ShowBiz

Greta Koçi hap zemërn dhe flet për bashkëshortin: ‘Kemi katër vite të martuar, jemi…’

Këngëtarja e njohur shqiptare Greta Koçi ka zbuluardisa detaje rreth martesës së saj dhe personit që i ka vjedhur zemrën.

Ajo ka rrëfyer për herë të parë “Në Kurthin e Piter Pan”, se bashkëshorti i saj është shqiptar nga veriu i vendit, por ka preferuar që të mos e zbulojë identitetin e tij, duke qenë se partneri i saj nuk i përket botës së showbizit. Këngëtarja tha se ata janë si dy shokë dhe se e mbështesin njëri-tjetrin.
Koçi: Nuk kam bërë një ceremoni dasme. Duhet të jetë një moment magjik për të gjitha vajzat. Do të doja të bëja diçka ndoshta të ardhmen.

Kam dashur gjithmonë që ta mbaj private këtë pjesën e familjes duke qenë se kam një bashkëshort që nuk është VIP dhe nuk i përket botës së shoëbizit, kam dashur që të jem pak më diskrete, por e kam pranuar që jam martuar dhe tani jam shumë e lumtur dhe shumë e qetë.

Rreth 4 vite që jemi martuar, jetojmë në Amsterdam. Bashkëshorti im është inxhinier. Koha e tij është e zënë shumë, e imja po ashtu. Është nga veriu i Shqipërisë. Unë jam një miks sepse babanë e kam nga Shkodra dhe mamanë nga Berati. Ne jemi si shokë të dy,

Greta Koçi hap zemërn dhe flet për bashkëshortin: ‘Kemi katër vite të martuar, jemi…’ Read More »

E mbështeti, por tashmë Luiz Ejlli kërkon nga Benet Beci të bëjë tre ndryshime në Shkodër

Fituesi i ‘Big Brother VIP Albania’, Luiz Ejlli mendon dhe kërkon që në Shkodër duhet të ndryshohen 3 gjëra. Teksa ishte i ftuar në podcastin e kryeministrit Edi Rama “Blue Bradhërs”, ai tha cilat do të ishin ndryshimet që çdo shkodran pret sipas tij nga Beci.

Ai tha se problem janë plehrat e qytetit, ndërsa e rëndësishme sipas ish-banorit të ‘BBV’ është të rregullohen edhe rrugët e qytetit si dhe thelimi i Bunës dhe modernizimi i saj si “Venecia”.

“Unë e them haptas. Kërkoj tre gjëra nga Beneti si qytetar shkodran, si populli. E para, pastrimin e qytetit nga plehrat që bëhen sa më shumë mbushen kazanët, digjen e dihet.

Lagjet e vjetra ose lagjet që janë pak më të thella, janë pa rrugë të shtruara. Bie shi dhe bëhet gropa që s’ke mundësi të kalosh. Flas qytetin, s’ka lidhje se Oboti e ato pjesa këtej. Pra, shtrimin e rrugëve dhe Shirokën, Bunën, thellimin e saj në bashkëpunim me mbështetjen tuaj kuptohet, edhe të jashtëm që janë të gjithë, jam i bindur që të gjithë do thonin po, se jam i bindur që ajo pjesë mund të bëhet shumë më e bukur se Venecia. Ura është bërë, ka atë hapjen, aty mund të vijnë nga Mali i Zi, bëhet një turizëm, vende pune. Të dy kemi qenë në France, në Paris, kemi parë kanalin se si është me ato varkat restorant, me muzikë, pra mund të bëhet në Shkodër, por ajo do thellim,

do pastrim dhe jam i bindur që Beneti mund t’i bëjë, jo se po ja kërkon Luizi apo Shkodra, por me aq sa e kam njohur Benetin e di që nuk e zë vendi pa i bërë. Kjo është ajo që kërkoj unë, duke marrë parasysh që nuk jetoj aty aktualisht, por kam qejf ta shoh. Kur të marr vesh që janë bërë këto tre gjëra do të them bravo të qoftë që e bëre për Shkodrën, se unë nuk them do ta bësh për Luizin apo për Benetin. Bëje për Shkodrën e po i bëre këto, për mua ka respektin maksimal dhe i ka hallall të gjitha votat dhe gjithçka”- tha Luizi.

