ShowBiz

Dua Lipa stiliste, prezanton linjën e saj të veshjeve

Ajo nuk është e talentuar vetëm në muzikë, por duket se së fundmi Dua Lipa ka dashur ta provojë veten edhe në fushën e modës.

Në një postim të bërë vetëm pak minuta më parë në rrjetet sociale, këngëtarja shqiptare lajmëron se më 3 shtator do të lançojë linjën e saj të parë të veshjeve për të cilën ka disa kohë që po punon.

Dua Lipa ka bashkëpunuar me markën Pepe Jeans për të krijuar koleksionin Dua Lipa & Pepe Jeans.

Fituesja e dy çmimeve Grammy, ka treguar se është inspiruar nga vitet ’90 për stilin e veshjeve të linjës së saj, duke u shprehur se ka pasqyruar veten e saj në gjithë linjën e Dua Lipa. /atsh

Dua Lipa stiliste, prezanton linjën e saj të veshjeve Read More »

Sytë jo vetëm pasqyrë e shpirtit, por dhe e shëndetit

Sytë nuk janë vetëm pasqyrë e shpirtit, por edhe e shëndetit. Përmes tyre ju mund të dalloni nëse ju vuani nga një sëmundje e caktuar. Shenjat e mëposhtme nuk duhet t’i neglizhoni, pasi pas tyre fshihen informacione të rëndësishme për shëndetin tuaj.

1. Dalja e bycave në të njëjtin vend, ne mënyrë të shpeshtë
Bycat mund të jenë të dhimbshëm dhe irrituess, por zakonisht ata zhduken pas disa ditësh. Nëse ju keni një byc për më shumë se tre muaj, kjo mund të jetë shenjë e një kanceri të rrallë të njohur si tumor dhjamor sebaceous gland carcinoma.

2. Rënie vetullash
Rënia e vetullave ndodh për një sërë arsyesh e njëra prej tyre është tregues i sëmundjeve që lidhen me tiroidet.

3. Vizion i paqartë
Nëse ju jeni një përdorues i shpeshtë i kompjuterit, mund të përjetoni djegie sysh apo vizione të paqata. Kjo gjendje është rezultat i sindromës së vizionit kompjuterik.

4. Një pikë e bardhë “verbërie”
Nëse ju shihni gjihtmonë një pikë të bardhë, dhe kur ajo nuk ekziston përpara syve tuaj, kjo është shenjë e migrenës e për një kohë të shkurtër mund të shoqërohet me dhimbje koke.

5. Sy të fryrë
Nëse ju nuk jeni të lodhur, keni fjetur mjaftueshëm, por sërisht i keni sytë e fryrë mund të vuani hyperthyroidism, një sëmundje që lidhet me tiroidet.

6. Kur e bardha e syve merr ngjyrë të verdhë
Kjo gjendje lidhet me verdhëzën. Ajo shpesh shfaqet tek të sapolindurit me funksion të kufizuar të mëlçisë, por mund të shfaqet edhe tek të rriturit.

7. Shikimi i paqartë dhe humbja e vizionit mund të jetë tregues gjithashtu i sëmundjes diabet tip 2.
Kjo gjendje ndikon në sistemin e qarkullimit të gjakut të syrit.

8.Nëse ju përjetoni vizione të dyfishta mund të jetë shenjë e një goditjeje në tru./atsh

Sytë jo vetëm pasqyrë e shpirtit, por dhe e shëndetit Read More »

Mrekullitë e kuzhinës që ju ndihmojnë kundër djegies nga plazhi

Vera erdhi dhe sapo shkojmë në plazh, të gjithë pësojmë diegie, në rastet kur nuk mbrojmë veten nga temperaturat e larta dhe rrezet e dëmshme.

