ShowBiz

Ja kush është këngëtarja shqiptare që i bëri produksionit të Big Brother Vip kërkesën e veçantë: ‘Vij vetëm nëse marr dhe fëmijën me vete’

Kërkesa e këngëtares shqiptare Linda Halimi për t’u bërë pjesë e Big Brother Vip është ‘përqafuar’ nga të gjitha ‘mamatë’.
Kjo për arsye se Halimi ka thënë se kriter i saj për të marrë pjesë në spektaklin e madh ishte të shkonte bashkë me vajzën pasi nuk mund ta linte atë 100 ditë pa nënë e saj.
Këtë e zbuloi vetë këngëtarja me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.
“S’mund ta leja kalamonin 100 ditë pa mamin”– shkruan Linda krahas postimit.

Ja kush është këngëtarja shqiptare që i bëri produksionit të Big Brother Vip kërkesën e veçantë: ‘Vij vetëm nëse marr dhe fëmijën me vete’ Read More »

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku zyrtarisht të martuar: Kemi Zotin dëshmitar!

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku janë zyrtarisht të martuar.
Ashtu siç pritej, çifti kur orëzoi sot dashurinë me martesë. Aktorja publikoi dy foto nga ceremonia në kishë, pak më parë.“Kemi Zotin dëshmitar!” -i mbishkroi Rudina fotot nga dasma.
Ajo ka zgjedhur një fustan të bardhë me mëngë treçerekshe dhe me një rrip të zi të trashë në mes, duke e kombinuar me vathë të mëdhenj me gurë të zinj.
Flokët i ka mbajtur gjysmë të kapur me një vello.

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku zyrtarisht të martuar: Kemi Zotin dëshmitar! Read More »

Një dhuratë gjigante zbret nga skena e Për’puthen/ Kush surprizoi kë?

Në përfundim të takimit të Adës me Jurgenin, konkurrentja ua surprizua nga një djalë tjetër në studio.

Një arush gjigant u zbrit me litra nga pjesa e sipërme e skenës drejt e përballë Adës.

Bajo tha se dhuratën e bëri sepse e ndjeu. “Çdo gjë e bëj se e ndjej, më vijnë spontanisht për Adën. Nuk e bëj për t’i kërkuar takim”. Adës i pëlqeu dhurata dhe “në këmbim” i dhuroi një puthje konkurrentit.

Me të ajo ende nuk ka bërë një takim jashtë studio së “Për’puthen”, por mbetet për t’u parë nëse ai do të zgjedhja e Adës për javën tjetër.

Një dhuratë gjigante zbret nga skena e Për’puthen/ Kush surprizoi kë? Read More »

Historia interesante e dashurisë e mësueses shqiptare me studentit turk

Valbona Çaça 28 vjeç dhe Halil Anil Yi?it 29 vjeç janë çifti me historinë më interesante të njohjes. Ky i fundit ka qenë student anglishteje, ndërsa shqiptarja mësuesja.

Historia ka filluar para dy viteve e gjysmë, kur Valbona ka shkuar të bëj stazh në Hatai, Turqi. Valbona ka shkuar në Turqi 3 vite më parë në korrik të vitit 2018 për të bërë një internship në mësimdhënie për anglisht dhe të vizitonte dhe vendet e bukura të Turqisë.

Vitin e parë ka punuar në një qendër kursesh qe quhej “American Culture’ dhe në një kopsht për fëmije në Hatay/Antakya. Me pas në shkurt të vitit 2019 njohu Anil. Kur dilte me kolegët edhe me studentet e kursit jashtë për të vizituar vendin dhe ata ndërkohë praktikonin anglishten, shoqëria me Anil u bë shumë e ngushtë.

Fillimisht kur Anil e propozoi te lidheshim bashkë Valbona nuk pranoi sepse nuk ishte në dëshirat apo planet e saj të fejohesha me një turk apo të jetonte përgjithmonë në Turqi. Më pas Valbona gjeti një punë të re si pedagoge në ‘Istanbul Aydin University’ dhe Anil si përkthyes për gjuhen angleze dhe arabe në një mobilieri në Stamboll.

Anil i ka propozuar për martesë Valbonës te ura e Bosforit dhe se shpejti presin bëjnë një dasmë tradicionale që përfshinë të dy kulturat.

Çifti ishte sot në një lidhje “Skype” me emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi se si ka nisur historia e tyre e bukur e dashurisë.

“Nxënësit e mi ishin shumica më të mëdhenj se unë, pasi ishin në kurse për të mësuar anglisht. Nuk është se e kam parë ndonjëherë me atë shikim. Nuk ishte në ëndrrat e mia të qëndroja në Turqi apo të martohesha me ndonjë turk. Por ishte një person shumë i mirë, shumë i dashur. E duke qenë se ata ishin të rritur, ne dilnim me ta për të vizituar vendin e ata për të praktikuar anglishten”, tha Valbona.

Ndërsa Anil tha se duke kaluar më shumë kohë me Valbonën, nisi që ta shikonte me një sy ndryshe.

“As unë nuk e mendoja se do të përfundonim kështu. Pasi nisa ta njihja atë dhe është e vështirë të mos impresionohesh nga ajo, pasi është kaq e bukur dhe e dashur. Për mua nuk ka qenë pr oblem kombësia. Kur kalova shumë kohë me të, doja të martohesha me të. E nuk dija se si ta bëja për vete, se nuk më shikonte si një të dashur. Por dhashë më të mirën time që ta bëja për vete. Ajo erdhi te shtëpia ime në darkë, nënës sime i pëlqeu shumë. Por askush nuk e dinte”, tha ai.

