ShowBiz

Dyshimet e forta/ A përfundoi lidhja e bujshme mes Teas dhe Beartit?

Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi shkaktuan shumë zh urmë dhe reagime nga ana e publikut kur deklaruan lidhjen publikisht pak muaj më parë.

Një ndër çiftet më të përfolura te “Për’puthen” u bënë bashkë jashtë emisionit pavarësisht se gjithçka nisi aty brenda.

Pasi Tea doli me Andi Shehun nga programi, në rrjet qarkulluan fotot e saj duke u puthur me Beartin.

Ndonëse u kritikuan pafund, dyshja vazhdoi të qëndronte bashkë e të publikonte foto e video nga përditshmëria e tyre me ndjekësit në rrjete sociale.

Por duket se pas ‘muajit të mjaltit; gjithçka mori fund mes tyre.

Pak ditë më parë, çifti udhëtoi drejt Turqisë për të kaluar disa ditë pushimi bashkë me motrën e Teas dhe me shokun e saj të ngushtë, si dhe me motrën dhe nënën e Beartit.

Dyshja gjatë pushimeve nisi të hidhte thumba për njëri-tjetrin në Instastory, duke ngritur dyshimet se nuk janë më bashkë.

Tea ndau me fansat faktin se nuk ishte e lumtur në ato momente dhe madje tha se nuk e kishte festuar ditëlindjen, sepse mendonte se ditëlindjet e saj janë të mallkuara.

Bearti nga ana tjetër, publikoi një status, ku shkruhej:

“Si një Akrep, njerëzit s’e kuptojnë sa i sjellshëm je. Bëhesh i pamëshirshëm vetëm kur njerëzit të marrin për të mirëqenë”.

Dyshja gjithashtu kanë fshirë të gjitha fotot që kishin bashkë në Instagram, jo vetëm ato dyke u puthur, çka përforcuar dy shimet.

Ata kanë lënë pa fshirë vetëm fotot, që kanë realizuar për kompani të dnryshme.

Tea dhe Bearti madje nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
/NOA.al

Dyshimet e forta/ A përfundoi lidhja e bujshme mes Teas dhe Beartit? Read More »

Marina i dhuron puthje, 11 vjecari insiston ta fshij: ‘Bëhet xheloze e dashura’

Vilsoni, një 11-vjeçar me sindromën “Down” është një ndër fansat më të mëdhenj të Marina Vjollcës.

Këtë e ka treguar babai i tij, teksa ishte i ftuar ditën e djeshme në “Ka një mesazh për ty”.

Nisur nga kjo, moderatori Ardit Gjebrea vendosi që t’i bënte një surprizë 11-vjeçarit duke sjellë në studio pikërisht Marinën.

Vilsoni vrapoi menjëherë drejt moderatores për ta përqafuar, ndërkohë që Marina i dhuroi një puthje në faqe, nga e cila i mbeti shenja e buzëkuqit të kuq.

Mirëpo, Vilsoni kërkoi që ajo t’ia fshinte shenjën, duke thënë se i bëhet xheloze e dashura.

Pjesë nga biseda:

Marina Vjollca: Të ta fshi apo do e mbash kujtim?

Vilsoni: Jo.

Ardit Gjebrea: Mos mo ta kishe mbajtur kujtim.

Vilsoni: Jo, jo.

Ardit Gjebrea: Pse ta shikon ndonjë dhe bëhet xheloze?

Vilsoni: Po.

Marina Vjollca: Kush bëhet xheloze more?

Vilsoni: E dashura.

Marina Vjollca: Vilson, nuk jam unë e dashura jote?

Vilsoni: Jo ti ke burrin.

Marina Vjollca: Ku e di ti që kam burrin unë mo?

Vilsoni: Po e di.

Marina Vjollca: E kush është e dashura jote, si e ka emrin?

Vilsoni: Ledi.

Marina Vjollca: Unë po bëhem xheloze.

