ShowBiz

Lulet, protagonistet kryesore dhe “buzëqeshja” e Shën Valentinit

Marilyn Monroe këndonte që diamantët janë miqtë më të mirë të femrave, por jo të gjitha mund t’i kemi.

Ka diçka që arrin të na kënaqë dhe të na risjellë buzëqeshjen në çdo kohë, lulet. 

Dhe duke qenë se jemi në ditën e të dashuruarve, shumë prej jush mezi po presin të marrin lulet e radhës.

Por cili është kuptimi i vërtetë i tyre ?

Trëndafili i kuq mund të konsiderohet pa frikë si lulja më klasike e ditës të dashuruarve.

E kuqja simbolizon dashurinë, romancën, bukurinë dhe perfeksionin. Pavarësisht se mund ta keni përdorur një vit më parë , mbetet ende një zgjedhje e shkëlqyer.

Lule Gerbera është po ashtu një zgjedhje shumë e mirë për këtë Shën Valentin. Në pamje të parë ngjan me lule Margaritën, aq sa shpeshherë njerëzit i ngatërrojnë mes tyre.

Por lule Gerbera nuk mund të mos bjerë në sy falë ngjyrave të saj të ndezura. Kjo lule simbolizon bukurinë, pafajësinë dhe pastërtinë.

Tulipani është një lule shumë elegante dhe e fisme. Ai u kultivua fillimisht në Holandë gjatë shekullit të 17-të, por vitet e fundit gjendet pothuaj në çdo treg mbarëkombëtar. Forma e tij tipike e bën lehtësisht të identifikueshëm nga lulet e tjera. Përçon dashuri, ngrohtësi dhe brishtësi.

Orkidea simbolizon bukurinë, dashurinë, luksin dhe forcën e brendshme shpirtërore. E veçanta e kësaj luleje është se ajo fsheh edhe një mesazh shumë ekzotik joshjeje. Nëse dikush ju dhuron orkidea, dijeni që ai,ajo po ju fton drejt pasionit.

Luledielli, siç e tregon edhe vetë etimologjia e emrit është lulja e diellit. Kjo lule përçon ngrohtësi, dashuri të sinqertë dhe lumturi. Është një lule që ju ndihmon të keni humor të qëndrueshëm dhe të paqtë në çdo kohë.

Lule Iris gjendet në versione të ndryshme , herë në blu e herë në ngjyrë vjollcë të errët. Është një lule që tregon shpresë, besim dhe dëshirë për t’u plakur bashkë. Ndoshta ju nuk e dini,por lule Iris është kultivuar fillimisht në tokat e Ilirisë së lashtë, prej nga ka marrë dhe emrin Iris Illyrica.

Sipas ekspertëve të gjuhës së luleve, mashkulli që i dhuron femrës së tij lule gardenia është i gatshëm për një hap më serioz. Kjo lule i referohet dashurisë në stilin klasik, mashkull kavalier që i gjunjëzohet partneres së tij. Gardenia nënkupton pastërti,brishtësi dhe dashuri të vërtetë.

Mashkulli që i dhuron partneres së tij zambakë të bardhë ka shije të sofistikuara dhe e njeh deri në detaje personin që ka në krah. Kjo lule njihet për bukurinë, klasin dhe stilin e saj mbretëror. /atsh

Lulet, protagonistet kryesore dhe “buzëqeshja” e Shën Valentinit Read More »

Ermal Meta rikthehet me një tjetër koncert në Tiranë

Ju kujtohen emocionet e koncertit të Ermal Metës? Talenti shqiptar kthehet përsëri në Tiranën e tij, krahas 23 koncerteve në skenat më të mira në 19 qytete italiane.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili njofton se më 4 mars ai do të performojë sërisht për publikun shqiptar.

“Pavarësisht famës ndërkombëtare, Ermali s’e harron kurrë skenën shqiptare, ku këtë herë do të dhurojë një supershfaqje te Pallati i Kongreseve. Së bashku me katër artistë të talentuar italianë të ‘GnuQuartet’ do të sjellin një atmosferë magjike që nuk duhet humbur.
Kur? Më 4 mars, ndaj bëj grupin e shihemi atje”, – thotë Veliaj./atsh

Ermal Meta rikthehet me një tjetër koncert në Tiranë Read More »

Dua Lipa 1.9 milionë klikime për këngën e re ‘Swan Song’

Kanë kaluar vetëm 16 orë që kur Dua Lipa publikoi kolonën zanore të filmi “Alita: Battle Angel”, ‘Swan Song’ dhe janë regjistuar mbi 1.9 milionë klikime në gjigandin YouTube.

Kënga po rezulton një sukses i jashtëzakonshëm për Duan, e cila është bërë pjesë e disa skenave të filmit për të sjellë videoklipin muzikor.
“Alita: Battle Angel” mendohet të jetë një film fantastiko shkencor që do të pushtojë të gjitha kinematë botërore.

Filmi i ri do të dalë në kinema në ditën e të dashuruarve, 14 shkurt. /atsh

Dua Lipa 1.9 milionë klikime për këngën e re ‘Swan Song’ Read More »

Maya Vjen me klipin e saj më të ri “O po po po po”

Del klipi me i ri i kengetares se mirenjohur Maya “O po po po po”
Lajmin e ka bere te ditur vete kengetarja nepermjet rrjetit te saj facebook.

