ShowBiz

Rrëfehet Fifi para ndjekësve: ‘Një muaj më parë mund të kisha përfunduar në b urg’

Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi, e njohur si Fifi ka zgjedhur t’i përgjigjet pyetjeve prej ndjekësve të saj, njëri prej të cilëve e ka pyetur për një episod të ndodhur një muaj më parë në aeroport.

“A është e vërtetë se ti dhe Mario Novak mund të kishit përfunduar në burg në aeroport 1 muaj më parë?”, u pyet Fifi.

Këngëtarja u përgjigj se ka ndodhur, por nuk dha detaje se cila ka qenë arsyeja, thjesht shpjegoi se ia ka dalë mbanë ta kalojë këtë situatë pa përfunduar në b urg.

“Po është e vërtetë! Dhe sinqerisht nuk e kam idenë si dolëm nga ajo situatë. Mario Novak tregoju pak zemër”, është kjo përgjigja e këngëtares.

Ndër të tjera, Fifi zbuloi se është dashuruar për herë të parë në moshën 21 vjecare, por nuk dihet kush është mashkulli që i ka rrëmbyer zemrën.

Rrëfehet Fifi para ndjekësve: ‘Një muaj më parë mund të kisha përfunduar në b urg’ Read More »

Modelja rrëfen historinë e dashurisë me Arjonin e ‘Përputhen’: ‘Na pëlqen të bëjmë shumë s eks’

Serena Sula dhe Arjon Luli janë çifti identifikues i këtij Shën Valentini, pasi jo vetëm që kanë festuar në mënyrën më të bukur e të paharrueshme, por edhe kanë realizuar setin e tyre të fotove shumë se nsuale.

Modelja e njohur që e pamë në skenën provokuese me Bruno Shllakun në skenën e kazinosë në filmin “I love Tropoja”, dhe ish-konkurrenti i “Për’puthen” janë duke shijuar lidhjen e dashurisë pa tabu dhe komplekse, ndërkohë që shumë fansa i ndjekin si çiftin e preferuar.

Për “Panorama Plus”, Serena rrëfen gjithçka rreth historisë së tyre dhe sekretet e një lidhjeje të pazakontë ku si çift adhurojnë shpejtësinë me makinë, udhëtimet e gjata dhe shumë s eks.

“Për mua si Serenë ishte Shën Valentini im i parë dhe i paharrueshëm, që vështirë ta përshkruaj dot me fjalë atë lloj ndjenje. Ne si çift adhurojmë shpejtësinë me makinë, udhëtimet e gjata dhe shumë se ks. Sekreti ynë është që nuk i fshehim asgjë njeri-tjetrit dhe më e rëndësishmja është se respektojmë njeri-tjetrin në çdo mendim dhe dëshirë. Marrëzi?! Deri më sot jo. Mbase në të ardhmen një “se x tape””, ka thënë ajo ndër të tjera./noa.al/

Modelja rrëfen historinë e dashurisë me Arjonin e ‘Përputhen’: ‘Na pëlqen të bëjmë shumë s eks’ Read More »

Shikoni si dukej Luana Vjollca 13 vite më parë (foto)

Luana Vjollca është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar, edhe për shkak të emisionit që ajo drejton, pasi ndiqet shumë.

Luana njihet nga një pjesë tjetër e publikut edhe si këngëtare, pasi ka realizuar disa projekte të suksesshme muzikore me këngëtarë të ndryshëm.

Ajo gjithnjë tërheq vëmendjen me trupin e saj dhe format e kolme, mirëpo nëse jeni kurioz të shihni se si dukej ajo 13 vite më parë, kur ishte 16 vjeçe, hidhini një sy fotove të saj.

Ajo ka publikuar në Instagram dy foto ku shihet duke pozuar, e në njërën prej tyre me shalqi në dorë, ku bie në sy trupi i hollë.

Shikoni si dukej Luana Vjollca 13 vite më parë (foto) Read More »

Generda i lë ‘pa fjalë’ të gjithë me deklaratën e fortë për Saimirin

Spektaklit “Love Story” i ka ardhur fundi dhe dy vajzat finaliste janë Meri dhe Generda. Kjo e fundit në një intervistë për programin “Daily Love Story” është shprehur e lumtur që Saimiri ka arritur të shohë vlerat e saj, përveç bukurisë.

“Trëndafilin deri diku e prisja, sepse siç e thashë, e kam ndjerë vërtet Saimirin në takimin e fundit. Shpresoja dhe e prisja, nuk e di, ishin pak emocione të përziera. Jam shumë e lumtur, në radhë të parë, për vlerat e mia që edhe Saimirit i kanë arritur, sepse jo vetëm bukuria vlen. Kjo më bën akoma më të lumtur”, u shpreh Generda.
Generda ka theksuar se nuk shikon sjelljen e konkurrentes së saj Merit, por sjelljen e Saimirit.

“Unë nuk shoh vajzat si konkurrente, por shoh se si sillet Saimiri me vajzat. Meri është shumë vajzë e mirë dhe jam e lumtur që jam edhe me Merin në finale”

Ke një As nën mëngë që do ta përdorësh për finale?
Nuk e them këtë.

Sa i përket thashethemeve se ajo dhe Saimiri janë të lidhur jashtë programit, Generda ka thënë: “Në një reality show thashethemet janë si bukë e djath, dhe në fillim ngela pak. Por pastaj m’u bë edhe qejfi të them të drejtën sepse publiku e ka parë atë kiminë mes nesh, aq sa kanë menduar që unë jam e dashura e Saimirit”.

