ShowBiz

Kjo është kandidatja e re nga Vlora në Për’Puthen +40

Kandidatja e re e Për’Puthen +40 në Top Channel, është Stela Nikolla, 41-vjeçarja nga Vlora me një vajzë të vogël.

Qëkur hyri në sy ka rënë rinia e saj.

Stela ka treguar për vajzën, duke theksuar se është pak xheloze dhe do të ketë kritika me kandidatët që do të zgjedhë.

“Unë jam Stela Nikolla jam nga Vlora, e di vorcuar, kam një vajzë 10 vjeçe.

Vajza ime është e lumtur kur unë jam e lumtur.

Goca ime është çik xheloze, nuk prononcohet.

Është tip i qetë si puna ime e do bëjë sikur nuk do të kuptojë”, tha ajo.

Kjo është kandidatja e re nga Vlora në Për’Puthen +40 Read More »

‘Nxënësit më ndjekin dhe mbështesin’/ Mësuesja 44-vjeçare: Me Ilirin është fillimi i një shoqërie të mirë

Si çdo të premte, në emisionin “Shqipëria Live” komentohet reality show “Për’puthen”. Sot ishin të ftuar disa nga personazhet e “Për’puthen +40”, ata që janë komentuar më së shumti kohët e fundit.

Në një lidhje “Skype” ishte mësuesja 43-vjeçare, Gilberta Simoni, e cila u shpreh se nxënësit e saj janë shumë të kënaqur me performancën e saj.

“Më ndjekin dhe mbështesin shumë, jo vetëm ata, por edhe prindërit dhe gjyshërit e tyre. Ua kam ndaluar komentet, pasi ka edhe negative nga persona të tjerë, e nuk dua që të përfshihen se janë të vegjël. Le të shijojnë programin”, tha ajo.

Mësuesja në fillim tha se ka patur ndrojtje për pjesëmarrjen në program, pasi kishte shumë persona që i thoshin të mos shkonte.

“Por më regjistroi një shoqe. Tani po e shijoj, ka vajza e djem të mirë, Bora është shumë e mirë”, shtoi Gilberta.

Ndërsa e pyetur në lidhje me kiminë që publiku ka parë mes saj dhe inxhinierit elektronik, Ilir Lala, gjatë takimit të tyre 4-minutash, mësuesja tha: “Është fillimi i një shoqërie të mirë, se si do vijojë do ta shikojmë”.

‘Nxënësit më ndjekin dhe mbështesin’/ Mësuesja 44-vjeçare: Me Ilirin është fillimi i një shoqërie të mirë Read More »

Mund jetë cifti i parë i Për’puthen +40: ‘është një shoqëri e vërtetë, ka kimi’

Të ftuar në emisionin “Shqipëria live”, Iliri dhe Gilbgerta flasin për njëri-tjetrin.

“Mund të themi që ka filluar një shoqëri e mirë, më vonë do ta shikojmë”, thotë Gilberta, ndërsa Iliri pranon se ka kimi. “Është një shoqëri e vërtetë, ndjej kimi.

Më ka pëlqyer se ëshjtë person që nuk do konflikte, ka dinamikë, më kërkon llogari, edhe pse është pak shpejt. Dua ta njoh, besoj se do të ketë gjëra të tjera interesante”.

Gilberta, është një nga konkurentet më të pëlqyera nga publiku. Ndjekësit e vlerësojnë “si të sinqertë, të kulturuar dhe simpatike”.

Ilir Lara është 44 vjeç, me profesion inxhinier elektronik ndërsa Gilberta, 41 vjeçe, mësuese nga Lushnja. /tch

Mund jetë cifti i parë i Për’puthen +40: ‘është një shoqëri e vërtetë, ka kimi’ Read More »

E njihni vogëlushin në foto?Një këngëtar shumë i njohur shqiptar

Sidrit Bejleri është një ndër artistët më në zë në tregun muzikor shqiptar.

