ShowBiz

Elvana Gjata uron gjysmën e saj për ditëlindje: Ti je gëzimi im

Për këngëtaren Elvana Gjata dita e djeshme ishte e veçantë, pasi një njeri special për të kishte ditëlindjen. Bëhet fjalë për motrën e saj, Migenën, të cilës këngëtarja i dedikoi fjalët më të bukura.
Elvana ka publikuar disa video, teksa krahas ka shkruar: “Përgjithmonë krenar deri në frymën timë të fundit. Ditët më të bukura duke kënduar me ty. Të dua me gjithë zemër. Gëzimi im.”

Një ditë më parë, Migena ndau një fotografi të vjetër ku shfaqej së bashku me Elvanën, ku shkruante se e ka ndjerë shumë mungesën e njeriut më të ëmbël dhe se këngëtarja ka arritur ta surprizojë edhe sot si gjithmonë.
“Më mungonte shumë motra ime, që është njeriu më i ëmbël që dikush mund të ketë në jetën e tij. Ajo do të qëndrojë para derës pa asnjë njoftim… vetëm për të më surprizuar mua. P.s Si zakonisht”, ka shkruar Migena.

Elvana Gjata uron gjysmën e saj për ditëlindje: Ti je gëzimi im Read More »

Fationi i dha puthjen e parë, sindi: Nuk e le me kaq, do shihemi në ‘gjyq’

Puthja e parë për Sindin ndodhi mbrëmjen e djeshme në “Shiko kush luan”. Konkurrentët e “Përputhen”, ishin të ftuar në emisionin e Luanës dhe u bënë pjesë e sfidës “Kalo letrën buzë mbi buzë”. Sindi me Fationin nuk mundën ta mbanin dhe kështu ndodhi edhe puthja mes dyshes.
Sot Sindi ka postuar një video nga momenti kur Fationi e puth në buzë padashje dhe shkruan: “Fation Kuqari nuk e lë me kaq. Shihemi në gjyq”, duke e shoqëruar këtë postim me emoji duke qeshur.

Fationi i dha puthjen e parë, sindi: Nuk e le me kaq, do shihemi në ‘gjyq’ Read More »

Dy fjalë e shumë lot/ Përlotet Arjan Konomi: ‘Ia kisha borxh Adelës’

Opinionisti Arjan Konomi i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin e Luanës “Shiko kush luan”, u rikthye pas në kohë, duke kujtuar “Big Brother”, një nga formatet më të suksesshme televizive. Konomi zgjodhi të fliste vetëm për një personazh si më të mirin ndër vite. Dhe zgjedhja e tij ishte Adelajda Xhamani, gazetarja shumë e dashur për publikun, e cila u nda nga jeta në tetor të vitit 2017, një lajm që tronditi mbarë opinionin publik.

Teksa fliste për Adelën, Konomi i kishte sytë e mbushur me lot duke shprehur vlerësimin më të lartë për gazetaren, e cila kishte arritur shumë në televizion e gazetari.
“Kjo është jeta dhe në jetë duhet të përpiqemi gjithmonë të lu ftojmë, kështu ishte Adela, u përpoq, erdhi nga një realitet i tr ishtuar, krijoi shumë polemika në televizion dhe çau pa e vr arë mendjen për atë që mendonte opinioni, për atë që u thonin njerëzit. Arriti një karrierë në televizion, në gazetari, por fati i saj ishte ky. Ndaj duhet të kërkojmë të luf tojmë, pasi jeta është e shkurtër”, u shpreh Konomi dhe përfundoi: “Ia kisha borxh Adelës”.

Dy fjalë e shumë lot/ Përlotet Arjan Konomi: ‘Ia kisha borxh Adelës’ Read More »

Andrra dhe Sinani do bëhen prindër për herë të dytë

Andrra dhe Sinani do bëhen prindër për herë të dytë.

Ditën e sotme Andrra ka konfirmuar shtatzëninë duke postuar një foto shumë të bukur ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur dhe e veshur me të bardha.

“Pritja më e ëmbël, e lumtur dhe mirënjohëse për çdo sekond të jetës, të presim me padurim”, shkruan Andrra duke falenderuar Rezarta Shkurtën për foton.

Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij janë bërë prindër të një djali, pak vite më parë, pas kurorëzimit të martesës dhe tani janë në pritje të fëmijës së dytë./NOA.al

Andrra dhe Sinani do bëhen prindër për herë të dytë Read More »

Aurela Gaçes zbulon m ashtrimin, njofton menjëherë fansat e saj që të bëjnë kujdes

Një person ka hapur një profil në “Facebook” me emrin e këngëtares dhe në një postim ka shkruar se do të dhurojë 10 mijë euro për 2,500 njerëzit e parë që komentojnë fjalën “dashuri”.

Pas Ardit Gjebreas dhe Rudina Magjistarit, edhe Aurela Gaçes thotë i është përdorur emri dhe identiteti për të ma shtruar të tjerët në rrjete sociale.

Pasi është vënë në dijeni të një ma shtrimi të tillë, Gaçe ka njoftuar menjëherë fansat e saj që të bëjnë kujdes.

“Vëmendje miq! Dikush ka marrë videon time nga ‘Facebook#Fanpage’, ka hapur këtë faqe me emrin tim, Aurela Gaçe Live, është duke përdorur emrin tim, nuk e kuptoj pse”.