Generda i lë ‘pa fjalë’ të gjithë me deklaratën e fortë për Saimirin Read More »

Melisa publikon këngën e saj të parë: ‘7 vite që prisja’

Melisa Lleshi, ish-konkurrentja e Për’puthen, sapo ka lançuar këngën e saj të parë, duke hedhur kështu hapa të tjerë rreth botës së spektaklit dhe ekranit.

Çfarë ndodhi më herët këtë javë?
Melisa fshiu krejt papritur të gjitha fotot e postimet në rrjetet sociale. Në foton e profilit ajo vendosi një poster ku shkruhej “Së shpejti”, duke i bërë fansat shumë kuriozë lidhur me projektin që ajo kishte gatuar.

Më pas, ajo zbuloi se bëhej fjalë për një projekt muzikor, pasion për të cilin Melisa nuk na kishte folur më herët. Pritja nuk zgjati shumë, pasi ditën e sotmja, Melisa ka publikuar në You Tube këngën e saj të parë që mban titullin “U kry”. Në rrjetet sociale, ajo ka treguar se po e priste realizimin e kësaj ëndrre prej 7 vitesh, ndërsa më në fund kishte ardhur dita ta bënte realitet.

https://youtu.be/32Rea9Impjw

Melisa publikon këngën e saj të parë: ‘7 vite që prisja’ Read More »

Moderatorja e programit të ‘Portokalli’, deklaron se do t’i japë ‘lamtumirën’ një herë e përgjithmonë spektaklit të humorit

Moderatorja e programit të “Portokalli”, Eneda Tarifa ka deklaruar se do t’i japë “lamtumirën” një herë e përgjithmonë spektaklit të humorit “Portokalli”.

Ditën e sotme me anë të një postimi në Instagram, moderatorja ka treguar se do të “sjellë në jetë” projektet e saj, por nuk ka dhënë detaje se për çfarë bëhet fjalë.
Pas mbylljes së sezonit të fundit në “Portokalli”, Eneda është shprehur se tashmë do të vazhdojë të jap kontributin e saj artistik për këtë vend pa u “shitur” dhe pa u “blerë” nga askush.

“Të dashurit e mi, miq real e virtual, më duhet t’ju njoftoj se rrugëtimi im me spektaklin “Portokalli” përfundon këtu. U riktheva me mall në atë skenë kur m’u propozua nga drejtuesit dhe në një farë mënyre “E nxora mallin…” kur i thonë një fjale.

Por është momenti që të sjell në jetë projektet e mia pa më “shitur” dhe pa më “blerë” dikush (sikurse shkruhet në disa portale) dhe vazhdoj të jap kontributin tim artistik për këtë vend. Do komunikoj me ju vetëm në profilet e mia zyrtare në rrjete sociale dhe në kanalin tim në YouTube. Shihemi së shpejti… Faleminderit që jeni gjithmonë me mua dhe më keni mbështetur. Ju dua të gjithëve”, ka thënë Eneda.

Moderatorja e programit të ‘Portokalli’, deklaron se do t’i japë ‘lamtumirën’ një herë e përgjithmonë spektaklit të humorit Read More »

Këngëtarja Rita Ora uron Pavarësinë e Kosovës me veshje tradicionale

Në ditën e Pavarësisë së Kosovës këngëtarja shqipëtare, Rita Ora ka dhënë urimin e saj të përzemërt.

Ajo shfaqet e veshur me kostumin tradicional, teksa uron të gjithë shqipëtarët për 13-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Postimi i plotë

Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosova!!! Urime 13 vjet pavarësi Kosova jonë! Duke festuar me veshjen time tradicionale nga BIG!! E keni buzëqeshur edhe këtë vajzë të vogël sot, 5 këngët më të mira në të gjithë Sportify Sot me BIG! Uau faleminderit shumë të gjithëve.

Rita Ora është një nga këngëtaret shqiptare më rebele, pasi kujtojmë që pak kohë më parë ajo publikoi disa foto e veshur me çizme që mbanin flamurin shqiptar, por ishte thuajse gjysëm nudo. Ajo ka shkelur gjithashtu karantinën disa herë në Britani, por është gjobitur edhe pse ka kërkuar falje publike.

Këngëtarja Rita Ora uron Pavarësinë e Kosovës me veshje tradicionale Read More »

Melisa e Përputhen na paralajmëron për diçka: ‘Po vjen së shpejti’

Melisa pak javë më parë ka vendosi të largohej përfundimisht nga emisioni “Për’puthen”. Ajo u shpreh se për shumë ditë më radhë është ndjerë nën pre sion psikologjik dhe se e ndjente që nuk do të gjente dashurinë e saj në program.

Melisa tregoi se kishte një ngarkesë emocionale për shkak të sulmeve të shumta të konkurrentëve me njëri-tjetrin dhe thashethemeve, ndaj kishte disa javë që kërkonte të largohej.
Ajo u largua në një moment delikat, kur prej ditësh në media po qarkullon lajmi se ajo dhe Andi, janë prej disa kohësh në një lidhje së bashku.

Ndërkohë ajo nëpërmjet llogarisë në Instagram, ka paralajmëruar diçka të re, e cila ende nuk është zbuluar.

Ajo i ka bërë unfolloë të gjithë personat që ndiqte, përfshirë ata të “Për’puthen” dhe ka hequr çdo foto që kishte.
Gjithashtu, Melisa ka tashmë vetëm një post i cili shkruan “Po vjen së shpejti”, pa dhënë detaje

Melisa e Përputhen na paralajmëron për diçka: ‘Po vjen së shpejti’ Read More »