ShowBiz

Zhaklin Lekatari nuk njeh kufij, provokon shqiptarët duke pozuar me…

Zhaklina Lekatari është kthyer së fundmi në një ndër emrat më të komentuar në rrjet dhe kjo për shkak të deklaratës të saj, ku u shpreh në rrjetet sociale se “ndihet e sigurt në një vend pa shqipe”, ndërkohë që ndodhej me pushime në Serbi, Beograd.

Ajo ka publikuar një tjetër foto në Beograd para murales të Albert Andijev, një rus që luftoi në anën e Serbisë në luftën e Kosovës 1998-1999, kur forcat serbe dëbuan pothuajse një milion shqiptarë të Kosovës gjatë një fushate brutale kundër kryengritjes.

Andijev me origjinë nga Osetia e Jugut, më 5 maj 1999 gjatë luftimeve në Suharekë, ishte plagosur rëndë nga ushtarët e UÇK-së në syrin e djathtë dhe për pasojë e kishte humbur atë. Ai vdiq para dy vitesh nga Covid-19.

Zhaklin Lekatari nuk njeh kufij, provokon shqiptarët duke pozuar me… Read More »

Miqësia kaq e pati? Ndodh e papritura sërish me Noizyn dhe Stresin

Reth dy vite më parë, dy reperët Noizy dhe Stresi “ betuar si armiq”, vendosën të bënin paqe dhe t’ i jepnin dorën njëri tjetrit.

Pajtimi i tyre asoj kohe bëri bujë të madhe në media dhe u përfol gjerë e gjatë duke zënë faqen e parë të mediave rozë.

E teksa që prej asaj dite ishin bërë të pandarë, madje madje do të bënin dhe një projekt muzikor, një lëvizje e papritur ka ndodhur në mediat sociale të dy reprëve.

Ata nuk ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe të gjithë ju e dini se çfarë do të thotë një “unfollow” ditët e sotme.

Gjithashtu nga profilet e tyre ata kanë fshirë edhe videon e këngës të cilën do e publikonin së shpejti. Tani a është prishur miqësia, apo është një taktikë e reperëve për të tërhequr vëmendje, mbetet për tu parë në vijim.

Miqësia kaq e pati? Ndodh e papritura sërish me Noizyn dhe Stresin Read More »

Motra e Olta Gixharit bën deklaratën e papritur: Më hoqën nga puna në Top Channel padrejtësisht, shefja ishte xheloze për mua

Gerta Gixhari ishte e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ku ka treguar gjatë intervistës një rast kur e kanë hequr nga puna në mënyrë të padrejtë. G

erta tregoi se shefja ishte xheloze për të dhe ia ka thënë hapur.

Po patjetër që më kanë hequr nga puna në mënyrë të padrejtë, nga xhelozia femërore, por prapë unë nuk jam nga ajo feministja e thekur.

Kam debatuar me personin, jam munduar të kërkoj të drejtën time edhe më lart se pozicioni i shefes time, por nuk e kam gjetur. Për shembull nga Top Channel unë ika sepse ajo që ishte mbi mua, kryeredaktorja u ndje xheloze dhe ma tha shumë hapur.

Më tha arsyeja pse dua të ikësh Gerta nuk ka të bëjë më punën, por thjesht nuk më ecën muhabeti me ty.

Unë nuk isha ajo vajza që bëja lajka, të shkoja në mëngjes t’i çoja ndonjë frut, kafe. Ky rast ka vite, por këto janë situata që ekzistojnë në Shqipëri. Janë pikërisht këto njerëz që të pengojnë të ecësh përpara.

Në fakt bëri shumë mirë që më hoqi se menjëherë pas kësaj unë shkova në RTSH dhe realizova ëndrrën time që ishte të kisha një program timin personal, tregoi Gerta.

Motra e Olta Gixharit bën deklaratën e papritur: Më hoqën nga puna në Top Channel padrejtësisht, shefja ishte xheloze për mua Read More »

Gent Zenelaj kujtesë për shqiptarët: Artistët nuk janë ata që patë në ‘Big Brother Vip’, jemi më të mirë se aq

Aktori Gentian Zenelaj njihet për qëndrimet e tij në rrjet sidomos kur bëhet fjalë për çështje të artit, ku edhe vetë është i përfshirë.