“Ju lutem, mos u përgjigjni në mesazhet që ju dërgojnë. Faqja ime e vetme është e certifikuar. Ju lutem, mos u ma shtroni. Dikush po bën një lojë me shumë emra të njohur”.

“Mos hapni asnjë mesazh nga kjo faqe. Mos jepni të dhënat tuaja personale, bankare. Ju marrin ato të dhëna e ju vj edhin”.

“Raportojeni, raportojeni!”, shkroi këngëtarja./NOA.al

Aurela Gaçes zbulon m ashtrimin, njofton menjëherë fansat e saj që të bëjnë kujdes Read More »

Konkurrenti përjashtohet nga Hell’s Kitchen , ushtroi dh unë ndaj shef Renatos (foto)

Hell’s Kitchen mbrëmjen e sotme është përballur me një ngjarje që s’ka ndodhur kurrë më parë.

Gjithçka ndodhi kur shef Renato hedh tiganin me patate të Eusebios, ndërsa ky i fundit revoltohet e fillon të ofendojë. Më pas konkurrenti përp las banakun në nerva e sipër dhe e përp las në tokë shefin Djall.
Ky veprim i pandodhur më parë ka shkaktuar përjashtimin e tij nga kuzhina më e famshme në Shqipëri.

Konkurrenti përjashtohet nga Hell’s Kitchen , ushtroi dh unë ndaj shef Renatos (foto) Read More »

Moderatorja e njohur vihet në siklet nga pyetja e djalit të birësuar: ‘Unë e di pse më ke marrë ti’

Vite më parë moderatorja, Fjodora Fjora, vendosi të birësonte një djalë dhe lajmin e bëri publik për të dhënë një mesazh për të gjithë.

Ndërkohë ditën e sotme e ftuar në emisionin “Historia ime”, ajo ka rrëfyer detaje që nuk i kemi ditur në lidhje me jetën e saj me të birin.

Fjodora ka ndarë një histori mjaft të sikletshme nga një pyetje e drejtuar nga djali i saj, që e ka vënë në vështirësi.

Fjodora u shpreh se ai e ka pyetur një ditë pse e ka marrë dhe pse ajo nuk bën fëmijë të tjerë e asaj i është dashur t’ja shpjegojë, sigurisht duke pasur parasysh edhe moshën e tij.

“Një moment ka qenë shumë i çuditshëm, është hera e parë që e them sepse është diçka intime. Ai kishte qenë diku, jam e bindur që atje do ketë bërë ndonjë pyetje sepse ishte familje me shumë njerëz dhe do ketë bërë ndonjë pyetje pse ju jeni vëllezër, motra? Më thotë në makinë, unë e di pse më ke marrë ti.”

“I thashë pse dhe më tha sepse t’i nuk bën fëmijë, 6 vjeç. I thashë kush të ka gënjyer sepse unë mund të bëj sa fëmijë të dua unë, e më tha po pse nuk më ke bërë një vëlla ose motër? I thashë sepse me del dhe më tepron ti, e më pyeti pse mua?”

“I thashë dëgjo, unë fëmijë bëj që ta kemi të qartë, e dyta gjithë jetën time kam kërkuar një fëmijë siç e doja unë, të ishte i qeshur, i dashur, i këndshëm dhe ditën që të pashë ty, e kuptova që fëmija që po kërkoja ishe ti dhe nuk kishte asnjë rëndësi se si erdhe ti në jetën time, të linda apo nuk të linda unë, kjo është 0 rëndësi. Unë iu luta Zotit për një fëmijë si ti dhe ditën që të pashë përballë, thashë ti je djali im. Kështu që mos e lodh kokën fare me këto muhabete dhe kush të të pyesë mund t’i thuash që mami im mund të bëjë edhe 10 fëmijë, një skuadër futbolli, thjesht ka vendosur të më ketë mua”, ka rrëfyer Fjodora.”

Ndërkohë para pak javësh ajo arriti të fitonte betejën me Covid-19 dhe për disa ditë ju desh të izolohej e vetme në shtëpi, duke qëndruar larg të birit.
/NOA.al

Moderatorja e njohur vihet në siklet nga pyetja e djalit të birësuar: ‘Unë e di pse më ke marrë ti’ Read More »

Sazan Guri feston 64-vjetorin e lindjes në spital

Aktivisti i shoqërisë civile dhe ambientalisti Sazan Guri e ka festuar 64-vjetorin e lindjes në spital, pasi iu desh të bënte një ndërhyrje në zemër.

Me anë të një statusi në profilin e tij në Facebook, Guri ka njoftuar se operacioni doli me sukses dhe se ndihet shumë i gëzuar që infermierët ishin aty për ta uruar.

“Jo fort e këndshme, por e rrallë, ku dy infermierët e natës mezi pritën sekondat e para të ditëlindjes për të më uruar 64-vjetorin dhe unë, siç ndava hidhërimin me ju miq të vërtetë të FB, po ndaj edhe gëzimin e ditëlindjes dhe atë të daljes mirë nga ndërhyrja në zemër”, shkruan Sazan Guri.

Sazan Guri feston 64-vjetorin e lindjes në spital Read More »