ShowBiz

‘I lë pa fjalë të gjithë’ Balerina Klaudia Pepa pjesëmarrëse në videoklipin e këngëtarit të njohur italian

Balerina Klaudia Pepa ka marrë pjesë në videoklipin e këngëtarit italian, Fabrizio Moro.

Në këngën që trajton një histori dashurie, Klaudia është protagoniste dhe duket si gjithmonë mahnitëse. Balerina e njohur shqiptare ka rolin e një vajze, e cila shfaqet në stade të ndryshme të jetës.
Projektin e ka ndarë vetë Pepa në rrjetet sociale me mbishkrimin: “Sapo u publikua ‘Voglio Stare Con Te’. Jam shumë e lumtur për këtë bashkëpunim, ku kam kërcyer për këtë këngë kaq të bukur të Fabrizios, një artist që unë e respektoj shumë”.

‘I lë pa fjalë të gjithë’ Balerina Klaudia Pepa pjesëmarrëse në videoklipin e këngëtarit të njohur italian Read More »

Moderatorja Arbana Osmani h umb njeriun e shtrenjtë të familjes, prek me fjalët e ndjera: Ah, sa do më marrë malli

Moderatorja e njohur Arbana Osmani po kalon momente të dhimbshme në familjen e saj.

Pak minuta më parë autorja dhe prezantuesja e njohur ka njoftuar në rrjetet sociale se ka hu mbur gjyshin e saj.
Krahas një fotoje ku shihet me gjyshin e gjyshen e ndjerë, Arbana ka dhënë lajmin e hidhur duke e shoqëruar me fjalët prekëse:

“Ma puth fort Nanën, o gjysh! Ah, sa do më marrë malli për ju”.

Kujtojmë se gjyshi që e ka rritur prezantuesen nuk është krejt i panjohur për publikun. Ai dhe gjyshja kanë qenë pjesë e një surprize që stafi i ka përgatitur prezantueses në fund të para 2 sezoneve të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”.

Moderatorja Arbana Osmani h umb njeriun e shtrenjtë të familjes, prek me fjalët e ndjera: Ah, sa do më marrë malli Read More »

Sinan Hoxha dhe Andrra Destani do të bëhen prindër për herë të dytë, zbulojnë gjininë e bebes

Sinan Hoxha dhe Andrra Destani do të bëhen prindër për herë të dytë.

Ka qenë Andrra ajo që e ka bërë publik këtë lajm të gëzuar, të cilin e ka ndarë edhe me publikun.

Madje ka postuar edhe një foto 3D të bebes.

Ansi, djali i parë i çiftit, do të bëhet me vëlla, pas 1 muaji.

“Mezi pres të të takoj”, ka shkruar Andrra përkrah fotos. /noa.al/

Sinan Hoxha dhe Andrra Destani do të bëhen prindër për herë të dytë, zbulojnë gjininë e bebes Read More »

Kë do të zgjedhë Saimiri?/ Finalet e mëdha shoqërohen gjithnjë me emocione të mëdha

Finalet e mëdha shoqërohen gjithnjë me emocione të mëdha.

Rrugëtimi në “Love Story” u mbyll për Xhesi Peraj, në gjysmëfinalen e djeshme.

Meri dhe Generda do të jenë dy vajzat e mbetura, që do të “garojnë” në finale për Saimirin.

Se cila nga të dyja do të vijojë të jetë bashkudhëtare me të, kjo javë do të jetë vendimtare për Saimrin, që të mendohet mirë para se të bëj zgjedhjen e duhur.

Nga të gjitha zgjedhjet surprizë që Saimiri ka bërë pothuaj çdo të hënë, ajo e djeshmja ishte ndoshta zgjedhja e pritshme, pasi edhe opinionistja Jerina Lalaj që deklaroi se sipas saj, dy vajzat që shkonin në finale ishin pikërisht Meri dhe Generda.

Saimiri e komentoi këtë zgjedhje, jo duke u nisur nga bukuria, por nga ndjenjat e tij, të cilat, nga sa duket, për Merin dhe Generdën janë më të forta.

Meri dhe Saimiri kanë kaluar çaste shumë romantike së bashku teksa nuk kanë nguruar t’i shprehin ndjenjat njëri-tjetrit.

Kësaj here ka qenë Meri ajo e cila është shprehur se Saimiri i ka zgjuar një ndjenjë që nuk di ta shpjegojë me fjalë.

Nga ana tjetër edhe 33-vjeçari ka folur me fjalë dashurie për bukuroshen nga Elbasani, duke i thënë se ndjenjat për të sa vijnë e përforcohen.

Por ka zëra se Meri rrjedh nga një familje e komunitetit egjiptian, pasi nëna e saj është pjesë e këtij komuniteti. A do jetë problem kjo për Saimirin, nëse është e vërtetë?

Generda ka ardhur nga Gjermania.

Siç duket, Saimiri e ka gjetur gjuhën e përbashkët me Generdën, e cila numëron tre takime me 33-vjeçarin.

Ata kanë udhëtuar drejt Korçës ku kanë bërë ski dhe kanë drekuar bashkë.

Madje Saimiri i ka veshur edhe këpucët e skive Generdës, pasi ajo kishte nevojë për ndihmë.

“Saimir, unë isha vajza e parë që i veshe këpucët? Domethënë unë jam Hirushja jote?”, i tha Genarda.

Të dyja vajzat finaliste pretendojnë secila se janë ato të zgjedhurat e Saimirit.