Së fundmi në një lidhje telefonike me emisionin radiofonik “Merre Me Long” në Top Albania Radio ai i ka mëshuar faktit që artistët e vërtetë nuk janë ato që të gjithë pamë dhe stërpamë në “BBV”.

“Duhet t’ju tregojmë shqiptarëve që thellë-thellë artistët nuk janë ata që panë në “Big Brother”. Jemi më të mirë se aq,”-është shprehur ndër të tjera Genti.

Kujtojmë që këtë sezon në Big Brother Vip ishin pjesëmarrës shumë personazhe të njohur sidomos nga fusha e aktrimit.

Gent Zenelaj kujtesë për shqiptarët: Artistët nuk janë ata që patë në ‘Big Brother Vip’, jemi më të mirë se aq Read More »

Luizi dhe Kristi surprizojnë fansat dhe hyjnë ‘live’ bashkë në Instagram, ‘zihen’ për Zhaklinën dhe Arbërin

Dy finalistët e edicionit që përfundoi të Big Brother Vip, Luiz Ejlli dhe Krist Aliaj i kanë suprizuar ditën e sotme fansat e tyre duke u futur në një video-live te profili i këngëtarit shkodran në rrjetin social Instagram.

Duket se ata e ruajnë miqësinë dhe pas përfundimit të realityshowt dhe janë takuar disa herë, siç ishte dhe rasti i sotëm në ambientet e Top Channel.
“Jam me njërin që ma ka ngrirë buzëqeshjen deri ditën e fundit dhe thash ma mori, për atë Zot” – kanë qenë fjalët me të cilat Luizi e ka prezantuar fillimisht Kristin, ku siç duket e ka patur frikën se ai mund të fitonte Big Brother Vip.

“Kemi kaluar shumë bukur bashkë, kemi patur debatet tona dhe ne duhet të ishim kapur më herët me njëri-tjetrin” – janë fjalët që Kristi i thotë Luizit.

Më pas ata kanë filluar edhe debat në lidhje me opinionistët, ku Luizi ka thënë se me Kristin ka kaluar mirë deri në momentin kur filloi ta mbrojë Zhaklina, ndërsa dhe Kristi i është kundërpërgjigjur se dhe atë e ka mbrojtur Arbëri.

Luizi dhe Kristi surprizojnë fansat dhe hyjnë ‘live’ bashkë në Instagram, ‘zihen’ për Zhaklinën dhe Arbërin Read More »

Beniada kërkon të dashur për Jorin: Është një vajzë ‘single’

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV1’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe.

Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.

Beniada e ftuar ditën e sotme në emisionnin “Ftesë në 5” përveç se ka folur për jetën e saj sentimentale, ka folur edhe për miqësinë e saj me ish-banoren e “BBV2”, Jori Dellin, ku edhe ka bërë një thirrje live në emision për të gjetur një të dashur pë Jorin.

Beniada: E kam mbështetur me postime kur disa banorë janë munduar ta ‘sulmojnë’, e kam mbrojtur në mënyrën time… nuk mendoj se duhet të ndryshonte diçka, ajo është një vajzë e fortë edhe me këto ngacmimet me këto keqkuptimet ndonjëherë si Jori, ja ka dal…i mungon një i dashur …. do bëjm një thirrje:

Jori është një vajzë single, shkruani të gjithë çunat e Shqipërisë të shkruajnë, dërgoni një mesazh Jorit ta ftoni vajzën mos kini turp…

Edhe pse tashmë banorët e “BBV2” janë në qendër të vëmendjes edhe ata të edicionit të parë nuk mbeten pas. Së fundmi Beniada ka postuar një video teksa këndon brenda makinës kur takon Dj Pm, ndërsa Sara Berisha i filmon, duke na rikujtuar pak nga energjia e tyre në “BBV1”.

