ShowBiz

Jonida Maliqi flet për herë të parë për divorcin nga ish-bashkëshorti

Jonida Maliqi ka folur për herë të parë për divorcin nga ish-bashkëshorti i saj në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare. Ajo është shprehur se ka tre vite që është ndarë dhe se ka gjenë përiudha më e vështirë për të sepse në mes ishte dhe djali i tyre.

Ardit Gjebrea: Si e more vendimin për të bërë divorcin?

Jonida Maliqi: Ishte shumë e vështirë, duke marrë në konsideratë që edhe se me ish-bashkëshortin tim ka kaluar gjysmën e jetës sime, 17 vjet dhe jam divorcuar në moshën 34-vjeçare. Kanë kaluar tashmë 3 vite.

Ardit Gjebrea: Ke qenë 17 vjeç kur e njohe, apo jo?

Jonida Maliqi: Po shumë e vogël. Ruaj kujtime shumë të bukura. Gjithçka erdhi ndoshta për shkak të konsumit edhe të disa arsyeve të tjera të cilat mbeten dhe do doja që të ishin personale. Ka qenë një ndër vendimet më të vështira të jetës sime.

Ardit Gjebrea: E morët bashkë?

Jonida Maliqi: Ishte vendimi im fillimisht, pastaj rrugëtuam të dy sepse për sa kohë dy njerëz nuk komunikojnë më, nuk gjejnë më gjuhën e përbashkët me njëri-tjetrin.

Ardit Gjebrea: Si ia dole se ishte dhe djali?

Jonida Maliqi: Unë vij nga një familje shumë e shëndetshme dhe gjithmonë jam rritur me frymën që do kisha familjen ideale, perfekte dhe ishte ëndrra ime që ta realizoja atë me sukses dhe divorcin e quaj si një dështim timin. Duke jetuar me një standart shumë të mirë jetese, jam munduar që të mbaj të njëjtin standart.

Sigurisht ka qenë më e vështirë sepse tani jam një nënë e vetme, jetoj me tim bir, forca për të punuar falë zotit nuk më ka munguar, energjia jo. E vetmja gjë që kam punuar fort për veten time ka qenë ana psikologjike. Është shuëm e vështirë të marrësh një iniciativë të tillë, deri diku unë kam qenë si “Liza në botën e çudirave” kur kam përjetuar dashurinë e jetës sime.

Ardit Gjebrea: Ishte dashuria e parë?

Jonida Maliqi: Sigurisht! Ishte një dashuri shumë sublime, ishte ajo dashuri që ndoshta kur ti arrin një pjekuri fillon reflekton dhe ndonjëherë vë logjikën mbi ndjenjat e tua.

Ardit Gjebrea: Është më mirë kur i peshon gjërat, apo me zemër?

Jonida Maliqi: Unë mendoj se është kur gjen balancën sepse nuk mund t’i peshosh kursesi. /noa.al/

Jonida Maliqi flet për herë të parë për divorcin nga ish-bashkëshorti Read More »

Arditi ulet në krevatin e Jonidës dhe i thotë: Lejohet kaq apo jo?

Sot në rubrikën “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare ka qenë këngëtarja e njohur Jonida Maliqi. Një pjesë të intervistës Arditi dhe Jonida e kanë realizuar në shtëpinë e këngëtares, ku moderatori shkon tek dhoma e saj e gjumit dhe e zgjon nga gjumi.

Ardit Gjebrea: Mirmëngjes!Jonida Maliqi: Po ti çfarë do këtu?
Ardit Gjebrea: Elegante që në mengjes, e bukur e mirë, kështu fillon dita?

Jonida Maliqi: Ëhë (qesh).

Arditi ulet në krevatin e Jonidës dhe i thotë: Lejohet kaq apo jo?
Jonida Maliqi: Sigurisht, ç’është kjo surprizë e këndshme?

Ardit Gjebrea: E kemi lënë takimin poshtë tek “Jonida’s Room”, por thashë se cila është Jonida’s room e vërteta. Pse vetëm ti?

Jonida Maliqi: Pse me kë më prisje?

Ardit Gjebrea: Ti zakonisht zgjohesh vetëm?

Jonida Maliqi: Jonida’s Room përkufizon edhe punën time.

Ardit Gjebrea: Ti zakonisht zgjohesh vetëm?

Jonida Maliqi: Zgjohem me Danin.

Ardit Gjebrea: Kush nuk mungon në krevatin tënd?

Jonida Maliqi: Danushi edhe lepurushi.

Ardit Gjebrea: Edhe lepurushi, apo lepurushi është Dani?

Jonida Maliqi: (Qesh) More Ardit si e nis kështu ditën ti?

Ardit Gjebrea: Por biseda kur e niset në dhomën e gjumit si niset? (qesh) Je gjumashe?

Jonida Maliqi: Jo zgjohem nga ora 6:30-7:00.

Ardit Gjebrea: Kur fle?