Vilsoni: Jo, jo mos u bëj.
/NOA.al

Marina i dhuron puthje, 11 vjecari insiston ta fshij: ‘Bëhet xheloze e dashura’ Read More »

Ermal Mamaqi feston ditëlindjen: ‘Kam ditëlindjen sot! Nuk e di ça moshe jam. Më ka ngel kalendari te 23 vjeç’

Ermal Mamaqi festoi dje ditëlindjen. Mirëpo, edhe pse në kohë pandemie, këngëtari është surprizuar me një super festë të organizuar me shumë të ftuar.

Aktori dhe producenti fillimisht publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto, ku shihej me një tortë në duar.

“Kam ditëlindjen sot! Nuk e di ça moshe jam. Më ka ngel kalendari te 23 vjeç”, shkroi krahas postimit me humor Mamaqi.

Në këtë ditë të rëndësishme, ka qenë Amarda, që është kujdesur t’i bëjë surprizën më të bukur.

Ajo publikoi në Instagramin e saj një video, në të cilën shihet Ermali në mes të një skene të organizuar posaçërisht për të, si dhe shumë personazhe të njohur të ftuar.

“Për ty që ke ndriçuar si yll jetën time! Gëzuar ditëlindjen! Edhe pse është shumë vështirë të surprizosh një njeri si ty, ja dola të mos më parashikoje këtë herë! Të dua shumë!”, ishin fjalët që Amarda zgjodhi për ta uruar partnerin e saj.

Këngëtari nuk ka respektuar orën po licore, duke thyer kështu rregullat anti-covid, prandaj Ermali u dë nua me gj obë për organizimin e aktiviteteve masive.

Në Instastory-t e publikuara nga të ftuarit, shihen disa artistë që ngjiten në skenë për të performuar, ndër të cilët është edhe Elvana Gjata.

Këngëtarja e uroi fillimisht Ermalin nëpërmjet publikimit të një fotoje në rrjete sociale, krahas së cilës shkruante: “Gëzuam të gjithë bashkë në ditëlindjen tënde të 23-të. Çfarë bekimi, frymëzimi dhe model i vërtetë je Ermal Mamaqi! Kaq krenare për ty!”.

Ermali prej disa vitesh nuk është më pjesë e ekranit, pasi i është përkushtuar kinematografisë, si dhe pasionit të tij si “motivational speaker”.

Deri më tani, aktori ka realizuar dy filma: “2 gisht mjaltë” dhe “I love Tropoja”. E vetëm pak ditë më parë, ai njoftoi se shumë shpejt do të vijë me një serial të ri.
/NOA.al

Ermal Mamaqi feston ditëlindjen: ‘Kam ditëlindjen sot! Nuk e di ça moshe jam. Më ka ngel kalendari te 23 vjeç’ Read More »

Çifti Sinan Hoxha dhe Andra Destani janë bërë prindër për herë të dytë, ja emri i vecantë që i kanë vendos të voglit

Çifti Sinan Hoxha dhe Andra Destani janë bërë prindër për herë të dytë.

Familja e tyre u shtua me një djalë, dhe tani ata janë prindër të dy djemve.

Lajmin e ka bërë publik vetë këngëtari përmes një postimi në rrjetet sociale.

Emri i të voglit është Ayan, dëshirë kjo e Ansit, djalit të madh.

“Atëherë deshëm s’deshëm ne të zotët e punës, Ansi i vendos vetë emrin të vëllait Ayan”, shkroi Sinani. /noa.al/

Çifti Sinan Hoxha dhe Andra Destani janë bërë prindër për herë të dytë, ja emri i vecantë që i kanë vendos të voglit Read More »

Festojnë 15 vjetorin e martesës në studio/ Gruaja surprizon burrin: Faleminderit për sakrificat që ke bërë!

Programi “Dua të të bëj të lumtur” mbrëmjen e sotme trajtoi historinë e dashurisë së Fevjolës dhe Mondit, një histori dashurie 15-vjeçare.
Historia e dashurisë së Fevjolës dhe Mondit kishte nisur nga një takim tepër i rastësishëm në një kafe. Ajo në studio rrëfeu se me Mondin ishte njohur që në fakultet, falë një miqësie të përbashkët që kishin.