Ndryshe nga çdo finale që në fund ka një fitues, nata finale e “Love Story” mund të ketë edhe surpriza. Nuk përjashtohet rikthimi i ndonjë vajze, që mund të jetë tërhequr papritur gjatë netëve të kaluara nga emocionet e çastit. Zgjedhja do të jetë e Saimirit, dashuria nuk njeh limite.

Kush mund të thotë se cila nga vajzat ka fituar zemrën e Saimirit, veçse vetë ai?! Por mund të themi se më e pëlqyera e publikut nuk është asnjëra nga dy finalistet, por Enxhëll, e cila u vetëeliminua. Prandaj, edhe surprizat e finales me pëlqimin e publikut, besohet se do të jenë të pashmangshme.

NJëra nga finalistet, kur u pyet nga Einxhël, se po të ishte ti Saimiri, cilën nga vajzat do të zgjidhje, Genarda i tha: Ty Enxhëll!

Atëherë, çfarë i mbetet të thotë Saimiri. /NOA.al

Kë do të zgjedhë Saimiri?/ Finalet e mëdha shoqërohen gjithnjë me emocione të mëdha Read More »

Përjashtohen dy konkurentë nga ‘Përputhen’, ja cilët…

Emisioni “Përputhen” ka pasur pezullime mbrëmjen e sotme.

Dy konkurentët, Sindi dhe Juli janë pezulluar pas de batit në studio.

De bati i ash për ka ndikuar në prezencën e tyre në program.

Këtë e zbuloi, moderatorja Bora Zemani në episodin e sotëm të “Përputhen”.

Sipas saj vendimi ishte i produksionit.

Ndryshe, dyshja Sindi dhe Juli shkaktuan një de bat të as hpër mbrëmë teksa Mevlani ndërhyri dhe Sindi u ngrit ta qëllojë këtë të fundit.

Përjashtohen dy konkurentë nga ‘Përputhen’, ja cilët… Read More »

Saimiri zgjedh dy finalistet, kush u largua nga ‘Love Story’

Rrugëtimi në “Love Story”, u mbyll mbrëmjen e sotme për Xhesi Perajn.

Nga të gjitha zgjedhjet surprizë që Saimiri ka bërë pothuaj çdo të hënë, kjo e sotmja ishte ndoshta zgjedhja e pritshme.

Pak para se vetë Saimiri të zgjidhte dy finalistet, ishte edhe opinionistja Jerina Lalaj që deklaroi se sipas saj, dy vajzat që shkonin në finale ishin Meri dhe Generda.

Në fakt, vetë Saimiri e komentoi këtë zgjedhje jo duke u nisur nga bukuria, por nga ndjenjat e tij, të cilat, nga sa duket, për Merin dhe Generdën janë më të forta.

Kështu, Meri dhe Generda do të jenë dy vajzat që do të “luftojnë” për Saimirin edhe për një javë derisa princi i spektaklit të dashurisë të ketë vendosur cila nga të dyja do të vijojë të jetë bashkudhëtare me të.

Saimiri zgjedh dy finalistet, kush u largua nga ‘Love Story’ Read More »

Si e kaluan Shën Valentinin Tea dhe Bearti (foto)

Tea dhe Bearti, si një ndër çiftet më të reja dhe të shumëkomentuara të showbiz-it nuk mund të mos publikonin pamje nga festa e tyre e Shën Valentinit.

Në fakt ishte Beart Rexhepi ai që përmes dy InstagramStory-ve shpërndau me ndjekësit pamje nga hoteli ku po qëndron dyshja.

Siç mund ta shihni, nuk mungojnë petalet përgjatë gjithë rrugës për në shtrat dhe madje sipër këtij të fundit.

Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë, pas skandalit të madh të romancës që u kthye në kryefjalën e mediave gjatë këtyre ditëve.

Megjithëse doli ‘e përputhur”me Andin nga emisioni, Tea rrëfeu se gjatë gjithë kohës kishte qenë në një lidhje me ish-konkurrentin nga Kosova, Beart Rexhepin.

Madje, ata nuk fshihen më nga publiku dhe e kanë “zyrtarizuar” lidhjen e tyre përmes rrjeteve sociale, duke ndarë herë pas here momente së bashku. Tea është bërë tashmë “nuse Kosove” dhe kalon më shumë kohë me Beartin dhe familjen e tij.

Si e kaluan Shën Valentinin Tea dhe Bearti (foto) Read More »

Fatmira Breçani tregon momentin e sikletshëm që i ka ndodhur në dasmë: ‘U çua në këmbë, më erdhi afër dhe…’

Këngëtarja shumë e dashur për publikun Fatmira Breçani ishte e ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku gjatë intervistës rrëfeu një histori të sikletshme që i ka ndodhur në një dasmë.

“Kur po këndoja në një dasmë, çohet një burrë që ishte i pirë dhe më jep një mijë lek e më thotë këndo këto këngë. I këndova dy, më pas i afrohem dhëndrit e i them a kam ardhur me këndu në dasmën tënde apo këtij.
Nuk vonoi shumë e djali i tij, i cili ishte xhaxhai i dhëndrit e mori. Nuk e kisha problem, se nuk më ofendoi por do i prishte dasmën”, ka treguar Fatmira kur është pyetur për momentin që është ndjerë e ofenduar.

Fatmira Breçani tregon momentin e sikletshëm që i ka ndodhur në dasmë: ‘U çua në këmbë, më erdhi afër dhe…’ Read More »