Valbona tregoi se kur u ka thënë familjarëve se Anil i kishte propozuar për martesë, ata i kishin thënë “ti besoj se nuk ke pranuar”.

“Nuk donin që të qëndroja larg në Turqi. Por kur u thashë se ai po këmbëngul, është shumë serioz. E kur shkuam në Stamboll u bë serioze. Kishin mentalitetin që të martohesha me një shqiptar dhe të qëndroja pranë tyre”, tha ajo.Shqip

Historia interesante e dashurisë e mësueses shqiptare me studentit turk Read More »

Sabri Fejzullahu dedikim për bashkëshorten:”Shumë të kam borxhe…”

Sabri Fejzullahu kohë pas kohe bën dedikime për bashkëshorten e tij Nerën, të cilët kanë vite që janë bashkë, dhe nga martesa e tyre kanë dy fëmijë, Ermal dhe Bulëza Fejzullahun.

Së fundmi, këngëtari ka publikuar një fotografi me bashkëshorten ku nuk ka munguar edhe një dedikim romantik për të.

“Shumë të kam borgj oj nafake jem”, ka shkruar këngëtari.

Sa i përket muzikës, Sabri Fejzullahu është mjaft aktive me projekte të reja, teksa ai i fundit mban tiutllin “Vula e dashurisë”, e lansuar në mars të vitit 2021.
(Balkanweb)

Sabri Fejzullahu dedikim për bashkëshorten:”Shumë të kam borxhe…” Read More »

Aurela Hoxha zbulon për herë të parë partnerin e saj(foto)

Aurela Hoxha është një prej personazheve të njohur që mund t’ua përforcojë të gjithëve idenë se, nëse do ta mbash të fshehtë jetën private, mund t’ia dalësh. Me gjithë kureshtjen e publikut shqiptar, por edhe ndjekësve në rrjetet sociale, modelja e njohur shqiptare vijon ta jetojë dashurinë disavjeçare dhe, prej disa muajsh tashmë edhe mëmësinë, në privatësi të plotë.

Pasi u bë nënë, Aurela i habiti të gjithë ndjëkësit që u prezantuan krejt papritur me fëmijën e saj të parë. Edhe pas kësaj, partneri vijonte të ishte mister për të gjithë rrjetin.

Deri në këtë çast…. Aurela ka vendosur, më në fund, të zbulojë portretin e njeriut të zgjedhur të zemrës.

Mes disa fotove të fundit në Instagramin e saj, vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr fotoja me partnerin, portretin e të cilit Aurela ka vendosur të mos e mbajë më sekret.
Dy prindërit e rinj, nga sa duket, e kanë lënë për pak kohë vogëlushin e tyre dhe i kanë kushtuar njëri-tjetrit më shumë vëmendje. Pak nga ky çast, Aurela ka vendosur ta ndajë edhe me publikun e saj dhe, nga komentet e ndjekësve, rezulton që ka bërë shumë mirë, apo jo?

Dy prindërit e rinj, nga sa duket, e kanë lënë për pak kohë vogëlushin e tyre dhe i kanë kushtuar njëri-tjetrit më shumë vëmendje. Pak nga ky çast, Aurela ka vendosur ta ndajë edhe me publikun e saj dhe, nga komentet e ndjekësve, rezulton që ka bërë shumë mirë, apo jo?
(Balkanweb)

Aurela Hoxha zbulon për herë të parë partnerin e saj(foto) Read More »

Noizy feston ditëlindjen, s’do e besoni dot kur të mësoni se sa vjeç mbush reperi

Noizy feston këtë të hënë ditëlindjen e tij të 35-ë. Në këtë ditë të veçantë, reperi ka pritur urime të shumta nga miqtë dhe kolegët. Këngëtari ka falenderuar të gjithë ata që e uruan me anë të një shkrimi në rrjete sociale.
“Faleminderit për të gjitha urimet e juaja për ditëlindje. I bekuar me familje dhe shoqëri”, ka shkruar reperi sipër një imazhi që ndau me 1.7 milion ndjekësit në Instagram.

Reperi nga Shqipëria lindi në Sukth të Durrësit, ndërsa një pjesë të mirë të jetës e kaloj edhe në Londër dhe më pas u rikthye në vendlindje për të ndërtuar një karrierë të suksesshme muzikore.

Noizy njihet për shumë projekte e bashkëpunime që u kthyen në hite, i fundit erdhi me këngëtaren nga Kosova, Dhurata Dora.

“Mi Amore” ishte një nga hitet e verës që lamë pas me mbi 40 milionë klikime në kanalin YouTube

Noizy feston ditëlindjen, s’do e besoni dot kur të mësoni se sa vjeç mbush reperi Read More »

I premtoi gruas shtatzënë, ja cfarë poston Florian Markut

Ditën e djeshme Florian Marku u shpall kampion bote në kategorinë IBF pasi mp oshti boksierin ukrainas, Maxim Prodan.

Kjo ishte ndeshja më e rëndësishme në karrierën e boksierit 28-vjeçar, të cilën ai e përmbushi me sukses.

Fitorja e tij u prit me krenari nga shqiptarët kudo në botë.

Para ndeshjes, pesë ditë më parë Markut iu desh të largohej për t’u bërë gati për duelin madh, ndërsa postoi foto në “Instagram” me gruan e tij shtatzënë së cilës i premtoi se do të kthehej në shtëpi me brezin e artë të kampionit.

Dhe në të vërtetë, ai e mbajti premtimin dhe realizoi ëndrrën e madhe duke u kthyer në shtëpi si kampion. Këtë moment të veçantë ai e ka ndarë edhe me fansat, duke shkruar: “Unë dhe bota ime”.

I premtoi gruas shtatzënë, ja cfarë poston Florian Markut Read More »