Mondi studionte në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, ndërsa Fevjola studionte tek fakulteti i Ekonomisë, prandaj për këtë arsye ata kishin qenë shumë pranë njëri-tjetrit gjatë gjithë kohës.
Fevjola tregoi se midis tyre nuk ka pasur kurrë de bate, por si çdo lidhje dhe ata kishin kaluar disa sprova.

Mondit i ishte dashur që të kthehej në qytetin e tij të lindjes, në Sarandë dhe lidhja e tij me Fevjolën për disa vite me radhë ishte shndërruar në një lidhje me distancë. Fevjola rrëfeu se çdo lidhje në distancë ka shumë vështirësi, madje sipas saj, distanca mund të çojë drejt ndarjes, por rasti i tyre kishte qenë krejtësisht i kundërt.

Distanca sipas saj i kishte afruar më shumë me njëri-tjetrin dhe ata kishin vendosur që këtë lidhje ta kurorëzonin me martesë. “Ti e di tepër mirë se sa shumë të dua dhe se çfarë vlere ke për mua. Kemi kaluar shumë aventura të bukura bashkë dhe shpresoj që të kalojmë shumë përvjetore të tjera, por dua të të falenderoj sepse në këto 15 vite ti ke sakrifikuar shumë për mua dhe familjen tonë. Për mua ti je perfekti, prandaj të dua shumë!”,- ishin fjalët e Fevjolës për Mondin.

Nga ana tjetër, Mondi u shpreh se nuk e priste kurrë këtë surprizë nga Fevjola, madje ai kishte qenë i sigurt që nuk ishte ajo. Në fund, Mondi dhe Fevjola për të festuar 15-vjetorin e martesës, kërcyen një vals tepër romantik.

Festojnë 15 vjetorin e martesës në studio/ Gruaja surprizon burrin: Faleminderit për sakrificat që ke bërë! Read More »

‘Qenke me syçka të bukura’/ Takimi pa komplekse mes Luljetës dhe konkurrentit të ri

Rolandi është konkurrenti më i ri i Për’Puthen +40, i cili që nga ekrani i televizorit i ka vënë syrin Luljetës.

Ai e ftoi në një takim 4 minutësh ndërsa folën për disa detaje të jetës së tyre.

Luljeta: Jetoj vetëm, bëj palestër psonisje, bëj ecje, bëj guida i kam qejf udhëtimet. jam tip sportiv pa komplekse, unë këndoj pëlqej, kështu jam unë dua humor.

Roland: Jam i divorcuar, kam një djalë, jetoj vetëm punoj taksi, edhe mua më pëlqejnë udhëtimet,

Luljeta: Unë s’ja them shumë për gatim them të drejtën.

Roland: Unë kam zanatin shofer.

Luljeta: Po bashkëshortja ku është se na shikon e më thotë po më merr burrin.

Roland: Ajo është e martuar ka jetën e saj.

Luljeta: Unë s’kam qenë as e fejuar as e martuar, por i kam qejf bashkëjetesat e shkurtra, kështu qenke me syçka të bukura.

Roland: Do ia lemë kohës.

Luljeta: E kam pak të vështirë që të vendos, por shpresa v des e fundit.

‘Qenke me syçka të bukura’/ Takimi pa komplekse mes Luljetës dhe konkurrentit të ri Read More »

Konkurrentja e re e Për’puthet +40 i shprehu pëlqimin, Ndriçimi shtanget: Jam pa koment

Lindita është konkurrentja e re që i është bashkuar sot “PërPuthe 40”.

Menjëherë bie në sy fakti se ajo është një grua shumë simpatike, ndërsa tregoi se është e d ivorcuar dhe ka dy djem.

E pyetur nëse kishte ardhur me qëllime të qarta dhe nëse kishte piketuar ndonjërin nga zotërinjtë në emision, ajo tha emri e Ndriçimit.

Ky i fundit as që e priste që të ishte i preferuari i saj, ndërsa tha “jam pa fjalë”.

“Jam pa koment, nuk di ça të them, e falënderoj pa masë për interesin dhe uroj që me kalimin e kohës të njihemi më mirë”, tha ai.

