ShowBiz

Këngëtarja Jonida Maliqi dënon aktet e dhunës në protestë: ‘Kjo nuk është zgjidhje e problemit, kjo është injorancë’

Këngëtarja Jonida Maliqi ka dënuar aktet e dhunës në rrugë dhe disa institucione të vendit, nga ana e disa protestuesve, të cilët kërkonin dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Lleshaj për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv.

Në një mesazh në Instastory, Jonida i kërkon qytetarëve të shmangin dhunën dhe të protestojnë paqësisht, sepse ajo e natës së mbrëmshme ishte një sjellje huliganësh.

“Ishte e tmerrshme ajo që i ndodhi Klodianit dhe jam e sigurt që drejtësi do të ketë, por pse të sillemi si huliganë në vend që të protestojmë paqësisht? Të djegim, të shkatërrojmë, të sillemi si kafshë. Kjo nuk është zgjidhje e problemit, kjo është injorancë.”- shkruan këngëtarja. /noa.al/

Këngëtarja Jonida Maliqi dënon aktet e dhunës në protestë: ‘Kjo nuk është zgjidhje e problemit, kjo është injorancë’ Read More »

Çfarë lloj nëne je që vesh minifunde?/ Ja përgjigja që Arbana Osmani i jep ndjekësit

Moderatorja e njohur Arbana Osmani postoi së fundmi disa foto nga një vizitë që kishte bërë 4 vite më parë në Shën Petersburg. Në këto foto ajo shihet e veshur me rroba të ndryshme: një fustan me lule, një fustan të zi dhe sportive me pantallona.

“Instagrami me kujtoi qe sot 4 vite me pare, kam vizituar per here te pare nje nga qytetet me te bukura ne bote, nje perralle, nje enderr; Shën Petersburg. Can’t wait to be back”– shkruante Arbana krahas fotove.
Qëllimi i postimit ishte sugjerimi i një vendi për tu vizituar për ata që kanë qejf udhëtimet, por, dikush është marrë me veshjen e moderatores dhe thekson faktin se ajo ka veshur një fustan të shkurtër, mbi gjunjë, gjë që sipas tij nuk është etike për një nënë.

“Çfarë lloj nëne je ti që ke veshur dhe vesh gjithnjë minifunde?”– ka shkuar komentuesi në anglisht.

Arbana, i ka kthyer një përgjigje shkurt: “Një nënë shumë e lumtur.”

Çfarë lloj nëne je që vesh minifunde?/ Ja përgjigja që Arbana Osmani i jep ndjekësit Read More »

Saimiri i ‘Love Story’ e leminon vajzën që nuk e priste askush/ ‘Nuk e bindi as takimi hot’

Kaloi një takim mjaft të nxehtë në dhomën e masazhit me Enxhin, madje edhe u surprizua nga ajo në skenën e kërcimit, por në fund, Saimiri nuk e zgjodhi Enxhin si kandidate të mundshme për të vijuar “Love Story”.

Njëra prej konkurrenteve më të përfolura, mbrëmjen e sotme nuk mori dot trëndafil.

Arsyen, Saimiri nuk e dha, por siç mund të mendohet, ai preferoi të nxjerrë nga gara vajza, me të cilat nuk ka pasur një kimi të vërtetë ende. Megjithatë, tha ai, dëshiron të mbetet mik me to.

Veç Enxhit, edhe Kejsi u eliminua nga “Love Story” mbrëmjen e sotme.

Ajo nuk pati rastin që të kishte një takim privat me Saimirin, megjithatë ai tha se e ka vlerësuar dhe respektuar shumë natyrën e saj.

Saimiri i ‘Love Story’ e leminon vajzën që nuk e priste askush/ ‘Nuk e bindi as takimi hot’ Read More »

Rozana dhe Fiori me Covid, ja dyshja që i zëvendëson në emision

Pas infektimit të autores dhe prezantueses së emisionit “BOOM” Fiori Dardha, Covid-19 nuk i shpëtoi dhe bashkëprezantuesja Rozana Radi e cila është vetëkarantinuar në banesë.