Skuqja e trupit është tepër e dhimbshme, ndërsa të gjithë, qoftë edhe një herë, e kemi provuar metodën e mamave apo të gjysheve tona, të cilat na kanë këshilluar të vëmë kos në pjesën e dëmtuar të lëkurës.
Mirëpo, nuk është vetëm kosi “mrekullibërësi” i kuzhinës për këtë problem. Ka edhe disa produkte të tjera tepër efektive.
Aloe Vera – Xheli i Aloe Verës është zgjidhja ideale në rast se e keni tepruar me qëndrimin në diell pasi përmban antioksidantë që luftojnë inflamacionin e lëkurës. Mund ta aplikoni direkt në lëkurë duke e masazhuar me lëvizje të lehta ose të formoni kuba akulli me xhelin e aloe verës dhe me to të lyeni zonën e djegur. Këshillohet që degët e aloe verës të qëndrojnë fillimisht në frigorifer para përdorimit.
Qumësht – Pse të përdorni kosin kur keni qumështin? Acidet laktike të këtij të fundit hidratojnë lëkurën duke i dhënë ndjesi freskie lëkurës së skuqur. Në një tas shtoni një gotë qumësht të ftohtë dhe 2 filxhanë kafeje ujë. Merrni një top pambuku dhe lyeni lëkurën disa herë në ditë. Përsëriteni trajtimin derisa lëkura të shërohet plotësisht.
Kamomil – Bima e kamomilit ka në përmbajtjen e saj përbërës me veti antiinflamatore dhe qetësuese. Zieni pak çaj kamomili dhe lëreni të ftohet. Më pas lyeni trupin me të. Ju mund të përgatisni gjithashtu kuba akulli me kamomili, të cilat do ju falin një ndjenjë të mrekullueshme freskie gjatë masazhit. /atsh

Mrekullitë e kuzhinës që ju ndihmojnë kundër djegies nga plazhi Read More »

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martese dhe tashme janë zyrtarisht burrë e grua!

Kengetaret Alban Skënderaj dhe Miriam Cani kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martese dhe tashme janë zyrtarisht burrë e grua!

Të dy kanë ndarë me ndjekësat e tyre disa foto nga momentet e dasmës, ku shfaqen së bashku me vajzën e vogël, Amelin.

Në postimin e tyre ata shkruajnë:

“PO! U deshën 12 vite që të quheshim zyrtarisht Burrë e Grua, por në zemër kemi qenë dhe jemi ende ata dy të rinj ëndrrimtar që përtej ceremonive gjithmonë e kanë ndjerë thellë në shpirt se janë bërë për njëri-tjetrin. U deshën 12 vite të thonim PO, përpara Zotit dhe njerëzve që na duan por në të vërtetë zemrat kanë thënë përgjithmonë PO, nga momenti i puthjes së parë!”

Ceremonia e martesës duket që është mbajtur në ishujt Maldive, në datën 7 maj ashtu si dhe ata vetë kanë shkruar, ku Miriam dhe Albani shfaqen të dy të veshur me të bardha.

Në vazhdim të deklaratës të tij këngëtari shprehet se ky moment i shënuar merr jetë në sipërfaqen e një ishulli të pabanuar.

Ata e mbyllin këtë postim duke thënë, “PO … deri sa vdekja te na ndaje!”

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martese dhe tashme janë zyrtarisht burrë e grua! Read More »

Artistet shqiptare po kryesojnë klasifikimet muzikore ndërkombëtare

Këngëtaret me origjinë shqiptare kanë pasur goxha sukses vitet e fundit në skenën muzikore botërore dhe revista amerikane “Billboard” u dedikoi një artikull, duke theksuar talentin e artisteve shqiptare.

Në dhjetor 2018, Bebe Rexha postoi një foto së bashku me Dua Lipën, me përshkrimin: “Dy shqiptare të nominuara për “Grammy”. Për të gjitha vajzat shqiptare dhe të gjitha vajzat anekënd botës, gjithçka është e mundur, ndaj mos hiqni kurrë dorë nga ëndrrat tuaja”.
Një muaj më vonë, sërish Rexha kërkoi një bashkëpunim kuqezi edhe me Rita Orën e Ava Max”, shkruan “Billboard”.
Rexha ka thyer rekordin në klasifikimin e “Billboard”, duke qëndruar për rreth një vit në krye të klasifikimit të “Hot Country Songs”, për “Meant to be”, bashkëpunimi me “Florida Georgia Line”.
Lipa udhëhoqi “Mainstream Top 40” për katër javë me “New Rules”, Ora hyri me dy këngë në top 10 të “Dance Club Songs”, ndërsa Max depërtoi në Top 20 të “Hot 100” me këngën debutuese “Sweet but Psycho”.
Revista shkruan se këto artiste kanë prindër shqiptarë, edhe pse kanë lindur në vende të ndryshme, Rita Ora në Kosovë, Bebe Rexha në Brooklyn, Dua Lipa në Londër dhe Ava Max në Milwaukee.
Një tjetër emër, talent shqiptar është Njomza, një bashkautore e hiteve të Ariana Grandes, “Thank U, Next” dhe “7 Rings”. E lindur në Gjermani dhe e rritur në Chicago, ajo thotë se tranzicioni i Shqipërisë nga komunizmi në demokraci në vitet ’90 ka ndezur kreativitetin e gjeneratës së saj.
“Nëse ka diçka që po na shtyn përpara është ambicia që kemi si komb. Vullneti për të krijuar një jetë më të mirë”, shprehet Njomza. /atsh