Kujtojmë se pas daljes nga eksperienca në ‘Big Brother VIP’, Luizi i doli në krah Benet Becit, duke shkaktuar habi, pasi kohë më parë ka shprehur haptazi bindjen e tij politike për PD-në

E mbështeti, por tashmë Luiz Ejlli kërkon nga Benet Beci të bëjë tre ndryshime në Shkodër Read More »

Në pritje të një djali? Xhensila Myrtezaj u jep fund aludimeve

Xhensila Myrtezaj ka reaguar në mediat sociale pas aludimeve se është shtatzënë. Disa media raportuan se ajo është në pritje të ëmbël dhe se do bëhet me një djalë.

Gjë që rezulton sërish e pavërtetë. Këngëtarja ka publikuar në Instagram një foto nga palestra teksa në një status shkruan më pas: “Filluan prap më duket”.

Ajo është vendosur shpesh në qendër të aludimeve të tilla që i ka mohuar gjithmonë.

Në pritje të një djali? Xhensila Myrtezaj u jep fund aludimeve Read More »

Pas thashethemeve në rrjet, Ermiona sqaron raportin me Luizin: ‘Ma do kokrra e qejfit të jem ‘ushtarja’ e tij’

Ermiona Lekbello, ish-konkurrentja e BBVIP 2 ka sqaruar raportin që ajo ka me fituesin e këtij edicioni, Luiz Ejlli. Ajo tha se Luizin e konisderon zemër dhe se lajmet nëpër portale janë manipulime.

Përmes një lidhjeje “Skype” nga Monte Carlo për “Ftesë në 5′, Ermiona sqaroi njëherë e mirë të vërtetën e raportit të saj me Luiz Ejllin. Ermiona tha se Luizin e konisderon zemër dhe se lajmet nëpër portale janë manipulime.

“Unë atë që doja të bëja për Luizin, e bëra. Ai është fitimtar, gjërat e tjerë s’më interesojnë. Unë doja që Luizi të ishte fitues dhe është. Se thonë ushtare… po më do qejfi jam dhe ushtare, më do qejfi jam dhe fanse, kur më do qejfi bëj çfarë të më dojë kokrra e qejfit”, tha ndër të tjera ajo.

Lekbello shtoi se Luizin e ka ftuar në Monaco, aty ku ai do të shkojë bashkë me katër njerëz të tjerë. Bieta insistoi nëse do të jetë e pranishme dhe Kiara, por ajo s’ dha më shumë detaje.

Pas thashethemeve në rrjet, Ermiona sqaron raportin me Luizin: ‘Ma do kokrra e qejfit të jem ‘ushtarja’ e tij’ Read More »

Nga raporti me Luizin tek mesazhi me Kiarën, Jori Delli flet për herë t ë parë

Ish-banorja e “Big Brother VIP” Jori Delli tregoi disa detaje pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ku zbuloi marrëdhënien që ka me çiftin Ejlli.

Ajo tha se me Luizin janë takuar një ditë përpara emisionit “Më lër të flas”, ku edhe kanë diskutuar.

“Nuk jam bashkë me Luizin. Kur kam qenë brenda nuk e kam ngacmuar fare. Pse si merrni ato klipet kur i them e kam si vëlla. Nuk flas, por e pashë dje për herë të parë tek takimi. Bëmë disa muhabete”, tha Jori.

Por e kundërta ka ndodhur me Kiarën, ku ish-banorja shprehu se nuk kanë folur, ndërsa një herë që i ka shkruar i ka kthyer përgjigje shumë shkurt.