Jonida Maliqi: Në orën 00:30-1:00. Mjaftohem me 3-4 orë gjumë, jam hiperaktive si natyrë

Arditi ulet në krevatin e Jonidës dhe i thotë: Lejohet kaq apo jo? Read More »

Mike Tyson, si e kapi në shtrat gruan e tij me aktorin e Hollivudit!

Është rikthyer në ring pas 15 vjetësh (ndeshja me Roy Jones Jr përfundoi në barazim), por jo të gjithë e dinë se Mike Tyson ka pësuar “grushte” të forta në jetën private.

Tyson, tashmë 54 vjeç, është martuar tre herë dhe duket se më në fund ka gjetur lumturinë. Aktualisht ai ka grua Lakihan dhe çifti bën një jetë më se normale pranë njëri-tjetrit.

Por, para se të martohej me të, Tyson kishte një lidhje me Robin Givens, që përfundoi me ‘zemër të thyer’.

Tyson u njoh me Robin në vitin 1988, ndërsa 11 muaj më pas u martuan. Por, lidhja e tyre nuk zgjati shumë dhe çifti u nda pas tradhtisë së gruas.

Mediat britanike shkruajnë se Mike e kapi ish-gruan në shtrat me aktorin hollivudian Brad Pitt. “Djalosh, mos më godit”, mësohet t’i ketë thënë Pitt asokohe, teksa ishte përballur me të.

“Duhej të shihnit pamjen e fytyrës së Brad”, ka shkruar Tyson në librin e tij, ku zbulon detaje nga tradhtia e ish-bashkëshortes.

Mike Tyson, si e kapi në shtrat gruan e tij me aktorin e Hollivudit! Read More »

Djali i Alfred Kaçinarit: Unë e përjetoj pjesën që në media transmetohet muzikë e turpshme, mua më vjen turp që has muzikë të tillë

Këngëtari Gjergj Kaçinari është një emër mjaft i lakuar nga mediat. I ftuar ditën e sotme në emisionin “Show Biz” në RTV Ora ai ka folur për pjesëmarrjen e tij në Festivalin e Këngës, duke mos lënë pa prekur dhe jetën e tij private dhe projektet e reja muzikore.

Gjatë bisedës Gjergji u shpreh se në ditët e sotme po transmetohet muzikë e turpshme sa dhe atij vetë i vjen turp që has muzikë të tillë në ambjentet që frenkuenton.

“Unë e përjetoj pjesën që në media, në çdo lloj media online, radio teleizion, transmetohet muzikë e turpshme.

Mua më vjen turp që has muzikë të tillë, qoftë në makinë radio, apo kudo tjetër.

Por, ti duhet të bësh kompromis me veten kur merr pjesë. Këto janë të mirat dhe të këqijat që ti nuk i shmang dot“, thotë Gjergji.

Djali i Alfred Kaçinarit: Unë e përjetoj pjesën që në media transmetohet muzikë e turpshme, mua më vjen turp që has muzikë të tillë Read More »

Arbana Osmani ndan lajmin e bukur me fansat

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë vetëm pak kohë më parë.

Në jetë erdhi vogëlushi Diell, portretin e të cilit nuk e kanë zbuluar ende.
Së fundmi, Arbana e ka vendosur të birin në gjumë dhe ka gjetur pak kohë për t’iu përgjigjur ndjekësve në Instastory.

Një ndër to e ka pyetur nëse do të rikthehet në shkurt me “Dua të të bëj të lumtur”, ndonëse sapo është bërë nënë për herë të dytë.

Moderatorja ka konfirmuar duke u shprehur se mezi po pret. “Po, nuk e di si do të organizohemi, por mezi po pres”, ka shkruar Arbana.

Arbana Osmani ndan lajmin e bukur me fansat Read More »

‘Se ka fajin d ashnorja nëse të ikën burri nga krevati’ Sh err në ‘Përputhen’

Emisioni i fundit i “Përputhen” u shoqërua me de bate të forta mes dy vajzave që po lu ftojnë për dashurinë e Fatjon Kuqarit.

D ebatet u zhvilluan mes Ana Lleshit dhe Melisa Lleshit.

Ana tha se Melisa shihej nga Fatjoni si objekt se ksi, pasi ajo e kishte shitur veten si të tillë.

Melisa, e cila është po aq impulsive sa Ana, iu përgjigj menjëherë duke i thënë se gabimin duhet ta kërkojë tek Fatjoni dhe jo tek ajo që ndërhyri mes tyre.

Duke qenë se Ana priste që Melisa të respektonte pëlqimin që ajo kishte shprehur që në fillim për Fatjonin, veprimet e saj e bënë të dyshojnë dhe t’i drejtohej me pyetjen: “Po luan gjë rolin e da shnores?”

Kaq është dashur që në studio të lindë debati i fortë ku u përfshinë edhe të tjerë.

Pjesë nga biseda:

Melisa Lleshi: Ju jeni bërë “tr adhton burri gruan dhe e ka fajin d ashnorja”. Po avash pak pra se të iku burri nga krevati, s’ta mori da shnorja me zor.