Këtë të hënë, emisioni “BOOM” në Rtv Ora erdhi me një dyshe të re.

Përkrah Erion Korinit që zëvendësoi Dardhën u shfaq Rudina Dembacaj në vend të Radit.

Dembacaj sapo mbylli një projekt, spektaklin “Dy Botë”, të cilin e ndau me dy bashkëprezantuese, fillimisht me Xhesi Muçaj, për ta mbyllur me Xhensila Peren.

Rozana dhe Fiori me Covid, ja dyshja që i zëvendëson në emision Read More »

Jonida Vokshi rrëfen eksperiencën e re si nënë:’Kam shkuar në banjo dhe kam qarë një orë rresht’

Ditën e sotme, e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ishte moderatorja Jonida Vokshi.

Jonida Vokshi ka rrëfyer për “Ftesë në 5” eksperiencën e re si nënë e një vajze. Ajo ka rrëfyer se ka qenë tepër e ndjeshme pas lindjes dhe tregon një rast ku është mbyllur në tualet e ka qarë një orë rresht.

“Në fillim kur Emi erdhi në jetë kishte një lloj qetësie kur Besniku e merrte në krahë dhe pushonte, kur e merrja unë qante.

Thonë që kur mamatë janë jehona kanë ndjeshmëri më të lartë. Në një situatë më ndodhi që Emi nisi të qaje dhe sapo e mori Besniku në krahë pushoi. Mamaja ime pa të keq tha që: ja pushoi në krahët e babait. Kam shkuar në banjo dhe kam qarë një orë rresht.

Por kjo gjë nuk ndodh më. Emi me të dy ka momentet e veta me të dy, nuk ka më pikë xhelozie”./noa.al/

Jonida Vokshi rrëfen eksperiencën e re si nënë:’Kam shkuar në banjo dhe kam qarë një orë rresht’ Read More »

Soni Malaj tregon për herë të parë arsyen pse është ndarë me Mirkon: Nuk kam pasaportë italiane por

Këngëtarja Soni Malaj ka folur për herë të parë tek rubrika “Tani mund të këndosh” për divorcin me ish-bashkëshortin e saj Mirko me të cilin ka një vajzë të quajtur Ana. Ai është nënshtetas italian dhe shpesh herë nëpër media u përfol se u martua me tëpër të marrë pasaportë italiane. Soni Malaj e ka mohuar një gjë të tillë dhe ka treguar pse është ndarë.

Ardit Gjebrea: Çfarë pasaporte ka Ana vajza jote?
Soni Malaj: Ka pasaporte shqiptare dhe italiane.

Ardit Gjebrea: Ti ke pasaportë italiane?

Soni Malaj: Jo.
Ardit Gjebra: Mund ta kishe?

Soni Malaj: Absolutisht po, duke qenë e martuar me shtetas italian dhe që kam jetuar në Itali, po gjëja e parë që duhej të ishte, por që nuk u bë.

Ardit Gjebrea: Kur ti u martove me Mirkon dikur filluan të flisnin që Soni e bëri këtë martesë përveç të tjerave që të kishte dhe një pasaportë italiane.

Soni Malaj: E di e kam dëgjuar, por që në fakt unë as letrat nuk i kam bërë, pasaportën nuk e kam dhe kjo lehtësisht mund të vërtetohet.

Ardit Gjebrea: Sa vite ke jetuar në Itali?

Soni Malaj: Unë kam jetuar 1 vit e gjysmë në Spanjë dhe një vit e gjysmë në Itali.

Ardit Gjebrea: Divorci pse u bë?