Teksti i plote:
Te nderuar dhe te dashur miq,dashamires,adhurues te kenges sime,po ju prezantoj klipin tim te quajtur thjeshte,”O po po po po”….,shume nga ju e keni pare dhe degjuar te “Maratona e kenges,” ne vere..
Mos petroni t’a shperndani,natyrisht ju qe do t’a pelqeni,me qellim qe te degjohet nga sa me shume njerez..
Ju kerkoje ndjese per mungesen time ketu ne rrjetet sociale,(arsyen ju e dini,i kushtohem teresisht bebit tim)
Vec kesaj,ndoshta pak e besdiseshme dhe per ju,nese cdo dite dhe 3 here ne dite t’ju postoje gjera te ndryshme te mijat,…
Uroje,qe kenga ime t’ju jape sado pak kenaqesi..
❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️❤️

-laberianews

https://youtu.be/3bZud3u1FII

Maya Vjen me klipin e saj më të ri “O po po po po” Read More »

Silva Gunbardhi rrëfen gjestin e saj njerëzor(video)

Diferenca e madhe shtresore në vendin tonë është e dukshme. Por ja që ka edhe nga ata njerëz që edhe pse të sukseshëm, nuk harrojnë ata që kanë qenë më të pafatë në jetë.

Një prej tyre është dhe këngëtarja e njohur Silva Gunbardhi, e cila ka zbuluar ditën e djeshme në emisionin “Why Not” të Roza Latit në Ora News, se si kishte ndihmuar me gjërat e nevojshme nje vajzë të braktisur në kazanët e mbeturinave.

“Djali im lindi në muajin e tetë dhe për këtë arsye, u detyruan mjekët ta mbanin në reanimacion sepse duhet ta mbanin në vëzhgim derisa ti zhvilloheshin tamam mushkëritë. Aty ngjitur ishte një fëmijë që e kishin braktisur prindërit. Gjithmonë Dalvit, ia vendosja qumështin te koka që nëse nuk isha unë aty, t’ia jepte infermierja. Një ditë nuk isha aty dhe më thotë infermierja me gjysmë zëri: “Silva, ta marr pak këtë qumështin e djalit tënd sepse nuk na ka ardhur ende furnizimi në spital.” Unë i thashë, të lutem merre komplet kutinë dhe dërgova Dafin ti blejë pampers, rroba, qumësht, i bleva dhe dy lodra.

Rasti i dytë ishte fëmija që hodhën tek kazani i plehrave, një vajzë që mbijetoi. E gjetën ata që hapën kazanët. Sapo mora vesh për atë vajzë, shkova direkt tek reanimacioni dhe asaj i bleva cdo gjë të nevojshme për një beb”, tregoi Silva. Këngëtarja shkaktoi një valë të fortë duartrokitjesh në studio dhe shumë mallëngjim.

Silva Gunbardhi rrëfen gjestin e saj njerëzor(video) Read More »

Rikthehet bujshëm prezantuesja s.eksi

Rikthimi i programit “E diell” po pritet prej kohësh, por deri në fillimin e tij duket se do të vijojnë ndryshimet.

E në fakt sipas burimeve të Gazetës Express një tjetër emër i njohur pritet t’i bashkohet prezantimit së bashku me Edi Manushi, Nevina Shtylla, Fjoralba Ponarin. Bëhet fjalë për moderatoren Einxhel Shkira.

Prej disa kohësh ajo i ka munguar ekranit, por duket se e “E diell” është programi që i kthehet televizionit.

Einxhel ka prezantuar në një sërë eventesh si Miss Shpipëria 2017 dhe gjithashtu në IN Tv programin dedikuar hip-hop “In Da Hood”.

Moderatoren e kemi parë shpesh edhe në rolin e modeles, ku ka pozuar në foto mjaft joshëse.

Rikthehet bujshëm prezantuesja s.eksi Read More »

Ermal Meta do të jetë edhe këtë vit në Sanremo

Ermal Meta do të këndojë përsëri këtë vit në Sanremo, festivali më i rëndësishëm i muzikës në Itali.

Meta bën me dije se do të rikthehet në Sanremo dhe se ndihet i nderuar që do të këndojë krahas Christicchit. Ai do të jetë jashtë garës këtë vit, ndërsa Christicchi do të garojë.

Ermal Meta tashmë ka marrë famë në Itali, pasi përfaqësoi Italinë në Eurovizion dhe u fut në top 10 e rezultateve finale vitin 2018-të./atsh

Ermal Meta do të jetë edhe këtë vit në Sanremo Read More »

Poni ndan lajmin e hidhur me fansat:”Kur të takova në spital në “New York” premtova se do të të këndoja në dasmë një ditë! Tre muaj luftove, por nuk ia dole”

Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore Poni, është shumë aktive në rrjete sociale ku ndan vazhdimisht momente nga jeta e saj artistike, përditshmëria, por edhe foto me djalin, që ndryshe nga shumë artistë të tjerë nuk e ka mbajtur kurrë larg vëmendjes së publikut.

Megjithatë ditën e djeshme, ajo ka ndarë një lajm shumë të hidhur: vdekjen e një fanseje, 22-vjeçare, të cilës bilbili i muzikës labe i kishte premtuar se do të këndonte në dasmën e saj.

’U bëre engjëll dhe pse engjëll ishe Alvina, vetëm 22 vjeçe! Kur të takova në spital në “New York” premtova se do të të këndoja në dasmë një ditë! Tre muaj luftove, por nuk ia dole. Ah sikur të ishte me radhë dhe me moshë gjithçka.

Prehu në paqe engjëll, këngën tënde te preferuar do ta këndoj sa herë do të kujtoj.”-shkruan Poni, duke ndarë gjithashtu disa momente nga vizita që i kishte bërë para pak ditësh në spital.

Poni ndan lajmin e hidhur me fansat:”Kur të takova në spital në “New York” premtova se do të të këndoja në dasmë një ditë! Tre muaj luftove, por nuk ia dole” Read More »