisë ra Geldo Hoti, mik me Ervin Matën i cili dyshohet se ka qëlluar me armë në momentin e ngjarjes.

Këngëtarja fillon të ndjekë deputetin e PS-së në rrjetet sociale./Shqiptarja

Dy muaj pas ngjarjes te ‘Blloku’, bëhet ‘e gjallë’ Elvana Gjata Read More »

Bëri sherr me konkurrentët, Bes Kallaku i ‘merr’ hakun Renato Mekollit

Renato Mekolli është kthyer në personazhin më të komentuar së fundmi për shkak të sherreve me konkurrentët në “Hell’s kitchen” ku nuk kanë munguar ofendimet e së fundmi edhe përplasjet fizike. Renato ishte i ftuar sot në “BE coffee” ku gjatë emisionit, Bes Kallaku i tha Renatos se nuk i shkon të bëjë si i fortë me dialektin që ka.

“Të kemi parë që je shumë i dh.unshëm dhe me të thënë të drejtën unë jam bërë merak se kam parë për shembull të fortë nëpër emisione apo debate që bëjnë ‘Ça je tu thon mor? Kush mor? Po bone ça jam tu t’thon’, me dialekt verior. Po të fortë ‘ça ben me ça ben’ s’kam pa”, u shpreh Besi.

“Po jam nga Fieri mo”, u përgjigj Renato.

Bëri sherr me konkurrentët, Bes Kallaku i ‘merr’ hakun Renato Mekollit Read More »

Kush janë dhjetë gratë më të pasura në Shqipëri?

Vilma Nushi është gruaja më e pasur në Shqipëri. Sipas klasifikimit të bërë nga revista “Monitor”, Nushi është aksionere e vetme e kompanisë Marketing & Distribution, e krijuar që në vitin 1997. Marketing & Distribution (M&D) një prej më të mëdhave në fushën e distribucionit, me të ardhura prej 8 miliardë lekësh në vitin 2017. Në vend të dytë janë femrat e familjes Hoxha. Familja zotëron 100% të Top Channel, televizionit më të madh në vend sipas të ardhurave, dhe 49% të aksioneve të shoqërisë së përpunimit të kafesë Valtelina (51% të aksioneve i shitën në fillim të 2018-s). Dy bizneset e tjera, Top Albania Radio dhe VGA (botim e prodhim reklamash) kanë peshë relativisht të ulët (në maj të vitit 2018, Vjollca Hoxha i ka dhuruar 40% të aksioneve që zotëronte tek Top Albania, Ervin Zenelit).

E treta renditet Ina Topalli, e cila zotëron 49% të Global Resource Trading, u rendit në vend të tretë sipas të ardhurave, pas dyfishimit të të ardhurave të kompanisë në 6.5 miliardë lekë. Kompania u krijua në shtator 2015 dhe njohu rritje të shpejtë të të ardhurave dy vitet e fundit. Fitimi në 2017-n ishte 20 milionë lekë (160 mijë euro).

Më poshte në listë është Një hyrje në vitin 2016, Melika Leka, me kompaninë e përpunimit të sallamit, EHW, këtë vit renditet e katërta ndër sipërmarrëset më të mëdha (sipërmarrësi Luan Leka, në prill 2016, kaloi një kuotë të aksioneve prej 33% te bashkëshortja, sipas deklarimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit). Merita Sheqi, në vend të pestë, është sot sipërmarrëse e kompanisë më të madhe të tregtimit të produkteve farmaceutike në vend, Rejsi Farma dhe e pesta nga kompanitë e drejtuara nga femra. Ajo e ka nisur aktivitetin e biznesit që në vitin 1999, së bashku me bashkëshortin. Dhjetëshja mbyllet me Donike Gega, Donika Mici, Mimoza Çobo, Nertila Kole dhe Romina Ylli./Tiranapost

Kush janë dhjetë gratë më të pasura në Shqipëri? Read More »

Zhveshjet e personazheve ‘VIP’, Mustafa Nano: Janë vetëm objekte sek.suale

Para ca muajsh unë u mora me vajzat që, për të arritur suksesin, zhvishen e ekspozojnë trupin e tyre në televizion.

Asëll-asëll, u mora me hiperseksualizimin e mjedisit publik. Sepse ky ishte në thelb shqetësimi im në atë kohë. Hiperseksualizimi.