Herë pas here e shohim teksa ndan me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, edhe momente nga përditshmëria.

Por një ditë më parë i ka surprizuar fansat me foton e publikuar në “Instagram”.

Sidriti ka ndarë me fansat një foto të rrallë nga fëmijëria.

“Na ishte njëherë…1978”, shkruan artisti bashkëngjitur me foton bardhezi nga fëmijëria.

Poza e tij ka marrë menjëherë shumë pëlqime dhe komente.

E njihni vogëlushin në foto?Një këngëtar shumë i njohur shqiptar Read More »

‘Ç’do rrudhë apo vijë në fytyrën e një femre, ka historinë e saj, të lumturisë ose dh imbjes’

Aktorja Jonida Vokshi jo rrallë herë përmes rrjeteve sociale flet për tema që kanë rëndësi të veçantë në shoqëri.

Edhe së fundmi në një postim në Instagram, aktorja e famshme ka shf rytëzuar ‘ndikimin’ e saj që të motivojë femrat.

Jonida ka postuar një fotografi të aktores së njohur amerikane, Julia Roberts e cila ka treguar së është paragjykuar për shkak të rrudhave të saj në fytyrë.

“Ç’do rrudhë apo vijë në fytyrën e një femre, ka historinë e saj, të lumturisë ose dhi mbjes, të të qeshurave pafund ose lotëve nga copëza ndodhirash.

Çdo ndryshim që sjell mosha, e bëjnë atë më të bukur, më të mençur, e bëjnë një nënë, një gjyshe, një njeri me një histori plot kujtime”, ka shkruar aktorja./noa.al/

‘Ç’do rrudhë apo vijë në fytyrën e një femre, ka historinë e saj, të lumturisë ose dh imbjes’ Read More »

Dy djemtë e Për’puthen sfidojnë njëri-tjetrin për Jasminën

Andi dhe Princi kanë sfiduar njëri-tjetrin në një sfidë ‘freestye’. Jasmina dhe Princi kishin takimin e tyre të parë përpara disa ditësh ku u panë mjaft të afërt me njëri-tjetrin.

Kjo gjë sigurisht se nuk u prit edhe aq mirë nga Andi, i cili më pas kërkoi edhe një përballje me të.

Jasmina së fundmi ka publikuar në Instastory disa video ku dëgjohen të dy konkurrentët, teksa i dedikojnë vargje asaj.

Andi thuri këto vargje: “Kjo shkon për Jasminën: Nuk e di ku dole moj ti Jasmina, erdhe dhe më su lmove sikur Hiroshima, kemi pas puthje, kemi pas zhveshje, por ma knaq zemrën kur ta shoh atë buzëqeshje. Ti e din që jam person i përpiktë, por do ta shohim se a do të dalim nga këtu çift”.

Ndërsa Princi pati disa vargje më ndryshe për t`i thënë: “Çuna erdhi dita që zërin të ma dëgjoni, në CD dhe diskotekë kudo që të shkoni. Ma nxiu jetën mësuesja se shkoja me vonesë, më priste me sh kop në dorë, e ngacmoja Jasminën se kisha dashuri.

Mësuesja për xhelozi më çonte në drejtori… Më hyri në qejf rakia dhe ma rijuana, por më shumë nga të gjitha më pëlqente Jasmina që filloi të më jepte mësim privat, nga 69 në 77. Çdo ditë më mësonte një mësim të ri, pa u lodhur më mësonte deri në çmendinë”. /noa.al/

Dy djemtë e Për’puthen sfidojnë njëri-tjetrin për Jasminën Read More »

Njihuni me gruan ‘pa letra’ të Salsano Rapit, gati ta rivalizojë në ekran

Salsano Rrapi dhe Erjona Kakeli do të ndahen në dy programet kundërshtare të humorit, që nisin transmetimin këtë të diel.