Artistet shqiptare po kryesojnë klasifikimet muzikore ndërkombëtare Read More »

Surprizat e horoskopit për sot

Dashi

Do të kaloni nga një periudhë aspak e këndshme, në një tjetër ku nuk do ju mungojë shpirti i iniciativës. Mërkuri do të hyjë në shenjën tuaj dhe kjo gjë do të dyfishojë nismat interesante. Kush dëshiron të tregojë që është i zoti, mund ta bëjë fare mirë. Rikuperim parashikohet edhe në sferën sentimentale.

Demi
Parashikohet një ditë interesante sa i takon formës fizike, ku do të dukeni më së miri. Kush po mundohet të gjejë një zgjidhje, mundësitë janë të mëdha. Këshillohet që ti përballoni ditët qetësisht. Mund të ketë ndonjë vonesë të mundshme, ndaj bëni mirë të veproni me kujdes në gjithçka.

Binjakët

Nuk keni përjetuar momentin më të mirë sa i takon ndjenjave, ndoshta për shkak se raporti në çift ka qenë i komplikuar. Gjithçka ka të bëjë me njerëzit që ju rrethojnë, të cilët nuk janë të kënaqur, por edhe për shkak se mund të keni kaluar një ndarje. Megjithatë situata do të vijë drejt përmirësimit, ku do të keni një dëshirë të madhe për të dashuruar. Mundësitë nuk do të mungojnë edhe për të rindërtuar historitë që mund të kenë pësuar krisje.

Gaforrja

Kërkohet pak më shumë vëmendje në punë, por edhe në raportin në çift. Veçanërisht kjo ka të bëjë me ata që kanë një aktivitet të tyren apo punojnë me një ortak, pasi ka ende gjëra të paqarta. Parashikohen mundësi të shumta zgjidhjeje.

Luani

Ky moment është mjaft i favorshëm për lumturinë tuaj. Ata të cilët së fundmi nuk arrinin të kënaqeshin, do të kenë mundësi për të përjetuar momente të këndshme. Mundohuni që të gjeni kohë vetëm për veten dhe të mos mendoni për pak çaste për punën.

Virgjëresha

Në këtë fazë të jetës tuaj, po jetoni disa situata vendimtare. Çdo gjë që ju propozoni zgjat shumë pak, gjë që ju bën të pyesni veten, nëse po bëni gjërat e duhur. Ditët në vijim do ju sjellin ndonjë këshillë më shumë se si të dilni nga kjo situatë.

Peshorja

Në këtë periudhë ndjeni nevojën për të përmbysur situatat që nuk ecin, por ndiheni të dekurajuar. Ata që kanë marrë një detyrë të rëndësishme, tashmë po kuptojnë se në fakt, ishte një mashtrim i madh. Mund të bëhet fjalë për një projekt apo çështje ekonomike.

Akrepi

Mërkuri do të ketë ndikim neutral në shenjën tuaj, ndaj vlerësoni më mirë situatat profesionale, të cilat janë vërtetë të rëndësishme. Jo çdo gjë mund të zgjidhet sa hap dhe mbyll sytë. Ka edhe nga ata që duhet të bëjnë një zgjedhje të rëndësishme. Intuita do ju ndihmojë.

Shigjetari

Ka ardhur momenti që të mendoni lidhur me gjërat më praktike. Kështu që nëse keni gabuar, ka ardhur momenti për të ndryshuar. Do të jeni të karikuar me energji dhe nuk do të tërhiqeni para asgjëje. Bëni kujdes veçse, pasi për një pozicion pune duhet të përgatiteni shumë. Përqendrohuni në atë që dini të bëni, duke nxjerr në pah aftësitë tuaja.

Bricjapi

Duket se ka ardhur momenti për të analizuar me kujdes të gjitha situatat profesionale dhe në fushën e ndjenjave. Zakonisht jeni të kuptueshëm dhe arrini ti dëgjoni të tjerët, por nëse vendosni që të mbylleni, vështirë se mund t’iu bindë njeri për të kundërtën. Duhet të mundoheni që të mos tregoheni shumë të kuptueshëm me këdo. Kjo sjellje mund ndikojë edhe në sferën profesionale.