Konkurrentja e re e Për’puthet +40 i shprehu pëlqimin, Ndriçimi shtanget: Jam pa koment Read More »

Prapaskenat e spektakli, Saimiri mbetet beqar

Saimir Kasemi, pas mbylljes së spektaklit “Love Story”, mbetet beqar, ashtu si edhe të gjitha vajzat që morën pjesë në spektakël.

Protagonisti kryesor i “show” të njohur televiziv në Shqipëri është kthyer në Gjermani, nga ku nuk ka preferuar të flasë dhe as të postojë ndonjë foto me Merin, vajzën që ai zgjodhi në natën finale.

Pas çdo postimi në Instagram, ku shfaqet i vetëm, ndjekësit nuk ngurojnë ta pyesin vazhdimisht se ‘ku e ka Merin’, duke e parë me dyshim zgjedhjen apo moszgjidhjen e tij. Po aq të shumtë janë ata që nuk besojnë se Saimiri e pati seriozisht kur si përfundim ai tha se zgjodhi vajzën nga Elbasani, fillimisht për njohje e ndoshta më tej edhe për martesë.

Meri Murrizi nga ana tjetër, pas spektaklit, vazhdon jetën e saj në Shqipëri. Nëse do të kishte diçka serioze mes tyre, ajo sigurisht do të ishte ftuar të shkonte qoftë edhe një ditë në Gjermani.

Meri, pas spektaklit thjesht i jep pëlqime postimeve të Saimirit, ndërsa ka fshirë të gjithë fotot familjare apo edhe ato me shoqërinë nga e kaluara e saj. Vajza nga Elbasani është përfolur gjerësisht nga ata që e njohin se ajo i përket komunitetit rom, çka i habiti jo pak sesi ishte e mundur që pikërisht të ishte ajo e zgjedhura e Saimirit. Në fakt besohet se ishte thjesht “shoë”!

Faktet të çojnë te dyshimet e forta. Meri është shfaqur pak vite më parë në Indi, me disa miq të saj. Në atë kohë ajo pranoi se kishte miqësi me Mevlanin, një tjetër personazh që po kërkon nuse në një ekran tjetër, te “Për’puthen”.

Në Bollivud, Indi, shkojnë shumë të rinj anembanë botës, në kërkim të një karriere televizive, kryesisht në botën artistike. Pas kthimit pa sukses, si Meri, ashtu edhe Mevlani tentuan të provonin një eksperiencë në Shqipëri, ku secili duket se ia arriti qëllimit. Prej kohësh në kërkim të famës, ata ia dolën dhe u bënë të njohur, ndonëse në dy programe rivale.

Gjithsesi, Saimiri në kërkim të nuses, pas mbylljes së spektaklit duket se prishi miqësinë me Generda Braçen. Ajo jeton në Shtutgart të Gjermanisë, shumë pranë Saimirit. Por pas mbylljes së spektaklit Generda pranoi se i kishte mbetur hatri prej tij dhe madje nuk i ka pëlqyer asnjë nga fotot e fundit të Saimirit. Ndoshta ngaqë Saimiri në finale, ishte i detyruar nga produksioni të zgjidhte Merin.

Megjithëse Saimiri kishte të drejtën të refuzonte secilën prej dy vajzave finaliste, ai bëri një zgjedhje.

Enxhell Lengo ishte një tjetër nga vajzat e tjera të spektaklit, e cila u besua se ishte ajo e përzgjedhura e Saimirit. Por çuditërisht Enxhell vendosi të largohej vetë para finales, siç duket, e mërzitur nga prapaskenat e produksionit që kishin paracaktuar gjithçka, apo duke nuhatur se diçka nuk shkonte ashtu siç duhej.

Vajza nga Gjirokastra ka vijuar këto ditë punën e saj, në fushën e mjekësisë, si dhe të pasionit për modën, duke i shtuar enigmat mbi zgjedhjen ‘finale’ dhe reale për martesë të Saimirit.

Megjithatë, spektakli ka rreth një muaj që mbaroi dhe fakt është se të gjithë pjesëmarrësit aktualisht janë ende beqarë. Ka ende kohë për martesë, për të gjithë!/noa.al

Prapaskenat e spektakli, Saimiri mbetet beqar Read More »