Moderatori dhe aktori i njohur do të vazhdojë të jetë në “Portokalli”, ndërsa gruaja e tij do të jetë pjesë e “Kosherja”, projekti i ri televiziv humori që hap siparin shumë shpejt.

Prej shumë vitesh në bashkëjetesë dhe prindër të dy fëmijëve, çifti i aktorëve do shkojnë në drejtime të ndryshme televizive.

“Kosherja” është programi më i ri i humorit që do nisë transmetimin në “ABC” me regji të Altin Bashës, i cili ka vendosur ta sfidojë me kast Salsanon, duke i marrë në kast partneren, e cila automatikisht bëhet rivalja e tij të dielave.

Bashkëshortja e Salsanos ka qenë e panjohur deri tani për publikun.

Nga bashkëjetesa e tyre ata janë prindër të lumtur të dy vajzave. Salsano Rrapi vendosi që disa ditë më parë t’ia kushtonte një mbrëmje të bukur vajzave të tij, të cilat e kanë shprehur të gjithë talentin në kokën e aktorit. Kjo sepse vogëlushet morën penela dhe ngjyra dhe filluan të pikturonin.

“Para xhirimeve të filmit ‘Babai indian’. ‘Make up artist’ Maram”, shkroi aktori i humorit krahas videos së postuar në “Instastory”. Salsano është shumë i rezervuar kur vjen puna te jeta e tij private, e kjo duket te fakti që nuk publikon foto familjare, sidomos me vajzat e tij: Marg dhe Amal.

Ai dhe Erjona që prej shumë vitesh bashkëjetojnë, nuk janë celebruar ende dhe ende nuk e kanë vendosur se kur do të jenë të martuar me letra.

I ftuar në një intervistë televizive, Salsano rrëfeu edhe për avantazhet e të qenit “single”. Duke pranuar se ai dhe Erjona nuk janë martuar akoma, Salsano tregoi edhe rastin kur ka përfituar nga kjo mosmartesë me letra.

“Ne shkuam për ta regjistruar gocën në çerdhe, na sugjeruan një çerdhe të mirë, sepse vajza ime është shumë sociale, i pëlqen shumë fëmijët, por nga frika e sëmundjeve, e kemi mbajtur në shtëpi këto kohë. Kur shkuam atje, do të bënim regjistrimin”.

Erdhi drejtoresha e kopshtit dhe iu drejtua Erjonës për mbiemrin, Kakeli e ka Erjona: “Nuk jam e martuar, – i tha Erjona. – Ah, ti je ‘single’? – Po! – Atëherë ti nuk paguan asnjë lekë, se je një mama ‘single’”. Ja një avantazh i mos martesës me letra”, tha Salsano me të qeshur, megjithatë shtoi se për këtë martesën zyrtare akoma nuk e kanë vendosur.
/NOA.al

Njihuni me gruan ‘pa letra’ të Salsano Rapit, gati ta rivalizojë në ekran Read More »

Orinda Huta dhe Turjan Hysko do të bëhen prindër për herë të parë, publikojnë foto: Jemi katër! (foto)

Orinda Huta dhe Turjan Hysko do të bëhen prindër për herë të parë.

Çifti ka postuar fotot e fundit në Instagram, teksa duket se Orinda është në një pritje të ëmbël.

Fotot kanë marrë vëmendjen e publikut, por edhe të miqve të Turit dhe Orindës.

“Pranvera nuk vjen me një lule”, ka shkruar Turi, duke thënë se në foto janë katër, përveç qenit, atij, dhe Orindës.

Amarda Toska, Arbana Osmani, Arjola Shehu, Shemi Shehu dhe Kastro Zizo kanë qenë ndër të parët që i kanë uruar për faktin se pas disa vitesh martesë, Orinda Huta dhe Turjan Hysko, do të bëhen prindër për herë të parë.

/NOA.al

Orinda Huta dhe Turjan Hysko do të bëhen prindër për herë të parë, publikojnë foto: Jemi katër! (foto) Read More »