Por askush nuk e mori atë opinion timin për atë që ishte. E morën për atë që donin. Dhe mbetën tek emri i një moderatoreje televizive, të cilën unë e përmenda për të ilustruar tezën time. Dhe e shitën të tërën si një debat mes meje dhe asaj. Madje, Alban Dudushi donte të organizonte edhe një ballafaqim timin me atë moderatore në studion e vet. Unë i thashë “jo”, kuptohet, pasi më rezultonte që Albani nuk e kishte kuptuar shqetësimin tim.

Ai e kishte marrë monologun tim si një gërricje timen, dhe aq, gjë që e bënë të gjithë njerëzit e cekët të vendit. Dhe Albani, a thua se i kish vënë vetes për qëllim të më zhgënjente mua pa kthim, bëri edhe një të pabërë tjetër. E bëri debatin mbi atë temë, por kish ftuar, për t’u hakmarrë për refuzimin që unë i bëra, edhe dikë që të hidhte llum mbi mua. Dhe vetë bënte sehir. Hëm! Unë nuk e di nëse Albani e di që unë nuk do ta bëja kurrë atë që bëri ai. As ndaj tij, as ndaj dikujt tjetër.

Por po rindalem te ideja që kam shprehur. Diskutimi mbi hiperseksualizimin është kompleks për më shumë se një arsye (jam marrë me këtë gjerë e gjatë në librin tim “Provocateur”), por unë po ndalem te njëra në mënyrë të veçantë. Në ka një gjë në këtë botën e sotme që e nxit maskilizmin e seksizmin, e që e përqesh barazinë mes gjinive si një arritje apo si një objektiv, kjo gjë është hiperseksualizimi i mjedisit publik. Thënë me fjalë më të varfra, kjo gjë janë vajzat e zhveshura që na shfaqen kudo, në kopertina revistash, në studio televizive, në spote publicitare, në skena koncertesh, në rrjetet sociale, deri edhe në filmat multiplikativë, që shihen nga fëmijët e vegjël.

Ju ka qëlluar të shihni filma me kartona që janë prodhuar për një audiencë të moshave fare të njoma? Në disa prej tyre, personazhet femra, që janë gjithashtu vajza të vogla, paraqiten me gjinj të hedhur, me të ndenjurat e kërcyera, me buzë të fryra e në përgjithësi me pamje sensuale. Jemi duke u kallur fëmijëve tanë që në moshë të njomë idenë se ato nuk janë gjë tjetër, veçse objekte seksuale.

Dhe pastaj çuditemi pse ato e kanë mendjen veç për t’u zhveshur. Po si të mos zhvishen? Atyre u është mbushur mendja tanimë se nuk mund të fitojnë ndryshe ndjekës, audiencë, popullaritet, famë. Nuk mund të fitojnë vëmendjen e të tjerëve, nuk mund të bien në sy, për rrjedhojë nuk mund të fitojnë para e sukses. Ndonjëra zhvishet edhe sepse dëshiron, të kuptohemi, por në përgjithësi zhvishen për të përdorur e shitur trupin e tyre. Tani, unë nuk jam me idenë që ne t’i ndalojmë të zhvishen.

Duan të zhvishen motrat Kardashian? Ok, le ta bëjnë. Do të zhvishet Bleona Qerreti e Enca Haxhia? Ok, le ta bëjnë. Do të dalë zbuluar deputetja e Kosovës, Duda Balje, dhe kështu të shkojë në Parlament?

Ok, le ta bëjë, siç e kishte bërë këto ditë, kur u pa në Parlament me një fustan transparent, që bënte t’i dukeshin krejt të mbathurat në ngjyrë të zezë. (Në fakt, këtë të fundit, unë nuk do ta lejoja. Sepse më duket e rëndë ta shndërrosh Parlamentin në një pasarelë. Është kundër natyrës së gjërave ky konfondim. Parlamenti është për tjetër gjë).

Por le ta zëmë se nuk ekziston ndonjë problem edhe në këtë pikë. Le të mos i pengojmë pra që ta bëjnë atë që bëjnë. Le t’i lëmë të zhvishen edhe për kënaqësinë e syve tanë, të burrave. Edhe për kënaqësinë e syve të mi, sigurisht.