Ana Lleshi: Pse ty të duket gjë normale që në këtë rast të mbështesim da shnoren ne?! Ti këtë rol po luan?

Melisa Lleshi: Jo zemra ime! Kërko problemin tek Fatjoni! Këtë rol po ma jep ti, se më thua që ë sheh si objekt seksual, të çon në banjo, vjen tjetra hyn në mes të pëlqimit…

Ana Lleshi: Nëse ti po luan këtë rolin e da shnores… (duartroket duke ironizuar). Bravo! Të dashur meshkuj mund ta konsideroni si të tillë. Çfarë kisha për të sqaruar e kam sqaruar.

Melisa Lleshi: Unë s’jam ti që të qaj këtu sa herë të më sh ajnë. NOA.al/

‘Se ka fajin d ashnorja nëse të ikën burri nga krevati’ Sh err në ‘Përputhen’ Read More »

Aurela Gaçe dedikim special deputetit shqiptar: ‘Edhe sot ka burra patriotë’

Sot në Ditën e Pavarësisë, këngëtarja e mirënjohur Aurela Gaçe, ka vendosur t’i bëj një dedikim special deputetit shqiptar në Kuvendin serb.

Ajo i është referuar thënies së Shaip Kamberit, sot në ditën e Flamurit, duke e bërë atë publik, si një shenjë e lartë partiotizmi nga një politikan.

“Nuk ka diçka më të rëndësishme se identiteti. Mund të kemi para dhe punë, por nëse s’kemi identitet e gjuhë… ky flamur është përdorur nga shqiptarët që nga viti 1443 dhe është më shumë flamur kombëtar se shtetëror”, ka thënë ai, referuar SHAIP KAMBERIT.

Aurela ka ndarë krahas fotos së deputetit mesazhin e saj: “Edhe sot ka burra patriotë”.

“Nuk mund te qëndroja pa e postuar këtë zotëri që ka vendosur Flamurin Kombëtar Shqiptar në Parlamentin Serb, vetëm pak ditë më parë”, – u shpreh Aurela Gaçe.

Shaip Kamberi është deputet i trevave shqiptare të Luginës së Preshevës dhe Bujanovcit, në Kuvendin e Serbisë/NOA.al

Aurela Gaçe dedikim special deputetit shqiptar: ‘Edhe sot ka burra patriotë’ Read More »

Elvana Gjata bën super urimin për ditën e Pavarsise, Ermali bën komantin epik

Postimet e Elvana Gjatës në rrjetet sociale janë shumë të rralla, teksa prej kohësh ka munguar edhe në muzikë.

Sigurisht një përjashtim këngëtarja e ka bërë ditën e sotme, me rastin e 28 nëntorit kur ka bërë edhe një urim publik në rrjetet sociale.

Ajo ka postuar një foto ku shihet e veshur me një fustan me motive tradicionale, si një shqipe e vërtetë, duke improvizuar edhe krahët e shqiponjës, sikundër mund ta shihni në foto.

“Një komb,një gjak ,një flamur!”– ka shkruar këngëtarja krah fotos.

Postimi i saj ka entuzizmuar shumë fansat e sigurisht nuk kishte si t’i shpëtonte mikut të saj të ngushtë Ermal Mamaqi, i cili i lë gjithnjë komente epike.

Këtë herë ai është marrë me veshjen e saj, konkretisht me krahët e shqiponjës që Elvana i kishte sjell mjaft bukur në këtë look.

“Elvana mos fluturo shumë. Jo se duket që të kanë dalë flatrat në kokë!”- ka shkruar aktori duke shkaktuar shumë të qeshura në rrjet.

Elvana ende nuk ka reaguar, por presim nga ajo një reagim po kaq epik.

Elvana na ka munguar gjithë këto kohë, por javët e fundit flitet se ajo do vijë në një bashkëpunim me Mozzik. Ende nuk ka detaje rreth këtij projekti apo rreth datës së publikimit por me rëndësi është që diçka po gatuhet dhe ne nuk mund të ishim më të lumtur.

Kujtojmë se, Elvana u rikthye në fund të muajit gusht në rrjetet sociale me disa foto, ku shfaqej e veshur me të bardha në majë të një shkëmbi, duke mos i shoqëruar me asnjë koment.

Në të njëjtin vend u shfaq edhe një ndër DJ më të mirë ndërkombëtarë, Mahmut Orhan, projektet e të cilit kanë miliona klikime.

Dyshja na kanë lënë edhe më parë të kuptojmë se po përgatisin diçka së bashku e këto foto na i ngritën dyshimet, por nuk ka ende asnjë të re.

Për herë të fundit këngëtaren e pamë në festivalin e RTSH ku debutoi me këngën e saj “Me tana”, por ka rreth 10 muaj dhe këngëtarja nuk ka sjellë ende asnjë këngë.
/NOA.al

Elvana Gjata bën super urimin për ditën e Pavarsise, Ermali bën komantin epik Read More »