Ujori

Parashikohen keqkuptime dhe tensione. Nuk do arrini që ta kuptoni se ku po gaboni dhe do jenë të tjerët ata që do ua vënë në dukje. Me të lindurit e shenjës së demit dhe luanit, mund të keni marrëdhënie të veçanta. Mundohuni që të bëni diçka më shumë, sidomos për të përmirësuar situatën ekonomike.

Peshqit

Do të jeni disi të përhumbur, ndaj mundohuni që të zgjidhni një problem të vogël personal. Duhet të veproni me kujdes sidomos sa i takon dashurisë dhe sidomos lidhjeve që kanë kohë që zgjasin. Të matur duhet të tregoheni edhe në lidhje me të lindurit e shenjës së binjakëve dhe shigjetarit. Mund t’iu jetë komplikuar jeta me një person që nuk ju meriton. Bëni mirë që të mbyllni ndonjë çështje të lënë hapur nga e kaluara.

Surprizat e horoskopit për sot Read More »

Zbulohet lidhja e Arbana Osmanit me regjisorin, dalin fotot

Nëse do i besonim ligjit të tërheqjes që shpjegohet në librin “Sekreti” të autores Rhonda Byrne, atëherë mund të themi se moderatores së njohur të “Top Channel”, Arbana Osmani, i ka ndodhur pikërisht kjo magji.

Duket se misioni i saj televiziv për të bërë njerëz të lumtur me formatin “Dua të bëj të lumtur”, e bëri atë vetë të lumtur, pikë së pari dhe regjisorin shtatlartë e të qeshur të programit, Eduart Grishaj.

Nuk do të inspiroheshim rastësisht në këtë atmosferë Shën Valentini për ta bërë lajm këtë romancë të bukur që ka nisur mes dy kolegësh në televizion, nëse ata të dy të mos e ndjenin aq shumë, sa nuk munden dot më ta mbajnë vetëm për vete.

Dhe janë miqtë dhe kolegët e tyre gjithashtu që na e konfirmojnë këtë histori dashurie që ka kaq shumë pasion brenda saj. E dalë nga një histori e gjatë 16-vjeçare me financierin Ardit Kero (me të cilin ka një djalë), për Arbana Osmanin mund të themi se kur mbyllet një derë, hapet një tjetër.

Përveç dëshmitarëve që i shohin bashkë Arbanën dhe Eduartin tek dalin për një gotë në kohën e lirë, ndjekësit kanë vënë re afeksionin e tyre të bukur që e dëshmojnë me mesazhe të ëmbla dhe ngacmime në “Instagram”, që flasin për afrimitetin e tyre jashtë punës.

Për të mos folur për puthjet që bëjnë, sytë zemra dhe zemrat që shkëmbejnë, të bindur tashmë se ajo që ndjejnë për njëri-tjetrin është diçka e madhe dhe për të mos u mbajtur vetëm për vete. Komenti i parë i Arbanës në foton e Eduartit që bëri përshtypje, ishte kur ajo i thoshte: “Ai momenti kur kupton se ke harruar të çosh sms-në e parkimit” dhe që Eduarti iu përgjigj: “Arbana Osmani ma bëj pra një parkim!”.

Komentit të saj pasues “Je shumë i bukur gjithsesi”, ai ia kthen me një zemër. Për të vazhduar me të tjera komente kur ajo i thotë “Pa shih çfarë ylli” dhe Eduarti i vë vulën marrëdhënies së tyre ndërsa i deklaron hapur “Të kam zemër unë ty”. Këto komente u shkëmbyen vetëm një javë më parë kur pasi Eduarti postoi në “Instagram” foton e tyre bashkë, me diçiturën “backstage”, ku pozojnë të ulur pranë njëri-tjetrit dhe të veshur në stilin sport. Pra, e thënë shkurt, duket se dashuria e tyre ndjehet në ajër dhe ata nuk mund të fshehin më. Por këtyre momenteve në paskuinta, nuk u kanë munguar ato në ekran në rastin kur Arbana e falënderoi regjisorin për programin, duke nxjerrë me kamera edhe portretin e tij në mënyrë që publiku i “Dua të të bëj të lumtur” ta njihte dhe në portret.