“Me Kiarën nuk kam marrëdhënie. Nuk i kam dot me zor me njerëzit. Pasi i shkruajta më ka kthyer përgjigje shumë më mbrapa dhe shkurt. Por them se janë shumë të ngarkuar me punë”, u shpreh ajo./tch

Nga raporti me Luizin tek mesazhi me Kiarën, Jori Delli flet për herë t ë parë Read More »

Dea Mishel sqaron një herë e mirë marrëdhënien me Amosin

Finalistja e Big Brother Albania Vip, Dea Mishel ka folur për herë të parë pas daljes nga shtëpia, për marrëdhënien që kishte me aktorin Amos Zaharia gjatë qëndrimit në BBVA.

E ftuar sonte në “Më lër të flas”, finalistja e “BBV” shpjegoi se nuk ka pëlqim për të, madje nuk ruan as miqësi.

Pjesë nga biseda:

Donaldi: Nuk ke më kontakte, miqësi

Dea Mishel: Jo pra. Nuk është se kisha turp brenda dhe prita

Donaldi: Po pse, ai djali i mirë është…

Dea Mishel: Po, shumë djalë i mirë është. E vlerësoj shumë.

(Donaldi nuk flet)

Dea Mishel: Mos u mërzit

Donaldi: Po çfarë do më? Ai djalë king është, nga familje e mirë vjen

Dea Mishel: Po, të gjitha i ka. Nuk i mungon asgjë.

Donaldi: Ka lidhje me mbretër. Është vëllai i princeshës

Dea Mishel: Një shok shumë i mirë…

Donaldi: Dakord

Dea Mishel sqaron një herë e mirë marrëdhënien me Amosin Read More »

Katër vite martesë/ Greta Koçi flet për herë të parë për partnerin!

Pas një kohe të gjatë shkëputjeje, Greta Koçi është rikthyer për të qenë përballë pyetjeve të fëmijëve të Piter Pan. Këngëtarja ka folur për herë të parë për martesën e saj, duke treguar më shumë detaje rreth partnerit dhe marrëdhënies së tyre.

“Kam 4 vjet që jam martuar, por nuk kam bërë dasëm. Ai është shqiptar dhe tani ne jetojmë në Amsterdam.

Ai është inxhinier softuerik, komplet fusha të ndryshme; mundohet të më shoqërojë mua gjatë koncerteve por jemi të dy shumë të zënë, gjejmë të mesmen e artë për të kaluar kohë me njeri-tjetrin.

Jemi si shokë, e mbështesim njeri-tjetrin.”- u shpreh artistja për “Në kurthin e Piter Pan”.

Katër vite martesë/ Greta Koçi flet për herë të parë për partnerin! Read More »

Çfarë ka ndodhur mes tyre? Reperët flasin me kode në rrjet, Noizy: E vërteta del! Stresi i përgjigjet: Ke intrigant rreth…

Pas aludimeve se shoqëria mes Stresit dhe Noizyt është prishur, duket se gjithçka është e vërtetë. Reperët nuk ndiqen më në Instagram, madje ata kanë fshirë dhe videon e një pjese të këngës së tyre më të re e cila pritej të publikohej shumë shpejt.

Po ashtu në rrjetin social ‘Instagram’ një bidedë e koduar mes tyre duket se ka nisur. Noizy ka postuar një story që ndjekësit e shohin hapur si një mesazh për Stresi ku shkruan se: E vërteta përherë del, mbase vonon por për të dalë del.
Stresi menjëherë i është përgjigjur mesazhit, duke shkruar në post: Të vërtetën se merr vesh kurrë, kur ke një intrigant rreth teje. Unë jam vetvetja si gjithmonë..

Nuk dihet për kë i ka pasur këto fjalë Stresi, por reperi nuk është mjafuar me kaq dhe në postimin e dytë, ka sqaruar se është një njeri i drejtë që duke dhuruar, ndihmuar dhe besuar është lënduar më shumë.

Çfarë ka ndodhur mes tyre? Reperët flasin me kode në rrjet, Noizy: E vërteta del! Stresi i përgjigjet: Ke intrigant rreth… Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com