Soni Malaj: Njerëzit ndonjëherë kanë shumë ideale patriotike ndoshta që tani të thëna mund të më duken dhe patetike dhe njerëzit nuk do e kuptonin dot. Nuk ka qenë as çështje tradhtie, por janë disa gjëra të tjera që thellë thellë janë më të mëdha.

Ardit Gjebrea: Kur thua ideale, cili mund të jetë ideali i një njeriu, vendi, liria?

Soni Malaj: Liria.

Ardit Gjebrea: Ne nuk kemi folur kurrë në fakt, as bashkë për këtë gjë kështu që kureshtar isha. Si është raporti i Anës me babin e vetë?

Soni Malaj: I shkëlqyer, Mirko është një baba ekselent, shumë i përkushtuar.

Ardit Gjebrea: Po raporti juaj si është sot?

Soni Malaj: Është korrekt.

Ardit Gjebrea: Komunioni për hir të vajzës apo edhe për hir të një marrëdhënie që keni patur një moment në jetën tuaj?

Soni Malaj: Ka ndodhur për vajzën, por po përpiqemi të krijojmë një marrëdhënie sa më korrekte me njëri-tjetrin duke qenë se gjithmonë dashje pa dashje do jemi pjesë e njëri-tjetrit për shkak të Anës.

Soni Malaj tregon për herë të parë arsyen pse është ndarë me Mirkon: Nuk kam pasaportë italiane por Read More »

Julian Deda nuk e kursen Altin Bashën: ‘U bë drejtor pas fotos me Erion Fikun’

Aktori i humorit, Julian Deda, ka dalë në mbrojtje të Kiço Londos, i cili u shkarkua nga detyra si drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental. Deda e quan Altin Bashën, pasuesin e Londos, si servis dhe lëpirës.

Ndër të tjera, në postimin e bërë në ‘Facebook’, aktori i humorit shkruan se Kiço iu dha ko.rent mikrofoneve të protestës, ndërsa Altini bëri foto me Erjon Veliajn si dhe firmosi prishjen e Teatrit.
‘Ja pra more miq, si “shperblehet” puna dhe te qenit i drejte dhe profesionist ne rastin e Kiços dhe si shperblehet lepirja dhe servilizmi ne rastin e Altinit. Kiço iu dha korent mikrofoneve te protestes, ndersa Altini doli ne foto me Erion Fikun dhe firmosi prishjen e Teatrit.’

Kiço Londo është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ndërsa në vend të tij është emëruar Altin Basha, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave i datës 2 dhjetor.

Julian Deda nuk e kursen Altin Bashën: ‘U bë drejtor pas fotos me Erion Fikun’ Read More »

Cekja pyetet për humoristin më të mirë dhe më të dobët: ‘Gaz Paja si humorist i ri i talentuar dhe më pak i talentuar Zef Deda se e kam shok’

Aktori i mirënjohur Cekja ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.

Pyetjes “Ndaje ose Kovën” iu bashkua edhe aktori i humorit të cilit iu drejtua kjo pyetje:
“Ceke si humorist me shumë vite karrierë, cilin do të konsideroje si humoristin e ri shqiptar më të talentuar dhe cilin si më pak të talentuar. Ndaj me ne dy emra në “Shiko Kush LUAN” ose kovën…”

Edhe pse Cekja ka ngurruar paksa në përgjigjen e tij dhe fillimisht ka thënë emrin e Rezart Veleshnjës, kapitenit të skuadrës blu, ndonëse ky emër nuk është pranuar duke qenë se është rregull i lojës, humoristi ka thënë:

“Gaz Paja si humorist i ri i talentuar dhe më pak i talentuar Zef Deda se e kam shok”.
E kështu Cekja i Beratit i shpëtoi kovës me oriz që e priste…
E kështu Cekja i Beratit i shpëtoi kovës me oriz që e priste…

Cekja pyetet për humoristin më të mirë dhe më të dobët: ‘Gaz Paja si humorist i ri i talentuar dhe më pak i talentuar Zef Deda se e kam shok’ Read More »