Beniada kërkon të dashur për Jorin: Është një vajzë ‘single’ Read More »

Luiz Ejlli vjen me një reagim të rëndësishëm në rrjete sociale: ‘Ata që nuk ma kthyen shpinën…’

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend për dinamikat e tij. Banorët e këtij viti do të kujtohen gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Luiz Ejlli pas daljes së tij nga “BBV2” ka bërë disa ndryshime në lidhje me marrëdhëniet me të tjerët duke larguar ata që mendon se kanë përfituar prej tij duke u shtirur si shokët e tij më të ngushtë.

Ndër ta ishin edhe Mario me Jonin, të cilët gjatë periudhës që Luizi ishte brenda në shtëpi kanë bërë daljet e tyre televizive duke e mbrojtur dhe duke treguar gjithmonë për miqësinë e tyre të ngushtë.

Gjithashtu Meridion Ramçaj e ka mbështetur shumë Luizin ndërsa pas daljes së tij nga shtëpia Luizi u shpreh se nuk e njeh dhe nuk ka pasur kurrë miqësi me të. Të tre djemtë Luizi nuk i ndjek më në Instagram duke u shprehur se thjeshtë janë përpjekur të përfitojnë nga fama e tij.

Vetëm pak më parë Luizi ka shkruar disa fjalë në Instastory lidhur me këtë çështje:

Unë nuk harroj njerëzit që më kanë qëndruar afër kur kisha nevojë, kur nuk kisha askënd. Ata që nuk ma kthyen shpinën nga fillimi i rrugëtimit tim e vazhdojnë të mos e bëjnë. Ata që e bënin ditën natë e natën ditë duke përjetuar çdo gjë bashkë me mua, ata që më deshën prej vërteti, pa kushte, pa fjalë, por me vepra shumë. Ty publiku im. Ju do Luizi fort!

I ftuari special javën e kaluar ishte fituesi i “Big Brother Vip 2”, Luiz Ejlli. Kjo ishte edhe dalja e tij e parë televizive pas daljes nga shtëpia e “BBV2”.

Luiz Ejlli vjen me një reagim të rëndësishëm në rrjete sociale: ‘Ata që nuk ma kthyen shpinën…’ Read More »

Kaloi shtatzëninë në Zvicër, por lindi në Tiranë, Rudina Magjistari zbulon pas 8 vitesh arsyen e veçantë

Teksa po diskutonte me të ftuarit në emisionin e saj për vendosjen e emrave të fëmijëve, Rudina Magjistari është rikthyer pas në kohë 8 vite më parë dhe ka kujtuar një moment shumë të rëndësishëm gjatë shtatzënisë.

Moderatorja tha se pavarësisht se gjatë muajve të fundit ndodhej në Zvicër, erdhi në Tiranë për ta lindur Mian, pasi donte “që gjithë jetën e saj ajo ta kishte Tiranën me vete”.

“Unë për shembull me emrin e vajzës time, kam pasur një klik. Ngjiti menjëherë. Mu duk vërtet sikur ishte emri i saj, ishte emri më i përshtatshëm. Për mua mendoj që ishte perfekti. Kjo është personale, po meqë po rrëfeni ju, po rrëfej dhe unë. Pjesën e dytë të themi të shtatzënisë nuk e kam kaluar në Shqipëri, por kam qenë në Zvicër me bashkëshortin tim.

Isha pak më e qetë. Programin e kisha mbyllur dhe isha e lirë. Kisha mundësinë ta lindja dhe aty, se ka plot çifte që preferojnë ta lindin jashtë, ndoshta për hir të nënshtetësisë etj, etj. Kam ardhur vetëm këtu, sepse doja që ta lindja në Tiranë. Doja që gjithë jetën e vet në pasaportë ta kishte vendlindjen Tiranë. Jetën këtu do ta ndërtonte, por të ardhmen nuk i dihet ku do shkonte të studionte.

Jeta është një e panjohur për të gjithë, por doja që lidhjen ta kishte me Tiranën, njësoj si emri, unë e kisha me vendlindjen. Kam ardhur për ta lindur vetëm që ta kishte gjithë jetën Tiranën me vete”, rrëfeu Rudina.

Kaloi shtatzëninë në Zvicër, por lindi në Tiranë, Rudina Magjistari zbulon pas 8 vitesh arsyen e veçantë Read More »