Kujtojmë që nëntë muaj më parë, kur u mbyll sezoni i kaluar i programit, ishte Eduarti ai që me anë të një statusi e konsideroi si një “kalim prove”, pasi iu besua atij regjia e një programi në prime time, në një televizion të madh si “Top Channel”.

Në fund të sezonit, djali nga Malësia e Madhe, i dedikoi një mesazh falënderues Arbana Osmanit, prezantueses që i besoi talentit të tij duke i dhënë këtë mundësi të madhe.

Ai e shoqëroi mesazhin e tij publik me një video ndërsa shkruante: “Ishe ti që besove tek unë. Ishe ti mbështetja ime më e madhe. Në qoftë se unë kam arritur të bëj diçka të mirë në këtë projekt, është çdo gjë falë motivimit që mora nga ty. Jam me fat që isha pjesë e skuadrës tënde! Për një gjë jam i sigurt, je e vetmja në këtë vend që mund të bëjë një emision të tillë. Profesionalizmi yt do të jetë gjithmonë frymëzim për mua në çdo hap që do bëj unë! Faleminderit Arbana Osmani!”, shkruante Eduart Grishaj.

Kujtojmë që Eduart Grishaj e ka nisur aktivitetin e tij si kameraman para shumë viteve, në Televizionin “Rozafa” në Shkodër, ku pasi fitoi eksperiencën e nevojshme, iu drejtua Tiranës, duke u angazhuar në “Top Channel”.

Brenda pak vitesh, Grishaj arriti të fitonte besimin për regjinë e një programi shumë të rëndësishëm në këtë televizion, duke ia dalë me sukses. Tashmë, ai është krahu i djathtë i Arbanës, që është padyshim një nga moderatoret më të mira, e cila e filloi karrierën e saj në “Top Albania Radio” në të 20-at. Prej vitesh është një nga personat më të rëndësishëm në televizionin ku punon, ku ka moderuar një sërë projektesh të rëndësishme

Edhe pse ka qenë e martuar me letra me Ardit Keron, ajo e ka mbajtur gjithmonë larg vëmendjes familjen e saj, ndonëse së fundmi nuk mungojnë fotot me të birin.

Foton e parë me bashkëshortin për 16 vite, Arbana e postoi në pranverën e 2014-s, ku ajo dukej e lumtur, ndërsa ai Eduart Grishaj është djali sharmant që ka rrëmbyer zemrën e moderatores pas divorcit të saj personazhe e puthte në ballë. Fansat e saj panë për herë të parë burrin e Arbanës (në një foto të publikuar me dëshirën e saj), edhe pse në atë vit kishin 12 vite të martuar.

Fotot e publikuara deri në atë momente në media ishin ato të shkrepura nga paparacët, kur ata shkonin çift në ndonjë aktivitet publik ose për jetë nate. Faktin që moderatorja po jetonte një martesë të celebruar, e bëri publik para katër vitesh, kur u vesh nuse në sfilitën e “Geraldina Sposa”. Osmani pohoi se s’kishte plan të vishej nuse në jetën reale, pasi nuk i pëlqente të ndante intimitetet nga jeta private me të tjerët.

Ndërkohë që ajo zbuloi një fakt interesant, që prej vitesh jetonte me bashkëshortin në një qytet tjetër që s’ishte Tirana, për shkak të punës së tij dhe udhëtonte çdo ditë në kryeqytet për të punuar në televizion. Edhe pse një personazh publik, pas celebrimit kishte pranuar të merrte mbiemrin e burrit nga Tirana, duke figuruar në regjistrat e Gjendjes Civile si Arbana Kero, jo Arbana Osmani.

Ndërkohë, tashmë këtë mund ta konsiderojmë një kapitull të mbyllur, pasi dikush tjetër ka vendosur ta bëjë Arbanën të lumtur dhe anasjelltas./albeu

Zbulohet lidhja e Arbana Osmanit me regjisorin, dalin fotot Read More »

Urimin i veçantë i Era Istrefit për ditën e Pavarësisë së Kosovës!

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Era Istrefi, uroi me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Era Istrefi këtë urim e bëri në mënyrë të veçantë, duke bërë simbolin e shqiponjës.

Në mesazhin e urimit shkruan:

“Happy independence day Kosovo”.

Era Istrefi ka qenë pjesë e kampionatit botëror “Rusia 2018”, ku edhe ka përformuar atje së bashku me Will Smith me këngën zyrtare të këtij kampionati “One Life”.

Urimin i veçantë i Era Istrefit për ditën e Pavarësisë së Kosovës! Read More »