Por në të njëjtën kohë ne, si shoqëri, duhet të biem dakord, se vajzat që zhvishen, nuk ka pse të vlerësohen për faktin që zhvishen. Ne duhet t’i vlerësojmë ato, mbi të gjitha, për zellin e tyre për t’u aplikuar, për të zhvilluar talente e dhunti të tyret, për punën, lodhjen, këmbënguljen, e cilësi të tilla të tjera. Ky është mesazhi që duhet të përcjellim.

Nëse ne vijojmë të inkurajojmë, promovojmë e të idolizojmë vajzat e zhveshura të patalentuara apo vajzat që të vetmin talent kanë të zhveshurit, ne nuk bëjmë gjë tjetër, veçse përcjellim mesazhin se roli i grave është të jenë në funksion të kararit e prehjes së burrave, se statusi i tyre është ai i objektit seksual, që zgjon dëshirat te meshkujt dhe që u ofrohet këtyre të fundit si shans për të zbrazur energjitë e tyre mishtore.

Mirëpo, ky është…. maskilizmi. Kjo është ajo që duam? Kjo është ajo që duan gratë? Nuk besoj. Gratë që kanë luftuar për të drejtat e grave, gratë që kanë sakrifikuar për këto të drejta, nuk kanë pasur në mendje, në asnjë version, zhveshjen si tregues e provë të barazisë me burrat.

Nga Mustafa Nano

Zhveshjet e personazheve ‘VIP’, Mustafa Nano: Janë vetëm objekte sek.suale Read More »

Prej 3 vitesh e lidhur me biznesmenin, Soni Malaj zbulon lajmin e mire per te gjithe fansat

Historia 3-vjeçare e dashurisë së Soni Malajt me biznesmenin Klevi do të kurorëzohet me martesë.

Është vetë këngëtarja e dashur për publikun, e cila ka konfirmuar se ata po mendojnë të nisin një etapë të re në jëtën e tyre.

“Po e rimendojmë edhe një herë”, sqaroi këngëtarja në emisionin ‘Jo vetëm modë’ në TV Klan.

Po ashtu, Soni tregoi se së shpejti do të sjellë një bashkëpunim me këngëtarin Gëzim Nika.

Prej 3 vitesh e lidhur me biznesmenin, Soni Malaj zbulon lajmin e mire per te gjithe fansat Read More »

Mesazhi i këngëtares, përlotet vajza e Manjola Nallbanit

Megjithëse në një moshë të re, ajo ka shkruar dy libra dhe me sa duket ka një rrugë të gjatë para.

Sindi është vetëm 14 vjeç dhe sapo ka botuar librin e saj të dytë. Kësaj radhe në gjininë e romanit, me titull ‘Njësoj të ndryshëm’, Sindi Tona, vajza e këngëtares së njohur Manjola Nallbani sjell për lexuesin një histori mjaft të veçantë dashurie, mes dy gjimnazistëve, përkatësisht një vajze të bardhë dhe një djali me ngjyrë.

Një histori që tejkalon dhe thyen çdo barrierë dhe paragjykim. E ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan ajo tregoi detaje rreth librit të saj, por edhe marrëdhënien e ngushtë që ka me nënën.

Ajo po ashtu mori edhe një videomesazh surprizë nga Manjola Nallbani, e cila tha publikisht se është krenare për vajzën e saj.

“O jeta e mamit. Ti e di që që në momentin që ke lindur unë të them ti je dhuratë e Perëndisë. Njëlloj kam edhe Megin, por sot është dita jote, momenti jot. Babi dhe Megi ndryshe nga ne të dyja nuk i duan kamerat dhe janë diskretë, më kanë autorizuar mua të të them që ti për ne je diell dhe të duam shumë. Nëse ti sot po shkruan kjo është shumë e vlefshme për mendjen dhe shpirtin tënd. Është diçka që pak nga brezi jot e bëjnë. Për mua nuk ka asnjë rëndësi profesioni që ti do të zgjedhësh. Unë dua që ti të bësh atë që të bën të lumtur. Dua të mbetesh po e njëjta Sindi. Nëse do të më pyesnin si e do vajzën, më mirë se kaq nuk do ta kisha kërkuar”, tha këngëtarja.
Fjalët e Nallbanit përlotën Sindin e cila tha se nuk i priste fjalët që nëna e saj i dedikoi./tvklan.al

Mesazhi i këngëtares, përlotet vajza e Manjola Nallbanit Read More »